Real Madrid detyrohet të bëjë deklaratë për shtyp: Nuk kemi gjë me Nejmar!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Klubi i Real Madrid, për herë të dytë brenda pak ditësh, ka bërë një komunikatë për shtyp ku flet rreth brazilianit Nejmar dhe zërave që kanë të bëjnë me transferimin e tij të mundshëm te gjigantët spanjollë.

Nëse herën e parë klubi i kërkoi televizionit kombëtar spanjoll TVE që të përgënjeshtronte lajmin se kishte bërë ofertë zyrtare për lojtarin, këtë radhë ka bërë të qartë se nuk ka kontaktuar dhe nuk do të bëjë ofertë për futbollistin… të paktën për momentin.

“Pas informacioneve të vazhdueshme që lidhin lojtarin e PSG, Nejmar, me klubin tonë, Real Madrid dëshiron të sqarojë që nuk kanë parashikuar të bëjë asnjë ofertë për lojtarin.

Marrëdhënia mes dy klubeve është e jashtëzakonshme, e formës së tillë që nëse në ndonjë moment Real Madrid do të vendosë të kontraktojë një lojtar të PSG, i pari që do ta mësojë do të jetë klubi”, shkruhet në këtë deklaratë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *