FOTOT: Siguria në plazhe, Rama: Për herë të parë kemi një infrastrukturë kullash

15 Korrik 2018, 11:18Turizëm TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë në plazhe.

Ai thotë se sot ka një infrastukturë kullash përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Ndërkohë, fton pushtetin vendor t’i bashkohen punës për të forcuar sigurinë.

Për herë të parë ka një infrastrukturë kullash vrojtimi në funksion të sigurisë së pushuesve nga Velipoja në Sarandë.

Ende jo perfekte dhe pa boshllëqe, po si dita me natën me vitet e shkuara dhe në përmirësim ditë pas dite, megjithë dobësitë e mëdha të pushtetit vendor në këtë drejtim, edhe pse ky aspekt është detyrë ligjore e funksion i bashkive.

Sidoqoftë asnjë justifikim dhe bashkëpunimi me bashkitë për të garantuar një sezon të pastër e të sigurtë po forcohet dita-ditës në terren?#SmileAlbania???”, shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Siguria në plazhe, Rama: Për herë të parë kemi një infrastrukturë kullash”

  1. Dashi says:

    U desht me u sakrifiku jet njerzish qe me i bo kudhat por te pakten mos u kreno se esht turp .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje