Monopoli i karburantit në Rinas, shqiptarët paguajnë miliona euro në vit kosto abuzive

14 Korrik 2018, 20:18Ekonomia TEMA

Kur qeveria ka nisur auditimin e koncesionit të Rinasit, Top Channel publikon të tjera fakte se si qytetarët shqiptarë deyrohen të paguajnë milionë euro në vit kosto abuzive për të fluturuar.

Përveç monopolit të fluturimeve ndërkombëtare, në aeroportin e Rinasit funksionon edhe një tjetër monopol. Ky është furnizimi i avionëve me karburant, që ka ndikim të konsiderueshëm në çmimin e biletave.

Që nga fillimi i koncesionit të Rinasit, monopolin e këtij shërbimi e ka patur kompania “Air BP Albania”, sipas një marrëveshjeje të lidhur mes saj dhe koncesionarit të aeroportit. Top Channel publikon bilancet e “Air BP Albania” në dy vitet e fundit të disponueshme, 2015-2016. Sipas tyre, në të dy vitet kompania ka një normë fitimi bruto që luhatet nga 50 deri në 52 për qind, kur mesatarja e tregut të karburanteve varion nga 2 deri në 7 për qind maksimumi.

Por ky nuk është fakti i vetëm. Top Channel publikon një hetim konfidencial të kryer nga ekspertët e Autoritetit të Konkurrencës, i cili ka krahasuar çmimin e shitjes së karburantit për avion në rinas me atë në aeorportet e vendeve fqinje. Sipas hetimit, çmimi i karburanteve në Rinas është 2 deri në 3 herë më i lartë sesa ai në disa aeroporte të Italisë.

Karburanti është zëri më i rëndësishëm në koston e fluturimeve, duke zënë mbi 30 për qind të kostos totale në çmimin e biletave të fluturimit. Kjo bën që vetëm për shkak të çmimeve të larta të karburantit, qytetarët shqiptarë të paguajnë miliona euro në vit tarifa abuzive për të fluturuar.

Të gjitha faktet e nxjerra nga hetimi i ekspertëve të konkurrencës ju dorëzuan Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës. Por, në mënyrë të çuditshme, në korrik të vitit të kaluar, Komisioni i Konkurrencës e mbylli hetimin jo vetëm pa asnjë masë korrektuese për të mbrojtur qytetarët nga tarifat abuzive, por edhe pa asnjë penalitet për “Air BP”, pavarësisht fakteve tronditëse.

8 komente në “Monopoli i karburantit në Rinas, shqiptarët paguajnë miliona euro në vit kosto abuzive”

  1. Politikane kurva says:

    He mo trimat e rilindjes, qe komentoni te gazeta e Meros.
    Po tani kush e ka fajin ?
    JU JENI TE GJITHE NJE LLOJ, KRIMINEL-HAJDUTE. I PARI EDKARI SHE MASHA E TIJ LALI SUMA.

  2. si gllaberohen shqiptaret says:

    Fatkeqesi e madhe dhe i hengert kanceri ata plehra qe firmosin kontrata ne kurriz te popullit shqiptar

  3. Lani says:

    A mund te na ndricoje ndonjeri?
    Kush e ka bere kontraten? Fatos austriaku ndoshta?!

  4. labi says:

    ktyre politikanve tan duhet ti shkerdhesh familjen nga shall gjati deri te cuni i xaxit basha Jan te gjith familje shkerdhyer ,kur u Afrua laku te fyti saje qorrit tha kit dalin nga parlamenti thon ka per te gjith cunat e ppsh grat my ne P***E

  5. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    E ka fajin saliu do thoshte rilindja. Edhe kur te vdesi Sali haleja prap me ket pretekse do vazhdoni ?
    Jeni super hajdute o ripjelles.

  6. Alban Dega says:

    CFARE PRET KOMISIONII KONTROLLIT TE SHTETIT
    DHE PROKURORIA E PERGJITHSHME !?

    Te nisin menjehere auditin dhe hetimin me themel te kesaj plackitje flagrante te shqiptareve dhe nderkombetareve !
    Pergjegjesit jo vetem tu kthejne cdo cent te vjedhur por edhe te cohen ne burg !
    E njejti gje te behet edhe per tarifar e celular eve e shume sherbime te tjera ndaj qytetareve qe shenojne rekorde evropiane e boterore !

  7. Damiani says:

    Arta Marku me kok te palame do beje pune me kete rast….ajo po…..ja direkt do i jape drejtim…….me gjithe Ulsiun. Flene gjume, sdine gje, skane faj.

  8. feliks says:

    Studimi i Autoritetit te Konkurences eshte mese profesional, mbase disa detaje jane ose gabim shtypi ose i vene vet gazetaret nga ” pakujdesia”..nuk mund te jete çmimi me i madh me ” here” por me cent po. Air BP eshte kompani prestigjose dhe sigurisht me synim fitimin. Tregu i furnizimit me karburant ne aeroportin e Rinasit eshte vertet monopol ashtu sic eshte natyrshem aeroporti nje sherbim monopol ( por jo fluturimet ajrore qe jane totalisht te liberalizuara). Volumi i kerkeses per furnizim me karburant eshte i tille qe sic thone kinezet 1 eshte pak 2 jane shume. Shumica e Kompanive ajrore qe perdorin aeropirtin e Rinasit vijne nga vendet e tyre ku furnizohen atje me karburant qe do pranuar eshte me i lire se BP Tirana. Pra nuk kemi influence per çmimin ne kte rast. Ato qe e ” pesojne” jane kompanite ajrore shqiptare deri diku. Ulja e çmimit te karburantit te furnizimit te avionave ne aeroportin e rinasit do vinte vetem nga nderhyrja ne efektin e aksizes qe i vihet ktij karburanti. Monopolin se ndalon dot me konstatime por me marreveshje serioze 2 paleshe te vazhdueshme deri ne aritjen e qellimit. Edhe BP do te fitoje edhe interesi publik. Se kush jane aktoret qe duhet te negociojne ska nevoje per sugjerim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje