Lulzim Bashës i del situata jashtë kontrollit në bazë, sekretari i PD-së në Dibër rreh deputetin demokrat

14 Korrik 2018, 21:12Politika TEMA

Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës  ka dështuar që të mbajë procesin e zgjedhjeve të strukturave drejtuese në të gjitha degët e vendit.

Reagimet e strukturave për riorganizmin në rrethe kanë qenë zhgënjyese.

Kjo për shkak se strukturat, pra anëtarësia nuk janë mbledhur për të nisur procesin, duke injoruar një urdhër të nxjerrë nga Basha dhe njëherësh duke treguar se nuk janë mbështetës të tij.

Me datë 11.05.2018, kryetari i PD –së Lulzim Basha ka nxjerrë një urdhër në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Partinë Demokratike. Afati i fundit ishte 30 qershori.

Por, ashtu si në Korçë, Durrës, Shkodër, Malësi e Madhe e në mjaft rrethe të tjera, ku ka dështuar riorganizimi, edhe në rrethin  e Dibrës, kemi një situatë të njëjtë.

Në degën e PD,  Dibër nuk është kryer asnjë procedurë dhe jo më të mbahen zgjedhjet.  Kujtojmë se kryetari i  degës së PD –së Dibër,  ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është komanduar Naim Gazidede,  për të filluar  zgjedhjet.

Por, strukturat demokrate të qytetit verilindor e kanë bojkotuar këtë proces dhe për pasojë riorganizimi ka dështuar.

Sinjalet se baza demokrate  e Dibrës, është e zhgënjyer nga Lulzim Basha, kanë ardhur që më herët.

Një mbledhje në degën Partisë Demokratike në Dibër, e mbajtur pak ditë më parë ka përfunduar me dhunë fizike.

Burime të CNA.al, thanë se sekretari i Degës së PD në Dibër, Shkëlzen Qoka, ka goditur deputetin e zonës Xhemal Gjunkshi.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe urdhëri i kreut të PD –së Lulzim Basha, për shkarkimin e sekretarit Shkëlzen Qoka.  Urdhëri është zbatuar nga deputeti Xhemal Gjunkshi dhe Qoka u zëvendësua me Luan Hakën.

Në këto rrethana, duket qartë se PD e Dibrës është jashtë kontrollit të Bashës, i cili ka zgjedhur që ta mbajë kontrollin me urdhëra siç ishte ai për zgjedhjet dhe me shkarkimin e atyre që i dalin kundër.(CNA.al)

9 komente në “Lulzim Bashës i del situata jashtë kontrollit në bazë, sekretari i PD-së në Dibër rreh deputetin demokrat”

  1. PD-ja e UDB-se ka ne Dore "Preshin" says:

    MOOOSSSS!!!!!!!!!!!!Pse na e bete Kete Lajme Publike?????Nuk do te na Zere “Gjumi” per “Cakenjte” e PD-se!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ne se ka Vertet Militante qe Mendojne se jane “Demokrate” athere duhet ti japin nje here e mire LAMTUMIREN PD-se UDB-iste te Sali Berishovicit dhe Spiunit te UDB-se Lulic Bashovici..lol

  2. Shaba says:

    Na plasi klevisi se jane rrahur ata!

  3. NNP says:

    Ky stan kete bulmet ka Po u kruajte do te ta kruajne.Te kaluara shokut Xhemal=kujdes mos perfundon ne ndonje kanal.

  4. Kali says:

    Ja ka bere mire dhe pak e ka gjeneral hajdutit.

  5. Nuk e dim a e ka rrahur mire ? Po patet Te dhe a Na shkruani

  6. Ali babushi says:

    O lul trapi po akoma komandon vellain e gazidedes ne PD e dbres more a din ti nga lidhet gomari o kric, e ke humbur fate. Largohu sa seshte vone ,jep dorheqje ore debil.

  7. Frok Martini says:

    A e kupton me vendors drejtues dege ne PD e dihred ,po a to emrin gomar e Kane per under, ore I shashtisur lulush mafishna., pa me do te fitosh zgjedhjet me keto ,njerez qe I me ngateruar me majnunet.

  8. Ali babushi says:

    Po Ku I ke gjet gjith budallenjte fshatare te dibres, duke filluar me gomar gjunkshin, dhelper gazideden, cakallin haka ,sikur Jane mbaruan qytetaret, ore trashamak lulush kryefshatari, dukesh nga koka, Ku e katandise PD me keto deputete fundrina dhe drejtues maskarej dhe do pushtet, cupin e rabies ke per te marre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje