Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Ja pse Enver Hoxha shumë drejtues të shtetit i mori drejtpërdrejt nga prodhimi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Enver Hoxha ushqente respekt tepër të sinqertë për punëtorët dhe kooperativistët e ishte kjo arsyeja që ai tek ata shikonte kuadrot e deri edhe udhëheqësit e partisë”. 

Këtë argument jep në dorëshkrimet e tij të radhës, Rita Marko, ish-anëtari i Byrosë Politike, që “Albanian Free Press” i sjell  lexuesit për të 12-tin numër radhazi. Sipas tij, Enveri shumë drejtues i mori direkt nga puna dhe prodhimi, “sepse këta njerëz kishin jo vetëm ngritjen e verifikuar personale, por edhe moralin e konsoliduar të klasës nga vinin”. 

“Udhëheqësi i PPSH-së, Enver Hoxha, bënte kujdes të  madh për ruajtjen e thjeshtësisë tek kuadrot, duke i parë kuadrot jo si të privilegjuar, por si të ngarkuar vetëm me punë  të rëndësishme”, shkruan më tej ai…

Përgatiti: Albert Zholi

Kritikat e Enverit ishin kurdoherë parimore

Rita Marko rrëfen një episod mes tij dhe ish-udhëheqësit socialist, teksa ai i e kritikoi për diçka të gabuar ndaj tij dhe si reagoi ai

Ndodhte që ishin edhe tepër të rrepta, por kurrsesi nuk të ligështonin. Ato të shtinin në mendime, të bënin të analizoje në vetvete veprimin për të cilin kritikoheshe dhe t’i viheshe punës më i mobilizuar. Më ka bërë mjaft përshtypje një rast në vitin 1978, kur shoku Enver më kritikoi, se përse unë nuk kisha marrë pjesë në një studim të ndërmarrë nga Komiteti Qendror i Partisë lidhur me organizatat e masave, në radhë të parë me Bashkimet Profesionale, por kisha ndjekur disa çështje të tjera! Ashtu e kishin informuar.

Kjo për mua ishte një kritikë e rëndë. Veprimi im, po të ishte e vërtetë, tregonte se nuk vlerësoja detyrat e rëndësishme, gjë që nuk mund t’ia lejoja vetes kurrë. Gjeta rastin dhe e sqarova shokun Enver. I shpjegova se e vërteta qëndronte ndryshe dhe për këtë ishte në dijeni edhe shoku Ramiz Alia. Ai më dëgjoi. U dëshpërua që isha kritikuar padrejtësisht dhe u mundua të më qetësojë. Ndaj atyre që e kishin shtrembëruar të vërtetën, u revoltua. E kisha parë kaq herë, por e vura re edhe në rastin tim, sesi ai nuk ndihej i qetë sa ta vinte në vend padrejtësinë.

Pra, kur ishte fjala për të kritikuar shokët kur bënin ndonjë gabim, nuk ta përtonte, por gjithnjë me takt dhe në kohën e duhur. Më ka qëlluar të jem i pranishëm në mjaft raste kur shoku Enver thërriste në zyrë dhe i kritikonte rreptë disa, që në atë kohë ishin në funksione të larta në parti dhe në shtet, por megjithë ndihmën e madhe që u qe dhënë, ata u zhytën thellë e më thellë në rrugë të gabuar. Parimësinë dhe drejtësinë e kritikave e të këshillave të shokut Enver ndaj tyre, nuk kam ndër mend  ta shtjelloj, se ato i ka provuar koha.

Enveri ishte novator, sistematik e këmbëngulës i madh në çdo punë

Të tjera karakteristika të ish-udhëheqësit komunist, në lidhje me punën dhe mënyrën sesi operonte ai

Shoku Enver ishte novator, sistematik e këmbëngulës i madh në çdo punë. I niste punët pas konsultimesh dhe këshillimesh me shokë të udhëheqjes, me specialistë e punonjës të thjeshtë. I rrihte mendimet me shumë  njerëz, i mblidhte ato me kujdes si pikën e mjaltit dhe, kur bindej, kërkonte të merreshin vendime, fatin e të cilave e ndiqte  deri në fund.

Unë nuk do të flas për këtë tipar të veçantë të metodës së tij të punës në përgjithësi, por do të sjell ndonjë shembull, që tregon sesi ndikonte te të tjerët t’u hynin punëve të vështira, të  merrnin përsipër e të zgjidhnin probleme kyçe. Ai nxiste shokët dhe bashkëpunëtorët të diskutonin , të jepnin mendime e kudo që shkonte, idetë e veta për çështje të caktuara në biseda të ndryshme, herë njërën dhe herë tjetrën, i hidhte për diskutim. Në raste të volitshme mbante shënime aty për aty, por ndodhte që mendimet që  dëgjonte i hidhte në bllok më pas. I respektonte mendimet e të tjerëve.

Atyre që u drejtohej për gjithçka, sidomos kur fliste për  probleme të specialitetit dhe të fushës së tyre të veprimtarisë, u vinte veshin me vëmendje, u kërkonte të shpreheshin lirshëm për gjithçka dinin. Në të gjitha rastet ai vetë kishte një mendim të tij, sepse për ato që u drejtohej të tjerëve, gjithnjë mendohej gjatë, por nuk shprehej qysh në  fillim. “Të dëgjojmë më parë shokët se ç’do të na thonë. Po të flasim ne, i influencojmë me mendimet tona, kurse ne  kemi nevojë për mendimet e tyre”, arsyetonte dhe shprehej vetëm pasi bindej se kishte dëgjuar gjithë ç’mund të dëgjonte. Njerëzit e punës, nismëtarët e së resë, i përkrahte, i inkurajonte, i përmendte në fjalime, në raportet dhe bisedat e tij sa herë që i binte rasti. Këtë e kërkonte edhe nga ne.

Enveri ushqente respekt tepër të sinqertë për punëtorët dhe kooperativistët

Këto dy kategori punonjësish kanë qenë gjithmonë të vlerësuara dhe të përkrahura prej tij. Tek ata, ai shihte kuadrot dhe udhëheqësit e partisë dhe prandaj këta të fundit shpesh i zgjidhte prej tyre

Enver Hoxha ushqente respekt tepër të sinqertë për punëtorët dhe kooperativistët e ishte kjo arsyeja që ai tek ata shikonte kuadrot e deri edhe udhëheqësit e partisë. Kur themi që Enver Hoxha e vlerësonte shumë klasën punëtore dhe fshatarësinë kooperativiste, këtë e bazojmë në fakte konkrete. Shumë nga udhëheqësit e partisë dhe drejtuesit e shtetit u morën drejtpërdrejt nga puna dhe prodhimi. Përse? Sepse këta njerëz kishin jo vetëm ngritjen e verifikuar personale, por edhe moralin e konsoliduar të klasës nga vinin.

Enver Hoxha nuk mund të tregohej hipokrit në ato që deklaronte, se PPSH-ja është parti e klasës punëtore dhe e fshatarësisë punonjëse. Përkundrazi, ai i qëndronte rob këtij parimi të lartë marksist-leninist. Nëpër dikastere, siç flasin vetë faktet, punonin e drejtonin  nga specialistët më të mirë të vendit. Kishte porosi të specifikuara të vetë Enver Hoxhës, sipas të cilave, punonjësit  më të ngritur nga ana profesionale, natyrisht edhe nga më të aftët nga ana organizative, të ngriheshin në përgjegjësi deri në forumet më të larta shtetërore.

Le të kujtojmë këtu, se cilët qenë dhe nga erdhën ata që u vunë në krye të ministrive të Bujqësisë, Ndërtimit, Industrisë, Tregtisë, etj. Udhëheqësi i PPSH-së, Enver Hoxha, bënte kujdes të madh për ruajtjen e thjeshtësisë tek kuadrot, duke i parë kuadrot jo si të privilegjuar, por si të ngarkuar vetëm me punë  të rëndësishme. Duan të thonë se Enver Hoxha ishte diktator dhe si i tillë, për hiçgjë, të niste në gjyq dhe të merrte jetën! Nuk është aspak e vërtetë.

E kundërta  është. Ai të këshillonte me takt e durim, të qortonte përsëri me takt e durim, por kur  shikonte që dikush vazhdonte në një rrugë ndryshe nga  ajo që mësonte partia, atëherë ai e shtronte shqetësimin  në parti. Kjo ka qenë një praktikë, së cilës ai i qëndronte me besnikëri të patundur.

Kush e ngre sot zërin kundër Enver Hoxhës?

Rita Marko rendit kategoritë që sipas tij dolën kundër figurës së udhëheqësit komunist, pas viteve ‘90

Kush e ngre sot zërin kundër Enver Hoxhës? Ish-punëtorët? Jo. Ish- fshatarët kooperativistë? Edhe këta jo. Nuk e ngrejnë, sepse tek ish- udhëheqësi i partisë ata shikonin njeriun e dashur dhe të dhembshur. Ka sot që e ngrejnë zërin? Posi, ka. Në radhë të parë janë ata, që gjatë LANÇ-it qenë qafë për qafë me fashistët  italianë dhe nazistët  gjermanë. Janë ata që kur i thirri  PKSH-ja për çlirimin e atdheut, shkuan e u radhitën me Ballin Kombëtar, duke bashkëpunuar me pushtuesit.

Ka edhe nga ata, që qysh në kohën e shoqërisë socialiste  orvateshin të vinin gurë në rrota, ndaj të cilëve u morën masa nga ligjet e rrepta të kohës. Kush tjetër ngre zërin kundër tij? Ngrejnë zërin ata, ndaj të cilëve, shteti i organizuar me ligje, në kuptimin më të drejtë të tij mori masat që meritonin. Kush e ngre zërin më tej? E ngrenë pinjollët e atyre, që dje gjatë luftës për liri, ishin bashkëpunëtorë me pushtuesit. E ngrejnë zërin edhe shumë servilë, të cilët aktualisht kanë rrëmbyer nga një llokmë nga ish-prona e popullit dhe tani, për ta mbajtur, iu duhet të hedhin ndonjë mallkim  apo sharje ndaj atij, që dje i shërbenin si servilë.

Enver Hoxha ishte parashikues i madh i së nesërmes

Rita Marko rrëfen sesi ish-udhëheqësi komunist u dha përparësi atyre degëve ekonomike e sektorëve që kanë qenë përcaktues për fuqizimin e vendit

Enver Hoxha ishte parashikues i madh i së nesërmes. Ai preokupohej shumë për ato çështje dhe probleme të rëndësishme që ishin vendimtare për ndërtimin socialist e mbrojtjen e vendit. U bënte analizë të thellë shkencore fenomeneve dhe faktorëve të ndryshëm dhe në çdo rast, peshonte mirë jo vetëm përparësitë, por edhe vështirësitë  e pengesat që mund të haseshin gjatë zbatimit të një direktive. Ishte mëndja dhe puna këmbëngulëse e Enverit ajo që ndërtoi shtetin në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, që ideoi transformimet e thella në industri, bujqësi e në fusha  të tjera, që guxoi t’i futeshim aksionit të madh për elektrifikimin e gjithë vendit, kur mjaft shtete, edhe pse më të zhvilluara, nuk e kishin zgjidhur këtë problem.

Ka qenë gjithashtu, këmbëngulja e tij e bazuar në llogari të bëra mirë, që ekonomia jonë u zhvillua në rrugë të drejtë. Nën udhëheqjen e partisë e të shokut Enver, iu dha përparësi atyre degëve ekonomike e sektorëve që kanë qenë përcaktues për fuqizimin e gjithanshëm të atdheut. Kështu, kërkimet për zbulimin dhe shfrytëzimin e naftës e të gazit erdhën duke u rritur, industria nxjerrëse dhe përpunuese e mineraleve, sidomos e kromit, bakrit  dhe hekur-nikelit mori përpjesëtime të gjera;energjia e lumenjve  me anë të hidrocentraleve u kthye në dritë, u krye përparim i  madh në arsim, etj.

Mund të vazhdohet gjatë me ndryshimet e thella e arritjet e mëdha që pati pësuar Shqipëria, të cilat, si njëra-tjetra, i kanë  fillimet në idetë e Enver Hoxhës, në mbështetjen që u ka bërë partia dhe ai klasës punëtore, fshatarësisë kooperativiste, inteligjencies popullore, kuadrove e specialistëve për të projektuar e zbatuar plane  ambicioze, madje tepër të guximshme. Gjithashtu, vëmendjes së mprehtë të shokut Enver asnjëherë nuk i shpëtuan veprimet jodashamirëse të disa qeverive me të cilat kishim marrëdhënie.

Sepse kishte disa qeveri që hiqeshin sikur na qanin hallin. Na mësonin që të mos hapeshim në ndërtimin e minierave e të metalurgjisë, se për të siguruar fuqinë punëtore do të duhej të zbraznim fshatin, të mos e zhvillonim më tej industrinë tekstile, se të mjaftueshëm i kishim kombinatet  e ngritura deri atëherë, të hiqnim dorë nga ndërtimi i hidrocentralit të Fierzës, se “formacioni gjeologjik i terrenit ishte i paqëndrueshëm”, se nuk kishim kuadro e specialistë për projektimin dhe zbatimin e tij dhe se mund të ndodhte që të shkiste mali i Poravit, të çahej diga e të mbytej gjithë fusha e Shkodrës (!), etj. Po këto “këshilla” mbanin erë të keqe, prandaj në të gjitha rastet, u hodhën  poshtë me veprime të zgjuara e të matura.

…Nuk do ta harroj atë ditë të vitit 1967

Si e ngarkoi Enver Hoxha, Rita Markon, që të shkonte të takonte punonjësit e Fierzës dhe t’i përgëzonte për punën e bërë prej tyre

Përgatitesha  për të raportuar  në Komitetin Qendror  të PPSH-së dhe për të mos u penguar, punoja gjetkë, jashtë zyrës. Haxhiu (Kroi), që kishte marrë vesh ku ndodhesha, më thotë në telefon që të zbrisja urgjent në Tiranë, se më kërkonte shoku Enver. I shkova në zyrë.  Më përshëndeti dhe nisi të më porosiste: “Do të shkosh në Fierzë me disa shokë, do të vizitosh kantieret, do të marrësh kontakt me punëtorët e specialistët në frontet e punës, do t’i përgëzosh për punën  e madhe e heroike që po bëjnë, do të mbash  fjalime, ku të theksohet se klasa punëtore, specialistët dhe kuadrot tona janë të afta të projektojnë e ndërtojnë hidrocentrale si ai i Fierzës, se kanë përgatitjet teknike e përvojën e nevojshme për ngritjen e veprave të tilla dhe se hidrocentralin ata do ta ndërtojnë para afatit”.

Në atë takim, u dhanë gjithashtu porosi për të marrë masa mbi propagandimin e kësaj veprimtarie, që nisi me një telegram  të shokut Enver drejtuar ndërtuesve të hidrocentralit. “Partia, – u  shkruante atyre, – ka besim se ju do ta ndërtoni atë vepër në afat.” Ishte kjo përgjigjia që u kthente ndërtuesve për telegramin që i patën dërguar pak ditë më parë dhe përgëzimi që u bënte për zotimet që kishin marrë. Njëkohësisht, me anën e këtij telegrami, u thoshte punonjësve se “ne Fierzën do ta ndërtojmë, ashtu siç do të ndërtojmë  edhe hidrocentrale të tjera në të ardhmen”. Edhe në Kongresin e 8-të të BPSH në Korçë, duke orientuar delegatët punëtorë që të kritikonin  haptazi cilindo që pengonte punën  për ndërtimin e veprave të mëdha, shoku Enver dëshironte t’u dërgonte mesazhe miqve dhe armiqve, se Shqipëria nuk pranon të tërhiqej prej hundësh.

EPISODI

Novatori me çadër në dorë, i shpjegoi Enverit sesi ato mund të prodhoheshin në vend

Kishim shkuar së bashku në një mbledhje. Mesa më kujtohet, flitej për novacionet dhe punët e novatorëve të Tiranës. Enveri erdhi të dëgjonte vetë sesi do të shtroheshin problemet, ç’do të thuhej, ç’perspektivë do hapej. Mjaft novatorë të shquar i njihte drejtpërdrejt. Në atë mbledhje gjendej edhe Gani Luzi.

Tek vendi ku do të fliste, ulur poshtë, mbante në dorë një çadër. Të tjerët po habiteshin, ndonjë edhe qeshi me çadrën e Ganiut, por shoku Enver më tha: “Ky kot nuk e ka marrë atë çadër. Diçka ka për të thënë për të, prandaj edhe nuk po e heq nga dora”. Dhe në fakt, Ganiu, sapo filloi diskutimin, e ngriti çadrën mbi kokë dhe e hapi.

Pastaj nisi të argumentojë se çadrat, të cilat deri atëherë importoheshin, mund të prodhoheshin  në vend. Ai i tregoi mbledhjes se ajo çadër ishte e prodhuar nga njerëzit tanë. Salla nuk qeshi, por e ndoqi me vëmendje deri në fund. Ganiu vazhdoi të fliste. Që t’i bindte njerëzit për ato që thoshte, nxirrte nga xhepat herë një makinë rroje, herë një brisk të vogël a send tjetër. Të gjitha të prodhuara nga mbetjet e metalit të përdorur si lëndë e parë. Fliste me pasion  e i bindur, që artikuj të tillë të imët të mund të prodhoheshin edhe nga ndërmarrjet e tjera. Shoku Enver e mbështeti dhe e inkurajoi. Kështu bënte ai, sa herë  me njerëzit e pararojës e me novatorët. Entuziazmohej  nga nismat dhe arritjet e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

32 komente në “Rrëfehet ish-anëtari i Byrosë Politike: Ja pse Enver Hoxha shumë drejtues të shtetit i mori drejtpërdrejt nga prodhimi”

  1. Pedro i ri says:

    Ishte nje sistem i destinuar per tu ndryshuar

  2. DINGO says:

    Madheshtori ENVER HOXHA.as edhe nje pllake te thjeshte nuk ka ky Gjigand Patriot.
    Kolera e sotme egzistojne vetem per vjedhje.

    1. Nauni says:

      Ka shqipetar qe Jane kafshr nuk ndajne dote Te miren nga e keqja.Eshte per te qar hall.Enver Hoxha si udhehqes I rrall e beri shqiperine bace me lulu qe kishtr zili dhe shtetet kspitaliste.Por Ata qe e urrejn mjagtohe duke thene se popullit nuk u ngopi barkun me buke ne nje kohe kure shqiperia siguroi vete buken duke siguruar pavaresine.Nuk eshte e vertete se nuk kishte buke.Shqipetaret jetonin te lire te lumtur.Por propaganda e keqe kerkon te ulin imazhim e mire te Enver Hoxhes por nuk ja ulin dot.

    2. ELIOT says:

      HA HA HA RITA MAKO ME BEN PER TE QUSHUR …DEBIL LINDI BUDALLAH KA VDEKUR …..ENVERI MERRTE NGA KATUNET.. FUSHAT NE QEVERI ..SEPSE I XHIRONTE ME LEHTE …KAQ GJE TE THJESHTE SE KA KUPTUAA KY COBANI RITA ..PO NTILIGENCEN PERSE E VRAU ENVERI SNA I KA THENE RITA MUTI APO SI KA PARE KRIMET E HITLERIT TE BALLKANIT ..PO ZOGU PERSE ZGJIDHTE INTIIGENCEN PER NE QEVERI ..PERSE E LA TE LIRE KUVENDIN ….. SI MUND TE NDERTOSH NEJ VEND ME COBANE ..PA INXHINIERA PA PROJEKTE PA NJEEZ TE DITUR QE KANE PERE BOTEN QE P EKONOMISTA TE MIRE …..PASTAJ KERKONTE PODHIM KERKONT PUNE TE MIRE ..KUR VEN HEKURAN ISIN NGA PEQINI LENKA CUKEN NGA LUSHNJA TJETIN NGA FIREI KATUNET SI DONI JU QE SHQIPEIA TE ECI PERPARA …….EDHE HITLERI I BENTE GENERALE COBANET E HUMBUR … DHE U BENE KRIMINELA ..DHE KUR E PYETEN NJE FILLOZOF FRANCAIS SI U BENE KRIMINELA . COBANET …. FILLO U PERGJEGJ ….MENDONI SI JETONIN ME PERPARA ..NE BUJQESI .ME LOPE ME DELE DHE GJERMANIA ISHTE NE KIRIZE NE VITET 30 … DHE KUR U VESHEN ME UNIFORMA TE BUKURA PREJ LEKURE … TE GJTHE I RRESPEKTONIN NGA FRIKA …UUUUUUUAAAAUU ME JETEN ME LOPE TANI BENIN CD GJE PER TE JETUAR SA ME SHUME NE LLUKS ME VJEDHJET NE EUROPE VRISNIN FUSNIN NE BURGJE ..BENIN CDO GJE PER .. EDHE ENVERI E DINTE SE KUR I SILLTE NE TIRONE DO TE BENIN CDO GJE PER TU MOS U KTHUYER ME NE FSHATRAT E TYRE KU HANTE PULA GURE …… DHE I SHERBENIN ME MIRE HITLERIT … ESHT NJE GJE KAQ E THJESHTE QE EDHE LOPET NE NORMANDIE E KUPTUAN …POR JO RITA MARKO …NUK CUDITEM …..

      1. U dhime duke qesh says:

        Ti Eliot me siguri je pjese e intiligjences uahahahahaaa

  3. Moni says:

    Ik o pirdhu. I merrte se ata ishin dele, vinin nga ara dhe sigurisht do viheshin ne rresht kudo qe shkonin. Nuk ishin Mehmet Shehu apo Beqir Balluku qe vinin nga lufta, kishin autoritetin e tyre, madje Mehmeti nga lufta kishte dale si hero ne popull dhe jo anonim si Enveri. Prandaj i duheshin mjelese dhe karrociere ne byro, qe kur i bente « gjyqin » Kadri Hasbiut ata te lehnin si qen ne kor.

    1. i menduari says:

      Ata njerez ishin te gjithe te arsimuar dhe pervec kesaj ishin njerez te PUNES! Kush percmon punen nuk eshte gje tjeter vecse nje funderrine!
      Sot njerezit e punes quhen idiote, ndersa mashtruesit e hajdutet pa shkolle quhen “njerez te suksesshem” 🙁

      1. moni says:

        « i menduari » kush ishte i shkolluar, Muho Asllani apo Lenka Çuko? Nuk perbuzi njeri punen por shpreha nje realitet te hidhur.
        Themeluesit e PKSH-se gati u eleminuan te gjithe gjate luftes dhe nje pjese ne vitet e para pas çlirimit( Q.Stafa, V.Shanto, N. Spiro, Z.Mala K.Xoxe, etj etj etj) . Pas ketij spastrimi, figura qendrore te Partise u bene personazhe kyç por periferike te LANÇ por qe nuk ishin themelues te PKSH-se (M.Shehu, H. Kapo, B.Balluku, etj)
        Pasi u spastruan dhe keta sepse helbete kishin nje autoritet te tyrin zgjidhja u gjend tek vjeleset e pambukut dhe karrocieret qe pavarsisht faktit qe mund te ishin shume njerez punetore nuk mundeshin kurrsesi te mendonin ti benin karshillek E.Hoxhes. Ishte nje zgjidhje pragmatiste nga njera ane por dhe demagoge nga ana tjetrit se me demek pushteti eshte i popullit, i punetoreve. Te tjerat jane broçkulla.

        1. info says:

          Muho Asllani ka lindur në tetor të vitit 1937 në Bërdicë të rrethit të Shkodrës në një familje të varfër, por tepër patriotike. Gjyshi i është vrarë nga serbët në vitin 1913.
          Në vitin 1953 mbaroi shkollën 7-vjeçare në fshatin e lindjes (Bërdicë). Pas kësaj shkon në shkollën e mesme bujqësore në Lushnje, por bën vetëm një vit dhe ndërpret shkollën për tu kthyer sërish në shtëpi. Mbaronë teknikumin bujqësor të Shkodrës, në vitin 1958. Në viti 1961 fillon Institutin Bujqësor dhe e mbaronë në vitin 1964. Ka mbaruar Shkollën e Partisë me korrespondencë në vitin 1968. nëntori i vitit 1971, pikërisht në Kongresin e VI të PPSH-së, u zgjodh direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, pa kaluar fare fazën e kandidatit. Ndërkohë kryente edhe detyrën e Sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, ku sekretar i parë ishte Prokop Murra. Më 3 janar të vitit 1974 u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Matit. Nuk do të vononte shumë dhe në korrik të po atij viti, pra në 1974-ën, u emërua me detyrën e Sekretarit të Parë të rrethit të Kukësit. Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Në mars të vitit 1979 emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Burrelit. Ka qenë Sekretar i Parë, në Shkodër. Në nëntorin e vitit 1981, pikërisht në Kongresin e Tetë të Partisë u bë anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror. Më pas, duke qenë anëtar i Byrosë politike u emërua sërish Sekretar i Parë në Durrës deri në vitin 1991.

        2. i menduari says:

          Moni mjaft pe “teori konspiracioni” gjithandej! Ti paragjykon cdo gje (gjithmone pasi ngjarja ka ndodhur) dhe kjo tregon thjesht ose TRUSHPELARJE ose POSHTERSI!

  4. e verteta e hidhur says:

    “Dingo”,rri i qete do veje cdo gje ne vend,une as e ve ne pyetje kete gje.Sepse ne shkojme drejt nje fundi si popull dhe si shtet.Sa me i tmerrshem te jete ky fund aq me i lavdishem ngrihet Enveri dhe sistemi qe ai ndertoi.E kam thene edhe here tjeter:Ne se Shqiperia do behet ashtu si e duhet Enveri do jete pjese e historise se Shqiperise,ne qofte se Shqiperia nuk behet Enveri do jete vete Historia e Shqiperise.

  5. Na Vdiq ky I ziu rita pa e ditur paskish qene kaq veshgjate… Pas muhametit, thote, qe eho,
    Do e ngushellija te ndyerin mos merzitet se ka lene te denjin edvin, aq me teper shoke ne Mafie ln e heroines me te nipin ermalhoxha, lavde M-Leninizmit fitimtar oj ritamarko,
    I ndyer.
    Une e dija se myslympeza dhe simonstefani pervec lenkes jeshen superstar,
    na dul rita, ja hudhi ene (krimineli me damke) shefqetpeci,
    shume Kellira, shume….po mire boni qe I botoni se dalin live cipllak,
    fanatike-kriminelet !!

    1. U dhime duke qesh says:

      Sa klase shkolle ke mor kaqol 😀 😀 😀

    2. Janulles, me sqepar kokes.... says:

      Obobobobo….. te jesh budalla, te falet. Te jesh, kerric gomari edhe ajo te falet. Por te jesh analfabet ne vitin 2018, kjo nuk te falet.

  6. aleko says:

    E urrejne Enver hoxhen me shume ata qe pas renjes se tij, me produktin e gjithckaje qe populli shqipetare beri nene udheheqjen e tij ,me pangopsine e tyre u bene grabitsit me te medhenj kombetare te njohur ndonjehere ne historine e shtetit shqipetare..Keshtu gjithe ajo pasuri gjigande,qe u be per 50 vjet pasi u la te degradohej , u pervehtesua nga keto mostra… falasDhe pastaj urrejne Enverin !.. ha ha!..

    1. Qimthi says:

      Motren , gruan, cupat dhe mbesat ku ti ket shoku Rita, gazetari dhe ju te gazetes qe i jepni platforme kurvave.

      1. kuc says:

        Kurvat i ke ne shtepi dhe ne shpirt!

  7. kazani mediatik says:

    O Mero, pse na i boton keto traplleqe, te shkruara per me teper nga nje idiot qe perveç fjalimeve mez porosi, si ai i Fierzes – per te cilin nuk ka turp qe e tregon edhe vete – dhe prerjes se shiritave – per te cilen iu be edhe kenge – nuk dinte te bente asgje tjeter ? Apo edhe ty (Mero Baze) te ka marre malli per kohen kur ishe sekretar rinie dhe partia te silli nga fshati ne Universitet ? Sepse botuesit e gazetes “Dita”, duke e ditur se kush jane, nuk kane arsye qe te mos i botojne keto shkrime.

  8. nardi says:

    AI ishte udheheqesi, presidenti, diktatori, tiransi, numri nje i shqipersise…. dhe fajet i kishte te gjitha AI!!!
    Por nuk na pelqen te mendojme si AI ishte i rretuar nga: servila, injorante, karrierista e te degjeneruar (shembulli i qarte sali berisha) qe benin pislleqe ne emer te TIJ!
    imagjinoni nese te ishte ende gjalle dhe ta kishim KRYETAR PARLAMENTI…..
    c’fare vendi ne salle do te kishin sali berisha me shoke????

  9. Alfredi says:

    MERO ALA KE BISHTI I ENVER HOXHES DHE BIROS POLITIKE MBETE A DREZI. PO ÇMERESH ME TRAPLLEQET E KETIJ OFICERIT ZHOLI A I VRARE. I DUKET SE PO BEN HISTORI KI ZHOLI QE ESHTE NJE MEDIAXHI ME PAGESE PER TI THUR LAVDI KOMUNISTEVE. E RROPI ATE KIÇO MUSTANAQIN ISH MINISTRIN E FUNDIT TE RAMIZ ALISE, RUJTI E QETHI KETE SHAT ARBANEN E SA TE TJERE TANI I O QEP RITA MARKOS. MIRE AI QE KA AQ CIP SA KANE KAPTERAT E USHTRISE SE ENVERIT PO E DEREZI ÇKE QE MERESH ME BOTIMIN E BUDALLALLIQEVE TE TIJ. APO KE NIS DHE TI TE GJUSH.

  10. mik says:

    Te them te drejten nuk e lexova artikullin, vecse rreshtin e pare : ” Enver Hoxha ushqente teper rrespekt per punetoret dhe kooperativistet ” !!
    Nqs ushqente kaq rrespekt per punetoret dhe kooperativistet, pse nuk ia mbushi barkun me buk mor Zot, te pakten vec nje here ?!!!! Fshatrat malore jetonin ne epoken e gurit.

    PS : Si cdo sistem shoqnor, edhe sistemi komunist ka nostalgjiket e vet, kryesisht shtresat e privilegjuar ( por pa tru ).
    Ne te gjithe historine boterore, sistemet shoqerore te humbura, nuk jane rivendose ma. Pra, shihet intelekti i atyre pasardhesve te pa shprese. Komunizem !! O njerez te trash, ala nuk e dini se si vendosen sistemet shoqerore ?!

    1. heu bre says:

      Sa klase shkolle ke ,mor koqe kanari!? Ke lexuar ndonje liber tjeter vec abetares dhe leximit 😀 😀 😀

  11. Pokeristi says:

    Mero!!!
    Po e menderos ….!!!!..Akoma me Riten.Ay s’kish asnje vlere dikur,jo me sot qe s’ka e s’ka.
    C’jane keto pacavure shkrime qe ju jep hapesire ne gazeten “Tema” ???!!!!!!…

  12. demo says:

    Enveri nuk kishte punuar kurre ne jeten e vet.Deri ne 1944 kur u be udheheqes shteti nuk kishte bere asnje pune.
    Si student ishte tape topi,nuk mori asnje provim,si diplomat u pushua nga puna per vjedhje dhe mashtrim.Vodhi canten e vajzes se konsullit dhe u paraqit ne nje pritje qeveritare si djali i mbretit Zog.si mesues me ore ishte nje dembel i paafte,qe kerkonte te rripte edhe ore qe nuk i kishte bere;,Si tregtar duhani ishte nje kontrabandist dhe vjedhes i pronarit te dyqanit.E cfare do tu mesonte enver hoxha punetoreve dhe kooperativisteve?Si te vidhnin dhe te mashtronin.Keto kishte bere gjithe jeten.Rita thote se ishte parashikues.Cfare parashikoi me TUFEZIMIN,?
    Rrenimin total te fshatit.Cfare parashikoi me prerjen e maredhenieve me Kinen?Asfiksimin total te ekonomise.Cfare parashikoi me “Mbeshtetjen ne forcat tona”?Qe te fergohet populli si peshku me yndyren e vet.Cfare parashikoi me Kombinatin Metalurgjik,qe e quajti:Clirimi i dyte i Shqiprise?/Parashikoi :Kancerin e Industrise Shqiptare,qe coi ne kolaps gjithe ekonomine.

    1. Ec aty says:

      Enveri u mesoi shume mire shqiptareve, per 50 vjet se si ndertohet shtet, si punoHet, si mesohet, si kultrohet, si perparohet, por nuk harroi ti mesonte edhe nje gje te rendesishme : SI TI SHKERDHENIN RACEN KOLABORACIONISTEVE TE FASHIZMIT DHE TRADHETAREVE E SPIUNEVE TE ATDHEUT!

  13. Pantera says:

    Bente perpjekje Enveri ti bente njerez , po disa sado te perliqesh eshte e kote , ngelen kafshe zhulsa dhe te poshter ,mosmirnjohes , si Saliu , sado te perpiqesh , ai ngeli shpellar i rendomte , dhe i pagdhendur. Beje jo doktor , e coe jashte , Saliu nuk behet njeri , mbetet nje primitiv dhe original i trashe , i poshter mizor dhe idjot i pashembellt , ketu ka faj Enveri , duhet ta kuptonte , mos u merni me hije e fantazma qe iken dhe nuk kthehen me pas kurre , por meruni me tipa dhe pjsa njerez qe bene dhe bejne dem kolosal …….

  14. delete says:

    Shume e vertete eshte shoku Rita. Ne fakt shoku Enver aq per zemer i kishte punetoret e sidomos koperativistet sa pervec se ketyre te fundit u rrojti tokat ne shkembim te prasit, tollonave, e ligjit axhidasjon propagande po u jepte bile edhe 10 LEK dita per punen qe benin nga mengjesi ne darke. Tamam njeri i popullit. Tashti per vete ky mut-muti se bashku me muterit e tjere te byrose politike bridhnin me benza, pinin e hanin neper Adriatik e hotel Dajti, pushonin neper vila e kuroheshin neper Paris-ra, po nje rast ishte apo jo shoku Rita….Ne fund te fundit, nuk i thone pak te burgosje, vrisje, internoje e te mbaje na kafaze nje popull te tere, popullin tuaj me qe ra fjala. Sigurisht, eshte nje detyre qe kerkon dedikim dhe vision apo jo!? Dhe si e tille, vetem palaco and antishqiptar si puna juaj & co qe vazhdoni te kakarisni per krye ndyresisren Enver mund ta benit me pasion nje pune te tille.

    1. eeeeej says:

      Ja na e shpjego o i mencur, ku i coi tokat qe “u rrojti” fshatareve?

  15. shqiptar tirone says:

    Nuk kuptoj diçka : Si ka mundesi qe nje gazete si e juaja kerkon te riktheje figurat me te urryera te sistemit komunist? Nqs doni te dini se kush ka qene Rita Marko po ju jap nje detaj. Lexoni gazeten LIRIA e Shoqates se ish te Perndjekurve Politike edicionet e muajit janar 1995. Aty ka nje artikull ku shkruhet per krimet qe ka bere ky « internacionalist proletar » duke pushkatuar edhe kalamajte nen 18 vjeç. Ka qene nje familje e nderuar shkodrane qe tregonte historine e nje prej bijve te saj qe e kishin marre ushtar ne moshen 17 vjeçare dhe qe gjyqi komunist e denoi me vdekje. Per te ekzekutuar kete vendim Rita Marko i nderroi moshen duke i a rritur me nje vit. Me sa me kujtohet trupat e tyre i kishin lidhur dhe me tela me gjemba. Ju lutem me tregoni vetem nje rast te tille qe mund te jete kryer ne vendet e verteta demokratike.
    Edhe diçka tjeter. A ka ndonje llogjike sa me te thjeshte qe te shpjegoje qe nje vend zhvillohet ne te gjitha fushat kur drejtohet nga njerez pa shkolle dhe pa kapacitete teknike e intelektuale. Shtroj pyetjen : Perse duhet te hapeshin universitetet kur ishte kollaj fare te drejtoje nje shtet me me bujq (jo fermere!) dhe punetore te thjeshte.
    Po ju tregoj nje realitet qe ndodhte ne ato vite. Ne ndermarrjet socialiste ekzistonin te ashtuquajturat « keshilla shkencore » ku patjeter duhet te merrnin pjese edhe perfaqesues te klases punetore. Ne mbledhjet e ketij « keshilli » drejtori kerkonte me kembengulje nga specialistet e larte qe te shfrytezonin sa me shume literaturen e huaj dhe e me pas te benin permiresime ne teknologjite perkatese. Ne nje ndermarrje ne Tirane, drejtoria shperblente gjithmone kryetarin e BP te ndermarjes qe ishte nje lloj tekniku qe nuk kishte lidhje fare me sferen kryesore te aktivitetit kryesor te saj dhe nuk permendte asnjehere specialistet qe punonin e jepnin çdo gje per realizimin e planeve te prodhimit dhe atyre financiare. Nje here drejtori pati thirrur nje nga specialistet dhe i foli se nuk po angazhohej me si perpara per « novacionet ». Pergjigja qe ai mori ishte kjo : « Pse i kerkoni keto nga une? Ju keni kryetarin e BP. I thoni atij dhe çdo gje do te behet me se miri »!
    « Fatkeqesia » me e madhe per keta specialiste ishte se gati 90% e tyre nuk ishin anetare te PP.

    1. heu bre says:

      A ka llogjike qe DEBILA si puna jote guxojne dhe hapin gojen duke thene perralla kalamajsh. Nuk ka, po c’ti besh, debilat jane shtuar shume dhe kane filluar te thone se jane “te zgjuar dhe te llogjikshem”.

  16. Ad says:

    Nje tregues nder shume te tjere se sa njeri e kombvrases qe regjimi i Enverit eshte se: 12 vjet si u shpall Pavaresia pas gati 500 vjet sundimi otoman, u vendos shteti ligjor me 1924 mese funksional. Gati 30 vjet pas ndryshimit te regjimit te Enverit, rrokullima theqafese nuk ndalet. Kuptohet se c`la mbrapa ai regjim…

    1. e c'na gjeti says:

      La mbrapa ca budallenj si puna jote, ky eshte problemi 🙁

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *