Si ta ruajmë Kosovën nga udhëheqësit e saj

2 Gusht 2018, 18:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është shumë mbresëlënëse të dëgjosh me qetësi gjëra kaq të rënda dhe të papërgjegjshme, sa këto që po artikulohen këto ditë zyrave, odave dhe livadheve të Kosovës nga politikanë shqiptarë.

Presidenti Hashim Thaçi ka nisur një fushatë që duhej të alarmonte çdo institucion shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri, por në fakt të gjithë po duket sikur nuk e marrin seriozisht. Ai po flet për ndryshime kufijsh, madje për t’u dukur agresor dhe jo i agresuar, siç do të ishte në një rast të tillë, po kërkon dhe Luginën e Preshevës që t’i bashkohet Kosovës.

Akademiku Nexhat Daci, ndoshta i bindur se dikur Akademia Serbe e bëri platformën e Serbisë së Madhe, i ka shkuar për një çaj në zyrë me shpresë si i duket vetja si Çubriloviqi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, po bën sikur nuk i dëgjon çfarë thonë. LDK, po ashtu bën sikur nuk e njeh për negociator. Vetëvendosja nuk e njeh si të tillë dhe po e dëgjon me ëndje në heshtje.

Në Tiranë po ashtu, bëjnë sikur nuk e kanë mendjen. Ja quajnë hall personal.

Dhe i tillë mund të jetë, por problemi është, se halli personal i një Presidenti, mund të kthehet në hall kombëtar. Vendimi një politikani për të hapur një axhendë të re për ndryshim kufijsh në Ballkan, është jo vetëm kthim prapa dhe shumëzim me zero për gjithë investimin për paqe në Ballkan, por një rrezik real për faktorin shqiptar në Ballkan.

Kufijtë nuk ndryshohen nga bisedimet mes dy personave, por nga luftra të përgjakshme primitive dhe nga imponimi me forcë. Hashim Thaçi nuk ka fuqi as të parën, as për të dytën.

E vetmja gjë që ai po bën, është që po i hap mundësi Serbisë, t’i rikthehet çështjes së Kosovës me dhunë, tashmë duke ja dhënë arsyen shqiptarët, të cilët mund të braktisen në këtë aventurë nga çdo mbështetje Perëndimore.

Kosova është një investim i Perëndimit për të formuar një shtet të lirive qytetare, ku bashkëjetesa me pakicat është detyrim, është standard dhe mbi të gjitha është çmim për lirinë që na e solli Perëndimi në emër të lirive njerëzore. 

E ardhmja e Kosovës dhe Ballkanit është e detyruar të kalojë përmes shteteve multietnike, me pakica të tjera kombëtare brenda tyre, si e vetmja mënyrë për të konsoliduar një “gjimnastikë” demokratike për të drejtat njerëzore dhe bashkëjetesën në Ballkan.

Pakicat kombëtare nuk janë fatkeqësi, por sprovë për bashkëjetesë. Ato padiskutim që bëjnë nervoz shumë njerëz që duan të jenë të barabartë me ta, e pse jo superiorë, por në fakt, pakicat, në rajone si Ballkani, duhet të jenë më të privilegjuara. 

Kroacia ka histori të përgjakshme me Serbinë, por nuk ka histori diskriminimi me pakicën serbe në Kroaci, përkundrazi ka mbidozë lirie për ta. Është kjo një arsye përse ata janë sot anëtarë të BE. 

Serbia duhet t’u japë shqiptarve gjithë liritë që kanë qytetarët serbë, plus të drejtat e tyre si komunitet shqiptar dhe shqiptarët në Kosovë duhet po ashtu t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe gjuhën dhe të bashkëjetojnë, duke i respektuar serbët në Kosovë, jo në emër të së shkuarës, por në emër të lirisë që fituan nga Perëndimi, si pakicë e shtypur nga serbët. 

Nëse duan që të ruajnë aleancën me çlirimtarin e tyre real, Perëndimin, ata duhet të mësohen të kuptojnë se Liria e Kosovës erdhi nga standardi Perëndimor i lirive për qytetarët dhe jo nga standardi i shtetit etnik që vret qytetarin për shtetin, as nga mentaliteti i patriotëve folklorikë, që kur kanë ndonjë hall të tyre i vënë zjarrin Kosovës që të digjen bashkë me të.

Rikthimi tek debati për kufijtë dhe ndryshimin e tyre është kthim në shtetet etnike, që është shkrepësja që i vë zjarrin në çdo kohë Ballkanit. Nga ana tjetër është dhe një koncept primitiv, pasi është ikje nga shteti i qytetarëve. 

Në emër të shtetetit etnik, mund të vendosen diktatura, mund të bëhen masakra dhe në fund mund të mos kesh as shtetin. Milosheviçi është një shembull i freskët se si shkatërroi veten dhe Serbinë në emër të shtetit etnik serb.

Fakti që askush nuk po reagon ndaj deklaratave të Presidentit Thaçi mund të merret si ogur pozitiv, pasi nuk i konsiderojnë serioze, por kjo nuk i bën serioze institucionet shqiptare.

Dikush tjetër mund të bëjë sikur e merr seriozisht dhe ky do jetë një kthim i tmerrshëm pas. Po t’i shtosh pastaj dhe deklaratat e Pandeli Majkos në livadhet e Skënderajt me emigrantë të sapokthyer në Kosovë, që flet për heqje kufijsh, patrotizmi shqiptar i gushtit, mund t’i vërë flakën çdo livadhi në Ballkan, më keq se barinjtë që djegin kullotat.

Dhe të mendosh që Majko në fakt e ka fjalën për heqje doganash, por dhe për atë nuk e pyesin oligarkët e Shqipërisë dhe Kosovës, kjo situatë bëhet dhe më tragjikomike.

Nuk jam kundër që në Oda të shesim patriotizëm ë bëjmë sikur po bashkojmë trojet dhe po të pimë raki me emigrantët që vijnë çdo verë, por të paktën të ngelemi brenda Odave.

Në zyrat e shtetit dhe sidomos në zyrat e Shtetit të Kosovës, nuk bën të imitohen, as teoritë etnike të Milosheviçit, as akademikët famëkeqë të tij. 

Kosova ose qëndron në këmbë si shtet i lirive qytetare dhe investim i Perëndimit, ose i vë flakën faktorit shqiptar në gjithë Ballkanin, si një shtet i dështuar dhe ngrin e kthen pas dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Evropë. 

Ndaj duhet ta ruajmë Kosovën që të mos të bjerë në këtë batak. Duhet ta ruajmë jo vetëm nga armiqtë e saj, por dhe nga udhëheqësit e saj.

20 komente në “Si ta ruajmë Kosovën nga udhëheqësit e saj”

  1. like says:

    Hashim Thaçi tejkalon kompetencat kur flet per territoret jashte kosoves. ai vetem mund ti mbeshtese ato por jo te kthehet ne zedhenes te tyre. Sa per shqiperine, kosova qe nje krahine qe ju shkeput asaj dhe me te gjtha te drejtat nderkombtare ka fjalen e saj per ta kerkuar ti njihet.

    1. ben says:

      1 gje eshte e sigurt!!!!!
      Thacin , Ramen dhe gjithe te tjeret as qe nuk I pjerdh njeri ne bote.
      Nese Amerika pronarja e vertete e kosoves ka vendosur ta ndaje, ta mbaje apo ta fali te teren as nuk I pyet njeri.
      Sjellja e kosovareve ne liri si turq e kaluar turqve si islamike e kaluar islamikeve kjo patjeter ka ndikuar ne ate qe te medhenjte kane vendosur sepse kushdo ne bote e shef se lufta ne kosove u be per shqiptaret dhe rezultoi qe kosoven po e gezojne turqit.
      Kete nuk ja falin kosoves amerikanet dhe europianet.
      Sepse me ritjen e partive nacionaliste anti islamike ne europe qe brenda 2 vjetesh do kene pushtetin ne gjithe europen eshte e sigurt qe te gjithe do jene kunder kosoves dhe bosnjes si turqi te vogla ne ballkan.
      Nese kosova nuk I zgjidh problemet shpejt ne serbine e ardhmja do jene shume me e dhimbshme.
      Dhe realisht te humburit e medhenj do jene shqiptaret sepse turqit ne e keqja qe mund tu ndodhi eshte te shkojne prape ne turqi.

      1. Hoxh Armandi says:

        Kosova u grabit qe te krijohej trekendeshi i fuqishem islamik ne mes te evropes bosnje-turkoshqiperi-turkokosove.

        Tani perendimi e kupton se keta njerez e kane mendjen te xhamite e recepit dhe te isis ne siri. Po demi u be dhe eshte vone. Gezuar ramazonin!

  2. Malo Kanina says:

    Unë, po e shkruaj përsëri, por e di që nuk do e botoni si dhe pak kohë më parë.
    Për aq kohë sa në Kosovë do të sundoj opinioni se ishte UÇK ajo që solli lirinë dhe jo aleanca perëndimore, vetëm marrëzira mund të priten në atë vënd nga sundimtarët e saj. Dhe të mos harrojmë se këtë e kanë si jorgan thjesht të mbulojnë maskarallëqet që bëjnë çdo ditë.
    Ndaj, ta ngulim mirë në kokë: Dy janë politikanët që kanë ndikuar më shumë për pavarësinë e Kosovës, Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit, me atë shall simbol rrotull qafës që tregonte litarin sërb kundër lirisë dhe jetës së shqiptarëve dhe Milosheviçi, me aventurizmin dhe egërsinë kundër çdo të drejte njerëzore në Kosovë, i cili në fund shkoj në ekstrem dhe e përcaktoj vehten si simbol i genocidit njerëzor.
    Vetëm duke qënë mirnjohës për atë që perëndimi dhe vllezërit e një gjaku të Shqipërisë bënë për Kosovën, dhe respektimi deri në një i të drejtave të sërbëve në Kosovë, vetëm kjo është rruga për të mbrojtur pavarësinë e dhuruar. Duke nxjerrë në pah luftën e UÇK dhe glorifikuar atë deri në kufijtë e marrëzisë, nuk bëhet asgjë tjetër vetëm se tregon që nuk di të jesh mirënjohës. Shtoj kësaj edhe mbajtjen gjallë të urrejtjes ndaj sërbëve, atëherë marrëzia artin kufij të rrezikut ekstrem. Pra, një situatë si kjo e sotmja ku vihet në diskutim edhe vet pavarësia.
    Pra, pa u zgjatur, kosovarët duhet ta kenë vath në vesh shprehjen e popullit “qingji i urtë pi dy nëna”. Dhe për ta mbyllur, ata duhet ta deshifrojnë drejt thënien e sinqertë të presidentit aktual amerikan, i cili hapur la të kuptohet se ata nuk mund të ndërhyjnë vënd e pavënd për situata që artificialisht krijohen nga lojrat zbavitëse politike të politikanëve aventurier në rajonin e Ballkanit. Kosovarët duhet ta kuptojnë përfundimisht se për amerikanët janë të njëjtë si populli shqiptar i Kosovës ashtu edhe sërbët. Ata nuk mund ti lejojnë kurrë vehtes, që njërin ta konsiderojnë të njerkës dhe tjetrin të babës.

    1. Per Malo Kaninen says:

      Te ka ngelur ora keq , mor burre! Ibrahim Rugova ka qene
      dhe mbeti deri ne fund , nje vegel e bindur e Beogradit .
      Duhet te jesh fare analfabet , apo idjot , te mos e kuptosh ,
      se pa UCK-ne , Perendimi e kishte te pa mundur (te pa
      justifikuar) nderhyrjen ushtarake . Llogjika me e thjeshte
      te shpie ne konkluzionin , se ishte Perendimi ai qe nxiti dhe
      inkurajoi krijimin e vet UCK-se , kjo nxiti Milloshevicin per
      spastrimin etnik , duke rene ne kurthin qe i ngriti Perendimi , e justifikoi nderhyrjen ushtarake , duke dale ne mbrojtje te popullsise shqiptare ushtarakisht kunder Beogradit . Vetem nje injorant koke e kembe nuk e kupton kete , ose hiqet si budalla sic je ti , per te bere lojen e Beogradit ! , Mjaft me , me kultin qesharak te I.Rugoves , se u bete si klloune cirku . Vetem fakti , qe Milloshevici , ne kulmin e luftes dhe masakrave ne Kosove , e transportoi ate familisht , me avion ushtarak te posacem , ne nje vile te sigurte ne Itali , per ta mbajtur te konservuar dhe rifutur ne pune pas lufte (sikurse veproi realisht), mjafton dhe tepron , per te kuptuar se per ke punonte emerkeqi I.Rugova , pa hyre ne argumente te tjera te bolleshme !

    2. Liria nuk dhurohet..por fitohet me lufte says:

      Malokanina !
      .
      Nuk besoj se ka filorugovist qe ta poshtroje kaq shume ithtarin e vet sa ju I nderuar..Nese beson se ai shalli Rrugoves qe sipas jush tregonte roberine serbe dhe Perendimi u “perlot” per kete metafore te Brace ziut besoj se nje vizite mjeksore ne ndonje spital e ke jo vetem te nevojeshme por dhe te domosdoshme.
      .
      Per spjegimin e dyte “qe veprimet kriminale te Millosheviqit kane merite ne humbjen e Kosoves nga telat me gjemba serbe “ke te drejte biles ne kete pike ka dy faktore:
      A-Persekucjoni naziskin serb ndaj popullsise kosovare dhe me e forta
      B-Poshtrimi qe I beri Slloboja Perendimin duke kujtuar se miku I tyre I ngushte gjysem shekullor nuk do ta bombardonte..por per fatin tone ne Amerike ishte Klintoni dhe Angli ishte kavalieri Bleri …
      .
      .Por sot kryesore eshte se Ariu Rus eshte zgjuar dhe nuk eshte ajo situate si ne 1991 apo1999 kur karikatinat ruse ngelen ne Dardanele..Besoj se ndryshimi I raporteve Amerike-Rusi ne favor te kesaj te dytes eshte spjegimi I kesaj ere te re qe po fryn ne Ballkan ku Shqiperia e Meros dhe Kosova e Buzhales dhe Robellit kane status faktik me te ulet se ato te vilajeteve te Turqise ne kohen e sulltaneve

      LUFTA E KOSOVES DUHEJ TE NISTE NE 1991-2..kur UDB dhe miqte amerikane ishin ne muajt (vitet) e mjaltit…dhe mbanin si zare te lidhur Berishen me Ibrahimrugacin

      Lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar,
      se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik,
      përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit.
      Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja,
      fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij
      u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës,
      duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve.
      A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë.
      Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht:
      “Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta
      dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
      ai le të ketë mëndjen: sepse
      kush nuk e ndau luftën me shokët,
      ai me armikun do të ndajë disfatën.
      Ai që luftën kërkon ta mënjanojë,
      s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse
      për çështjen e armikut do të luftojë
      ai që s’luftoi për popullin e tij”.
      Ka nj të ngjashëm në histori si ky i tradhetise Rugovës me Millosheviçin.
      Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Për atë veprim të tij, Gjykata e Lartë e Francës e dënoi me pushkatim gjeneralin Peten, në moshën 84 vjeçare, por që De Goli ia ktheu në burgim të përjetshëm. Meritat që kish patur dikur Peten i hodhi poshtë me nënshtrimin që ai bëri karshi Hitlerit.
      Edhe Rugova, me atë veprim tradhetar që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
      Nuk kam asnje lloj gezimi per kosoven sot por te pakten Thaci eshte e keqja me e vogel ne nje kosove qe nuk I duhet tashme as amerikes,as shqiptareve as serbeve dhe as dreqit….biles eshte e merite e enver hoxhes qe ne kohen e tij mbajti nje baraslargesi te admirueshme…
      Besoj se kjo situate sot eshte gabim I Natos kur Clirimin e Kosoves e la pergjysem ne 1999 sepse:
      .
      1-Nuk detyroi Serbine te nenshkruante kapitullimin
      .
      2-Nuk I deklaroi krimet e serbeve Genocid Kunder njerzimit.
      .
      3-Nuk modernizoi Ushtrine e Kosoves
      .
      4-Lejuan Francezet te ndajne Mitrovicen.

      Nuk kishte me shume Enver Hoxha ne 1944 se sa Thaci ne 1999 por I doli zot vendit duke I treguar vendit qofte ballisteve & rrugovisteve qofte tradhetareve por dhe fuqive te huaja pas L2B qe kishin plane antishqiptare ne favor te grekut dhe serbit si po veprohet dhe sot.
      .Eshte turp per Shqiperine ..Kosoven dhe sidomos per miqte tane kur nje Drejtues serb I rangut larte deklaroi :
      Nese do ta dinim qe kosovaret do silleshin me republiken e tyre si vepruan pas 1999-es da tja u kishim falur qe ne 1981 kur kishim dhe Brace (Bratsvo )Rugoven ne anen tone

      1. Malo Kanina says:

        Zotëri, ose më mirë, shoku “liria nuk dhurohet, por fitohet me gjak”!
        Unë e kuptoj që ju i përkisni kampit revolucionar. Ju siguroj vetëm për një gjë i dashur: jam gati të shkoj të vizitohem, ashtu siç dhe ju me dashamirësi më sugjeroni, qysh këtë çast, nëse kjo e përmbys dhe ndikon kaq shumë në ndryshimin e situatës aktuale në kosovë. Por beso, ju edhe vetë e keni të qartë, se po ma krihni si shumë bishtin, duke lënë të kuptohet se gjëndja ime shëndetsore paskësh qënë shkaku kryesor i punëve në kosovë. Por të mos zgjatem. Ku ndryshoj unë nga ju?
        Në ’44-trën, ishin partizanët shqiptar që u bashkuan me aleancën antifashishte kundër murtajës nazifashiste. Një veprim i mrekullueshëm, bashkuam forcat me botën e qytetëruar, për të mbrojtur lirinë e kombeve. Për analogji, të njëjtat fjalë mund të thuheshin edhe për uçk-në deri në vitin 1999. Ata bashkuan forcat me koalicionin ndërkombëtar kundër barbarisë sërbe. Por ç’ndodhi pas 29 nentorit 1944 në shqipëri dhe pas shpalljes së pavarësisë në kosovë?
        Në shqipëri filloj glorifikimi i luftës partizane deri në kufijtë e marrëzisë. Të gjithë jemi dëshmitar të deklarimeve bombastike për gjysëm !shekulli, se ishin ata dhe Stalini që e çuan gjermanin në strofkullën e tyre.
        E njëjta gjë sot në kosovë. Udhëheqësit e uçk mburren se janë ata që e çliruan kosovën dhe pothuaj as që e zënë në gojë aleancën perëndimëre. Të dyja këto qëndrime, si e komunistëve shqiptar dhe e uçk- istëve në kosovë, si rezultante kanë vetëm shkëputjen nga bota dhe miqtë, një vetmi të madhe që buron nga një mosmirnjohje e zezë,duke bërë me këtë rast “të hedhim valle në gojë të ujkut”, një gjëndje me të vërtetë e rrezikshme. Por të mos e teproj. Ja cfarë dua të vë në dukje:
        Vetëm kur të jemi të bindur, se pa aleancën botërore kundër fashizmit, as që kishte për të patur 29 nëntor 1944 dhe pa aleancen e botës së qytetëruar as që kishte për të patur kosovë të pavarur, vetëm atëhete ka për të ardhur shpëtimi. Ky, jo vetëm është një qëndrim më pranë të vërtetës, por të tregon të qytetëruar, mirnjohës dhe ajo më kryesorja, të mban të bashkuar me miqtë.Dhe ti lëmë marrëzitë, e të bëjmë sikur jemi të fortë, sepse kemi përkrahës amerikën. Tamam si fëmijtë e një lagje që zihen me ata të lagjes tjetër duke u mburrur “se ta rregullon qejfin ai…” Ne e kemi për detyrë të mos i fusim miqtë në situata të rrezikshme me qëndrime të papërgjegjshme tonat…

  3. mb says:

    Nuk dij sa e kupton Kosoven dhe realitetin Ballkanik; Thaci luan te njejten loje qe Serbet luajne cdo here, me qellim qe mos te ngesin prapa tjetrit. Nderkombtaret e kuptojne kete… Eshte e domosdoshme qe te ngrehen problemet reale te shqiptarve perball kerkesave agresive serbe.

  4. Lumi says:

    Ke te drejte. Ndryshimi kufinjve, sidomos ne Ballkan perben rrezik. Ballkanasit e ne kete rast Thaci, terhiqen me teper nga ndjenja nacionaliste se nga parime qe qeverisin boten. Kosova eshte e pamvarur, le te mbetet sic eshte dhe mos e nxjerrim ne treg pa u konsoliduar ajo. Te zbatohen parimet e botes demokratike dhe Jo pazaret nacionaliste ballkanike. Eshte e rrezikshme kjo qe afrohet.

  5. faikonica says:

    Jam dakort me Malo Kaninen.Fakt asht qe as ne luften Nac-Çlir,as Azem Hajdari nuk jane realitet.Por keshtu bajme na,na ndihmon Perendimi mandej i kthejmd shpinen si mosmirnjohsat ma vulgare ne Europe Turkun e qujme vella!!!Vetem ky fakt mjafton jemi te nevrritshem ne syte e botes.

  6. Tarrasi qe ta plasi says:

    Nuk e ka te tijen kete politike Thaci.
    Eshte e Trump-it me ndermjetes Edi Ramen.

  7. Nik says:

    Nuk shikoj ndonje gje alarmante ne kete mes! Ne se me mareveshje midis dy shteteve te Kosoves dhe Serbise dhe sigurisht edhe me pelqimin e qytetareve respektive behen disa ndryshime te kufijve ne dobi te stabilitetit te dy shteteve dhe paqes eshte e mirepritur per mendimin tim.
    Nik

  8. Shqiptari nga Kosova says:

    Alarm..!
    Diçka e rende po pergatitet. Mos te flejm gjume o shqiptarë.

  9. Arti says:

    Hashim Thaqi i sotëm është Esat Pasha i djeshëm.
    Hashimi për të shpëtuar lëkurën e tij është në gjendje të bëjë çfarëdo kompromosi në dëm të Kosovës.
    Fakti që ai në Vjenë dhe Londër deklaroi se do të ketë kompromis me Serbinë e më vonë tha se me Serbinë nuk vija të kuqe (që dmth se është në tavolinë çdo gjë që kërkon Serbia )ilustron më së miri panikun e tij ndaj gjykatës speciale e cila si duket u formua enkas për të shantazhuar Hashimin me shokë (ka dy vjet që paralajmërohen arrestime e ato nuk po ndodhin)
    Këtë më së miri e ilustron rasti i nënshkrimit
    të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe kur u tha u nënshkrua nën presionin e Perëndimit që më vonë kur Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë ,vet amabasadori i Anglisë deklaroi se e kishte këshilluar Gjykatën Kushtetuese që ta hidhte poshtë komplet marrëveshjen për Asociaonin.
    Ka dhe një fakt të dytë që në gjykatën kushtetuese Marrëveshjen e dërgoi Atifete Jahjaga ( e zgjedhur me zarf nga Amerikanët),
    tregon më së miri se Hashimi u shantazhua vetëm nga Serbia dhe miqtë e saj e sigurisht ky shantazh vazhdon.

  10. Naim A. Cami says:

    Pershendetje z-ni Baze,
    Ju pergezoje per shkrimin analitik,por edhe alarmues dhe paralajmerues i frikshem i te keqes qe po rin pezull mbi qiellin e Kosoves dhe ate gjithe Shqiptar.
    Nje shkrim qe se paku do te duhej ti vetedijesoje ata qe akoma kane iluzione se keta qe dita dites po i bejne te keqija te pa fund Kosoves,jane edhe “clirimtaret” e saje.
    Ky iluzion i rejshem nuk i ka lene ata qe ta shikojne me shikim real gjendjen faktike qe nga mbarimi i bombardimeve te NATO-s e deri me sot ne Kosove,pra ky iluzion nuk i lene qe te perceptojne faktin e pa mohueshem,se kjo udheheqesi aktuale e Kosoves,ne menyren me barbare ka shkelur mbi gjakun,veprimet dhe vullnetin e pathyeshem te te gjithe atyre me uniforme apo pa uniforme te UCK-es,te cilet me nje vetmohim dhe sakrifikim te pashembullte kane ndjekur rrugen e idealit – pra rrugen e clirimit te Kosoves.
    Shpresoje qe shkrime me motive te ngjajshme do kete edhe me tej ne vazhdimesi,si nje menyre intelektuale e kundervenies ndaj veprimeve antikombetare,nga kushdo qe te jete.
    Me respekt,
    Naim A. Cami,Avokat

  11. Fatos says:

    Mero krahason të drejtat e shqiptarëve në tokën e tyre me ato të serbëve? Vetëm një injorant ose tendencioz mund ta bëjë këtë. Kujdes argumentat se fjalët e gabuara të çojnë në luftë.

  12. feliks baci says:

    Mero, pertej kendveshtrimit Tend qe nuk ” guxon” ç’do kush te kundershtoje, mendoj se eshte shume e thjeshte situata, shikimi nga e ardhmja..koha rregullon ç’ do gje…por per ta lehtesuar shqetsimin e ngritur duhet thjesht nje marreveshje analoge me Malin e Zi per tu thjeshtesuar procedurat njesoj sic do behet me shume vonese me Shtetin e Kosoves…dhe nuk bejme gje tjeter BUT njesoj siç ben Italia me Zvicren…sa me vine aq me keq..sa me shpejt aq me mire dhe per Serbet…

  13. mikojani says:

    MERO,AVASH,AVASH,PO KTHEHESH NE KOQE KANDARI.TI MOS U MERR ME LUL BYTHEN,AS ME HASHIM,E KASIM,POR MERRU ME ATE TE GJATIN,AI DO TE NA MARRE NE QAFE.MBAJE MENT CFARE TE THEM,MOS NA CAJ BYTHEN ME TE VDEKUR,POR MERU ME HORRAT E GJALLE.NKE DITE DO PENDOHESH,POR DO JETE VONE.

  14. Dajti says:

    Brava Mero mete vertet je nje lagepames i situates ne ballkon jauthua ashtu sice eshte po kujte ja thua THacit dhe Haradinit te pa shkolluar por nuke e kuptoj keto te tanit pse nuke ragojn

  15. cobani says:

    Kosova eshte resto gjeopolitike, qe zbut deshirat e serbis per aferim me perndimin, cdo analiz tjeter eshte qorrollepsje. kohet po tregoin qe situata me te veshtira po vijne, shqiptaret jane raja me lepe peqe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje