Daliç “harron” modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Për Kroacinë dhe Zlatko Dalic do të flitet gjatë për shkak të arritjes në Kupën e Botës deri në finale ku u mundën nga Franca 4-2.

Ky sukses solli edhe një rritje të interesit për trajnerin kroat nga Japonia, Egjipti, ndërkohë që vetë ai do të preferonte Permier Leaguen.

51-vjeçarit i është ofruar një kontratë me pagë 5 milionë Dollarë, por Daliç duke lënë mënjanë modestinë deklaroi se është trajneri i dytë më i mirë në botë dhe se paraja nuk është ajo që e motivon më shumë.

“Ju pëlqen apo jo, jam trajneri i dytë më i mirë në botë”, tha Daliç për median kroate-dhe paga prej 5 milionë Dollarë në vit për trajnerin e dytë më të mirë është shumë e ulët. Paraja është e rëndësishme për të gjithë, por për mua nuk është motivuesja kryesore”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Daliç “harron” modestinë: Jam trajneri i dytë më i mirë në botë”

  1. Balkanasi says:

    Te genjen mendia o trim. Me ata lojtare dhe trajneri Lushnjes kapte finalen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *