Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli në Gjykatën e Tiranës: Nga milionat hua tek të afërmit, tek “flamujt e kuq" të aseteve dhe të ardhurave

22 Korrik 2018, 14:55Kronika TEMA

Gjyqtari Astrit Faqolli, i cili kandidon edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij për vitet 2003-2017.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupi gjykues që do të kryejë rivlerësimin e tij përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Faqolli bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si inspektor në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku ka punuar gjatë viteve 2003-2010.

Në vitin 2010, Faqolli u emërua gjyqtar në Gjykatën e Durrësit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit Astrit Faqolli për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Astrit Faqolli zotëronte një pasuri prej 2.5 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë për herë të parë. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Faqolli është rritur mbi 3 herë, duke kapur vlerën e 9.3 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore me një vlerë prej rreth 8.3 milionë lekësh. Sipas deklaratave periodike të dorëzuara në ILDKPKI, ai zotëron një apartament në Tiranë dhe një objekt me funksion lokal dhe banesë në Librazhd. Në fund të vitit 2017, ai zotëron gjithashtu likujditete në bankë në vlerën e 322 mijë lekëve dhe automjet në vlerën e rreth 700 mijë lekëve.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Astrit Faqolli për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 29.8 milionë lekëve. 66 për qind e të ardhurave kanë si burim pagën e tij, 28 për qind pagën e bashkëshortes dhe 5 për qind të ardhurat nga qeraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.

BIRN ka evidentuar si “flamur të kuq” faktin që gjyqtari Astrit Faqolli ka marrë hua te të afërmit në shumat 10 mijë euro në vitin 2006 dhe 1 milion lekë në vitin 2011. Të dyja huatë janë shlyer plotësisht deri në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Shënim: Gjyqtari Astrit Faqolli ka gjykuar një padi civile të ngritur kundër BIRN Albania nga gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij. Më 31 Maj 2018, gjyqtari Faqolli vendosi pushimin e padisë.    

7 komente në “Skeda e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Astrit Faqolli në Gjykatën e Tiranës: Nga milionat hua tek të afërmit, tek “flamujt e kuq” të aseteve dhe të ardhurave”

  1. says:

    BIRN, pasurit ti publikoj në Internet. Kontrolli aritmetik/logjike në BE., është kompetent ministria financës dhe ndiqet me ligj çdo kush që konstaton shkelje në 5 vitet e fundit. (dhe jo historique ehe karin n’pidh)

  2. ABC says:

    Te dale mdonje avokat i “mencur” dhe tju shpjegoje ketyre gjyqtareve “ne borxh” se, filmi me borxhe nga motra, vellai, babai, gjyshja, kushriri nga jashte shtetit, etj, etj ka mbaruar. Te gjejne ndonje jystifikim tjeter. Gjithashtu dua te nenvizoj se as llotoja apo bixhozi dhe as dasmat nuk kalojne me si justifikim. Kaq injorante paskemi pasur ter keto vite ne krye te ligjit or ti?

  3. H says:

    Mos na çani bythën me këto lajme dhe bëni sikur habiteni dhe skandalizoheni. Të gjithë gjukatesit dhe prokurorët të cilido niveli , janë hajdutë të degjeneruar,të korruptuar dhe mashtruesa, simbol i së keqes dhe emblemë e pandeeqshmes.

  4. fah~riu says:

    Po pse talleni mor zotrij te identifikimit te pasurive,po ku cajne trapin keta per aq leke,me aq leke keta fshijne meneren,po beni punen si duhet,se me i keqi i tyre,1 milion eruro,nuk i ka per gje.

  5. Populli says:

    Qytetaret e dine shume mire,nuk ka nevoj ti shpjegoj BIRN !
    Gjyqtaret duhet te deklarojne sa procese gjyqesore kane gjykuar,shumezuar me shumen e lekeve qe marrin per nje ceshtje te gjykuar ,dhe ju del shuma e lekeve qe i kane zhvatur popullit !
    Ndershmeria e gjyqtarit perben habine me te madhe,ne Shqiperi nuk ekziston gjyqtari i ndershem !
    Nuk eshte fituar asnje proces gjyqesor pa paguar,dhuratat Jane mashtrim,ky sistema eshte i kalbur.

  6. Lani says:

    Keto te dhena te detajuara kot qe i tregoni ose tregoni vetem ato qe kane ndonje justifikim te vecante per pasurine. Nuk ka njeri qe do habitej e revoltohej kur te degjonte per kete apo ate gjyqtar te koruptuar. Jane te gjithe pa perjashtim te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje