Djemtë që u bllokuan në shpellë lënë spitalin dhe flasin për çastet e tmerrit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

12 djemtë e shpëtuar nga një shpellë e përmbytur në Tajlandë kanë folur për herë të parë pasi ata u shpëtuan nga zhytësit, duke e përshkruar atë moment si një mrekulli, kur u gjetën se ku ndodheshin.

Adul Sam-on, 14 vjeç, i vetmi anëtar i grupit që flet anglisht, u tha gazetarëve se ai mund të thoshte vetëm “hello” kur zhytësit britanikë dolën në sipërfaqe.

Djemtë u bllokuan në shpellat Tham Luang për më shumë se dy javë.

Ata u larguan nga spitali këtë të mërkurë dhe do të udhëtojnë për në shtëpitë e tyre.

Ata u shfaqën në një mini fushë futbolli në një konferencë shtypi në Chiang Rai, së bashku me anëtarët e Navy Seals që ndihmuan në shpëtimin e tyre.

Një djalë përshkroi jetesën brenda shpellës në ujë dhe me gurët e shpellës. “Uji është i pastër,” tha ai. “Ska Ushqim.”

Disa thanë se do të mësonin nga përvoja e tyre e vështirë. Njëri ka premtuar të jetë “më i kujdesshëm dhe të jetojë jetën më të plotë”. Një tjetër tha: “Kjo përvojë më mësoi të isha më i duruar dhe më i fortë”.

Guvernatori provincial i Chiang Rai, Prachon Pratsukan, tha se kjo do të ishte intervista e vetme zyrtare në media e djemve, duke thënë se nuk do të flisnin më me shtypin pas kësaj.

Pyetjet e paraqitura nga gazetarët u verifikuan përpara kohe dhe u shqyrtuan nga një psikiatër për të siguruar që ato nuk do i shqetësojnë djemtë.

Ata hynë në shpellën Tham Luang në lagjen veriore të Chiang Rai më 23 qershor gjatë një ekskursioni me trajnerin e tyre.

Ata kishin planifikuar të qëndronin për vetëm një orë, por e gjetën veten të bllokuar pas një periudhe të papritur të shiut të madh që e përmbytën kompleksin e shpellës, duke bllokuar rrugën e tyre të vetme.(TemA  TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Djemtë që u bllokuan në shpellë lënë spitalin dhe flasin për çastet e tmerrit”

  1. Cakranjoti says:

    Disa vite pas mbarimit të luftës, në Cakran të Fierit, kryetar lokaliteti ishte caktuar një i quajtur Ferro Fetahu. Ky, gjatë ushtrimit të detyrës, i bëri pothuaj të gjitha punët në lokalitet çorap. Kryetari i komitetit Ekzekutiv të Rrethit Fier, Faik Ahmeti, me origjinë po nga Cakrani, për ti çuar punët atje ku e lypte nevoja, vendos shkarkimin e Ferro Fetahut dhe zëvëndësimin e tij me një të quajtur Llukan Toska.
    Me të dy vendimet në dorë, atë të shkarkimit të Ferros dhe emërimit të tij, ai shkonë në Cakran dhe drejtë e në zyrën e kryetarit. Ferron e gjen brënda. Pas përshëndetjeve të rastit dhe heshtjes që pasoi, kthehet Ferro dhe e pyet Llukanin:
    -Hë mo shoku Llukan, pa na thuaj, ç’e mirë të solli këtej nga ne? Llukani nxjerrë zarfat dhe pasi i vendos mbi tavolinë i thotë Ferros:
    – Më ka dërguar shoku Faik, për të zbatuar një vendim të komitetit, i cili ju shkarkon ju nga Kryetar Lokaliteti dhe në vëndin tuaj më kanë emëruar mua. Këtu në zarfa janë të dy vendimet… Shoku Ferro, ashtu i gjatë siç ishte dhe me atë hundë të hatashme për nga madhësia, duke u bërë në çast dyllë i verdhë nga fjalët që dëgjoi, kthehet dhe i thotë:
    – Dëgjo këtu ti Llukan, por dëgjo mirë ama: merri këto dy zarfa dhe kthehu andej nga ke ardhur. Dhe thuaj atij që të ka dërguar, që Ferro Fetahun nuk ka burrë që e shkarkon dhe i merrë çelsat e zyrës… Dëgjove? Ik tani…
    Shumë i çuditur nga ato që dëgjoi, ngrihet Llukani dhe mer rrugën për në Fier e drejtë e në zyrën e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv. Kur e pa, Faiku e pyet:
    -Pse je këtu Llukan? Ti duhej të ishe në Cakran tani.
    -Isha në Cakran, shoku kryetar. Vajta në zyrën e Kryetarit të Lokaliteti dhe takova shokun Ferro. I thash që më kishit dërguar ju dhe i bëra të ditur vendimet që ka marrë komiteti ekzekutiv i rrethit. Por ai me ashpërsi kërkoj tju thosha se nuk e lëshon detyrën dhe se nuk ka lindur akoma ai burrë që ti marrë çelsat Ferro Fetahut…
    Kthehet Faik Ahmeti, një burrë vërtetë i mënçur dhe me buzën në gaz i thotë Llukanit:
    – Oho, nuk ke faj ti, fajtor jam unë që nuk të porosita se ç’duhet të bësh… Dhe pasi heshti pak vazhdoi: -Dëgjo Llukan, kusur e ke, do shkosh prap sot. Por, shiko se ç’farë do bësh; gjej nja dy tre djem të fuqishëm atje, vëreni posht Ferron dhe merrjani çelsat me pahir. Ndryshe nuk ka derman kjo punë…
    E tregova këtë, si kujtesë për Kadri Veselin. Ndoshta i bije në vesh si ndodhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *