Trajneri kroat “shuplakë” politikanëve: Kriminelë që keni varfëruar vendin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kombëtarja kroate ka vendosur që të lumturojë të gjithë familjet e varfra në shtetin e tyre, duke akorduar për ta paratë e përfituara nga pjesëmarrja dhe arritja në Botëror.

Rreth 24 milionë euro do të shkojnë për një fondacion kroat, i cili do të marrë përsipër të paguajë të paktën një javë pushime për të gjithë familjet e varfra kroate.

Lajmi u bë i ditur nga vetë trajneri Zlatko Daliç, që nëpërmjet një letre të hapur, dërgoi një mesazh të fortë për të gjithë klasën politike kroate.

Ai i cilësoi qeveritarët kroatë si anëtarë të organizatave kriminale, që kanë varfëruar vendin në gjithë këto vite dhe u bëri thirrje të mos afrohen pranë kombëtares së futbollit, pasi nuk janë të mirëpritur.

Ja letra e plotë e Daliç, që po bën xhiron e botës: 
Ky brez ka treguar se një grup lojtarësh të mëdhenj mund të arrijnë në krye të botës pavarësisht nga rëndësia e vendit, buxheti apo stadiumet. Po i shkruaj këto rreshta për shkak të situatës së vështirë në Kroaci. Kroacia është vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, i qeverisur nga anëtarët e asaj që konsiderohet një organizatë kriminale. Kroacia është një vend nga i cili miliona njerëz kanë ikur në 20 vitet e fundit. Sot, në Kroaci, pensionistët tanë nuk janë në gjendje të kryejnë nevojat themelore, të rinjtë nuk mund të përballojnë arsimin, shëndeti po shkatërrohet dhe gjyqësori është i korruptuar. Kërkoj nga politikanët dhe të gjithë përfaqësuesit e autoritetet që kanë udhëhequr popullin tim drejt ferrit dhe mjerimit, drejt dëshpërimit dhe varfërisë, të largohen nga ekipi kombëtar kroat.

Nuk jeni të mirëseardhur në dhomat e zhveshjes, sepse nuk duam të shtrëngojmë duart apo të bëjmë fotografi me ju. Ju jeni ata që e keni bërë kroatët njerëzit më të varfër në Evropë. Kroacia ka më shumë se një mijë kilometra bregdeti dhe kemi ende fëmijë që nuk e kanë parë kurrë detin. Fëmijë që shkojnë në shtrat të uritur sepse prindërit e tyre, janë të papunë. Njerëzit që e kanë bërë këtë në vendin tonë nuk janë të mirëpritur. Respektojeni vendimin tonë, mos e mbani fanellën kombëtare për të promovuar suksesin tuaj sepse do të minonte vlerën e punës sonë. Anëtarët e ekipit kombëtar kroat të futbollit janë me popullin kroat dhe do të bëjnë çmos për ta ndihmuar atë, përtej fitoreve. Paratë e fituara nga Botërori do të akordohen për t’u krijuar mundësinë familjeve të varfra, që të kalojnë të paktën shtatë ditë pushime në bregun kroat. Është më e pakta që mund të bëjmë për më të dobëtit”, shkruan Daliç në letrën e tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Trajneri kroat “shuplakë” politikanëve: Kriminelë që keni varfëruar vendin”

  1. vala says:

    Wowww u emocionova vertet nga kjo leter, shyqyr qe ekzistojne akoma njerez te tille ne bote!

  2. MAJAKOVSKI says:

    Wonderful. Shpirti dhe zemra e madhe edhe pse nje popull I vogel ne numur por shume I fuqishem.ju urojme me te miren per vlerat e larta qe mbartni she transmetoni ne shoqeri.

  3. Tony says:

    Bravo ju qofte . Kjo leter duhet te lexohet mire edhe nga kriminelet qe kane qeverise keto 28 vite pa lene mbrapa edhe vitet e komunizmit. Or kriminela politiqej. Mos u mundoni me ba si patriote se gjoja e doni vendin e popullin. Ju duhet te futeni ne burg e ti ktheni popullit ato qe i keni vjelle keto 28 vite duke fillu nga saliu e duke perfundu te rama. Brenda te gjithe me ilir , lul, monike e ministra e deri ne kryetare komune edhe ato kryetare komune para reformes territoriale.

  4. ERION FIKU says:

    Timonieri Yne dhe Romana Vllahutin ecin perpara.
    Shqiperia e ka lene Kroacine ne bisht.
    Kroatet te mesojne nga Mua.
    Te shesin Fiq !

  5. rudini says:

    Keshtu mendon edhe Mero.

  6. Liri says:

    E don vendin e tij. Bravo.

  7. Feniks says:

    Ky eshte njeri idealist,patriot i vendit dhe popullit te tij,qe ne kulmin e suksesit boteror ka guximin t’ia perplase ne fytyre politikaneve te vendit te tij se jane kriminele ,qe kane lene vendin e popullin e tyre ne mjerim!
    Dhe Kroacia eshte antare e BE-se,ndersa Shqiperia,qe akoma kerkon te hapen negociatat,kryeministri yne krekoset duke mashtruar te huajt dhe popullin shqiptar,se gjoja paska permbushur te gjitha kushtet qe ka vene Europa per ne!
    Cfare kushtesh keni permbushur,zoti kryeminister,kur ju vete u ke mbyllur gojen qytetareve qe te ankohen ndaj padrejtesive dhe korrupsionit te pushtetareve te tu te pa afte dhe militante?
    Cfare kushtesh paske plotesuar kur ne zyrat tuaja nuk te pret njeri per t’u ankuar,kur me letrat e popullit nuk merret njeri,ndonese keni mbushur institucionet me dhjetra rrogtare qe vetem marrin rrogat e majme ,por nuk bejne asnje pune?
    Cfare kushtesh paske plotesuar zoti kryeminister kur pergjegjesine e korrupsionit galopant ne administraten qendrore e ate vendore ia hedh vetem drejtesise, kur ne fakt jeni ju fajtori qe korrupsioni gelon me hapa gjigande midis militanteve tuaj?
    Po ju a nuk mbakeni pergjegjesi fare per korrupsionin shteteror?
    Doemos e ndjeni veten jashte ketyre pergjegjesive,prandaj ju nuk degjoni popullin te ankohet kur i behet padrejtesi,kur shkelen ligjet apo kur direkt apo indirekt i kerkohet ryshfet?
    Ju kam denoncuar tek ju personalisht zoti kryeminister,se UKT po vjedh qytetaret duke shkelur hapur Kodin Civil te RSH-se dhe vendimin nr.59/2015 te Keshillit Bashkiak te Tiranes,por ju me kthyet nje pergjigje skandaloze se UKT nuk u varka nga qeveria!
    Po Bashkia e Tiranes,qe eshte aksionerja kryesore e UKT me mbi 80% te aksioneve te saj dhe Keshilli Bashkiak me shumice derrmuese socialiste a nuk eshte i juaji?
    Po kryebashkiaku Veliaj,pse nuk ben pritje populli,nuk merret me letrat e qytetareve,bile as u kthen fare pergjigje ligjore letrave dhe e mail-eve ne adrese te tij?
    A nuk eshte kjo arrogance kriminale shteterore e juaja dhe kryebashkiakut Veliaj,ne nje kohe qe trumbetoni me te madhe se po “bashkeqeverisni me qytetaret”?
    Ju nuk bashkeqeverisni,por talleni me qytetaret tuaj !
    Kryebashkiaku i juaj Veliaj,eshte kaq i pa afte dhe arrogant sa edhe shkreses se KLSH,qe me jepte te drejte mua ne ankesen ndaj UKT jo vetem nuk e mori parasysh,por edhe nuk i eshte pergjigjur fare!
    Ky eshgte shteti qe sundoni ju,zoti kryeminister dhe para se te kerkoni qe Europa te hape negociatat me ty,hapi ato me popullin tend me pare!
    Aq jeni i shkeputur nga realiteti i popullit tend,sa kujton se mjafton qe hedh rromuze ne facebook apo se keni hapur portalin ne kryeministri dhe mbaruan se zgjidhuri hallet e popullit.
    Investon ne vende te dukshme,ku reklamohet imazhi i juaj,ndersa brenda qyteteve dhe sidomos neper ish komunat rreth Tiranes jetojne si ne Bombej!
    Reklamon se do investosh ne 100 fshatrat turistike,kur ne Yzberisht (KMY) ,vetem 3-4 km larg zyres tuaj banoret jetojne si para 28 vjeteve,se ju nuk keni investuar ketu asnje lek ,se per rreth 30-40 mije banore nuk ka asnje cerdhe,asnje kopesht,asnje kend lojrash,asnje lulishte,rruget jane te pashtruara,me balte e pluhur ,per qindra pensioniste nuk ka asnje ambient ku te kalojne kohen etj,se ju e keni mendjen tek reklama te ktheni 100 fshatrat turistike,kur ne jetojme si ne kampet e internimit te dikurshem!
    Cfare interesi ka kryebashkiaku Veliaj,qe ne nje bllok shtepishe e vilash te vogla me oborre,shumica te pa legalizuara,prane bllokut tone te banimit ,bashkia po u shtron te gjitha rrugicat,bile edhe gardhet me beton,ndersa ne bllokun tone te banimit me pallate 9-10 kate nuk shtron te pakten nje rruge 300-400 metra qe na ka nxire jeten!
    Mos valle po pergatit ndertimin e ndonje kulle atje?!

  8. 105 vjetori i Pavaresise says:

    Ky ZOTERIA me shkronja te medha e meriton te jete udheheqes SHTETI shume respekte i nderuar trajner!

  9. Aleksander says:

    Bravo bravo bravo ! Njerez te medhenj me shpirt te madh .Bera tifo per Kroacine(dhe Zvicren) nga fillimi ne fund te boterorit,dhe tani ndihem krenar qe kam bere tifo per skuadren e duhur,per me te medhenjte nga gjithe te tjeret .Do te vazhdoj te bej tifo per kete Kroaci, qe po na jep leksion dinjiteti e qytetarie te gjitheve . Forca Kroacia …!

  10. frut per t'u ngrene says:

    Me ka bere pershtypje ky trajner edhe ne pankine ishte ndryshe nga gjithe nga gjithe te tjeret.Me ka terhequr profili i tij i qete edhe kur fitonte edhe kur humbete.Fale djemeve te talentuar fale dhe atij Kroacia(ekipi kometar i futbollit) iseleksionuar nga ky trajner beri Historine.Une e quaj kampion bote.Bravo djemve te kombetares Kroate,bravo trajnerit dhe te gjithe ata qe e mbeshtesin.

  11. sapa says:

    Dhe te mendosh se ne Kroaci nuk behet kurre si ne vendin e dhjere shqiperi.

  12. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Edhe KM jone me ane te biznesmeneve te fuqishem si Mane, Ulaj etj etj nga rraca e ketyre ka vendosur te hapi nje fondacion per te cuar te pakten 1 jave ne bregdet me pushime familjet e varfera shqiptare, perjashtohen nga kategoria e te varferve te gjithe ata qe kane dhjertoren dhe dushin brenda ne shtepi ndersa kush dhjet ne natyre, lahet me kanoce, apo fshin bythen me gjethe mullage pasi ka mbaruar pune perfiton nga fondacioni. Aplikoni ne platformen qeveritare ” C’do Populli ben Partia dhe C’thote Partia ben Populli”.

  13. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Edhe KM jone me ane te biznesmeneve te fuqishem si Mane, Ulaj etj etj nga rraca e ketyre ka vendosur te hapi nje fondacion per te cuar te pakten 1 jave ne bregdet me pushime familjet e varfera shqiptare, perjashtohen nga kategoria e te varferve te gjithe ata qe kane dhjertoren dhe dushin brenda ne shtepi ndersa kush dhjet ne natyre, lahet me kanoce, apo fshin bythen me gjethe mullage pasi ka mbaruar pune perfiton nga fondacioni. Aplikoni ne platformen qeveritare ” C’do Populli ben Partia dhe C’thote Partia ben Populli”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *