STUDIMI: 300 milionë njerëz nuk e dinë se kanë hepatit

28 Korrik 2018, 14:48Shëndeti TEMA

Nga 325 miliona në botë që kanë virusin e hepatitit B ose C, 300 milionë nuk janë në dijeni se bartin këto viruse, ndërsa miliona njerëz në botë përballen me rrezik nga sëmundje kronike të mëlçisë dhe nga kanceri si pasojë e viruseve të hepatitit, raporton AA.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shënon 28 korrikun si “Dita Botërore e Hepatitit” për të ngritur vetëdijen në mbarë botën kundër virusëve të hepatitit që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe janë shndërruar në problem global shëndetësor.

Viruset e hepatitit janë pesë, hepatiti A (HAV), hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV), hepatiti D (HDV) dhe hepatiti E (HEV), por më së shumti vdekje shkaktojnë virusët HBV dhe HCV.

Sipas “Raportit Botëror të Hepatitit për Vitin 2017” të publikuar vitin e kaluar nga OBSH, supozohet se në botë 325 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral. Shumica e këtyre njerëzve nuk bëjnë  analiza ose trajtime për të shpëtuar jetën.

Në vitin 2015, 1,34 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e virusëve të hepatitit.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se miliona njerëz në botë që vuajnë nga virusi mund të shpëtojnë nëse gjejnë mundësi për trajtim.

Hepatiti B, C dhe D mund të shkaktojnë sëmundje kronike të mëlçisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 6,2 e popullsisë në rajonin e Paqësorit Perëndimor apo 115 milionë persona dhe 6,1 për qind apo 60 milionë persona në Afrikë supozohet të jenë të infektuar me HBV.

Po ashtu, hepatiti B, i cili ka tiparin e të shndërruarit në sëmundje kronike, mund të shkaktojë cerozë ose kancer në mëlçi.

Vaksinimi llogaritet si mënyra më e mirë për mbrojtje nga hepatiti B, i cili mund të jetë vdekjeprurës.

Ndërkaq, virusi HCV më shumë është i përhapur në rajonin e Mesdheut Lindor me 2,3 për qind ose 15 milionë persona dhe në Evropë me 1,5 për qind ose 14 milionë persona.

Hepatiti C është lloj infektimi që fillon me simptome si lodhja dhe dobësimi dhe që prek mëlçinë e zezë, nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë cerozën dhe kancerin e mëlçisë.

Hepatiti D, i cili është virus defektiv, nuk përbën infektim në vete dhe për t’u prodhuar ka nevojë për virusin e hepatitit B. Rrjedhimisht, virusi i hepatitit D shkakton hepatit vetëm te personat që janë të infektuar me hepatitin B.

Ndërkohë, hepatiti E i cili shfaq tipare të nëjta me virusin e heptatit A për sa i përket rrugëve të infektimit dhe gjetjeve klinike, mund të vërehet edhe të kafshët e egra dhe ato shtëpiake.

Vaksinimi është mënyra më efikase për mbrojtje nga hepatiti A dhe B, ndërsa ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për hepatitin C.

Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe masat parandaluese dhe sensibilizimi rreth infektimit me virusin.

3 komente në “STUDIMI: 300 milionë njerëz nuk e dinë se kanë hepatit”

  1. Sara says:

    harruat te thoni qe hepatiti perhapet kryesisht nepermejt rrugeve seksuale!!!!!!

  2. Iliria e bashkuar says:

    Nuk eshte e veshtire per ta ditur. Behet analiza e gjakut hbc dhe hbs. Rruga e marjes eshte ne momentin e lindjes, eshte transmetimi nga prindrit e semure, eshte ne ditet e para pas lindjes (larg njerzve te semure), eshte dentisti forma e sotme me e perhapur, eshte seksi oral nga mishrat e dhembve dhe seksi pa preservatif, jane gjelperat te infermieri, eshte cdo lloj je plagosje apo pickim insektesh e …. njerzit m me imunitet te dobet, ata qe semuren shpesh here, keta kalojne te paret ne semundje kronike. Keshtu mbaheni veten dhe mos u genjeni nga degjenerimi i edukates shendetsore dhe shoqerore.

  3. Iliria e bashkuar says:

    Mos haroni se vaksinat jane me te mirat per te shpetuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje