SKANDALI: Lulzim Basha zgjedh kryetar të PD-së në SHBA, të arrestuarin për terrorizëm

Partia Demokratike ka themeluar më datë 10 korrik 2018 degën e saj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është edhe një nga arsyet që kreu i PD, Lulzim Basha, udhëtoi drejt SHBA-ve.

Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega, i cili është një emër jo pak i njohur për drejtësinë atje.

Lekgega rezulton i arrestuar në vitin 2011, nën akuzën e terrorizmit, shkruan Newsbomb.

Kryetari i sapozgjedhur i PD në Teksas, është arrestuar në Amerikë, për kërcënime terroriste, një ligj i ri i formuluar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Nga ana e PD nuk jepet asnjë sqarim për këtë çështje që pritet të trazojë edhe njëherë “ujërat” e politikës në Shqipëri.

Dega e Partisë Demokratike Texas, sipas selisë blu, u krijua me qëllim forcimin e bashkëpunimit  me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për Shqipërinë.

                 Loading...