Pse nuk duhet marrë seriozisht Mustafa Nano

21 Korrik 2018, 08:10Politika TEMA

Nga Blerim Latifi

Me çfarë lehtësie të padurueshme, këtu në Ballkan, i madh e i vogël, të ditur dhe injorantë, e ngatërrojnë biologjinë e gjenetikën e individit me përkatësinë e tij kulturore. Gjithë kohën jemi racistë, pa e kuptuar këtë. Ndërkaq, Mustafa Nano është shembulli më i freskët i kësaj lehtësie.

Në thelbin e pikëpamjes së tij qëndron ideja se midis shqiptarëve dhe serbëve nuk ka pasur vetëm një histori urrejtjeje, por edhe një histori dashurie, madje kjo e fundit, sipas Nanos, ka dominuar pjesën më të madhe të historisë së tyre në Ballkan.

I premtova gazetarit se do të shkruaj diçka lidhur me këtë debat, por me idenë dhe dëshirën për të mos u bërë pjesë e tij. I lexova përsëri deklaratat e Nanos dhe disa nga reagimet e forta ndaj tyre.

Shoh dy probleme në qasjet e palëve të përfshira në debatin në fjalë.

Problemi i parë

Është krijuar një praktikë shumë e keqe e reagimit publik në Kosovë. Me të thënë dikush diçka, që nuk përputhet me “të vërtetat e vetëkuptueshme”, apo “të vërtetat e mirënjohura”, menjëherë aktivizohet një armatë e tërë linçuesish verbalë që nuk lënë gjë pa thënë e kërcënim pa bërë. Kjo praktikë është tregues i qartë për faktin se, përkundër tolerancës zyrtare e korrektësisë politike të imponuar nga rendi politik liberal në të cilin jetojmë, ne vazhdojmë të jemi një shoqëri intolerante, në të cilën ushtrohet represion i hapur verbal ndaj kujtdo që artikulon një mendim të ndryshëm prej mendimit të cilin e lejojnë dogmat politike, historike e kulturore të shoqërisë. Jemi bërë një shoqëri ku liria e mendimit dhe e shprehjes së tij në ekstrem dekurajohet. Në Kosovë, është bërë vështirë të jesh e mendosh ndryshe dhe ai që e ka zemrën të dobët mbyll gojën e heq dorë nga të menduarit.

Shkrimtari i njohur çek Ivan Klima, në novelën e tij “Botë pa shenjtorë e pa engjëj”, flet për zemërdobëtit që e mbyllin gojën nga frika: Ata që mbyllin gojën dhe nuk i shprehin kurrë mendimet e tyre, vjen një ditë e pushojnë së menduari fare. Vendin e të menduarit e zënë dërdëllitjet boshe ndërkohë.

Do të marr një shembull. Shikoni Universitetin e Prishtinës. Janë me qindra profesorë që mburren me gradat e tyre akademike, por mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë ata që kanë guxim të thonë një fjalë për të qenë në debatet e nxehta të shoqërisë. Shumica kanë zgjedhur heshtjen dhe mosdukjen. Rrjedhimisht, debati publik mbi shoqërinë, mbi vlerat dhe orientimet identitare të saj, është lënë në duar të sharlatanëve e budallenjve që flasin ose në emër të Zotit, ose të kombit, ose të njerëzimit.

Problemi i dytë

Ky ka të bëjë me mendimin e dhënë nga Mustafa Nano për çështjen në fjalë. Në njërën anë, çështja për të cilën ai flet, është tejet e ndërlikuar dhe, në anën tjetër, kompetenca e tij për t’u marrë me të lë shumë për të dëshiruar.

Mustafa Nano është gazetar, opinionist, siç kanë dëshirë t’i quajnë në Shqipëri njerëzit si puna e tij, duke mos qenë fare të vetëdijshëm se ky term, në thelbin e tij, ka konotacion fyes.

Nga Platoni dhe Hegeli, në mes të tjerëve, e dimë se opinioni është e kundërta e dijes racionale (filozofike, shkencore). Te Platoni opinioni është niveli më i ulët i diturisë, një lloj diturie popullore, vulgare, rrjedhimisht e gabueshme, ndërsa te Hegeli, opinioni është një përzierje e rrenave dhe e të vërtetave, në formën e thashethemnajës. Në pikëpamjen platonike, të jesh opinionist do të thotë të jesh inferior në çështjes e dijes, vulgarizues i saj, i padijshëm- thënë shkurt e shqip. Ndërsa në atë hegeliane, të jesh opinionist do të thotë të bësh punën e thashethemexhiut. Nuk e kam parë ndonjëherë Mustafa Nanon të distancohet nga titulli i opinionistit, që ia kanë dhënë të tjerët.

Nano nuk e ka formimin e nevojshëm akademik për t’u marrë me çështjet e komplikuara të historisë, të sociologjisë historike dhe filozofisë. Ai mund të jetë një lexues i pasionuar i këtyre disiplinave akademike por, e shumta që mund të arrijë nga kjo, është të bëhet një autodidakt i tyre. Ka autodidaktë vetëkritikë, të cilët i dinë kufijtë e njohurive që zotërojnë në një fushë të caktuar të dijes, ashtu sikurse ka edhe autodidaktë megalomanë, që e kanë bindur veten se zotërojnë të gjitha njohuritë e saj.

Në rastin e Mustafa Nanos, shpeshherë, nuk dallohet kufiri në mes këtyre dy tipave të autodidaktit dhe kjo më së miri shihet në sigurinë me të cilën ai i parashtron tezat e tij. Metodologjikisht një gjë është e qartë: në shkencat sociale vetëm budallenjtë flasin me terma të sigurisë matematikore.

Në aspektin pedagogjik, autodidaktët rëndom kanë probleme me metodologjinë e fushës për të cilën flasin dhe kjo vjen nga fakti se u mungon formimi sistematik, të cilin e mundësojnë universitetet. Kjo ka rëndësi themelore. Të mos njohësh metodën shkencore dhe të pretendosh se po zhvillon teza shkencore është si të bësh matematikë pa e njohur tabelën e shumëzimit, apo të bësh filozofi, pa njohur konceptet elementare të saj. Kjo vlen, gjithsesi, edhe për fushën tejet të ndërlikuar të historisë. Historinë nuk mund ta tregosh dhe shpjegosh duke blerë pesë a gjashtë libra në librarinë e lagjes dhe pasi t’i kesh përtypur ato, të ulesh e të bësh një kompilim (përmbledhje) të gjërave që janë thënë në faqet e tyre. Zanati i historianit serioz është krejtësisht tjetër. Ai fillon e mbaron në arkiva. Ata që zgjedhin rrugë tjetër për të na treguar se si ka qenë e kaluara, kanë të drejtën e lirisë së mendimit, të garantuar me dispozitat liberale të kushtetutave tona, por, njëkohësisht, ne jemi në të drejtën tonë të plotë për të mos i marrë seriozisht tregimet e tyre.

Unë konsideroj se me Mustafa Nanon duhet vepruar pikërisht në këtë mënyrë: të mos e marrim seriozisht. Tek e fundit, opinionist është, pra e ka zanat vulgarizimin e gjërave, në këtë rast, vulgarizimin e historisë.

Të shkruash për historinë e Ballkanit – kjo është një punë tej mase e mundimshme. Së pari, duhet të jesh poliglot, të njohësh gjuhët e Ballkanit, veç shqipes, gjuhët sllave, turqishten, greqishten e latinishten. Së dyti, duhet të të rrjedhin djersët lumë duke bredhur nga një arkiv në tjetrin, nga Roma në Stamboll, nga Tirana në Beograd, nga Athina në Vjenë, siç bëjnë, ta zëmë, Noel Malcolm dhe Oliver Schmitt. Një digresion: Në Prishtinë arkivat janë të varfra për shkak se “vëllezërit tanë turq” nuk na lanë asnjëherë t’i shkruajmë gjërat në gjuhën shqipe, ndërsa “vëllezërit tanë prej gjaku, serbët” siç i quan Nano, kur u detyruan nga bombat e NATO-s të ikin nga Kosova, bashkë me trupat e shqiptarëve të masakruar, i vodhën edhe arkivat.

Nano nuk bën pjesë në komunitetin e historianëve që i plotësojnë këto kritere themelore të seriozitetit shkencor. Ai nuk është as poliglot e as bredharak i pasionuar arkivash. Tërë ditën, nga mëngjesi në darkë, e gjen në kafiteritë elitare të Tiranës, aty ku zien kazani politiko-medial i Shqipërisë,- një shprehje kjo shumë e goditur e Edi Ramës.

Më duhet ta përsëris: është vetëm një opinionist dhe ne duhet të mbajmë një qëndrim platoniko-hegelian ndaj deklaratave të tij mbi historinë e Kosovës.

Sovraniteti shpirtëror

Ata qe e ndiejnë veten të lënduar nga këto deklarata nuk bëjnë mirë që lëshohen në kundërdeklarata emotive, sipas ligjit të lashtë të talionit: dhëmb për dhëmb, fyerje për fyerje. Të tilla deklarata nuk janë as të parat, e as të fundit. Një kohë të gjatë na kanë quajtur ardhacakë nga shkrepat e shkreta të Shqipërisë së Veriut dhe, ata që na quanin kështu, një ditë, edhe provuan të na dërgojnë në ato shkrepa. Ishte e nevojshme të ngrihej në këmbë i gjithë Civilizimi Perëndimor që kjo të ndalej. Një kohë të gjatë na kanë quajtur “turq, që duhet të kthehen në atdheun e tyre në Anadoll” dhe, po ata që na quanin kështu, disa herë provuan të na degdisin përtej Bosforit, atje diku në fqinjësi me kurdët e shkretë. Shpëtuam falë rastësive historike, siç do të thoshte Konica. I kemi paguar shtrenjtë këta emra që na i vishnin të tjerët dhe tani shtrohet çështja pse ende sot vazhdon ky pasion për të na vënë emra të ndryshëm prej atij që kemi. Emra prapa të cilëve fshihet dëshira e dikujt për të na çrrënjosur nga ky vend. Përgjigja është e qartë: Dikujt ende i duket ëndërr fakti se Kosova është bërë shtet i pavarur. I duket e pabesueshme që Prishtina është kryeqytet i një shteti, e jo kryeqytet i një province serbe apo osmane dhe duke mos mundur ushtarakisht ta rrëzojnë këtë fakt i sulen të kaluarës sonë për të gjetur në mjegullnajat e saj ndonjë argument që thotë se Prishtina nuk mund të jetë kryeqytet i një shteti.

Provincializmi është formë sundimi, robëri mentale, mungesë e sovranitetit shpirtëror. Të ndalemi pak te ky koncept. Është e qartë se në një shtet, sovraniteti nuk duhet kuptuar vetëm në termat e kontrollit fizik dhe politik të territorit. Shteti ka nevojë edhe për sovranitet shpirtëror, e ky nënkupton fuqinë për të vendosur vetë se cilët jemi, për të vendosur vetë se si ta shkruajmë historinë tonë, për të vendosur vetë se si ta besojmë ose mosbesojmë zotin, në fund, kush do, t’i kërkojë atij mëshirë apo drejtësi në gjuhën e nanës dhe kur të ndahemi për herë të fundit nga të afërmit tanë në varreza, këtë ta bëjmë po në këtë gjuhë.

Sovraniteti shpirtëror është plotësimi i lirisë së një vendi.

30 komente në “Pse nuk duhet marrë seriozisht Mustafa Nano”

  1. orient says:

    ..nje analize perfekte,per te ndare llumin nga kultura dhe historia..

      1. Mali says:

        Duhet ta lexoje mire Jo vetem Muci por CDO shqiptar qe e quan veten. Shqiptar.

        1. Flm says:

          Artikulli eshte nje “ledhatim i veshve” te kompleksikve Arnaut. Eshte “ushqimi” shpirteror qe kerkon injoranca e ketij mileti
          ####
          Fillojme te analizojme disa detaje.
          1- Gazetari e hap artikullin me frazen …. “mendje lehtet ngaterojne gjenetiken e individit me perkatesin kulturore”
          A nuk jeni ju ata ore te peshtyre qe beni kete ngateres te qellimshme ne ratin e Greqise, te Serbise …. dhe c’do lloj race qe nuk ju pelqen, a nuk jeni ju ata qe nuk quani Helen Greket e sotem vetem e vetem pse shumica e tyre jane te ardhur nga Anatolia (qe duke mos e ditur qe Anatolia ishte Hellada e dyte), a ka racista me te medhenj se ju ore bark-thare.
          2- Perse ore majmuna c’do pajtim me fqinjet e shikoni me armiqesi dhe dyshim ???? a nuk jemi ne fituesit dhe Serbet humbesit e medhenj te fund shekullit qe kaluam ??? c’fare pidhin e Hanemes kerkoni akoma, nuk e kuptoni apo beni sikur nuk e kuptoni qe Otomanistet e Erdoganit investojn shume per te na armiqesuar me fqinjet tane te Krishter !!!!
          3- Perse ore Debila c’do ze i kundert te censurohet dhe te luftohet ???? jemi apo nuk jemi ne shoqeri demokratike, ne Europ financohet zeri i ndryshem, sindikata, opozita …. vetem e vetem qe te ket dialog produktiv.
          Kurse ju o Mesjeta politikan, gazetar, “intelektual” … nje mut jeni.
          4- Mustafa Nano eshte toleranca dhe ju Mizeria, ai eshte e verteta dhe ju Frika dhe makthi, ai ndryshimi dhe ju mesjeta.
          Nje BRAVO te madhe Mustafa Nanos qe shkon kundra “rymes” … qe ka guximin the flet.
          Rroft miqesia dhe bashkjetesa ne Ballkan, larg nga Neo-Otomanizmi dhe Islami mesjetar.

          1. anti serbi says:

            O Mut Nano, që fshihesh pas pseufonimeve, dhe gjoja po falënderon Muç Nanon si e vërteta dhe elita ballkanike. Boll e pallat kete popull duke bere historinë me byth… Ik pallohuni me serbet dhe shqiptarët vuajnë kusuret e kopilave… Muç Nano nje i shitur tek serbët, dhe me parate e qelbura të serbit është bërë njel kallep si të shiturit e tjerë të politikës dhe ngrefoset në halene e tij në gjirin e Lalzit se bashku me Ilir Meten, kapon kryesore te mafies serbe në Shqiperi.. A e dini ju Mut Nano se Ilir Meta ka vile në mes të Beogradit, dhe a e dini se kush ja ka blere atë vilë atij bastardi ?

          2. undefined says:

            Atehere pse hidhini perpjet kur ju thone qe vini nga Anadolli more shurrtore e Anastas buces kur Anadolli na “paska qene” helada e dyte moj kurve Manastiresh greke……sepse e dini shume mire se sa kane te bejn rracat jevgjite te Anadollit me ato Europiane ..00000000 sepse e dini shume mire qe banoret autokton te asaj Greqia te pjerdhur nuk kane as me voglen lidhje me jevgjit e ardhr te Pontit ….sepse flasin nje gjuhe(artificiale) nuk do te thote se kane te njejten kulture apo tradita dhe kete d shikon kudo edhe sot ne Greqi more pic derr 300

    1. I.Hoti says:

      Z MUT Nano vertet nuk duhet te merret seriozisht…i ka luajtur truri..per ndonje arsye?!!! Para?????/ ‘Fame’???? I cmendur ! Duhet luftuar se terhiqet…eshte frikacak i madh! Salihi e sulmoi ….ai nuk merret me me te …etj ..Pjese e maskarenjve!

  2. Endri says:

    Po Muç Nano nje derdimen eshte qe i hypi vetja me qef se e takojn ca pleq ne rruge e tani diç I duket vetja. Nano nuk eshte se ka bere dicka per tu mbajtur me d, e quajti Fatos Nanon nje koqe dembeli e mori pak emer. ME MIRE MOS JA VARNI E LERENI ASHTU ME PROVOKCJA SE ATY MERR EMER.

  3. Lee lee says:

    Shkrim i lart. ?

  4. Professor says:

    Ai qe je,je. S mund ta ndryshosh dot.s mund ta percaktosh dot kush je,sipas deshires.
    Nese e ke zanafillen nga nji kallam serb,s ke ci ben.
    S ta ka fajin much nano.
    Muchi vech konstaton.dhe thot fakte.si ai deshmitari qe deshmon para gjykates per c ka pa.s duhet me pas doktorratura profesorlliqesh me qen deshmitar n gjyq
    Thjesht fati t coji me tregu se kush vrau a vodhi dhe si ndodhi
    Qe kosovaret jan nje perzjerje gjenetike osmano serbe,kte e tregon pamja fizike e tyre ndryshe nga shwiptart qe jan perxjerje te tjera osmano historike.
    Ne fund te fundit kallami esht kallam,hedh leng ye bardh dhe ben dynjan.

  5. lali eri says:

    Ky eshte nje shkrim i shkelqyer ne lidhje me zberthimin e Muc dereziut si fenomen, por ne fund ka ca cedime patriotike.
    Nuk mund te vendosesh si kolektiv, ne baze te sovranitetit shpirteror, se si duhet te shkruhet historia.
    Autori bie ne kontradikte me veten, kur me siper thote se historia eshte nje shkence dhe se ajo i permbahet kritereve te saj shkencore.
    Keshtuqe, historia si shkence nuk varet nga vullneti politik kolektiv apo nga deshirat kombetare.
    Historiani duhet te jete si nje hetues kokeftohte, te ndjeke faktet dhe te arrije ne konkluzione, pasi te kete te qarte edhe literaturen teorike ne lidhje me rastin qe studion. Nuk duhet te ndikohet emocionalisht nga rrethanat kombetare apo shtysat patriotike, megjithese kjo eshte me e lehte ta thuash se sa ta zbatosh.
    Shkrimi historise eshte akt subjektiv dhe ne asnje menyre veprim kolektiv.
    Ne te kundert do te perfundojme gjithmone aty ku kemi qene.
    Por, Mucit i ka ardhur hakut….

  6. Aldo says:

    Nje si Mustafa Nano (jo Muç) nuk ia vlen te merret njeri.
    Nivel i ulet intelektuai.
    Asnje shqiptar se di ç’eshte: gazetar , politikan,opinionist,shkencetar!Per mu nje antishqiptar i lindur, megaloman,ndoshta ne sherbim te te tjereve.
    Çuditerisht ai urren, kundershton,hakerehet kunder cdo gjeje shqiptare.
    Pale’ ai bashkbisedimi me ate homologun e tij serb: cfare perle!
    Gjithcka rastesi?! Une dyshoj.

  7. Gemi says:

    Mustafa Nano është një sharllatan si shumë të tjerë që defilojnë nga një studio televizive në tjetren. Ky sharllatan e lidhë përkatësinë nacionale me gjendet. Për këtë lloj të sharllatan e ju propozoi ta shikoni këtë video të all kancelarit Helmit Hamit…https://youtu.be/sj2iG3gOolw ku ai flet për problemet që mund ti këtë Gjermania nga muslimanët e Anadollisë, gjirit Person dhe Afrikës, këto probleme nuk janë gjenetike por kulturore. Samuel Huntigtoni nuk flet për konfliktin gjenetik por për konfliktin e civilizimeve KULTURAVE.
    Në Serbi ke politikan me mbiemrin Gašić (Gashi) Daćić (Daci) këta gjenetikisht mund të jenë shqiptarë por kulturalisht janë shkri dhe me ju ardhë rastin e vrasin Mustafa Nanon me gjithë familjen sepse e konsiderojne turk.

  8. Atdheu says:

    Bravo z.Blerim Latifi. ?

  9. Alba says:

    Nje shkrim dhe arsyetim brilant!

  10. mik says:

    Te lumte. Nje shkrim qe te le mbresa, dhe gjithashtu, na len t’kuptojme sa pak dije kemi.

  11. Ladi says:

    Nuk besoja, qe ne trojet shqiptare paska ende njerez kaq te ditur, sa te me bejne te ndjehem krenar qe jam shqiptar!!
    Pikerisht sot; ne keto dite dhe kohera krejtesisht te ndotura, te deformuara, krejt anormale, plot banalitet, mbushur me ligesi, ku injoranca dhe padija sundojne e drejtojne, qe prej kohesh qe nuk mbahen ment kete vend te pafat..
    Mirenjohje dhe respekte autorit
    Faleminderime edhe botuesit.

  12. Llaman says:

    Per te qene objektibv ne gjykime, nuk eshte nevoja per sociologji e as per histori. Nano ju refereohet atyre fakteve qe te gjithe i dine. Psh kur thote se shqiptaret e serbet nuk duhet te urrejne njeri tjetrin, ai fakt shpreh esencen mbi te cilen eshte bazuar EU ne cilen duan te hyjne si shqiptaret dhe serbet. Nano eshte nga te paktet gazetare me vizion europian. Artikulli kunder tij tregon se dhe inteligjenca shqiptare shpesh eshte larg vizionit europian.

  13. Shabani says:

    Flm zoti Latifi! Shkrim brilant.. nuk ja vlente te mereshe me mustafa nanon po hajd mo mire ja bere!

  14. Tironsi USA says:

    Ca bohet keshtu mor jahu,Doni me zdryp Muchin nga piedestali i “Akademikut”,ku ka hyp per qejfin e tij,pa i mare leje kerkushit,kurse juve z. Blerim keni leruar disa ara ,qe Muchi nuk ka pas mundesi me i punu,prandaj kote merziteni.

  15. Tifozi says:

    Ka nje problem ne trajtum. Nga njera sne “ ne shkencat sociale vetem budallenjte flasin me termat e sigurise matematikore” por, kur ben vleresimin e aftesive te Nanos per te trajtuar temat delikate, mer persiper te flasesh me “terma me siguri matematikore”. Mos e ke per vehten tende ate postulatin qe referon? Sdqofte pertej shakase shkrimi tregon qe vetem budalla nuk mund te te quajme, por ca kujdes te duhet edhe ty kur te maresh persiper te dalesh ne publik. Respekt tifozr

  16. Halit says:

    Ne te dy anet e vendeve tona ka analiste si ato te pershkruar sakte e mire nga zoti Blerim qe jane ne kundershti me ceshtjen kombetare.
    Po me theksuar se ky ” Muuçi” ska. Po ka ska nje fjale te mire per shqiptaret.
    Thote qe shqiptare e serbe sduhet te urrehen.
    Ne fakt serbet skane pse na urrejne. Po ne kemi njemije e nje arsye.
    Na kane vrare, prere , perçare debuar nga tokat tona dhe kurre se kane pranuar. Pa arsye na urrejne si kurre nje popull tjeter.
    E di “Muuçi” se çdo te ishte shqiperia po te kishte gjithe ato troje te marra 100 vitet e fumndit, ku barra kryesore bie mbi serbet?
    A e di ky analist, i sojit te shkrimit te zotit Blerim,vuajtjet e kosovareve keto 100 vite?
    Une nje kam degjuar dhe s’do ta harroj gjithe jeten. Po sa jane…….
    E pra ky “Muuçi” (s’i pelqen Mustafa!), ky analist brilant evropian se paku duhet te heshte.
    Sa per shkrimin, skam lexuar shkrim me te thjeshte e brilant sa ky i zotit Blerim. Komplimenti.(Veç me shume te degjohet se ka nevoje kombi. Dhe jo per MUUĆAT)

    1. Peço says:

      Për vuajtjet shekullore nga sërbët çdokush i di ose i merr me mënd. Por ju zoti Halit, keni ndonjë gjë për të thënë për vuajtjet e kosovarëve nga elita e tyre politike gjatë këtyre viteve pas shpalljes së pavarësisë? Sipas jush, kush dhëmb më tepër, vuajtja nga i huaji apo ajo që të bënë vëllai i një gjaku, ku ti ke vënë edhe shpresën për një jetë më të mirë për fëmijët e tu?
      Sa për autorin e shkrimit, vetëm të paaftët mund të sugjestionohen nga një shkrim i tillë. Ai është i ndërtuar skematikisht thjesht në vazhdën e mësimeve leniniste për historinë.

  17. Halit says:

    Ne te dy anet e vendeve tona ka analiste si ato te pershkruar sakte e mire nga zoti Blerim qe jane ne kundershti me ceshtjen kombetare.
    Po me theksuar se si ky ” Muuçi” ska. Po ska thene nje fjale te mire per shqiptaret!
    Thote qe shqiptare e serbe sduhet te urrehen?!
    Ne fakt serbet skane pse na urrejne.
    Po ne kemi njemije e nje arsye.
    Na kane vrare, prere , perçare ,debuar nga tokat tona dhe kurre se kane pranuar.
    Pa arsye na urrejne si kurre nje popull tjeter.
    E di “Muuçi” se çdo te ishte shqiperia po te kishte gjithe ato troje te marra 100 vitet e fundit, ku barra kryesore bie mbi serbet?
    A e di ky analist, i sojit te shkrimit te zotit Blerim,vuajtjet e kosovareve keto 100 vite?
    Une nje kam degjuar, dhe ,s’do ta harroj gjithe jeten. Po sa jane…….
    E pra ky “Muuçi” (s’i pelqen as Mustafa! -Po Mustafa quhesh!), ky analist brilant evropian , se paku duhet te heshte.
    Sa per shkrimin, skam lexuar shkrim me te thjeshte e brilant sa ky i zotit Blerim. Komplimenti.(Veç me shume te degjohet se ka nevoje kombi. Dhe jo per MUUĆAT)

  18. aleko says:

    nje shkrim perfekt per te cekur se si duhen bere studimet fondamentale te nje kombi; Jo nga opinionistet por nga njerzit qe plotesojne kriteret shkencore baze te ketyre studimeve..

  19. Lili says:

    Me ne find nje shkrim prej se mbsri dhe i munguar prej kohsh neper gazetat tona te pushtuara nga opinioniste kazani.

  20. Lili says:

    Prape me mutin,po kush e merr seriozisht kete njeri ? Askkush,as serbet qe e kane thirr nuk u binden nga idiotsite e tij..
    Pse disa gazeta te albanistanit i japin aq shume hapesire eshte pyetja.kujte i sherbejne keto gazeta qe zgedhin keso lajme idiote kurse ka plot shqiptare tjere qe bejne pune ma te vueshme qofte ne kroaci,qe albanistanezet sa ia e mesuan emrin e kolindes qe ka disa miqe te vertete shqiptare e atdhetare, apo neper evrope kur punojne per shqiperine ma shume se ky idiot.
    Jo gazetat e albanistanit na flasin per debilet e idiotet qe shkojne ne beograd…Pse?

  21. Robert says:

    Nje nder shkrimet me te argumentuara ne vitet e fundit. Pasi e lexon perfton nje nga ato ndjesi qe i perftojme mjaft rralle ne keto kohe dhe na ben te kuptojme ato qe kemi harruar e po keshtu, deformimin e ndjesive nen presionin e banalitetit mediatik qe modelon fabula false.

  22. Halit says:

    Ju zoti Peço sdini gje, mesa, per vuajtjet e vellezerve tane nga serbet.
    Sa per ate vuajtje qe thoni ju, ajo eshte nje nje vuajtje qe e vuajne te gjithe. Serbet nga qeveritaret e tyre, ne nga Rama, po dhe kosovaret nga qeverite e tyre te ketyre viteve.
    Eshte nje vuajtje qe ka per baze korrupsionin e qeverive kudo; ne cdo cep te botes.
    Por ne e kemi fjalen per vuajtjet fizike, shpirterore,psikologjike qe kane vuajtur kosovaret nga serbet ne shekuj.
    Duhet te kesh jetuar atje,te kesh pesuar ; pale te flasesh.
    Vec nje si Mu.. Nano se di

  23. enter"" says:

    Muc Nano eshte ai qe thote te verteten per autoktonet e leshit qe sot jetojne ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje