Andi Bushati: Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

14 Korrik 2018, 16:10Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të teatrit.

Kam parë me qindra statuse në Facebook, që i tallnin, i shanin, i përbuznin, i përqeshnin, ata që nga protestues radikalë u shndërruan në batakçinj me bisht në shalë.

Kam dëgjuar pafund qytetarë të thonë shprehjen e zakonshme se ky vend nuk mund të bëhet kurrë, pasi këtu edhe morali edhe pasioni edhe bindjet edhe krenaria janë disa zëra më shumë në listën e mallrave që shiten dhe blehen në treg.

Por, sado dëshpëruese, e përshtirë, për të ngjallur krupën, të duket strategjia e lali Erit për të joshur me para, projekte, punësime, qofte apo birra, ata që realizmi socialist na kishte bërë t’i shikonim si përçuesit e zërit të Partisë tek masat, ky nuk është detyrimisht një lajm i trishtuar.

Patjetër që pasojat e tij nuk do të jenë të vogla.

Kauza e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mori një të krisur të madhe, protesta nuk pati peshën që mendonin organizatorët e saj, në opinion u krijua dyzimi se kjo aferë milionash nuk qenka ndonjë skandal i madh, por përkundrazi, pjesë e një debati estetik për një teatër të vjetër apo të ri.

Si pasojë e kësaj, ndoshta këtë verë (ashtu siç ndodhi me stadiumin kur Tirana ishte derdhur drejt plazhit), godinës së vjetër italiane do t’i vihet dinamiti.

Por, pavarësisht se të gjithë nostalgjikëve dhe mbrojtësve të trashigimisë do tu hapet një plagë ne zemër, kjo histori nuk mund të shihet si një shenjë e qartë e vdekjes së nervit të protestës.

Sharlatanizmi i 10 apo 15 burrave që pranuan të njollosin me një lehtësi të padurueshme imazhin e tyre publik, nuk do të thotë se në këtë vend nuk ka shpresë. As se Lali Eri Doli i fituar.

Dhe për të mbështetur këtë tezë na shërben një histori e kohëve së fundit.

Nuk ka diskutim se në këtë vend të gjithë njerëzit që kaplohen nga deliri i pushtetit, pas krimit të parë që kryejnë, mendojnë se si të heshtin zërat kundër dhe revoltën e qytatarëve. Këtë bëri edhe Berisha në 21 janar. Për të mos u sfiduar më nga qytetarët poshtë zyrës së tij, ai urdhëroi të kryhehin vrasje. Kush e mban mend, që nga ajo ditë, ai qeverisi pa mitingje dhe pa revolta. Askush nuk guxoi më të dilte në bulevard. Dhe kjo fillimisht u duk si një fitore e përkohshme.

Edhe atëherë dëgjoheshin shumë zërat për një shoqëri të ndrojtur, pa fibër rrevolte dhe të friksuar deri në palcë që përshtatej me çdo lloj padrejtësie që i impononin.

Por, nuk kaluan as diçka më shumë sesa dy vite e gjysëm dhe shqiptarët u bënë 1 milionë bashkë për t’a hequr qafe vrasësin e bulevardit.

Natyrisht deri tani, socialistët nuk kanë dhënë dhembuj se përdorin kallashnivovin, në vend të tij ata fusin në punë paranë. Ata nuk të përdhunojnë, ata të korruptojnë. Ata nuk të godasin, ata të joshin.

Gjithnjë me të njëjtin qëllim: që të vjedhin për vete sa më rehat.

Këtë bënë edhe këtë herë për të shkatërruar protestën e teatrit. Edi Rama urdhëroi mashën e tij në bashki dhe deri diku ia arriti qëllimit.

Por sado i rëndë që të jetë, çfarëdo kostoje që të ketë, çmimi i kësaj taktike, rezultati që polli, nuk mund të shihet vetëm me syze të errëta. Ai nuk mund të jetë vetëm pasqyra e njerëzve pa dinjitet që shndërrohen në karagjozë në sy të publikut.

Sepse përpos kësaj, kjo ngjarje e trishtë nxori në dritë të diellit edhe një të vërtetë të madhe: se çfarë korruptuesi i rëndomtë është Lali Eri. Prandaj ashtu si njerëzit i mbajtën mend Berishës plumbat e 21 janarit, ata nuk do I’a harrojnë as atij, paratë e shpezuara për të shuar protestën e mbrojtjes së teatrit. Ai tashmë e ka marrë vulën e dallaverexhiut. Dhe dikur do t’a paguaj çmimin e saj.(lapsi)

44 komente në “Andi Bushati: Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?”

  1. ABC says:

    Ja dhe anal-istet e rangut te larte me opinione dhe analiza boshe. Para disa javesh disa komentues i theshin nje bravo te rralle ketij karagjozit per nje artikull por do ju sygjeronja qe te mos ti jepni me kurajo sepse i marin trute ere shum shpejt dhe fillon prap me psikoanaliza.

    1. ben says:

      O bushat
      Akoma nuk e ke kuptuar se per cfare delesh behet fjale.
      Nje pjese e aktoreve e kuptuan
      Ja dhe te rije teatri sic eshte dhe te reastaurohet
      Ku jeton ti o zoteri ne londer , ne rome , ne paris berlin apo cilido kryeqytet europian qe qytetaret vleresojne artin te bukuren.
      Ti jeton ne nje vend dhe ndan frymen me nje popull qe entuzizmohet nga sfilata e dhive te termet pecit.
      Nje popull qe vetem udheheqja mos te merzitet pa nuk duan as buke as drita as uje.
      Nje popull qe ben gangsterin me grekun ne fb ndersa perdite 2 avione ushtarake greke patrullojne gjithe shqiperine vev detit qe e moren.
      Nje popull qe kenaqet qe llogaria bankare e udheheqesit shtohet me 200 milione euro vetem nga toka e teatrit.
      Nje popull qe udheton ne rruget qe beri saliu dhe kenaqet me videot me rruge te edi rames.
      Nje popull qe po mos te kishte rene vete perandoria osmane sot do flisnin te gjithe turqisht.
      Nje popull qe zogun po mos ta kishin debuar italianet sot do ishe mbreteri
      Nje popull qe po mos te kishte humbur italia luften sot do ishe nje province e humbur e italise.
      Nje popull qe po mos te kishte rene komunizmi ne te gjithe boten sot do bertisnin akoma parti enver.
      E kupton o bushat se me cfare lloj populli legen dhe b..ir ke te besh????
      Prandaj me mire mer ndonje leke nga ato qe rama shperndan se dhe ai nuk i ka te tijat dhe prandaj i mer
      Se nje popull i tille legen keshtu meriton te trajtohet si legen.
      Dhe une me thene te drejten jam me ed ramen
      Cfare e do lirine investimet repaktin perparim nje popull i tille legen.

      1. O ti me pseudonimin “ben”, ti je vetem nje Berishian, dhe zoteria qe ka bere kete artikull eshte ne te njejtin kallep si puna jote, ju kurva te Vicidolit qe keni ngrene nga nje luge supe te prishur keshtu do te villni , Shqiptareve ti lash kembet dhe ti pish lengun ti zabrahan Greek a Serb i ndyre, sepse jane populli qe i kane mbijetuaar te gjithe trazirave dhe tallazeve te te gjitha kohrave dhe jane sot te nderuar ne atdheun e tyre dhe flasin gjuhen e tyre te nderuar shqipe, por te shitur dhe tradhetare si puna juaj ka dhe do te kete, sepse keni arritur te penetroni kudo, Serbieta’s dhe Greket vazhdojne punen e tyre pa nderprerje, ata dridhen kur flitet per Kosoven, Camerine, Ulqinin, shkupin etj dhe qe nga kremlini fillojne e valojne tam-tamet e suflereve te ndyre si puna jote o “ben” e bushat, ju doni ti shihni Shqiptaret sa me keq, por nuk do te ja arrini se Shqiperia dhe Tirana do te behen ashtu si gjithe Europa doni apo doni ju dhe ata qe ju paguajne. Ju.

        1. Lee lee says:

          Pse. te djeg or mik pse te ve nje pasqyre perpara .Dhe pak po te thote.

      2. Meli says:

        Po to z. Ben cfare rrace je mesa duket nuk je. Shqiptar

    2. Si says:

      Opa doli dhe i ashtuquajturi gazetari Ikë ore koqe

  2. Liri says:

    Ky bushati eshte idiot.

  3. Albert says:

    Bushat po ty sa te kushton bythelepirja? Si ka mundesi qe ky portali yt dhe ti shani aktoret me te mire te ketij vendi? Sepse s’mendojne si ty? Po ti bir komunisti je, je mesuar me linçime!

    1. Bureto says:

      Bir sigurimsit M.Bushati dhe nip i udhëheqësit komunist Hysni Kapo, që i shërbente mjeku Sali Berisha, në prehrin e të cilit u rrit dhe ky bushati i vogël. Pika që s’na bie neve se kush na jep mend. Etërit, mbasi dështuan me turp në ndërtimin e skëterrës komuniste, tashmë kanë hedhur në treg pinjollët e tyre, për të na ndërtuar demokracinë!?. Ndaj edhe pas 28 viteve jemi këtu ku jemi.

  4. genc gogo says:

    Po ti o bushato per sa leke e shite bythen

  5. Nino says:

    Tamam @Albert . Nji bir komunisti si ky cfare mund tbej me shume se bythelepirja.

  6. Genci says:

    Si mundet te akuzosh ato artiste qe kane sakrifikuar jeten e vet per ate teater? Si mundet te hedh poshte gjithe ato vuajtje dhe ti akuzosh me shpifjet e tua prej nje mikro borgjezi. Po kto artiste nuk e meritojne nje teater mor And Bushati? Nuk meritojne nje vend si tgjithe artistet e tjere neper bote ???

  7. aleko says:

    Shqipetaret duhet te kundershtojne forte ngritjen e kullave 30 kateshe qe sic thuhet jane ne plan duke i dhene nje qyteti me stil evropian stilin dountaun” Amerikan..per keto jame kundra..Por sa per ate ngrehine e vjetruar kanceroze te teatrit egziatues , ajo duhesh shembur prej kohesh ne kembim te teatri kombetare dinjitoz..

  8. Po ato florinjte ne kasaforten e hysniut ku shkuan?
    Po ti qe je shitur disa here sa e ke pazarin dhe si nuk po te blen edi.
    Shko futi nje xhiro nga liqeni se sot mjaft masturbove
    Keni mare fund te gjithe ju bllokmenet qe nga taku ljubivici dhe po dominojne bllokmenet e rinj si muli i zgjuar si vokshi me zerin si ato patat…..

  9. Ivan i madh says:

    Po pse mor idiot e i pa fytyre me ty nuk jane tallur e te kane ofenduar sa te kane futur ne qenef e te kane nxjere me qindra here. Dhe na tregohesh valla se je objektiv dhe i pa anshem duke na futur dhe 21 Janarin që te beri tutori jot i femirise kriminel Berisha që ska njerezit te te besoj e ne pa udhesite e tua idiote. Nepermjet kesaj mbuloje ti pjelle e felliqur gjarprinjesh sulmon njeriun që trasformoi Tiranen dhe te majten qeverisese. Prandaj ti je dhembje e felliqur Andi bytha qe cfardo artikull që shkaravit cfardollo temene qe te besh te majten dhe personazhet e saj do i permendesh edhe sikur te shkruash mbi skandalin e lobingut te Lulushit ne Amerike dhe aty do i futesh se je felliqesire e lindur dhe sndryshon deri sa te ngordhesh.

    1. Illlyrian Emperor Constantine says:

      Eshte transformuan Tirana, eshte e vertet, eshte kthyer ne kryqytetin me te shemtuar ne europe, pa arkitekture, pa urbanistike, pa ndertesa klasike… sepse pallatet teper te semtuar te dhene me jelje nga Edvon dorgaxhiu i kane zene fryme tiranes keto e 15 vite, kjo eshte mese e vertete.

      Vetem bijt e kurvave dhe vemjet militante mund te thone qe edi rama ndryshoi tiranen per mire.

  10. moza says:

    kush eshte ky andi bushati qe sugjestionon popullin. nje cope injoranti dhe servil fshatar\

  11. Zigur Qarri says:

    I sakte,si gjimone.Berisha bruatal,duo rama-veliaj hipokrite,mashtrues.Berisha shkatrron nga jasht,hapur,
    ndersa rama-veliaj shkatrrojn nga brenda,fshehtas,qe do te zbulohen vetem atehere kur te na kete rene
    trau mbi Kokë.Krimbi i korrupsionit te”rilindjes”e ka kalbur shtetin shqiptare deri ne ate pike,sa i ka ardhur
    koha shembjes.Sa kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?Sa i kushtojn 23 te punonjes te Bashkise qe paguhen
    çdo muaj nga Leket e takspagueve shqiptare,vetem per te rreklamuar bëmat e Lali Erit?Sa i kushtoi Lali Erit
    shkarkimi nga puna e Gazetares Alida Tota,qe investigoi çeshtjen e vdekjes se 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj,per
    te cilen fajsonte Bashkine e Tiranes dhe Kryetarin e saj Erion Veliaj?Sa ka paguar Lali Eri Drejtesine,per te
    mbyllur çeshtjen e vdekjes se 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj,qe te dilnin te pafajshem ata qe akuzoheshin direkt,
    qe te mbyllej qarku fajit,e te mos percillej me siper,tek pergjegjesit kryesore?Si ka mundesi,qe Lali Eri perdor
    Leket e takspaguesve shqiptare,pa bere kurre transparece,sikur te ishin Leket e tij?

  12. Toni says:

    Uu Bushi. O Bushi rrofsh se na kenaqe.
    Ik te blloku tashi po mos i shkul mandarinat e baces. Dhe jepi uje Ushtarve te gardes, mos u bej pordhac.

    Ika tashi.

  13. lavdija cenollari says:

    ti, u përpoqe të bësh një “Emision” në TV Klan, të ndihmoi Sandri i shkretë, sa më ska.

    Të dha studio, të dha gazetarë, të dha emër, të dha para. Por ti “nuk e katranose dot o Busho!”, do thoshte Çani.

    Por ti, sedërliu i sotshëm, vajte edhe të Vizion Plus, të dha Tan Dulaku, zotni burrë e djalë bujar, edhe ai, studio e gazetarë, para dhe mundësira. Nuk katranose gjë edhe aty.

    Por kur mërzitesh, atëherë të fillojnë problemet. U mërzite te “Laguna Blu” me Sandër Frangajn që po ndërtonte dhe çfarë nuk the për atë “bamirës” tëndin.

    E akuzove edhe për gjëra të tmerrshme, në mënyrë të pafalshme.

    Por Sandri të fali.

  14. Vaslilesheli says:

    Si çdo gazetar,si çdo analist shqiptar qe shitet e blihet,Andi mendon se gjithçka e ka nje çmim,edhe dinjiteti i artistit.
    Perse te mos besojme se artistet nuk kane nevoje vetem per rroga,por dhe per shfaqje.
    E shfaqjet nuk jepen ne furrik pulash ku veres vdes nga i nxehti e dimrit ngrin nga i ftohti,por ne teater,ne nje teater dinjitoz per ta dhe per ate pak publik qe ka mbetur e qe meriton te vleresohet.Jepjuni artisteve teatrin e njerezve vendin qe meritojne ne te.
    Jo gjithçka shitet e blihet.As njerezit ,as artistet nuk jane mall per tu shitur e blere.Ata nuk jane gazetare portalesh,as politikane.

  15. Lennard says:

    Mbete Legen Pa Yndyre.!!! Po shko shikoje mor Idiot Noterik se cfare Germadhe eshte Ai Teater Absurd!!!!

    1. @ says:

      O Lennard!
      Po ti sikur ishe (dje me duket) kunder hajduteve..

  16. Franci says:

    Ky eshte gazetari me pervers qe ka sot Shqiperia, genjeshtar, i blere nga pronari portalit dhe shpirtzi.

  17. Miga says:

    Bushat vetëm ty nuk te bleu dotë Lali Eri,po qënke shumë i kushtueshëm o i uruar!!Ti ske nevojë për reklam tregon puna jote opozitare e atijë kzani të sterrosur .

  18. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Paret e droges do shpenzohen ne te gjitha menyrat dhe pergjithcka. Ndryshe nuk ke c’i shet popullit.

  19. Liu says:

    Bravi Andi, dinjitoz.

  20. Me nje dopjo si Bujar Pazarxhiu says:

    Te vjithe ju mashat e Rilindjes jenni gati te shisni nder e shpirt per para

    1. xhemal says:

      ju anonimet e tasierave dilni ne drite .e mundohuni te jeni realist e te shkruani me fa kte bindese jo me gjuhe militantesh si tifozet e skuadrave lokale keni zgjedhur te fshiheni.atehere keni humbur lirine jeni neneshtruar frikes che injorances ne demokraci nuk duhet fshehur .shpresoj qe te mirekuptoni nuk kam asgje personale me secilin prej jush por shkruaj per princip per dinjitetin e virtutin e njeriut te lire i cili e shikon tjetrin jo si armik por si mik me te mund te kete pikepamje te ndryshme

    2. Lola says:

      Dhe kur thote nje langaraq si ty duhet ta besosh sepse eshte koha e maskarenjve si ty me companies.

  21. Sheleaura says:

    u mbiu ne goj kullat
    te beje sa kullA te done
    bòll te beje teater modern
    dhe pa lek nga buxheti
    legenet do flasin

  22. Cuku says:

    Sigurisht as e mar mundimin te te lexoj ,pavarsisht c’ fare thone ca hale komentus,,
    Nisur nga titulli I shkrimit po ta jap une pergjigjen
    -Kane kushtuar aq lire ,sa te ka kushtuar lepirja e bythes se.Saliut dhe Lulushit ty mor anal- -ist,,, ,,,,,,,

  23. LEXUES says:

    Ne shkrim nuk shihet fare ndonje bythlepirje politike nga autori Andi Bushati.
    Ne shumicen e komenteve shihet bythelepirje politike e kanakareve “socialist”.

  24. Fati says:

    Turp per ata fare komentusish qe fyejne gazetar si Bushati. Bushati eshte krktik per fenomene si ato qe lane shije te keqe me disa nga protestuesit. Keqardhje per ata qe u shiten dhe u blene. Bushat, mos u step nga gojecthururit, pena top, ndaj kesaj kaste te neveritshme

  25. xx says:

    Ore bushati,dale pak .Krahason llumin Berisha me Veliajn? Po pse njesoj eshte te vrasesh disa njerez si Berisha me perpjekjen per te ndertuar nje teater te ri qe ti mendon si valbona vokshi se fitohen 200 mil???.Si i ben llogarite ?

  26. Para e Piset says:

    Fillo nga vetja Bushat, sa i kushton padronit politik per shkrimet e tua qe vetem plehra jane e jo gazetari, a ke menduar ndonje here per te ardhmen tende profesionale se me kete qe po ben , po te peshtyjne te gjithe lexuesit o bythlepires pa integritet .

  27. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    I the te gjitha bushat. Sna le gje per te komentuar.

  28. Deshmitar y says:

    Mos u merzit o Andi se pare droge jane.
    Ka plot per te blere Meron dhe artistet. Nuk harxhohen

  29. Arber Iliri says:

    Te fala gjyshes.

  30. Jimi says:

    E pare e punes shyqyr qe ti rripce nuk u bere karagjoz! E dyta, ne “markaton e artisteve”, duket qe ti “seriozi” e paske patur cmimin shume te larte, sa qe “lali Eri” nuk mundi ta perballonte blerjen tende!? Duket qe keta ” karagjozet” do jene blere lire!?

  31. Fadili, Malesi e Madhe says:

    A ka gazetar me te poshter se ky Bushati ?

  32. Sula says:

    Prishja e teatrit mund te jete afere korruptive, ose ndoshta jo. Une kete se di dhe autori shkrimit nuk merr persiper ta sqaroje. Autori zgjedh te meret me aktoret.
    Aktoret as nuk jane pronare te teatrit e as specialiste urbanistike, e as arkitekte. Zeri tyre ne proteste (duhet) te peshoje shume me pak se i specialisteve te fushes. Por sic eshte tipike per kto karat kazan-analiste, thashethemi i ze vendin argumentit dhe lajtmotivi i cdo artikulli reduktohet ne: O popull, largo Ramen se nuk ma do bytha mu.

    Lali Eri, i paska ble aktoret. Socialistet te blejne por nuk te vrasin…..

    A nuk e kupton ky kari, qe kur kto akuza perdoren pa fakte, fillojne e sfumohen, humbasin vleren dhe behen kundraproduktive?
    Shko me kar bej detyrat e shpise dhe gjej vetem nje aktor (apo cdo protagonist proteste) qe u ble. Coji faktet ne gjykate ose publikoji ne gazete.
    Po mos na shurdho veshet me kte muziken me siper. Se te jete per ket lloj muzike, naltgjatesine bashke me ate llerperveshurin do i keni aty edhe per nja 20 vjet te tjera.

  33. Myself says:

    ….kam mbi 20 vjet qe nuk jetoj aty dhe nuk te njoh por duke lexuar kete gazete online ndonjehere kam pasur rastin te lexoj disa prej shkrimeve te tua autor…
    Me ndje nese te ofendoj por kam arritur ne perdundimin qe si tek ajo barsaleta me pacientin tek doktori ( doktor me dhemb ketu…ketu..ketu …te eahte thyer gishti I thote ai) …ty mor derezi te eshte thyer lapsi…( excuse the pun)…
    ….ve ‘re nga shkrimet e tua qe veliaj te ka punesuar ty…po po ty…sepse pa ate ti do ishe I papune…shikoj nje obsesion ne urrejtje por qe po ta shoheah thelle thelle…dashurine dhe urrejtjen nje fije e ndajne…

    ….djale…qe te ka ngelur gozhda ne sharre kjo shihet..ashtu sic shihet qe Veliaj eshte the future I atij vendi…kjo te tremb ty dhe kasten tende more I marre…doni ta beni piss figuren e tij qe ti mbushni mendjen njerezve qe ai eshte I falimentuar…
    …e kunderta eshte e vertete…per nje shtetas europian qe ska lidhje me asgje aty pervec kur vjen per turizem dhe te vizitoje familjen Tirana me ne fund po ndryshon dhe ka ndryshuar… ka nje hije moderne…e gjelber…style dhe future…
    Veliaj aty po ben nje revolucion qe po e vlereson gjithe bora dhe kur cdo dite shoh qe shkruan negativiaht per te them Tirana po ecen…
    …vajza para dy ditesh me tha qe me mbarimin e ALevels bashke me shoqet po planifikonin te perfshinin tiranen si nje nga destinacionet ne Turin e europes lindore..
    .dhe une e aprovova…aq me ben qe ti e mban lapsin e thyer…ndoshta urrejtja te ka verbuar veshtrimin ty..por vajzes time qe e shikon tiranen me syte e saj I duket just fine….
    ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje