I gjetën 30 mijë euro në makinë, pranga 37-vjeçarit

22 Korrik 2018, 10:37Kronika TEMA

Policia ka arrestuar një 37-vjeçari nga Fieri pasi nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar 

Pas kontrollit të ushtruar në mjet i gjenden dhe i sekuestrohen 30450 euro. 

Njoftimi i policisë: 

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u procedua penalisht shtetasi: 

K.B, 37 vjeç, banues në Fier.

Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha spjegim për origjinën e tyre. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje