FOTOT: Një mrekulli fare pranë Tiranës

20 Korrik 2018, 11:15Turizëm TEMA
FOTOT: Një mrekulli fare pranë Tiranës

Nga Nëntor Oseku

Për ta parë lindjen e diellit mbi sipërfaqen e liqenit, jemi zgjuar në orën 4.30 të mëngjesit.

Për ne ishte një përjetim i rrallë, krahas lindjes së diellit, hapësira mbi liqe ishte e mbuluar me re, andaj, na është dashur edhe 2 orë të tjera të presim, derisa dielli ka shpërthyer retë në tërë hapësirën e liqenit.

Punimet për ndërtimin e liqenit kishin filluar në vitin 1988, por për shkak të rrethanave të mirënjohura, ato u ndërprenë për t’u rifilluar në vitin 1993, mbështetur nga qeveria italiane.

Punimet përfunduan në vitin 1996, kurse për mbushjen e liqenit u deshën edhe 2 vjet të tjera, kështu që në vitin 1998 projekti i liqenit u finalizua.

Liqeni përfshin sipërfaqen prej 4.6 km, me thellësi nga 18m deri në 53m.

Zona e Bovillës përshkohet nga bukuri natyrore përrallore, kurse nga uji i këtij liqeni, që ka shtrirje në dy Komuna, të Tiranës dhe atë të Krujës, furnizohen me ujë të pijshëm një pjesë të konsiderueshme të banorëve të Tiranës.

Nga çdo lartësi e maleve të sipërcekura, Liqeni i Bovillës ka pamje madhështore, andaj kjo zonë paraqet interes për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj, ngjitjes malore, adhuruesve të kampingut dhe çiklizmit malor.

E falënderojmë Choose Balkans për mikpritjen në Tiranë dhe Agron Aruci për bujarinë e treguar!

Vizitojeni SHQIPËRINË!

5 komente në “FOTOT: Një mrekulli fare pranë Tiranës”

  1. SPIROS DION says:

    Qenka nje tip ishulli ne mes plot me peme te gjelberta ..Cudi si nuki ka rene ne sy te komunistave drupreres e katastrofakesh

  2. Bariu says:

    Foto dhia e cjapi.

  3. Samiu says:

    Ha ha ha …drute u prene nga “demikratet pas vitit 1990…o Bajge….. te pakten kjo eshte nje e vertete sa mali i Tomorit…… Ptu Race e poshter Ballistash , Fashistash antikombetare….

  4. Ilia says:

    Po guroret qe po shkatrrojne kete mjedis e rrezik te prishin digen gjate shperthimeve nuk i keni pare?

  5. Rita says:

    Shume bukur, mrekulli nga natyra . Te punojme se bashku pa urrejtje, te bejme mrekulli edhe nga dora e njeriut . Jemi popull i vogel qe vetem me bashkepunim e vullnet te mire mund te perparojme , urrejtja sjell percarje e percarja shkaterrim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje