Bekenbauer flet për herë të parë pas Botërorit: Lëv gaboi, të tregohet më i ftohtë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Franc Bekenbauer ka folur për herë të parë pas eliminimit të kombëtares gjermane nga Botërori.

Kaizeri mendon se faji dhe përgjegjësia nuk bie vetëm mbi lojtarët, por edhe mbi trajnerin Joakim Lëv, i cili duhet të kishte vepruar ndryshe me rreshtimin e skuadrës.

Ai gjithashtu i këshilloi atij që kur të grumbullojë lojtarë për ture të rëndësishme, duhet të tregohet profesionist dhe jo të vendosë me zemër. “Lëv duhet të jetë i ftohtë kur të marrë vendime të rëndësishme.

Trajnerit tani i duhet të japë llogari për performancën e dobët të skuadrës në Botëror.

Ishte një paraqitje shumë e dobët dhe mendoj që faji bie mbi trajnerin”, u shpreh Bekenbauer, që më pas shtoi: “Vendimi për të vazhduar punën në kombëtaren e Gjermanisë, pasi skuadra nuk kaloi fazën e grupeve ishte i drejtë, por kjo nuk tregon një fillim të ri për të.

Atij i duhet të ndryshojë disa gjëra, pasi disa lojtarë të rëndësishëm nuk e ndihmuan atë të arrijë rezultate të mira në fazën e grupeve. Arsyeja pse ai dështoi ishte rreshtimi i gabuar.

Me një skuadër të vendosur në atë mënyrë nuk mund të luash në Botëror. Futbolli është në radhë të parë një lojë që kërkon të vraposh shumë.  Por, duhet edhe të tregosh gatishmëri. Skuadra tregoi të kundërtën e asaj që trajneri kishte në mendje”, përfundoi Kaizer.

Ai është një nga të paktët ish-lojtarë dhe trajnerë që ka kritikuar trajnerin Lëv, i vetmi që e ka bërë këtë ka qenë Lotar Mateus dhe Shtefan Efenberg.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *