Si po e gëlltit PD, financimin rus të Lulzim Bashës?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Është bërë i lodhshëm fakti që Lulzim Basha nuk jep shpjegime për pagesën prej 500 mijë dollarë që një kompani offshore me pronarë rusë, ka paguar për llogari të PD tek një lobist pro rus në Uashington, që sot është nën hetim.

Në aspektin e ligjit shqiptar, Lulzim Basha duhet të hetohet për transferim parash të padeklaruara, ose pastrim parash, nëse ka marrë përsipër transfertën e rusëve.

Por Prokuroria jonë, po pret letrat nga SHBA. Le t’i japim asaj kohën e duhur, ndërkohë që PD dhe Lulzim Basha kanë deri më sot katër qëndrime për këtë çështje, ndërsa tani nuk e komentojnë më.

Edhe për mbështetësit e vet është bërë i lodhshëm fakti që Basha vazhdon të paguajë lobistë në Uashington me mijëra euro në muaj, ndërkohë që ka lënë kryetarët e PD në rrethe pa rroga dhe po shkrin PD-në. Por një gjë duhet të jetë e qartë për opinionin publik: A e ka sqaruar Lulzim Basha së paku PD-në, për këto para, dhe çfarë mendon PD për këtë skandal?

Për ligjin shqiptar kjo është një çështje nën hetim, dhe do të vijë dita dhe faktet do të hetohen.

Për opinionin publik është një shembull i pistë se si përpiqet Basha të shmangë linjën zyrtare amerikane dhe të paguajë lobistë për foto dhe lidhje direkte, që të duket sikur ka mbështetje. Një film i vjetër që nuk emocionon dikë.

Por për Partinë Demokratike kjo është një çështje madhore, pasi reflekton mënyrën se si qeveriset një parti. Bile për kritikët e Bashës duhet të jetë temë e ditës, pasi problemi i tyre është fiks kontrolli familjar i PD-së nga një bandë financiare që punon për interesa personale të Bashës.

Në kuptimin e thjeshtë të fjalës, bëhet fjalë për një institucion, kryetari i së cilës ka marrë pa asnjë vendim 500 mijë dollarë, ose për llogari të tyre janë paguar 500 mijë dollarë nga rusët. Nuk ka në këtë histori, asnjë vendim ligjor të PD-së, asnjë evidencë financiare, asnjë vendim bordi të financave të PD-së, asnjë urdhër xhirimi apo transaksion tjetër, që të vërtetojë këtë. Është pak a shumë sikur në një shoqëri aksionere me shumë aksionerë, administratori të të vjedhë arkën dhe të bëjë pagesa për qejf të vet.

Lulzim Basha mund t’u shmanget të gjithëve, mund t’i shmanget “Zërit të Amerikës”, Prokurorisë, derisa t’i sjellë fletë arrestin, agjensive amerikane etj, por këta që konsiderohen politikanë të PD-së dhe që duan të denoncojnë korrupsionin qeveritar, janë duke dhënë shembullin më të keq të transparencës publike, kur nuk as guxojnë t’i thonë kryetarit të tyre se çfarë është bërë me këto para.

NYT Magazinë sapo ka publikuar një investigim të gjatë dramatik, që lidh gjithë rrethin e presidentit Trump me Kremlinin, përfshi dhe të shkuarën e presidentit Trump, si shenjë reflektimi se si një shoqëri e lirë dhe një shtet ligjor, sillet me një problem të saj, edhe kur problemi është kryetari i shtetit.

Për PD, qëndrimi ndaj kësaj çështje është minimum i një gjesti, që tregon se opozita e ka transparencën standart të saj.

Deri më sot, të gjithë u fshihen komenteve për këtë skandal, dhe përsërisin si papagallë atë që thotë Lulzim Basha, të cilat bien ndesh me njëra -tjetrën sa herë që flet.

Le të heqim dorë për një moment të gjithë nga kërkesa e llogarisë për Lulzim Bashën për këto para të zeza, por të paktën të sigurohemi që opozita e di se çfarë ka bërë kryetari i tyre.

Kjo ka shumë rëndësi për të kuptuar se çfarë raporti ka opozita me transparencën, me rregullat e lojës në një institucion siç është PD. Dhe mbi të gjitha, për të kuptuar se ata janë dorëzuar para hajdutit të tyre dhe nuk kanë fuqi të jenë më opozitë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

11 komente në “Si po e gëlltit PD, financimin rus të Lulzim Bashës?”

  1. niki says:

    Ne nje shtet demokratik skandalet (e PD-se) bejne qe votuesit mos ti mbeshtesin dhe si rezultat parti te tilla zhduken(si DEMOKRISTIANET ne Itali ) e zevendesohen me parti te reja.Nuk e kuptoj votuesin shqiptar, e don apo jo vendin e tij?…!!!

  2. Zigur Qarri says:

    “Në aspektin ligjit shqiptar”,me shume se 50% te politikaneve tane,duhet ishin ne burg tani,
    ku Berisha,Rama dhe Meta,jan te paret.Akuza kemi degjuar boll,por denime nuk kemi pare!
    Ishte analize e mrekullueshme sot,ajo e Alban Dabulles,me kembe ne toke,ashtu si mund
    te ndihmohet vertete shoqeria shqiptare te demokratizohet,pa militantizem,jo po me te
    njejtin refren bajat qe diktojn klanet politike per ti shplare trurin shqiptareve,por me
    ndergjegjsim qytetare perendimor,kritik ndaj te keqes pa kompromis.

  3. Me thënë të drejtën says:

    Vetëm ti je çlodhës, o Mero. Java shtatë e ti tetë me shkrimet për Lulushin e për PD-në.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Parti kanace..

  5. Keli says:

    Disi terthorazi e le kapur kete teme o Mero e s’ka nevoje per koment.PD.ja apo kreret e Partise se Dallkaukeve nuk kane as sy e as faqe qe te merren me kete problem pasi tere jeten e tyre sejcili ka punuar per 500000 mije eurot !Ajo bande ka 28 vite qe ka rjepur kete vend qe ka punuar e punon me kesh (para te thata) e kerkush nuk merret me ta!Qe kane lyer rrotat e korupsionit ngadoqe kane vajtur e shkelur brenda e jashte kufinjeve deri sa tentuan edhe te shisnin teritore shqipetare e ne nen kete trysni vetem bejme ga ,ga si sorrat ne arre!Ata i fabrikoi nje fabrike per interesat e saja e ekskluzivitetin e ka po ajo per ti ç’montuar e kerkush tjeter!Ne jemi qene rrugesh qe lehim e s’kafshojme njeri,ndaj edhe banda e Partise se Dallkaukeve krekoset sepse tani jane shume ne shoqeri pasi kane bere edhe alenaca po ne saje te ketyre kritereve!Shqiperia do te lengoje perseri edhe per shume kohe deri sa te bashkeqeveriset me qeveri paralele ku nje here drejton ajo legjitimja e heren tjeter ajo iligjitimja por me fuqi te barabarte me te paren!Presidencen e kontrollon Saliu,gjykatat po ai,ligjevenesin po ai,financat po ai!Gajretin per popullin e kontrollon Rama !Qe te ribehet shqiperia se pari duhet te fitohet liria e pasketaj ligjishmeria e drejtesia!Edhe ate pak buxhet qe ka qeveria nje piese ia merr mbreteria e tjetren Lulezia!Nje popull qe proteston per mungesen e serialeve te telenovelave turke e nuk proteston per bemat qe i kane shkaktuar ketij vendi kjo lukuni uqerish e jenash nuk eshte me popull por nje bageti qe pret radhen per tu shqyer fale edhe fotove me Trapet!

  6. @autori says:

    Ke te drejte o Mero, qe Basha ka kryer nje veprim te jashtligjshem. Shume e vertete!
    Por keni 25 vjet qe vetem beni akuza neper gazeta, konferenca shtypi dhe ne parlament.
    Ju si media, nuk beni asgje me shume se sa mbani ison e demagogjise dhe mashtrimit publik.
    Nuk kemi pare deri me sot, asnje kallzim penal per te hetuar, gjykuar dhe denuar ndonje politikan te larte.
    Kallzimet penale mund te behen menjehere nga avokatet e shtetit dhe depozitohen ne Prokurori.
    Nese gjykatat tona jane te korruptuara, cojini vendimet finale ne Strasburg.
    Fillojeni me Bashen. I keni letrat gati, shtoni dhe vjedhjet ne rrugen e Kombit.
    Vazhdoni me Berishen, per te cilin dosja eshte shume here me e pasur.
    Keni Meten (me nder presidentin) qe nuk ka asnje shans per te justifikuar pasurite e vjedhura.
    Pse Rama eshte me i paket? Si mendon ti, nuk ka dokumenta per 20%-shat e lejeve te ndertimit?
    Tre mandate kryetar bashkie dhe dy mandate kryeminister, ai mund te jete me i pasur se Meta e Berisha..

  7. @autori says:

    Ke te drejte o Mero, qe Basha ka kryer nje veprim te jashtligjshem. Shume e vertete!
    Por keni 25 vjet qe vetem beni akuza neper gazeta, konferenca shtypi dhe ne parlament.
    Ju si media, nuk beni asgje me shume se sa mbani ison e demagogjise dhe mashtrimit publik.
    Nuk kemi pare deri me sot, asnje kallzim penal per te hetuar, gjykuar dhe denuar ndonje politikan te larte.
    Kallzimet penale mund te behen menjehere nga avokatet e shtetit dhe depozitohen ne Prokurori.
    Nese gjykatat tona jane te korruptuara, cojini vendimet finale ne Strasburg.
    Fillojeni me Bashen. I keni letrat gati, shtoni dhe vjedhjet ne rrugen e Kombit.
    Vazhdoni me Berishen, per te cilin dosja eshte shume here me e pasur.
    Keni Meten (me nder presidentin) qe nuk ka asnje shans per te justifikuar pasurite e vjedhura.
    Pse Rama eshte me i paket? Si mendon ti, nuk ka dokumenta per 20%-shat e lejeve te ndertimit?
    Tre mandate kryetar bashkie dhe dy mandate kryeminister, ai mund te jete me i pasur se Meta e Berisha…

  8. Lennard says:

    Njelloj jane te gjithe .Nuk ka Kandar qe ti peshoje .Prandaj nuk ndihen kunder Njeri Tjetrit ,lidhur me Pasurite e vena ne menyre te paligjshme.Ne kete pike bashkohem me Avokat Ngjelen.Ketyre Zagareve u duhen konfiskuar te gjitha pasurite dhe kontot Bankare.Do te jete nje Plan Marshall i Dyte..

  9. Amal says:

    Pergjigjet i ka babushi berisha…

  10. Petrit says:

    Shoku mero
    U lodhe duke shkrujt per arritjet e qeverise
    E tani Po merresh me Lulzim Bashen dhe PD-ne
    A e sheh se nuk po ta pjerdh njeri pse lodhesh kot
    Ty te paguajne te shkruash vetem per arritjet e shokut E Drama

  11. tomsojeri says:

    A e dini kengen or shqiptar “Parole,parole parole ” ! Vetem parole ka ky vend qe tallet me ter shqiptaret e qe shqiptaret gam gam gam ! Pra parole parole ,gam gam gam ! Hajni hajni e gam gam gam ,cdrejtesi cdrejtesi e gam gam gam, kurveri kurveri e gam gam gam tradhti tradhti e gam gam gam ..E keshtu Lulukoja dhe ter PD ja ,qe kendojn po kte melodi e mir e ke Lennard ,por te behet kjo qe thua do burr qe te ket duart e pastra, do prijes trim qe don Atdheun e spo flas per shqiptaret qe “cfar tu shtrosh han” e gam gam gam ! Nuk ka popull, vec afrikaneve , qe duron kte perdhosje , diten per Diell e nuk ka popull qe te mos jet i zoti te nxjer nje udheheqes ! A ka me turp per cka lexojm e shohim cfar bejn te zgjedhurit e tij ne parlament ,kerma te dal nga baltovina kenetash dhe stalla bajgash te zhytur ne lluksin e hajnis, te bejn moral si kurva e perzen nga bordelli per imoralitet ! Kta perfaqesojn Shqiperin sot ,kush me shum e kush me pak, qe ju duhet pushteti te shijojn makuterin dhe te ruajn trofen e turpit ,krimit e tradhetis ! Jan nje divizion i ter i mirorganizuar qe mbulojn njeri tjetrin duke “shar” njeri tjetrin e asgje nuk ndryshon ! Po meren me ca cironka qe te mos prekin peshkaqenet ,ne vend qe ta fillojn me peshkaqenet ! ,,,,,,,,Nuk di ma a duhet te them Mjer o popull… se ta do vet bytha ………,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *