FOTOT: Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale

Pas Sheshit “Skënderbej” dhe Pazarit të Ri, Tirana do ketë një tjetër hapësirë pedonale, e cila pritet të shndërrohet në një nga vendet më të frekuentuara jo vetëm për kryeqytetasit, por edhe për turistët e huaj. Kalaja e vjetër e Tiranës do t’i kthehet qytetarëve të saj si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin artizanisë, kulturës dhe artit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen në brendësi të mureve të Kalasë dhe u shpreh i bindur se ky projekt do të jetë xhevahiri i radhës për Tiranën. “Në qetësi, pa zhurmë, pa bujë, pa histeri, e kemi kthyer “çarshinë” e Kalasë së vjetër të Tiranës, në një kantier i cili do transformohet në një tjetër hapësirë pedonale, të ngjashme, e ndoshta edhe më të mirë se sa Pazari i Ri”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kalaja e rinovuar do jetë gati brenda pak javësh, ndërsa tha se ashtu si Pazari i Ri, edhe kjo hapësirë do krijojë shumë mundësi punësimi dhe të bërit biznes. “Dua t’u bëj thirrje të gjithë sipërmarrjeve, të ngjashme me sipërmarrjet në Pazarin e Ri, që kanë një “tis” të kulturës, të traditës sonë, qoftë në kulinari, qoftë në artizanat, qoftë në muzikë, qoftë në shërbimet e tjera publike, të fillojnë interesimin dhe besoj se shumë shpejt do të jetë një nga pjesët më të vizituara të Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Veliaj shtoi se ky projekt është një shembull tjetër i suksesit që mund të ketë bashkëpunimi mes privatit dhe publikes. “Për të gjithë ata njerëz që kanë alergji nga fjala partneritet publik-privat, duhet të vijnë të shohin këtë pjesë të Kalasë së Tiranës, ku pronarët origjinalë, pra familja Toptani, me qeverinë lokale dhe qendrore, bashkëpunojnë në këtë partneritet publik-privat, që pronën e tyre private ta vënë në shërbim të publikes, si një mjedis për kulinari për gatimet shqiptare, për artizanët, për art dhe kulturë, si një mini-pallat pionerësh për kurse dhe muzikë, e për të ruajtur traditën tonë dhe një hapësirë fantastike midis Tiranës moderne të kullave, të shumëkatësheve ultramoderne, me Tiranën tradicionale. Pra, çfarë është për të ruajtur të ruhet dhe t’i kthehet publikut!”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se pavarësisht debateve që shoqërojnë çdo nismë të Bashkisë së Tiranës, ashtu si në rastin e sheshit “Skënderbej”, Pazarit të Ri, edhe Teatri i ri Kombëtar do jetë një sukses më vete, që do sjellë një godinë moderne dhe me të gjitha kushtet për ata që luajnë në skenë dhe spektatorët. “Jam shumë i lumtur që pak metra nga Teatri i ri, ku pritet të lindë diçka ultramoderne, kemi një simbiozë, ku diçka e Tiranës së vjetër bashkëjeton me modernen. Pra, çfarë realisht ka vlerë për t’u ruajtur, si muret e kalasë, patjetër që ruhet dhe përmirësohet; çfarë është realisht e ndërtuar si diçka e përkohshme, ka nevojë të bëhet e re, që të ketë jetë të gjatë sa muret e kalasë,

por të ndërtohet që në fillim si teatër, për Tiranën e 100 viteve që vijnë. E ardhmja e këtij qyteti nënshkruhet nga njerëzit punëtorë, nga ata që flasin pak, por që bëjnë shumë punë, nga ata njerëz që nuk japin mend si gjithologë për çdo temë, por që përveshin mëngët, i shtrohen punës dhe pa u rënë shumë borive, prodhojnë xhevahire siç do të jetë Kalaja e rinovuar e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani, Kalaja e vjetër e Tiranës i është nënshtruar një rinovimi total, duke krijuar një hapësirë të re kulturore e tregtare, ku do të ketë dyqane souveniresh me fokus historinë e Tiranës, mozaikë, restorante tradicionale. Ajo do të shërbejë si një hapësirë tjetër pedonale. Për ta bërë atë më të aksesueshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim vetëm të këmbësorëve që do e lidhë atë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”.

18 komente në “FOTOT: Kalaja e Tiranës kthehet në zonë pedonale”

  1. Albi_I says:

    Ky eshte komplet allishverisht.

    E para, zona ka qene “pedonale”.

    E dyta, punimet aty jane mbi rrenojat historike dhe nuk kane asnje vlere monumentale. Ajo eshte thjesht nje qender tregtare e re, qe Lali ka shkuar ti bej sponsorizim.

    1. nje banor i Tiranes says:

      Ndersa ti Albi , je komplet care me xhunga e trushpelare nga koka .

  2. rrema says:

    Edhe Luli boni TRAPIN rreth Tirones…

  3. i merzituri says:

    Nuk quhet “kala” por KESHTJELLE!
    Na e shpifet me keto turqizma dhe islamizma 🙁

    1. Andi says:

      @ I merzitur. Kala eshte osmanisht. Pavaresisht se e perdorin turqit ,ne ,ose shtete te tjera. Edhe nese shkon per pazar pothuajse gjysma e zarzavateve jane ne gjuhen osmane. Keshtu qe ne dac merzitu ne dac jo e shkuara jone osmane nuk zbehet. Edhe kalaja ose keshtjella merre si te duash eshte arkitekture osmane. Thjesht Erioni don te zbuloje velerat shqiptaro osmane. Por per kete ska ku ti gjeje sado te mundohet. Sepse Enveri bashke me serbet ia vune kazmen me kohe ndertimeve osmane qe ti benin trushplarje brezit te ri qe do te vinte pas tyre. Duke i the qe turqit nuk ndertuan asgje kurse sllavet rus na ben pallatin e kultures ose shallvaret. Dhe shkaterruam te shkuaren tone. Sepse armiku i shqiptarit eshte vete shqiptari.

      1. undefined says:

        Ku e gjeten osmanet arkitetekturen ne Stepat e Azize andej dha nga erdhen hahahahahaha osmanet cdo gje e moren nga popujt e Bizantit por mbi te gjitha Arkitekturen dhe Administraten hapni ndonje liber perpara se te na hapni barkun me “arkitekturen osmane” pune turmash mongolo-aziatike we pervec bagetise dhe shpates nuk njihnin gje tjeter

      2. Mihal says:

        @ Andi

        Nuk e di nga i ke gjet keto xhevaire qe thua or je teresisht gabim.

        Une jam nga ata shqiptare qe them qe duhet te jemi krenare per ndikim qe kemi pasur ne Perandorine Osmane, dhe qe normalisht me ndikimin qe kemi pasur, edhe vet jemi ndikuar, por ti je gabim ne ato qe thua.

        Emrat e zarzavateve ne shqip jane ne shqip vlle, dhe jo osmanisht.

        Sa per arkitekturen, osmanet nuk shpiken gje…. biles nder arkitektet me te medhenj ishin shqiptare, dhe osmanet moren ate qe gjeten, ne ballkan dhe perandorine romake te lindjes.

        Keshtjella qe sheh aty, eshte arkutekture vendase e zhvilluar nde shekuj.

        Une nuk di qe Enveri te kete shkaterruar trashegimine osmane tek shqiptaret…. asnje qytete, ure, i nderuar ne ato shekuj nuk u prish, dhe biles edhe disa xhami te vjetra u mbajten.

    2. Mihal says:

      Kala eshte osmanisht dhe jo ” turqisht” dhe osmanishtja ishte 88% arabisht dhe persisht.

      Turqishtja si gjuhe vjen nga reformat qe beri Sami Frasheri ndaj osmanishtes.

      Duke qene se ajo fortese eshte ngritur nga shqiptare te larte te administrates osmane, nuk ka asgje qe te quhet kala

  4. Lali 20 %-shi says:

    Ti lali suma je nje kokrra e hajdutit. Dhe nje super mashtrues.

  5. Vlonjati says:

    Harruat shqipen, o derdimene!

    KËMBËSORE, jo pedonale!

  6. 🇦🇱🇦🇱👋 says:

    . BRAVO LALI 👏👏. TËRBOHEN ANTISHQIPËTARËT!!😹😹

  7. uskania says:

    Çdo gjë e mirë në Tiranë përkthehet nga turqishtja në :Allishverish.

  8. Edi SHPATA says:

    reportazh pa autor.bythelepiresat e temes
    pedonale??!!
    cdo te thote apo e tha i gjati….plera

  9. Shpellaret do vijne me tramin(trapin)e lulit dhe te sheqeres.

  10. Ada says:

    Sa bukur !!😄👍🏻

  11. artemisa says:

    BRAVO,,,,VELIAJ PER KETE PROJEKT,,,,,TIRANA KA NEVOJE PER SA ME SHUME PEDONALE,,,A KA MUNDESI TA BENI DHE MYSLYM SHYRIN,,,DHE TE GJITHA RRUGET NE BLLOK PEDONALE PAS ORES 7 TE DARKES,,,,TIRANA DO ISHTE NJE MREKULLI…..akses te kishin vetem urgjenca,policia,,,

  12. Doni apo nuku doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. says:

    Shembjen e Teatrit Kombetare dyshja antiindentitet dhe e pangopur ne leke te piset e pushtet brenda djallit,do ta shohi vetem ne ender.Per dyshen veliavic-ramavic vlen thenja popullore;uthulla e forte thyhen enen e saje.Mjaft me,me shkatrimin e qendres se Tiranes,Tirana ka qendra te tjera ku mund te realizoni pangopesine tuaj,o mizakali.Besoni,binduni e reflektoni ne marrezite tuaja,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’u meshirojne.

    1. Mihal says:

      Cfare lidhje ka BE dhe USA me Zotin o debil??

      O idiot USA dhe ata qe kontrollojne USA-ne jane kunder Zotit.

      Dhe vrtete kujton ti se BE-se dhe USA i cahet trapi se cfare behet me qendren e Tiranes??

      Keta vemje jane vene ne krye nga ata qe kontrollojne USA dhe Be-ne , sa me shpejt ta kuptosh kete gje ti dhe te tjeeret , me pak lolo do jeni.

Lini një Përgjigje te rrema Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *