Turizëm elitar në Shqipëri? Na ka vizituar dhe Jon Bon Jovi!

22 Korrik 2018, 17:00Turizëm TEMA

Shqipëria pretendon të ofrojë një ditë turizmin elitar, së paku referuar vizionit kryeministror; që do të thotë se Kristiano Ronaldo që deri para pak ditësh ishte në Greqi, e Davide Beckham që po pushon me familjen në Mal të Zi, të vijnë një ditë dhe në bregdetin shqiptar, jo si kalimtarë të rastësishëm por si synues të vetëdijshëm, duke qëndruar me ditë anëve tona.

Deri më sot kjo është e papecreptueshme por dhe jo dhe aq, pasi nuk janë të pakët ata emra të njohur botërorë, të fushave të ndryshme, që me jahtet e tyre kanë ardhur në bregdetin shqiptar ndër vite.

Auron Tare, njeriu që i ka shoqëruar gjithnjë ata, gati nuk i mban mend të gjithë. Thotë se janë shumë, nga fusha të ndryshme protagonizimi, politikë, art, media, moda, biznesi etj.

Përmend disa ku veçon Kamila Parker Bowl, princeshë e Uellsit; Mohamad Mahatir, kryeministri i Malajzisë në moshën 94-vjeçare; Lord Carrington, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s; Dukesha Devonshire, një nga 4 motrat e famshme Mittford; Anna Wintur, pronarja e famshme e Vogue Magazine; Hubert Givenchy, stilist i famshëm francez; Dukesha von Shonbourg; Jon Bon Jovi e sa e sa të tjerë.

Disa prej tyre janë ndenjur me ditë, duke vizituar të zakonshmin Butrint, e zona me interest të bregdetit jonian, deri dhe Gjirokastrën. Ndërsa ca të tjerë kanë ndenjur me orë.

Por zakonisht ata nuk janë shoqëruar me publicitet. Tare thotë se e ka parë të arsyeshme që të respektojë faktin e motiveve krejtësisht private të ardhjes së tyre në Shqipëri përgjatë sezoneve turistike.

Ndërkohë, te jahtet që zakonisht ndalojnë në bregdetin jonian, veçanërisht në Gjirin e Sarandës, brenda tyre mund të ndodhen figura botërore, por që zgjedhin të jenë diskret.

Gjithsesi, e gjitha kjo tregon se Shqipëria nuk është jashtë hartës së turizmit elitar, falë dhe faktit se ndodhet pranë brigjeve që prej vitesh janë në këtë kategori turizmi, Korfuzi në jug, pra Greqia në përgjithësi, apo Shën Stefani në veri, Budva e Kotori, pra Mali i Zi.

Çështja është se kur do vendosin ta reklamojnë veten në rrjete, me vullnetin e tyre, ngjashëm si Ronaldo e Beckham, duke reklamuar dhe vendin ku ndodhen: në Shqipëri, që farë mirë edhe këta të fundit mund të jenë një ditë.

Fakti që ka qenë Bon Jovi e bën normale këtë premisë! (tesheshi)

11 komente në “Turizëm elitar në Shqipëri? Na ka vizituar dhe Jon Bon Jovi!”

  1. ?? says:

    Mos u merzisni se dhe ne qofte se nuk kan ardh gje qe nuk e besoj ,te gjith do te vijne eshte thjeshte çeshtje kohe

  2. Usa says:

    Bon Jovi eshte njeri shume i thjeshte dhe respekton te gjithe. Donacionet e tij jane te shumta. Nuk hanitem qe ka qene ne Shqiperi.

  3. Hosteni says:

    O ti Tare…thuaju ketyre qe ujin ta sjellin me vete, qe te mos i zere barku.

  4. Leo says:

    Bregdeti, vargmalet, burimet, liqenet, lumenjte, moti, kontrastet e morfologjise, monumentet e ngjarjeve, jane pjese e turizmit Joniano-Adriatik ne Shqiperi, ndersa zhvillimi i turizmit masiv dhe ne pika te vechanta i nivelit superior do te zhvillohet, kur te demokratizohen partite politike te Greqise, si dru e shtrember ne Ballkan.

    1. Epirotet says:

      Greqia eshte nje komb ( nuk eshte komb por tufe bastardesh) jevgjiteerish te krijua nga perendimoret ne 1831…. eshte ngjarja me e keqe dhe vjedhja me e madhe e historise se shqiptareve.

  5. Hasani says:

    Ore Auron mjeshtri, po je ne pune shteti apo bIznes privat se spo marrim vesh??? A paguan ndone fature ky skuthi, se qeveria po mbyll biznese per nje fature kafeje te paprere ndersa ky palla ben palle duke shfrytzu postin. Hajde rilindje hajde

  6. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Xon Bon Xhoni? Kush me ai me shpi te Gastranomi?

    Turistet nuk shpenzojne asnje lek , nuk e cojne lekun per lesh si Shqiptaret. I keni pare si vijne me makina dhe motora, plot i kane bagazhet me ushqime me vete.

    Edhe Xon Bon Xhoni asnje lek nuk i ka sjell arkes se shtetit Shqiptar. Shqiperia krenohet me te huajt por arka i rri gjithmone bosh, Arka e paster, ndersa arka e piset e droges eshte plot gjithmone. Prandaj te huajt edhe sikur mos paguajne asnje kacidhe , mjaftojne qe vijne per reklame. Qeras Qeveria ?

  7. Epirotet says:

    O gazetar, David Beckham, eshte duke pushtur ne Kroaci dhe jo ,mal te zi.

    Tregohu i sakte se le nam.

    Shqiperia ka 4 here me shume turiste se Mali i zi per ate pune, ndoshta edhe me shume

  8. Epirotet says:

    Turizmi ” elitar” nuk eshte ndonje shekence e madhe.

    Mali i zi ben Turizem me nje Shen Stefan ne Budva dhe nje Kotorr, nderkohe qe gjiri nga Narta der ne fund te Karaburnuit, perfshi Zvernecin, plazhet e Vlores, Ujin e Ftohte dhe plazhett mbi tunel, Rradhimen, Orikumin, tere brigjet e Karaburnunit, Sazanin etj, mund te beje me shume turiste se gjithe Mali i Zi..

    Per te bere turizmin elitare mjaftojne porte jahtesh dhe Resorte.

    Per prote Jahtesh jane duke u shtuar ne Shqiperi, dhe Resortet luksoze ne Rruget e Bardha nafer Dhermiut, resorte ne Golem dhe Resorte ne Velpoje mbarojne viti qe vjen.

    Do shoqerohen edhe me porte jahtesh, dhe ja ku vjen edhe turizmi elitar.

  9. Julian says:

    Mund te fillojme duke pastruar plehrat para se te vinë herën e parë që të kthehen për herë të dytë.

  10. Shyqua says:

    Hahahaha Bon leshin e ka mare shurra e ka ndaluar ta bej. Keta e marin per turizem elitar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje