Burrat nga Berati rrahin gratë, denoncimi: Na godasin sistematikisht

17 Korrik 2018, 10:08Kronika TEMA

“Na godasin sistematikisht. Ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nesh”, ky ka qenë denoncimi që ka marrë Policia e Beratit nga dy gra.

Me akuzën e dhunës në familje, efektivët kanë vënë në pranga agresorët.

Ndër të tjera, policia njofton:

“Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin Shpëtim K, 41 vjeç. Arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases F.K, 39 vjeçe, banuese në Berat.

Në pranga ka rënë gjithashtu shtetasi Fatmir M, 50 vjeç. Ai akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases R.M, 47 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal”, nënvizon policia në komunikatën e saj. (TemA)

1 komente në “Burrat nga Berati rrahin gratë, denoncimi: Na godasin sistematikisht”

  1. ⚽️⚽️⚽️ says:

    O berat cna pate fat trima burrat e kurva grat..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje