Mbyllet finalja Francë-Kroaci me rezultatin 4-2. Të gjithë golat dhe rastet e ndeshjes me VIDEO

15 Korrik 2018, 18:30Sport TEMA

Francë-Kroaci është finalja e madhe e këtij Kampionati Botëror që do të zhvillohet në “Luzhniki” të Moskës.

Një duel që pritet të jetë spektakolar me Francën që kërkon të fitojë për herë të dytë trofeun e Kupës së Botës, ndërsa Kroacia kërkon të shkruajë historinë për të fituar për herë të parë këtë trofe.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me VIDEO rastet më të mira të kësaj finalje.

Formacionet zyrtare:

Francë: Loris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Kante, Mbape, Grizman, Matuidi, Zhirud
Trajner. Didier Deshamp

Kroaci: Subasiç, Striniç, Vida, Lovren, Vrsaljko, Brozoviç, Rakitiç, Perisiç, Modriç, Rebiç, Mandzukiç
Trajner. Zlatko Daliç

GOL! Kroacia shkurton rezultatin me anë të Mandzukiç që shënon pas një gafe të Lloris

GOL! Franca shënon dhe golin e katërt me Mbappe që realizoi në mënyrë spektakolare nga distanca

GOL! Pol Pogba shpërthen në festë Francën duke shënuar golin e tretë me anë të një godijte mjaft të bukur nga jashtë zone

Minuta 47′, Rebic krijon rastin e parë të rrezikshëm në pjesën e dytë për Kroacinë duke iu afruar golit të barazimit, por ndalet mrekullisht nga Lloris

GOL! Franca kalon sërish në epërsi këtë rradhë me anë të Grizman që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit

GOL! Vjen menjëhërë goli i barazimit nga ana e Kroacisë që shënon me anë të Perisiç që realizoi një gol mjaft të bukur brenda zonës

GOL! Franca zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi në minutën e 17-të fal një autogoli të shkaktuar në portën e tij nga ana e Mandzukiç

Starton finalja e madhe e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Kroacisë nën një atmosferë të mrekullueshme të krijuar në “Luzhniki Stadium”

Era Istrefi përformancë spektakolare krah Nicky Jam dhe Will Smith në ceremoninë hapëse të finales së Kupës së Botës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje