VIDEO tronditëse: I riu qëllon me armë në mes të ditës 41 vjeçarin

Ky është momenti tronditës kur anëtarë i një bande në Nju Jork qëllon me armë një person nga një grup tjetër rival me të.

Pamjet kur i riu qëllon 41 vjaçarin Salvatore Zottola janë shpërndarë nga  policia.

Zottola  qëllohet me armë në një rrugë afër kompleksit të tij të Bronksit rreth orës 6:30, ndërsa përpiqet dëshpërimisht për t’u larguar.

Njeriu i armatosur e ndjek atë pas makinës dhe hap zjarr disa herë në trupin e tij përpara se të vrapojë dhe të arratiset.

41-vjeçari u qëllua në kraharor dhe në dorë, por fatmirësisht i mbijetoi sulmit me armë.

Ndërkohë ai ka refuzuar të ndihmojë hetuesit, të cilët tani janë duke kërkuar informacione për të riu që qëlloi me armë, e për këtë arsye ata bënë publike momentin e sherrit.  (TemA)

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO tronditëse: I riu qëllon me armë në mes të ditës 41 vjeçarin”

  1. Atdheu says:

    …. por neve cna hyn ne pune kjo video. Bravo Tema. Ka me se te argetohen njerezi…duke pare videot me vrasje qe vendosni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *