Blendi Klosi: Ja 16 zonat me përparësi në turizëm

20 Korrik 2018, 15:28Turizëm TEMA

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi. 16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezë me investitorë, përfaqësues të agjensive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve.

16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Këto zona janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

“Buxheti i shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirect në zhvillimin e vendit, për një kontribut prej 8.5% në kontribut direct drejt për së drejti. Ne kemi arritur që me politika të perbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke I investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë. E kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsdrejti ose ne menyrë indirekte nga sektori i turizmit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Turizmi po kthehet në industri për vendin tonë dhe arsyeja kryesore është se numri i turistëve është në rritje.

‘Po të shikojmë shifrat realisht cdo ministër në cdo qeveri do të ndjehej pozitiv, po te shikosh se sa shumë numri I turistëve është rritur cdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shenoi 5.1 milion turistë të huaj të hyrë në vendin tonë, I cili krahasuar me një vit më pare është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë cfarë ne duhet të arrijmë në Shqipëri, ne realisht mendojmë se kemi shumë më tepër hapsira dhe mundësi. Dhe sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar për këto hapsira dhe këto mundësi. Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë Shqiptare, të cilat kanë pasur shtrirjen e tyre në të gjithë sektorin të pandarë”, tha Klosi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë strategji përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi, janë Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni I Shkodrës, ai i Ulzës, Lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit aq e rëndësishme për Tiranën.

Fjala e plotë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit percakton 16 zonat me perparesi zhvillim turizmi. 16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezê me investitorë, pêrfaqësues të agjensive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve. 16 zonat e propozuara, janê reflektim i ligjit qê pêrcakton qarté se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

Të flasim tani për turizmin. Edhe për një ministër që ka detyrën e nderuar të drejtojë këtë dikaster padyshim është shprehje e një ndjesie shumë positive që ne po kuptojmë  si shoqëri, se per të arritur nje destinacion vërtet europian turistik gjithë shoqëria I duhet të shërbejë kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë Shqiptare prandaj une jam me një ndjesi shume positive qe ne sot jemi ne kete bisede të një tryeze të rrumbullakët sic duhet të jetë në fakt  cdo vendimarrje në fushen e turizmit ndërmjet institucioneve shtetërore, perfaqësuese të nderuar  të pushtetit lokal  dhe komunitetit të bisnezit.

Komunitet I cili është natyrisht përfitues I drejtpërdrejtë I zhvillimit në zonën turistike, por që natyrisht vite e vite me rrallë është edhe vuajtësi I madh I realizimit të kushteve të verteta për të ndërtuar një biznes turistik europian në vendin tonë. Ne sot kemi ardhur në këtë bisedë për të diskutuar një nga hapat e rëndësishëm me nje implemtim të ligjit të zhvillimit të turizmit në vendin tonë, I cili është miratimi I planit kombëtar sektorial në fushën e turizmit ose me fjalë të tjera miratimin në parim dhe pastaj me nje vendimarrje qeveritare I zonave me përparësi zhvillimi të turizmit. Prandaj edhe doja të falenderoja shumë të gjithë përfaqësuesit e komunitetit të beznesit dhe kryetarëve të bashkisë të cilët jane ketu sot në këtë diskutim me ne për të dhënë mendime te vyera, natyrisht mendime praktike, që janë kaq shumë të nevojshme në politikat tona dhe mënyra se si ka ecur dhe zhvillohet turizmi në vendin tonë. Por po ashu unë do doja ti bëja një falenderim shumë të madh njërit prej kolosëve të turizmit europian zotit Ditmar Gun, i cili përfaqëson një nga kompanitë lider në fushën e turzmit I cili pranoi të ishte sot me në në këtë debat, jo vetem për të shprehur standartin I cilin bota europiane e zhvillimit te turizmit kërkon të zhvilloj në shqipëri, por natyrisht për të biseduar me ju partnerët lokal të këtij bisnezi. Mundësinë e artë që ka Shqipëria tashmë për të marrë hapin e madh për të kaluar nga turizmi I zhvilluar me sakrifica për të kaluar të turizmi që do të zhvillohet përsëri me sakrifica. Këtu unë do doja të isha përsëri shumë mirnjohës për të gjitha sakrificat tuaja për një turizëm i cili zhvillohet me standarte europiane e që na bën ne të krahasueshëm me një treg të veshtirë europian edhe rajonal I zhvillimit të turizmit. E po ashtu do doja të falenderoja shumë një jogosllav Ranicovic një mik shumë I mirë I Ministrisë së Turizmit në vendin tonë,po ashu edhe një mik shumë I mirë  I shumë agjensive të turizmit në rajon I cili ka ardhur ketu të ndajë me ne një experience jashtezakonisht positive në krijimin e destinacioneve të reja turistike, jo vetem në Kroaci, Slloveni dhe Malin e zi, por në të gjithë rajonin e Mesdheut. Prandaj të nderuar miq ne kemi të dhëna shumë positive përsa I përket zhvillimit të turizmit. Buxheti I shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirect në zhvillimin e vendit, për një kontribut direct prej 8.5% në kontribut direct drejt per së drejti. Ne kemi arritur që me politika të perbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke I investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë. E kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsdrejti ose ne menyrë indirekte nga sektori I turizmit. Është ai biznes të nderur miqtë e mi, I cili e ka të veshtirë të gjej një zë buxhetor se ku mblidhet kontributi. Por dihet nga të gjithë tashmë se ai.jep kontributin e tij. Cdo familje e cila jo vetëm kontribon drejtpërsedrejti sic është komuniteti juaj I biznesit, por cdo njëri që ka një shërbim dhe këto ofrohen në fushën e turizmit. Deri tashmë kemi matur dhe vlersuar turizmin vetëm nga statistikat e hyrjes dhe daljes të turistëve të ndryshëm që kanë hyrë në vendin tonë. Po të shikojmë shifrat realisht cdo ministër në cdo qeveri do të ndjehej pozitiv, po te shikosh se sa shumë numri I turistëve është rritur cdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shenoi 5.1 milion turistë të huaj të hyrë në vendin tonë, I cili krahasuar me një vit më pare është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë cfarë ne duhet të arrijmë në Shqipëri, ne realisht mendojmë se kemi shumë më tepër hapsira dhe mundësi. Dhe sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar për këto hapsira dhe këto mundësi. Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë Shqiptare, të cilat kanë pasur shtrirjen e tyre në të gjithë sektorin të pandarë. Të gjithë kanë arritur të përfitojnë nga këto para të shtuara në sektorin e turzmit dhe presim që vera e këtij viti ashu sic ka filluar si rrallë herë që të shtrij sezonin e saj jo vetëm në ato dy muajt klasik korrik –gusht ku ne jemi, por të kemi një prurjë turistike të kënaqshmë që në muajin maj dhe të gjithë strukturat hoteliere të cilat realisht kane një hapsirë  për të ofruar një shërbim kualitativ të jenë të kualifikuara deri në fund të muajit tetor fillim muaji nëntor. Ju jeni disa përfaqësues të këtij komuniteti dhe shprehni këto vlersimë dhe keto sfida që ne kemi të gjithë së bashku për të shkuar përpara, por përsëri pot ë gjykojmë krahasuar me vendet e rajonit dhe pot ë shikojmë statistikat ne jemi larg asaj cfarë duhet të na bëjnë të ndjehemi në rrallë të parë krenar dhe pastaj të ndjehmi mirë se në që I sherbejmë sektorit kemi arritur që të zhvillojmë atë që duhet. Po të shikosh krahasimisht numrin e shtretërve e më pastaj rritjen në përqindje të vizitorëve në krahasim me vendet e tjera realisht kemi shumë për të diskutuar. Po të shikojmë rritjen e numrit të turizmit ne kemi nga vlerat më të larta krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Por kjo përsëri nuk na bën të ndjehemi mirë pasi ne kemi shumë sfida, të cilat duhet ti ndajmë së bashku me njëri tjetrin.  Sfidat janë mungesa e kapaciteteve. Kjo është bisedë që ne e kemi bërë shpesh. Sfidë për ne është mungesa e markave të njohura të hoteleri turizmit. Ne kemi krijuar një paketë e cila po I jep frutet e saj, por përsëri deri diten ne do ti kalojme brendet e para në Shqipëri, përpjekja jonë do të jetë e vazhdueshme për të lënë gjitha pasivitetin. Problemi jone tjetër është mungesa e standarteve dhe sistemit të cilat bëjne planifikim vertet se cfarë përfaqëson cdo strukturë. këtu kërkohet bashkëpunim I vërtetë i grupeve tona. Problem tjetër është problem I mungesës së investimeve kapitale private. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë strategji përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi, janë vija bregdetare, Parku Natyror I Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni I Shkodrës, I Ulzës,  lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali I Moravës dhe Zona e Rinasit aq e rëndësishme për ne. 16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

2 komente në “Blendi Klosi: Ja 16 zonat me përparësi në turizëm”

  1. Dashamiri says:

    Po ku i keni rruget per te shkuar ne keto zona??.Besoj e keni gjet zgjidhjen me shkuar me helikopter

  2. worren says:

    Po ngele duke shpalle zona, cdo gje ne fjale,mashtrues investimet behen me para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje