FOTOT: Hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, mbytet 29-vjeçari në Velipojë (emri)

22 Korrik 2018, 14:27Kronika TEMA
FOTOT: Hyri në det për të shpëtuar të fejuarën,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë. 

Një 29-vjecar është mbytur në plazhin e Vilunit. 

Mësohet se i riu kishte hyrë në det të shpëtonte të fejuarën e tij nga mbytja, por është mbytur vetë. 

Mësohet se viktima është Elvin Palaj nga Dajçi.  

Ky është rasti i dytë që mbytet një pushues në plazhin e Velipojës për këtë sezon.

Njoftimi i policisë: 

Velipojë, Shkodër. Më datë 22.07.2018, ora 13:30, jemi njoftuar se në Plazhë Velipojë, Shkodër, në vendin e quajtur Vilun, në det, është mbytur shtetasi E. P. 29 vjeç, banues në fshatin Shirq, Shkodër, edhe pse është dhënë ndihma e parë nga personeli mjeksorë i plazhit Velipojë, nuk ka mbijetuar. 

Nga informacionet e para mesohet se shtetasi E. P. ka hyrë për të shpëtuar të fejuarën, e cila nuk ka rrezik për jetën, por ai vetë nuk ka mundur të dalë. 

Mbytja ka ndodhur në zonën e sigurisë, pasi dhe deti ka qënë i trazuar dhe me dallgë. (TemA) 

4 komente në “FOTOT: Hyri në det për të shpëtuar të fejuarën, mbytet 29-vjeçari në Velipojë (emri)”

  1. Baton Kita says:

    Te mjeret prinder se cka i paska gjetur!
    Fatkeqi i shkrete, shuhet ne lule te jetes.
    Shume me dhimbset. Ngushellime prinderve e te afermeve!

  2. Linda says:

    Koment drejtuar gazetës. Po fotografitë perse? As per te vdekurit nuk keni mëshire dhe i publikoni. Per mua eshte turp i madh dhe idiot koke e kembe ai/ajo kafshe qe bente fotot ne ato momente dramatike.

  3. Albani says:

    Ku ka me keq.
    Ngushellime familjes.

  4. lume says:

    Ne PLAZHE DUHET TE KETE MJEK PER PUSHUESIT,,,DHE NDIHMA NDAJ ATIJ QE KERKON NDIHME TE BEHET ME KOMARDARE OSE TOP, ,QE HE NDIHMOJNE TE QENDROSH MBI UJE. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje