U akuzuan për trukimin e ndeshjes, reagon Luftëtari: Është mosmirënjohje, na falënderoni

21 Korrik 2018, 12:58Sport TEMA

Akuzat për trukim dhe tolerim të ndeshjes Luftëtari-Ventspils kanë shqetësuar klubin bluzi, të cilët sot kanë dalë në një deklaratë, ku shprehen se skuadra e tyre ka luajtur drejtë dhe se gjithmonë ka qenë kundër këtyre gjërave.

Në një pjesë të deklaratës, klubi gjirokastrit ka kërkuar që në vend të akuzave, të ketë falënderime duke qenë se deri dje, ata konsideroheshin heronj, ndërkohë që këto akuza, Luftëtari i quan mosmirënjohje.

Reagimi i plotë:

“Klubi i futbollit Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetësim ato çka kanë shkruar mediat duke aluduar për trukime, tolerime apo rezultate te paracaktuara. Luftëtari nuk është bërë kurrë pjesë e pazareve apo fiksimeve. 

Në këtë moment delikat të skuadrës e cila nuk përmbushi pritshmëritë në debutimin e saj europian, të gjithë u sulën si hiena mbi të gjithë ata që deri pak ditë më parë ishin heronj. Kjo është mosmirënjohja e vërtetë ndaj një skuadre që dështoi në një aventurë të paprovuar më parë. 

Për sa i përket çështjeve teknike është stafi teknik ai që vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan për dështimet. 

Për sa i përket atyre që aludojnë për trukime dhe fshihen pas profileve false në rrjete sociale Luftëtari i fton që të paktën të falënderojnë për arritjen e skuadrës në nivele të larta në një kohë kaq të shkurtër.

Nëse do analizojmë humbjen të mos harrojmë që në ndeshjen e parë skuadra kishte mungesa titullarësh dhe një arbitrim skandaloz që mohoi gola dhe penallti për skuadrën tonë. 

Për këtë klubi ka reaguar me një note proteste të dërguar në UEFA. Të gjithë atyre që mezi presin dështimin e skuadrës për të gjetur fajtorët, i ftojmë të kenë durim sepse Luftëtari është ndërtuar dhe destinuar për të qenë fitues. Faleminderit”, shkruhej në reagimin e klubit bluzi.

3 komente në “U akuzuan për trukimin e ndeshjes, reagon Luftëtari: Është mosmirënjohje, na falënderoni”

  1. Prostitucion sportiv says:

    T’u falenderojme per kembet e thyra qe kishit kur u be goli i trete? A thua fitorja deri ne minuten e 93 nuk mund te ruhej dhe ju duhet te dukeshit si kembe e krahe thyer ne minuten e 93. Turp! Ju nuk jeni sportiste! Ju jeni prostituta sportive!

  2. tifozi says:

    SA nuk ke bo pisllik te thon hero se e meriton , kur ben palaçollek dhe shet ndeshjet jeni mender muter hale nuk meritoni rrespekt ,tifozet duan rezultat , para kerkon presidenti ne as qe na rruhet per parat e presidetit tuaj prandaj themi qe keni shitur ndeshjen per te ndimuar presidentin, per ne jeni plera felliqsira , duhet te meret fifa me ju kaq.

  3. kujtesa says:

    Kur heroi heq dore me deshiren dhe vullnetin e vete nga titulli,normal ska pse trajtohet si i tille.
    Ne te kundert,kur bene kurverira,duhet te marri ate qe i takon.
    Kesaj rradhe do marri titullin e “ nderuar” :
    -MATRAPAZA NDESHJESH???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje