STUDIMI: Sudoku dhe fjalëkryqet nuk zhvillojnë inteligjencën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sipas një studimi sudoku dhe fjalëkryqet, që cilat njihen si lojëra dhe aplikacione që kontribuojnë në zhvillimin e inteligjencës, në fakt nuk kanë asnjë efekt në inteligjencë, raporton AA.

Në studimin e zhvilluar në Universitetin Western sudoku dhe fjalëkryqet në fakt nuk kanë asnjë efekt në zhvillimin e inteligjencës ose në nivelin e përgjithshëm të trurit.

Pjesëmarrësit në këtë studimin u ndanë në dy grupe. Grupi i parë gjatë 20 ditëve ka luajtur lojëra dhe aplikacione që zhvillojnë inteligjencën ndërsa grupi tjetër gjatë të njëjtës periudhë nuk luajti asnjë lojë që zhvillon inteligjencë.

Më pas të dy grupet iu nënshtruan të njëjtit provim ndërsa rezultatet e të dy grupeve ishin të ngjashme.

Bobby Stojanoski, nga ekipi i studiuesve, theksoi se ata që luajnë lojëra që zhvillojnë inteligjencën nuk kanë rezultate më të mira se ata që nuk i luajnë këto lojëra.

Ai tha se ushtrimi i rregullt, socializimi, ushqimi i shëndetshëm dhe gjumi i mirë janë më të rëndësishëm për zhvillimin konjiktiv. Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Neuropsychologia”. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “STUDIMI: Sudoku dhe fjalëkryqet nuk zhvillojnë inteligjencën”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Keto lojera nuk e zhvillojne inteligjencen, ama nje inteligjent i zgjidh me kollaj se nje debil.

  2. Vëzhguesi says:

    A ka të tjera “kërkime shkencore” pa asnjë mbështetje shkencore që të na servirni si mendim shkencor??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *