Shifrat e frikshme: Juventusi ka shitur 520 mijë fanella të Ronaldos për një ditë, fiton 54 milionë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Cristiano Ronaldo është një lojtar i Juvenusit për shumë e 100 milionë eurove. Ai do të prezantohet të hënë, ndërsa blerja e tij ka tronditur jo pak opinionin sportiv.

Njoftimi zyrtar për blerjen e Cristiano Ronaldos nga Juventusi erdhi të martën pasdite, ndërsa nga e mërkura fanellat e tij kanë filluar të shiten në Juventus Store dhe online në ueb faqen e klubit.

Por sa është çmimi i një fanelle? Fanellat kushtojnë nga 137 euro, ndërsa ka edhe 104 euro.

Dyqani i Juventusit në Milano kishte një rresht të pafund tifozësh prej se kur u hap nga ora 10 e mëngjesit.

Sipas një shkrimi thuhet se një fanellë e Ronaldos është shitur në një minutë. Juventusi dhe Adidas në mbarë botën kanë arritur të shesin diku 20,000 fanella.

Por ajo që ka tronditur është shitja në faqen e internetit. 500 mijë fanella të CR7 janë rezervuara .

Në total 520 mijë fanella në 24 orët e para pasi Ronaldo nënshkroi për klubin nga Torino.

Sipas Il Sole 24 Ore, nëse llogaritet nga shitja e fanellave të reja prej 104 euro, atëherë i bie që 520 mijë fanellat kanë kushtuar 54 milionë euro.

Sipas një llogarie të thjeshtë klubi italian ka arritur të nxjerr gjysmën e shpenzimeve për blerjen e Ronaldos dhe deri tani ajo po del më fitimprurëse.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Shifrat e frikshme: Juventusi ka shitur 520 mijë fanella të Ronaldos për një ditë, fiton 54 milionë euro”

  1. Argita_B says:

    Gazetar i pa shkolle qe mundohesh te na shesesh lajme, pse aventurohesh me shifra kur as arietike nuk din!! 54 milion eshte shuma globale e blerjeve dhe jo fitimi bruto, e aq me pak neto qe perfiton Juventus nga shitjet.
    Reali e kishte 50% te fanelles, po dhe ai 50% nuk eshte neto po bruto, shiteset, shpenzimet e dyqaneve, drita, uje…i paguan dikush. Keshtu qe ik e futi nje pjate paçe se nuk je per ekonomi o gramshioti i Meros..

  2. Dori says:

    🙂 nuk jane 54 milione euro fitin, por xhiro e realizuar. Fitimi pas tatimit eshte diku tek 10-15%, pra rreth 5.4-8 mln euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *