Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!

22 Korrik 2018, 20:35Politika TEMA

Bella Albania (2): Në këtë shkrim Shqipëria nuk është e mirë. Për t’u bërë e mirë duhet ta qortojmë pushtetin. Në vijim i gjeni arsyet e kritikës…

Nga Enver Robelli

«Bel Paese», vend i bukur, kështu e quajnë italianët vendin e tyre, sidomos ata që i merr malli për atdhe dhe jetojnë në Zvicër apo Gjermani, dy vende që në vitet ’60 kanë rekrutuar mijëra punëtorë në Itali. «Bella Italia», Italia e bukur, kështu e quajnë Italinë disa italianë të tjerë, sidomos ata që i merr malli për atdhe dhe jetojnë në Zvicër apo Gjermani, dy vende që në vitet ’60 kanë rekrutuar mijëra punëtorë në Itali.

«Bella Albania» – kështu më pëlqen ta quaj Shqipërinë gjatë ditëve të verës. Vij në këtë vend edhe kur para pushimeve shtypi senzacionalist i Tiranës vlon me lajme për vjehrrin që vrau me sëpatë nusen, për nusen që hodhi fëmijën në kontejner, për mafiozin që vrau një mafioz tjetër. A duhet të raportohet për këto krime? Po. Por, jo si raportohet në Shqipëri. Nganjëherë ta merr mendja se në këtë vend pas kafjallit fillon vrasja e njerëzve. Nuk është ashtu. Krime ka kudo. Zvicra është ndër vendet me nivelin më të lartë të vetëvrasjeve. Mirëqenia nuk garanton përherë rehati shpirtërore.

Ja disa lajme të mira për turizmin në Shqipëri (përzgjedhja është arbitrare): Shqipëria synon rritjen e bashkëpunimit me Kinën në bujqësi e turizëm, afro 12 mijë shtetas nga Kosova brenda ditës kanë hyrë në Shqipëri, deri më 20 korrik mbi gjysmë milioni shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri, rritet numri i jahteve që hyjnë në Shqipëri, nga 1 prilli 2019 kompania ajrore zvicerane «Edelweiss» do të fluturojë nga Zürichu në Tiranë.

Me të gjitha këto lajme të mira në kokë zbret njeriu në Portin e Durrësit. Jo, nuk zbret, njëherë, kundër vullnetit të tij, bëhet dëshmitar i një rrahjeje pa pasoja të rënda – një rrahje në ashensorin e trajektit Bari-Durrës. Sapo të ankorojë anija, shqiptarët nguten të shkelin tokën e premtuar dhe në tollovi shtyjnë njëri-tjetrin. Shqiptarët, jo shqiptaret. Gratë janë të kujdesshme, ato e mbajnë mend ku e ka parkuar burri veturën në trajekt dhe në përgjithësi janë paqësore, ndërsa burrat – burrat kacafyten. Si gjelat.

Policia kufitare punon shpejt. 15 minuta dhe tashmë pasaportat tuaja janë kontrolluar, shoqëruar me një «mirëseardhje» ose «pushime të mbara». Çfarë dallimi me policin dembel hungarez në kufi me Serbinë, çfarë dallimi me policin serb, të cilit në sy i shkëlqen urrejtja ndaj shqiptarëve dhe i jehon zëri me kërkesën «moraš da platiš nešto – za kafu» (duhet të paguash diçka – për kafe). Doganierët në Portin e Durrësit janë të përzemërt, po ashtu edhe disa tipa (zyrtarë!) që pyesin nëse shoferi i lodhur është i pajisur me Kartonin e Gjelbër, i cili vlen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë jo, atje duhet të paguani sigurim ekstra, por kjo është një temë e lashtë, stop, s’flasim më për të, nuk ia vlen.

Kur kalon të gjitha «pengesat» e domosdoshme të shtetit shqiptar (policinë kufitare, doganën, zyrtarët e sigurimeve), njeriu fillon të gëzohet. Pas 10 minutave kafe buzë detit. Dhe këtë kafe nuk e pi, sepse sapo të dalësh nga porti ta zënë rrugën – një invalid pa këmbë që duke u zvarritur gati futet nën rrotat e veturës, ndërkohë që një grua me një fëmijë në krah të godet xhamin e veturës në përpjekje për të kërkuar lëmoshë, pastaj, pak më tutje, një fëmijë i vogël nuk largohet nga rruga. Ku je? Në Shqipëri apo në Kalkutë? Athua je në filmin «Lamerica» të Gianni Amelios, në këtë socio-dramë tronditëse mbi eksodin dhe varfërinë e shqiptarëve pas rënies së komunizmit?

Pastaj mendja e gazetarit fillon të fiqirojë: çfarë përshytpje lënë këto skena te turistët e huaj? Del nga Porti i Durrësit dhe pamja e parë – një njeri pa këmbë që gati të futet nën rrotat e veturës. Një tjetër që me karrocë invalidi gati të godet veturën. Në Shqipëri ka njerëz të varfër dhe kjo është tragjike. Por, shteti duhet të kujdeset që këta njerëz, të rritur e fëmijë, të mos ua zënë rrugën turistëve në Portin e Durrësit. Qe një propozim: le të arkëtojë shteti shqiptar nga secili shofer që hyn në Portin e Durrësit një euro për të luftuar varfërinë sidomos të komunitetit rom dhe njëkohësisht po ky shtet të kujdeset që kur turisti të hyjë në Shqipëri ta ndiejë veten të mirëseardhur dhe të mos ballafaqohet me pamje frikësuese. Nëse njeriu i parë që shihni në Shqipëri sapo të dilni nga Porti i Durrësit është një me këmbë të këputura, atëherë do t’u thahet pështyma në fyt. Kështu askush nuk dëshiron t’i fillojë pushimet… Andaj, kryeministër Edi Rama, ministër i Turizmit Blendi Klosi: Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!

26 komente në “Largoni këta njerëz nga Porti i Durrësit!”

  1. Durrsaku says:

    Jemi kaq te varfer ne shpirt e mendje saqe kjo mesele ka me shume se 12 vjet dhe do vazhdoj sepse te medhejve nuk u perlqen rregulli por sa me i varfer populli aq me prane ketyre ndodhemi prag fushatash.Pra eshte e qellimshme dhe jo rastesi !

  2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    O Vero nuk te ka thene Mero qe e botoi nje editorial per kete teme para 1 jave. Apo perseritja mema e dijes. Po njerez qe lypin me kembe e pa kembe, veterane homeless etj etj i ke mu ne mes te Times Square dhe askush nuk i kerkon policise apo qeverise ti largoje me dhune keta njerez se na prishkan rehatin e syrit te parelliut turist. Sipas Ver Torobellit duhet ti fusim neper kampe apo grumbullojme neper qendra personat qe na vene ne dukje varferine, mjerimin dhe pamundesine e shoqerise per ti dale zot te dobetit e te pamundurit. A nuk beri dhe xhaxhi Adolfi keshtu, sakatet, te semuret fizike e mendore i futi neprr kampe dhe i zhduku. Vero ai robi pa kemebe ka te njejtat te drejta si ai robi me kembe po pa tru si puna jote ne nje shtet demokratik ku shoqeria e civilizuar kujdeset per cdo njeri njesoj pamvaresisht ngjyres, rraces, seksit, besimit apo mangesive fizike. Je tamam shoku Meros, po tepke njesoj..

    1. Eqrem says:

      Une nuk e kuptova ashtu shkrimin, qe te futen jeta njerez me nevoje neper kampe, perkundrazi, propozim ishte qe çdo udhetar qe futet ti merret 1 euro, qe te krijohet fondacione dhe te merren nen mbikqyrje !.

    2. Emigrant says:

      Ketu nuk behet fjale per kampe perqendrimi por per njerez qe lypin hapur rrugeve turistet e sapozbritur! Normalisht shteti duhet tu japi ketyre nje strehe dhe dicka per te ngrene! Po shqiptaret shkojne gjithmon nga ekstremi ne ekstrem. Nuk shikon nje shqiptar te buzeqeshur! Fytyra te vrenjtura sikur u ka ngrene gomari buken!

    3. meta says:

      Ku e lexon ti që autori i shkrimit kërkon dhunë shtetërore për largimin e këtyre hallexhinjve.

  3. eshte bere e pa durueshme says:

    Qe lypin ka kudo se vete sistemi kapitalis e ka ndertuar jeten e njerzeve mbi lypje. Lyp shtepi, lyp pune, lyp para, lyp ndergjegje, lyp femra, lyp meshkuj, lyp edhe dreqin qofte edhe per qejf dhe shpesh te veshtiroset vetj edhe sikur te jeshe milardier. Diktatura e varfer ishte, por lypes nuk piptinin dhe ushqimi i paket por biologjik, atmosfera pa lypes biologjike, edhe pordhet i mbanin ne xhep ata njerez qe s’kishin fuqi te pirdhnin. E pra, lypsi eshte pasqyra e shoqerise, sistemit ku jemi. Po i ben njeriu pershtypje: jo pse ti beje kur ne parlament rrihen, qellohen me veze dhe nuk u japin vezet lypsave ti hane, qellohen me miell dhe nuk u a japin lypsave qe jane pa buke, shahen e rrihen. Po perse e bejne parlamentaret kete; qe te mos kete lypsa, u dhimbsen aq shume sa i qellojne me veze. Aman se plasa. Kjo çthurje nuk ka zgjidhje si mendon ndonje qe eshte qytetar me te vertete. Te tjere jane gjallesa llupese sot pa dine e iman, pa karakter e dinjitet, pa ndjenja.

  4. ilir detari says:

    Shume e drejte zoti robelli

  5. mirel says:

    Varferia nuk mbulohet me mballoma o Robell.
    Dhe ato 1 euro taxe qe propozon do ti marrin zorraxhinjte e zyrave te portit.
    Llogari te gabuar ke bere.

    1. Epirotet says:

      Eshte varferi e jevgjiterve, nuk eshte e shqiptareve.

      Shqiptaret nuk kane per borxh te mbajne mbi kurriz edhe jevgjit, sepse nuk i kemi sjell ne ketu.

      Ata jevgj me keto veprime qe bejne, ulin imazhin turistik te Shqiperise, gje qe ndukon per keq tek mijra famlije shqiptare qe kane ekonomine te lidhur me turizmin.

  6. Tau says:

    Edhe ne itali e zvicer Ka te till sa te duash…jome ne shqipo

  7. baba nga durrsi says:

    Shkrim mjaft diletant dhe diskriminues! Nuk duhet te largohen lypesit apo “sakatet” sic thua ti more xinxifill, por duhet luftuar varferia qe njerzit te mos lypin neper rruge, nuk duhet te percmosh “sakatet apo te gjymtuarit” por te krijosh kushte dhe siguri ne pune apo ne rruge pasi shumica e tyre jane te sakatosur rrugeve cope-cope qe ka ai vend, atyre duhet ti ofrohet nje sherbim dhe asistence sanitare dhe financiare dhe jo ti lene rrugeve, tu ofrohet perkrahje, ndihme, dhe Jo diskriminim dhe percmim si provon ti per ta . Kam nje pyetje per ty zoti turist me nallone apo shapka te blera tek kinezi me 2.50 Euro, ja ta zeme se i larguam…. mos do ta bente ky fakt Shqiperine me te bukur dhe me evropiane apo “Bella” sic i pelqen zoterise tate ta quaje? Une them qe Jo dhe Jo! Nuk zgjidhet problemi duke e spostuar ate nga qendra ne periferi, nuk zgjidhet problemi duke e spostuar ate nga ai vend ku ta sheh syri, ne nje vend tjeter ku nuk ta sheh syri, mceftas. Kjo do te thote te fshehesh koken si struci!
    Nja dy fjale edhe per policine e huaj qe na pergojon ne kete shkrim. Askund neper pikat doganore nuk te kerkojne para, euro apo dollare apo rupia indiane sic e pershkruan ti! Kjo eshte genjeshter e madhe dhe e turpshme, shume fyese dhe aspak korrekte. Meqenese e paske shkruar edhe ne serbisht shprehjen: ” moras da platis nesto za kafu” edhe pergjigjen po ta jap po ne serbisht: ” Izašao iz mode odavno onaj stvar, to je bilo pre 20 godine”
    Pushime te mbara o “turist” me shapka kineze! Welcome to the Asphalt Jungle!

    1. meta says:

      Për atë që thua ti ka dalë nga moda ai referen i serbïshtes nuk qëndron. Unë jam dëshmitarë i atij refereni (data 14 qershorë 2018 ).
      Edhe unë, si autori kam përvoja mbresëlënese kur bëhet fjalë për personelin shqipëtarë nëpër kufij por edhe policis shqipëtare në vend . Përderisa cërnagori për mbi 10 minuta kontollojë ( me zemër plotë helm – nganjëherë nuk nevojitet të jesh ekspert për të kuptuar mimikën e tjetërit ) 4 pashaporta skandinave, në anën tjetër të kufirit del një grua (shqipëtare) kufitare hedhë një shikim mbi pashaportat dhe na uron mirëseardhje të ngrohtë mu sikur të isha ardhë në shtëpi të një miku që nuk e kam taku për vite. Po ashtu në mbrendësi. Të thjeshtë, komod dhe të gatshëm për të ndihmuar. Edhe në rastin më delikate kan bashkëpunu jashtë rregullores pa cenuar integritetin e tyre (korruptimi etj) të më vijnë në ndihm mua dhe respektu ligjin.

  8. ana says:

    Ore ku e kam lexuar pak a shume nje teme te tille?

  9. behar says:

    Nga titulli mendova se mos behej fjale per zyrtaret e larte te Portit qe nuk jane ne krye te detyres.

  10. naimi says:

    deri te grumbullimi ne kampe ka qene ne rregull ai burri. edhe pa ate taksen nje euroshe se nuk jemi aq keq, sa me i mbajte me corbe e me pilaf kemi boll. ose fundja le te nae mbajne ne rroge taksen cdo muaj (jo se na mbajne pak), mjafton te na i heqin kembesh, se na shpifen jeten ne e jo me atij qe vjen nga fundi i botes per pushime ketu.

  11. Neutrino says:

    Nje korrektim i vogel dhe ndoshta pa shume rendesi. Nga eksperienca ime qe prej 15 vjetesh per arsye pune, nuk me ka ndodhur asnjehere qe nje polic ne kufirin serb te me kete kerkuar para per kafe. Ndoshta ne kufirin me Kosoven, dhe e marr me mend, pasi edha nga ana tjeter ku eshte djepi i demokracise ne Kosoven patriotike qe 80% te produkteve i merr nga Serbia, nuk eshte cudi te te kerkojne me shume se kafe. Kam perjetuar edhe police shqiptare ne aeroportin e Shkupit qe ishin gati te te vinin prangat pse flisje shqip. Serbet kane nje urrejte gjenetike dhe mitologjike ndaj shqiptareve dhe kete nuk e mohon askush. Ne nje ankete ne shkollat e mesme ne Serbi me shume se 90% e nxenesve si rracen qe urrenin me shume rradhiten shqiptaret. Ky eshte fakt. Por eksperience qe na sjell Robelli nuk perkon me realitetin.

    1. Leon says:

      Me thuaj të lutem si i pyesin të rinjtë nëpër shkollat serbe.Psh:Cilin popull urreni më shumë?
      Bravo !!
      Nëse është e vërtetë në Serbi ka probleme serioze arsimi.
      Vertet;mbas nesh cili është populli tjetër që urrejnë?

    2. meta says:

      Për atë që thua ti ka dalë nga moda ai referen i serbïshtes nuk qëndron. Unë jam dëshmitarë i atij refereni (data 14 qershorë 2018 ).

  12. naimi says:

    nuk jane aq fukarenj sa duan te duken. pastaj nuk eshte normale qe te shikosh ne lojra elektronike lypes e femijet e atij qe “ben sevap” te bejne nje xhiro e pastaj te shohin lypesat duke bere xhiro.

  13. Ilo says:

    Sa me shume tu japesh atyre jevgjiteve aq me shume do dalin aty shteti duhet te ju jape nje mesim te mire ketyre plehrave te shoqerise shqiptare nuk mund te lejohet kjo gjendje le te heqe lypjen me ligj sic beri mbreti Zog dhe shohim pastaj

  14. porti durresit eshte qelbur nga koka tek kembet. drejtori merr farefisin nga rrethet dhe i puneson ne port. turp madh llumi llumit eshte ky pushtet legen.

  15. rexha 10 says:

    shteti i ketyre barkederrave ,qe nuke ngopen kurre.PERKE SHTETI E KE FJALEN.?????????????????????????????????????????????
    PER HAJDUTET ME PATENDE.

  16. H says:

    Nëse nuk dëshiron të shikosh realitetin e atyre njerëzve të varfër , mund të shkosh me pushime në Monte Karlo , zotëri atje nuk ka te varfër tek porti.

  17. XYZ says:

    ORE MILET PIO KETONLYPSARET ME TE VERTETE E TEPROJNE DHE ATE SA HYN NE SHQIPERRI TE PRISHET KREJT DISPONIMI.UNE JAME AI QE I NDIHMOJE ME SA KA MUNDESI PA AMA SJELLJA E TYRE NE PORT ESHTE PER TE TE ARDHUR KEQ…..TE JENI TE SIGURTE NE ASNJE PORT PSE SHESH TE EVROPES NUK JANE NE KETE MASE PREZENTE DHE NUK BEJNE NJE IMAZH TE KETILLE.ROBELI KA TE DREJTE.

  18. Lani says:

    Njerez qe lypin ne rruge ka gjithe kunde edhe ne usa ne gjermani e canada por policia mundohet gjithmone me heq prej rruge e duhet me i heq e se te varferit nuk dalin te lypin po rrine te ushtari i panjohur me gjete ndoj pune me fitu buken egojes.Ato qe lypin (jevgjit) nuk jane me te varver se te tjeret por zakonishte leket e lypsave shkojne tjeter kunde te bosat e tyre si per raki p.sh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje