Futbollisti kroat lë medaljen te varri i shokut të vet: Është e jotja!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër episod që ka prekur tifozët ka ardhur dje.

Dejan Lovren nuk ka për ta harruar kurrë qytetin Karlovac, i cili e pranoi si refugjat.

Mbrojtësi i Liverpul ka lindur në Bosnjë dhe, kur filloi lufta, u largua me familjen për të jetuar në Mynih.

Megjithatë, prindërit e tij nuk kishin dokumentat e duhura për të jetuar në Gjermani dhe u zhvendosën në qytetin Karlovac.

Ndërkohë, pas Botërorit, Lovren shkoi në këtë qytet dhe e ka vendosur medaljen te varri i shokut të tij, Miroslav Misiç.

“Unë kurrë nuk do ta harroj Karlovacin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania”, u shpreh Lovren.

Kur shkoi te varri dhe la medaljen ai shkruajti: “Kjo medalje është e jotja”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Futbollisti kroat lë medaljen te varri i shokut të vet: Është e jotja!”

  1. Aso BROZ says:

    Qenka njeri ne rradhe te pare, mandej, burre dhe burre me karakter.Fjalet e tjera, jane pa vlere.

  2. Xhakua says:

    I lumte, djale me karakter. Nuk deshi fati qe te fitonte Kroacia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *