Oferta e çmendur, Neymar do të bëhet futbollisti më i paguari në histori

14 Korrik 2018, 20:37Sport TEMA

Çështja e Neymar sa vjen e ngatërrohet. Në fillim e kërkonte Real, tani ai thuhet të jetë pranë rinovimit.

Kampionët e Francës, Paris Saint-Germain, raportohet se janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re brazilianit.

Dhe jo një kontratë dosido, por një që do e bënte lojtarin më të paguar të historisë.

Pikërisht 50 mln euro në sezon thuhet të jetë shifra që kërkon të ofrojë PSG.

Kjo vjen pasi Real Madrid së fundmi ka mohuar zërat se është interesuar për lojtarin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me PSG për të blerë brazilianin.

Sezonin e ardhshëm ama, hyn në fuqi një klauzolë e cila do ta lejonte Madridin të paguante 222 mln euro për brazilianin, aq sa pagoi PSG për të verën e kaluar.

3 komente në “Oferta e çmendur, Neymar do të bëhet futbollisti më i paguari në histori”

  1. simuluesi says:

    Gjithçka është si kundërpeshë e rënies së reputacionit të lojtarit, si një individ me moral të diskredituar në fushën e lojës. As që mund të besohet një shifër e tillë. Janë thjesht spekulime mediatike.

  2. Shaba says:

    As 50 euro nuk jepen per kte palaco

  3. Mentari says:

    Barazom Leo Messin qe merr 50 milione Euro ne Sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje