“Benzema është i vjetër”, shikoni reagimin e sulmuesit francez ndaj presidentit të Napolit

21 Korrik 2018, 11:25Sport TEMA

Ditët e fundit pati fjalë se Benzema mund t’i bashkohej Napolit, tashmë të drejtuar nga trajneri Ancelotti, por dje gjithçka është “shembur” në mënyrën më të keqe të mundshme.

Presidenti i Napolit ishte ai që foli fillimisht për sulmuesin e Realit, duke e quajtur atë të “vjetër”. Por nuk u mbyll këtu, pasi i menjëhershëm ishte edhe reagimi nga Karim Benzema.

Lojtari francez reagoi nëpërmjet “Twitter”-it, duke e quajtur presidentin e Napolit, De Laurentiis, si “një tjetër budalla në listën e tij”.

Tashmë, pas këtyre dy deklaratave, të gjitha dyert duken të mbyllura dhe tifozët e Napolit as mund ta çojnë më në mendje një lëvizje të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje