May thirrje britanikëve: Ose ndjekim planin tim, ose nuk ka Brexit fare

15 Korrik 2018, 12:27Bota TEMA

Kryeministrja britanike Theresa May paralajmëroi partinë e saj të përçarë ditën e diel, se mund të mos kishte fare Brexit, nëse ata prishin planin e saj për të krijuar një marrëdhënie të ngushtë me Bashkimin Europian, pasi të largohen nga blloku tregtar më i madh në botë.

“Mesazhi im për vendin këtë fundjavë është i thjeshtë: ne duhet t’i mbajnë sytë tek çmimi final. Në të kundërt, rrezikojmë të mbetemi pa Brexit fare”, shkroi May në Facebook.

Mbretëria e Bashkuar ka më pak se 9 muaj kohë për t’u larguar nga BE, më 29 Mars 2019. Megjithatë, elita politike dhe biznesi mbeten të përçarë nëse duhet të ndodhë ndarja dhe në ç’mënyrë.

Duke qenë se May nuk ka ende një marrëveshje me BE, qeveria po përgatitet edhe për skenarin pa marrëveshje, i cili do të kishte një impakt shumë negativ në tregjet financiare dhe në tregtinë në Europë dhe më gjerë.

Për këtë arsye May ka apeluar edhe njëherë për të mbështetur planin e saj të lëvizjes pa pengesa të mallrave, si mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Irlandën e Veriut dhe të mbajë unitetin në Britani.

Megjithatë, ish-ministrat e dorëhequr javën e kaluar u shprehën se plani i saj thjesht do të lejonte BE të dëmtonte prodhuesit vendas, duke cënuar edhe konkurrencën në të ardhmen.

E përditshmja Daily Telegraph ka cituar ish-këshilltarin e Trump, Steve Bannon, duke thënë se tani është koha që Boris Johnson të sfidojë May për postin e kryeministrit.

Ndërkohë në parlament, rebelët duket se do të kenë pak gjasa për të fituar me vota kundër planit të May, por disa prej anëtarëve të partisë mund të votojnë për të zëvendësuar kreun e qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje