Rrëfimi tronditës: Më përjashtuan nga Argjentina, pse nuk i pasova topin Messit (njihuni me anën e errët të Lionel Messit)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lionel Messi duhej të ishte ylli i Argjentinës, që duhej ta drejtonte atë të fitonte Kupën e Botës.

Por, edhe pse është kapiteni i ekipit, duket se ai është kthyer në përçarësin e ekipit dhe shumë nga zgjedhjet e formacionit, raportohet se janë imponuar nga ai.

E përditshmja sportive “Clarin”, pasi publikoi problemet që kishte pasur “Pleshti” me Lo Celson dhe Fazion, gjatë pjesëmarrjes në “Rusi 2018”, ka zbuluar një tjetër prapaskenë, për të përforcuar këto pretendime.

Nicolas Burdisso, ish -mbrojtësi i Interit dhe Romës në kampionatin italian, ka treguar se pas një përplasje me Messin, emri i tij nuk u përfshi më në listën e përfaqësueses.

“Ka qenë ndeshja Argjentinë-Kolumbi, e cila përfundoi 0-0.

Ai u nervozua shumë për një top që nuk ia pasova.

Shkuam të sqarohemi dhe në një moment po afrohej, aq sa mendova se do të përdorte duart, por shokët nuk lanë që sherri të agravonte.

Më pas sqaruam gjithçka, por që nga ai moment unë nuk u grumbullova më në kombëtare, ndonëse luaja në Serinë A, me Romën”, tregoi Burdisso.

Në fakt, prej kohësh ka raportime se te Argjentina grumbullohen dhe luajnë vetëm miqtë e Messit.

Kjo u pa edhe në këtë Botëror, kur në ndeshjen me Nigerinë, trajneri Sampaoli i merrte leje atij, nëse duhej ta fuste në fushë apo jo Agueron.

Rasti më flagrant i përjashtimeve të Argjentinës është ai i Mauro Ikardit, për të cilin thuhet se nuk pëlqehet nga Messi.

Dhe arrogance e tij, deri më tani në fakt e ka ndëshkuar rëndë, atë që konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Edhe këtë radhë ai nuk arriti dot që ta ngrinte Kupën e Botës, gjë që do ta kishte kurorëzuar atë si më të mirin e të gjithave kohërave.

Fakti që ai nuk ka mundur të fitojë asnjë Botëror, bën që ai të mos krahasohet me emra të tillë si Pele apo Maradona, që arriti i vetëm t’i jepte Botërorin, Argjentinës.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

12 komente në “Rrëfimi tronditës: Më përjashtuan nga Argjentina, pse nuk i pasova topin Messit (njihuni me anën e errët të Lionel Messit)”

  1. Kris says:

    Kur nje shtet ka nje lojtar si Ronaldo apo Messi duhet te luaje rreth ketij lojtari pa dyshim! Aty eshte celsi i fitores! Portugalia ishte shembulli i kesaj! Polonia gjithashtu nuk luajti me Lewandoskin! Por ky kampionat ishte loja kolektive agresive! Shpresa se do te kemi rast per te shenuar dhe ul nivelin e lojes duke kontrolluar topin mbaroi! Shembulli i Spanjes dhe Gjermanise eshte kuptimplote! Francezet nuk bene gabimin e 2 viteve te shkuar kunder Portugalise! Kroatet ishin ekipi me simpatik me nje loje kolektive dhe te nivelit te larte pa u dorezuar kurre!

  2. kafe e hidhur says:

    perkthejeni mire se e keni modifikuar artikullin

  3. shkupi says:

    Nëse të kanë përjashtuar paskan bërë mirë; por nuk e besoj se kjo është çështja ?!….
    I tërë problemi juaj është se ju jeni krejtësisht kretenë dhe legenër sepse ju mungon formim i edukuar për të qenë ekip. Çfarë mendoni se bëni kur nuk e pasoni topin atje ku është më së miri për tu shënuar apo avancuar, por kërkoni ta merrni tërë famën e heroit mbi supe vetë dhe iua futni kot duke mos bërë asgjë …
    Zatën ky edhe ishte shkaku thelborë i elminimit tuaj, madje pa e kaluar as fazën e grupeve dhe falë fatit kaluat më tutje …
    Mesi është një perrlë që e dha zoti njëherë , të cilin e rriti dhe bëri ky që është sot Spanja dhe as se si mentaliteti i legenëve dhe i prodhimeve të rrugës si puna jote dhe atyre si ti . Mesi ,pikërisht nga kjo mbetje mentale u detyrua të ikte që fëmijë dhe të rritej diku tjetër …

  4. Arber says:

    Nuk e di dhe per deri sa nuk ka nje emer gazetar qe e shkruan kete artikull.Po mendoj se eshte shume po shume I dobet ky pershkrim alla kazan.Zoteri apo zonjushe : kur mer per siper te besh shkrime te tjera si ky mundohu te pakten te mos manipulosh opinionin tende te ulet me apo pa dashje,injorancen tende si gazetar.E para Mesin e vlereson bota e futbollit si njeri te per kryer,si gjeni te futbollit dhe asnje here me pare futbollist pa vese si Mesi nuk ka pasur.Te gjithe kane qene o te droguar ose te degjeneruar.Prandaj per mua opinioni qe thua ti ne kete palo shkrim per te mar ca para eshte vetem nul dhe asgje me shume.

  5. rexha 10 says:

    AGRAVONTE : CFARE DO TE THOTE SHQIP? MOSE E SAKATONI GJUHENSHQIPE . A I KENI NDIGJUAR NDONJEHERE GAZETARET ITALIAN QE GJATE NDONJE INTERVISTE TE FLASIN SPANJISHTE,SE SHQIP JO QE JO. BEHENI PAKE SERIOZ ME KOMUNIKIMINzoti MERE.

  6. Boterori says:

    “Kris”
    Celesi i fitores aty eshte, qe loja te perqendrohet rreth vlerave me te medhaja te ekipit, duke bere qe keto vlera ti sherbejne ekipit, dhe jo e kunderta. Dhe akoma me teper, kete lloj strategjie e nderton dhe e drejton Trajneri, qe fundi i fundit eshte per ate pune, ne pozicionin ku e kane vendosur. Ne rast se kete gje qe duhet ta beje trajneri, perpiqet ta beje lojtari vete, duke e kthyer veten edhe ne As te ekipit, edhe ne trajner, atehere cdo gje ka marre fund, dhe ekipi perfundon si Argjentina, ku trajneri ne menyre te paprecedente, i kerkon mendim apo leje lojtarit me te mire, se ke duhet te fusi ne loje. Shkurt kjo eshte nje skeme vetevrasese qe ndertojne disa ekipe duke i perkedhelur bishtin disa yjeve, dhe duke i dhene disa kompetenca qe jane jashte fushes se futbollit, ku e vetmja detyre e ketyre As-ave, eshte te japin maksimumin dhe te degjojne dhe te bejne me kokeulur ate dhe vetem ate qe thote trajneri. Ndryshe perfundon sic perfundoi Argjentina, dhe sic mund te perfundoje shume shpejt edhe Barcelona.

  7. Mentari says:

    Shpifjet kunder Gjeniut Messi qe gjer me sot eshte lojtari me i mire i te gjitha koherave te futbollit Boteror nga tifozet Spurjake te Evgjitit Ronaldo nuk e cenojne Emrin e madh qe ka Gjeniu Leo Mess. Jo sot po a pas vjeteve futbollit boteror nuk ka per ti ardhur Lojtar I Kompltuar dhe i preciz si Messi.Te gjitha ata aty lart (Artikulli) jane genjeshtra.Po te ishte ashtu qe Messi te bente Foramcionin atehere nuk kishte si te nodhte qe Argjentina te bente 1 formacione ne para-dhe eleminimet e Kampionatit boteror.Problemi i sotem i Argjentines nuk eshte Messi po mungesat e lojtareve dhe e Trajnerit qe per 2 vjet nderruan 4 trajnere.Beri te fala Evgjitit Roaldo qe kur ishte 9 ne Spanje ka marre vetem 1 kampinat kurse Messi 7 gjithsej dhe Shenuar Realit te madritit branda ne Madrid 27 gola kurse Evgjiti Ronaldo Barcelones 13

  8. Gimi says:

    Ti qe e ke shkruar kete artikull patjeter duhet te jesh pjese e atij futbollisti qe duan ta quajne rivali i Mesit. Rivali i Mesit nuk ekziston, per cfare ka dhene ai ne keto vite. Ti e godet Mesin ne ate pike, ku vetem per Mesin nuk mund te flitet, mbase per ndonje tjeter po. Por vleresimi qe behet per futbollistet eshte shume subjektiv. Nje futbollist luan 70 ndeshje ne nje vit kalendarik, nga te cilat 40 i luan ne kampionatin e vet. Futbollisti me i mire vleresohet ai qe luan 5 ndeshje ne Champions Ligue ku 3 ndeshje ti japin arbitrat. Si ka mundesi qe ai qe duan ta krahasojne Mesin, qe ka marre 5 topa te arte, ne 10 vitet e tij me te lavdishme ka fituar vetem 2 La Liga ne Spanje ku luan 70 % te ndeshjeve ne vit. Nga 10 kampionate ai duhet te kishte marre 7 cope sic i ka marre Messi. Por Mesin do ta vleresoni kur ta leje futbollin, sic ka thene Xavi, se do shikoni videot, kurse per te tjeret nuk keni cfare shikoni se nuk dine te driblojne qofte edhe nje lojtar te vetem.

  9. merru me ta says:

    Atje ku ka varferi, ka dhe sherr, thone; ne fakt eshte e kunderta. Tek ne , kur ndonje familje s’kishte per te ngrene, ne darke mblidheshin dhe ja merrnin kenges dhe kjo tregon solidaritetin qe kishin ne familje. Ndryshe ndodh me kete shkrim qe merret per baze thenia e ndonje lojtari te pakenaqur qe si gjithenje ka plot. Prandaj shkrimi nuk qendron, eshte bajat dhe i pa vlere. Analiza te tilla bejne vetem idiotet e medias qe dhe tek ne ka plot; kazan hesapi.

  10. Barcelona says:

    Messi duket sikur po e mbyll karrieren or Zoti parafoles, te pakten ate nderkombetare. Lojtar i jashtezakonshem eshte, por mos harro se ne kohen kur ka shkelqyer me shume, Barcelona ka qene ne formen e vet me te mire, me lojtare qe nuk do i vijne me jo Barcelones, por asnje ekipi ne planet, te medhenjte Iniesta dhe Xavi. Po te jete aq i madh, le ta nxjerri Barcelonen kampion Evrope prape, se ka 3 vjet qe Barcelona nuk kalon dot pas Cerekfinales, apo ja ka fajin Ronaldo.
    Koha do kaloje dhe do tregoje, qe Messi ishte nje lojtar klubi, dhe nuk doli dot kurre jashte guaskes se Barcelones. Nuk eshte provuar te pakten deri tani. Suksese me Barcelonen ne kohen e Iniestes dhe Xavi, ndersa ke Argjentina suksesi 0. Le te shofim a do fitoje me Topa te Arte apo Champions te tjere Messi.(Messi 3 Champions, Ronaldo 5). Le te numeroje golat qe i ben Realit. Maradona me nje tufe budallenjsh e mori Argjentinen ne kurriz dhe e nxori nje here kampion Bote, dhe nje here nenkampion. Messi nuk ben dot asnje nga keto. I pelqen ta perkedhelin ke Barcelona. Do harrohet shume shpejt, do ta shofesh.

  11. Messi says:

    Trajneri i kerkon Messit se ke te fusi si nderrim, dhe ju vazhdoni te grini sallate(e filmuar). Messi po te kete takat, le te vazhdoje te marri ndonje trofe, nese do te arrije, sidomos ne arenen nderkometare, ose le te vazhdoje te tallet andej nga Spanja, kuptohet duke i kerkuar edhe Barcelones cdo vit rritje page, kur nderkohe as cerekfinalen e Champions nuk kalon dot ekipi i tij. Nuk merr dot me asnje trofe te rendesishem ai skuth i vogel. E mbylli karrieren, sidoms me kete boteror ne menyre teper krenare. Ha ha ha ha ha.

  12. Ben says:

    Ky boteror ishte prove e gjalle se asnje as e ka fituar,e as mund ta fitoje i vetem nje boteror.Mesi esht lojtar qe kot ta vesh ne diskutim.Me te ne fushe,nisesh me 1me o.
    Si e fitoi Spanja boterorin?Plot me yjet e barces,po Gjermania?Plot me yjet e Bayern.Te pakten nje te kishte Mesi qe i binte melodise se tij,tiki taka.
    sic ben per 10 vjet me sukses te plote boteror,ishim ketu duke fol ndryshe.Argjentina ishte grumbull me parazite pa cilesi fare,sidomos ne mesfushe.
    mendoni qe u detyruan te merrnin Maskerano i cuar ne pension.Mesi or miq,duhen vite te shohim te ngjashem me te..ka treguar mijera here qe di te nxerr ekipin..por kampionati boteror esht nje turne aq i shkurter sa esht edhe me ke te bie te luash..
    Gabimi me te rende e ka ber torollaku Maradona,kur e kishte ai kombetaren..viti e arte i argjentinasve te Interit..i la te gjithe ne shpi..Me ata .
    Mesi.
    Milito..Zanetti etj do e kish marr boterorin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *