Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!

4 Gusht 2018, 19:54Editorial TEMA
Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!

Nga Mero Baze

Sali Berisha i ka bërë boll dëme Kosovës. Jo se e urren atë, apo ka pasur ndonjë plan kundër saj. Sali Berisha nuk ka plan kundër askujt, përveç planit se si të marrë dhe të mbajë pushtetin dhe si ta rimarrë atë kur e humbet. 

Asgjë nga ato që shkruan Hashim Thaçi ndaj tij, nuk janë gënjeshtra. Janë gjëra që Sali Berisha i ka bërë jo se urren Kosovën, por se ka pasur në plan të parë pushtetin e tij.

I është dashur të gënjejë shumë herë për ato të vërteta të hidhura. Nëse ja hap arkivën e deklaratave të tij dhe për fat ai flet shumë, kurrë nuk i gjen dy deklarata njësoj për ato që ka bërë. 

Kur shfajësohej pse furnizoi me naftë Milosheviçin, thoshte se ma kërkuan shqiptarët e Kosovës, ndërkohë që nuk kishte kush t’ia kërkonte nga Kosova, pasi nuk furnizonte me naftë Kosovën, por Malin e Zi , që ishte pjesë e shtetit të  Serbisë.

Në Kosovë maksimumi fuste naftë ndonjë shqiptar i komunitetit goran, që kishte vizë nga ambasada jugosllave në Tiranë.

E vërtetë është se i përndoqi anëtarët e LPK në Tiranë, ashtu siç thotë Hashim Thaçi, e vërtet është dhe se e rrëmbeu dhe vrau Remzi Hoxhën, por jo kundër Kosovës, por për hall të vet.

Ata e kishin kërcënuar me retorikën e tyre patriotike, se do ta bënin shembull si Avni Rustemi, Esat Pashë Toptanin dhe ai i vuri në listat e përndjekjes për hall të tij, nën dyshimin e rrezikshëm të asaj kohe, si enveristë”.

E vërtetë është se ai u konfliktua me Ibrahim Rugovën dhe tentoi ta zëvendësojë atë pa sukses, jo se i prishte apo ndreqte punë për Kosovën vizioni i Rugovës, por se ai nuk pranoi të përdorej prej tij si zjarrvënës për Kosovën për të shpëtuar pushtetin e tij të falimentuar në Shqipëri në vitin 1996-1997.

E vërtetë se ai e futi Shqipërinë në luftë civile, jo siç thotë se i duheshin hapur depot për armë në Kosovë, por se i duheshin armë që me mendjen e tij hakmarrëse, t’u kundërvihej shqiptarëve që po ashtu kishin rrëmbyer armët kundër tij. Edhe këtë hall të tij, ka tentuar ta paraqesë si vepër për Kosovën.

E vërtetë është se në vitin 1999, ka folur marrëzira për Kosovën, por jo se e urrente atë, por se ndjehej i izoluar, i papërfillur dhe donte që dikush të kthente kokën dhe nga ai.

Historia më e ndritshme e kombit shqiptar, ajo e çlirimit të Kosovës, po parakalonte para syve të tij, pa e përfillur dhe kjo e çmendi. Ndaj thoshte dhe marrëzira çdo ditë, që nga komentet që bënte përditë për “Rambujenë”, e deri tek qëndrimet e paqarta rreth UÇK dhe LPK.

E vërteta është se atë e refuzoi Ibrahim Rugova të shkonte në Kosovë në qershor të vitit 2000, dhe ai i zemëruar deklaroi se do të shkojë në Kosovë, kur ajo të ketë një President legjitim shqiptar, por në fakt shkeli për herë të parë ditën që vdiq Ibrahim Rugova. Ai boll legjitim ka qenë deri atë ditë që vdiq, po nuk e priti kurrë atje.

Po aq e vërtetë është se kur u rikthye në pushtet, ai bëri siç thotë dhe Tritan Shehu “Rrugën e Kombit”, e cila është vjedhja më e madhe patriotike e tij dhe jo vepra më e madhe patriotike. Me atë rast rekrutoi dhe Lulzim Bashën si njeri të marrë peng prej tij në atë dosje dhe tentoi ta mbulojë veprat e tij historike të palavdishme kudrejt Kosovës, me një vepër gjeografike.

Hashim Thaçi nuk gabon kur ja numëron të gjitha këto. Sali Berisha është sjellë si tutor me Kosovën, si njeri që i është dashur Kosova për hallet e tij.

I vetmi problem i Hashim Thaçit është se po ja përmend Berishës këto sot, që ai është në të njëjtin hall me Berishën, sa herë që ka dashur të përdorë Kosovën. Dhe ai sot ka nevojëë të mbrojë një kauzë të rrezikshme që ka nisur duke sulmuar një politikan të rrezikshëm dhe fatmirësisht të dështuar.

Dhe Hashim Thaçi e do Kosovën si Berisha. E do t’i shpëtojë pushtetin e tij, qoftë dhe duke e rrezikuar atë. Ndaj nuk duhet të bëjnë garë me njëri tjetrin kush ja ka futur më shumë Kosovës për të qëndruar në pushtet.

Hashimi së paku ka shansin të shpëtojë nga përsëritja e fenomenit “Berisha” në raport me Kosovën. Jo vetëm se Thaçi është “fis Berisha” sipas ndarjes së vjetër fisnore, por se mbi të gjitha është përfaqësues i politikanëve që bënë Kosovën shtet të pavarur dhe nuk ka pse ta mbysë atë ende pa u rritur, për shkak të halleve të pushtetit të tij. Mund të jetë shumë më i lumtur si qytetar i një Kosove të pavarur në paqe, se sa si President i një Kosove, që rihyn në një luftë për hall të tij.

31 komente në “Hashim Thaçi nuk gënjen për Berishën, por për vete!”

  1. butrinti says:

    JO MERO! BERISHA ESHTE ME GENE ANTISHQIPTAR . NUK KA QENE VETEM HALLEXHI PUSHTETI., POR PA PUSHTET NUK MUND TE ISHTE ANTISHQIPTAR DHE ANTI SHQIPERI. ATEHERE PSE KUR ISHTE NE PUSHTET I VURI ZJARRIN BERI ATE QE E KEMI PARE TE GJITHE DHE ME SE FUNDI PROJEKTOJ DHE LUFTEN CIVILE VERI — JUG TE CILEN AS PERANDORIA TURKE NUK E REALIZOJ DOTE .

  2. Bobolja says:

    Boll mire ju a ke ngule or tat!!

  3. XheJ eN Bi says:

    Besoj se nuk është kështu,Berisha me një gur ka vrarë dy zogj.
    Njëri është këto që përmend M.Baze ,kurse zogu tjetër lshtë se i ka shërbyer “padronëve ” Jugosllav.

  4. Lexuesi i TemmA says:

    Radiografi fenomenale.
    Brravo e Madhe Mero Djali.

  5. ce says:

    Mero je 1-sh ,artikull brilant, i jashtëzakonshem

  6. Aleko says:

    Gjitheketo fakte tragjike ne dem te shqiperise dhe kosoves te bere nga Berisha, veshtire te spjegohen vetem nga deshira per te mbajtur pushtetin Mero.. Justifikimi se ne emer te pushtetit mund te shkaterrosh vendin tend eshte I pa vend..Sidoqofte edhe ne qofte keshtu , qe pa tjeter kerkon sqarimin e detajuar nga organet e sigurimit te shtetit shqipetare, perseri eshte mese e mjaftushme qe sali berisha te konsiderohet si armiku me I madhe I shtetit dhe mbare kombit shqipetare pas shpalljes se pavaresise..

  7. Shvejk says:

    Asgje nuk ka ber BERISHA per hall te vet o Mero. Gjithshka e ka bere me urdher te Serbise. Ashtu si Thaci sot ben gjithshka me urdher te Amerikes.

  8. OPGJ says:

    Mero nje sinteze e krimeve te.berishes ne kosove.Sistemim.redaktim per tu patur parasush nga kushdo si fakte kryesore.Sado i zoti te jesh Mero motivet e krimeve nuk i nxjer dot.Ato mundet ti nxjere vetem nje proces intensiv hetimi ne.gjendje arresti i.pandehurit Sali Berisha nga nje prokuror i mire.Zor se mundet te gjendet ne Shqiperi.Hetimi i Berishes eshte shume me i lehte se kolegjali ne shume krime me emrin Miloshevic.

  9. Emigranti SHBA. says:

    artkull briland, i shkelqyer si gjithnje zoti mero. duke par krimet qe u ka ber shqiptareve mostra sali berisha, shpre bindjen , se mbas vetingut te gjuqetareve e prokuroreve, qe kan vjedhur e demtuar shqiperin dhe shqiptaret, te parin politikan qe duhet te bej vetingut, duhet te jet sali berisha. duke i par krimet qe ka ber ky moster, duhet patjeter te cohet per gjukim ne gjyqin e hages. ska lum e perua te laj krimet e keti krimineli, qe per pushtet e karike, u ka punuar qindin shqiptareve, ne shum aspekte, por urdheri qe dha per apjen e depove te ushtris, esht krim kunder njerezimit, sa edhe sot e kesaj dite, shqiptaret ska dit te mos vrasin njeri tjetrin.
    . ndersa per kosoven dhe kosovaret, mjafton vetem furnizimi me naft i tankeve dhe blindave te milloshevicit, nepermjet 25 boteve
    te kompanis shqiponja qe drejtohrj ngs pd e berishes dhe dy tankereve te instaluara ne lumin buna qe hidhnin matan kufirit me mjra litra naft ne dit, saliu duhet te gjukohet si kriminel lufte e vrases i vellezerve kosovar. i lutem redaksis te ma regulloi shkrimin , sepse sme punon kompjuteri kur dua te vendos germen e shtypit me te madhe. faleminderit per mirkuptimin.

  10. Reni says:

    Gszetar i i Zerit te Popullit shkruan per Thacin apo cfryn obsessionin ndaj Dokririt?!

  11. Arber Iliri says:

    Mero nuk jam dakort me barazimin e Hashim Thacit me Berishen dhe se dyti, Berisha jo se nuk e urren Kosoven por as nuk e ka dash Kosoven, mbase i ka sherbyer direktivave te dikujt ne ato qe ka bere per Kosoven.hipoteza se ai eshte bere agjent i sherbimeve te huaja ne France nuk e dij nese eshte i vertete apo jo, por nga veprimet e berishes duket se ai merte udhezime si te vepronte.
    Hashimi ne te kundert nuk eshte agjent i serbeve perkunder ka qene luftetar i UCK.

  12. Andi says:

    Zoti mero baze, unë jamë bij nga Vlora. E madhe VLORA, VLORA E TË MADHIT ISMAIL BEJ VLORA.A MUND TË MË SHPJEGOSH KUSHË JANË KËTA LEGENA QË ZOTRIJA JUAJ I BËN SHKRIM NË GAZET ZYRTARE?

  13. alphade says:

    Vetem nje opinion nga nje qytetar anonim. Nuk ma do mendja se Thaci
    duhet vene ne nje plan me Berishen. Midis tyre ka nje oqean te madh.
    Thaci e ka te siguruar mandatin e presidentit . Po te ishte ne prag te marr-
    jes se Presidentit do ta besoja zotin Mero por nuk mund te behet kjo ana-
    logji sepse e perseris ziti Thaci e ka te siguruar kolltukun e Presidentit per
    5 vjet. Po une them se deklaratat e Thacit per “korigjim te kufijve” behet
    momente shume kruciale per Kosoven: Sinjalet u dhane se Mitrovica do
    te shpallte “Autonomine” gje e jashtzakoneshme.,,,,Departamenti Amerikan
    i Shtetit leshon deklaraten qe po ta lexosh midis rreshtave jep nje sinjal aq
    sa konfuz , aq edhe domethenes: “Serbia dhe Kosova duhet te tregohen
    ‘fleksible’ ” ?! E cuditeshme . Shkojme me tej : Ne poltike gjerat hidhen si
    shkarazi per te tatuar pulsin, fillon me “tymin” e perfundon me “flaken” !
    Dhe se fundi,problemi me i madh ne politike eshte “Informacioni” ?! Sa in-
    fornpmacion ka media,sa informacion kane aktoret pjesemarres ne takime.
    Dhe takimet jane krejt sekrete midis nje trinomi: Vuchic- Mogerini- Thaci .
    Cfare dine mediat per kete ? Asgje ! Vetem hamendesime dhe asgje me teper.
    Po SHBA dhe BE-ja c’plane kane ?! Dihet vetem nje deklarate enigme e SHBA-s
    dhe asgje me teper. Se fundi, ma do mendja se Thaci do filloje ” L3B per te
    “Ruajtur Kolltukun” sepse ate e ka dhe s’ja heq njeri ,te pakten keto 4 vjet.
    Te gjitha keto te cojne ne nje konkluzion: “Ujrat nentokesore po levizin” ! Cfare
    rrjedhje do te marrin ? Deri tani nuk dime pothuajse asgje vecse hamendesojme .
    KAQ ……!

  14. D O K L E A T I says:

    Jo Thaci kurr nuk ishte perfaqesus i politikaneve qe bene Kosoven shtet re pavarur.
    Me tregoni te cilin fshat e mbrojti UCK. Me se 1 miljon veta u debuan nga Kosova.
    Aleati me i madh i Kosoves -SHBA ,haptas deklarohet kunder armatimit te SHBA.
    N Kroaci qendra ushtarake dhe politike ishte ne duar te Franjo Tudjman, ne BIH Izedbegovic, ne Serbi Milosevic. Ne Kosove levizjen e udheheqete Rugova me profesoret e Universitetit te Prishtines, kurse ne Bruksel dhe Washingron idhte qendra ushtarake.
    Perendimi nuk mund te i jepte pushken Gandit te Kosoves-Rugoves. Mu per kete qendra politike dhe ushtarake nuk ishin ne nje person.

  15. DOKLEATI says:

    Disa karakteristila i kishin Thaci dhe Berisha
    1. Njeri ishte nga Drenica e tjetri nga Tropoja. Dy krahina te ngjajshme qe me teper i perngjanin nje fisi nga mesjeta
    2. Te dy na i prune jihadistet ne trojet shqiptare dhe u deklaruan vellezer te Erdoganit.

  16. skrapari says:

    Jo ,o Mero ! Berisha i sherbeu padronit te tij , Miloshevicit ! Saliu nuk donte jo vetem Kosoven ,por edhe Shqiperine. Saliu ka te drejte te mburret e te ligjeroje se gjeti plot njerez qe edhe ata per interesa te tyre personale ,si Tritan Shehu, Nard Noka qe edhe pse Saliu i ka pranuar vet bemat e tij ndaj Kosoves,keta mundohen ta mbrojne. Po Tritani e aq me keq Nardi ,jane idiotet me te spikatur te politikes Shqiptare. Tani per tani ua kalon vetem i biri Fari Balliut ,Mikimausi.

  17. semi says:

    Esence e tere analizave qe mund e duhet ti behet dy fenomeneve qe djegin e vrasin per pushtetin personal!Ky eshte portreti real i perbindeshit Berishe qe po ta kthesh mbrapa te del fytyra e Thaçit!Respekt per gjithçka ke shkruar z.Baze.Ndoshta per dy gjera eshte bere pishman kryekrimi shqipetar Berishe qe u prish me Ju dhe Izetin dhe qe nuk ju zhduku nga faqja e dheut si deshmimtare te kesaj statuje te perbindeshme qe prej 28 vjetesh ka ngrene mbi 10000 shqipetare !

  18. HAJDUTI says:

    Berisha nuk e ka dash asnjehere kosoven dhe e ka perdor per hsllet e veta….Berisha do vritet si esat pasha eshte nje korrak dhe frikacak…

  19. Sela says:

    Sela
    1.-Artikull tejet realist.Berisha e do Kosoven dhe Shqiperine,por vetem nese ato vihen ne sherbim te interesave e pushtetit te tij personal.
    2.- Rrugen e KOMBIT beri mire qe e ndertoi,por me nhe cmim tejet te larte qe e rendoi shume Shqiperine.Kete e ka justifikuar me ane te thashethemeve te shperndara prej tij,sikur pagoi bombardimet e ushtrise Serbe per te siguruar pavarsine e Kosoves.
    3.- Nuk e kam besuar kurre se Berisha i ka bere keto si agjent i Serbise. Ai ka punuar dhe punon vetem per lavdine dhe pushtetin e tij personal,pavaresisht cmimit qe pagian populli shqiptar,mjaft qe ai te mbetet ne histori si demokrat patriot,liridashes dhe i ndershem,gje qe me bemat e tij ka vertetusr te kunderten.

  20. Gjakovari says:

    Te lumte Mero sepse Thaqit nuk ia ka thene deri tani ne pushtet perveq VV

  21. Huri says:

    Ja veshni gjith kot.E ka City of London Mitroviicen qe prej 1929..or tej ….

  22. tonini says:

    Kjo teme ka shume komente,pa i hequr asnje presje qendrimit ne lidhje me Berishen,po duke e plotesuar ate,analiza e plote do shume kohe te behet,po vetem shperndarjen e armeve dhe luften civile,e beri per pushtetin e tij dhe pushteti i tij ishte ne sherbim te Serbeve per te mbajtur te pushtuara teritoret Shqipteare dhe mbajtur ne pushtet regjimin e Milloshevicit,gje per te cilen vertetohet se ky person eshte i rekurtuar me kohe nga U.D.B~a,si agjent i tyre.Shperndarja e armeve dhe vjedhja e tyre,u be per shume qellime,nje nga keto qellime ishte qe te kriminalizohesh U.C.K~ja ne syte te opinionit nderkombetar,duke i vene ne dispozicion antareve te saj dhe popullit patriot te Kosoves,nga nje automatik ne dore,me qellim qe kur ti vrisnin ,tja faktonit botes se keta jane terrorista dhe te zinte vend propoganda e tyre se u.c.k~ja eshte organizate terroriste,gje te cilen e deklaroi dhe Berisha vete,arsye tjete ishte te vriste dhe terrorizonte,popullie tij dhe kundershtaret politik,nje tjeter arsye ishte qe te organizonte trafikun e tyre me njerzit e tij,ku vlera e fitimit ka qene me miljarda dollare,para qe asnjehere nuk u futen ne xhepat e shqipetarve,po ne xhepat njerzeve te tij,para qe dhe sot e kesaj dite nuk dihe se ne cfare ofshoresh i kane cuar,kontrabande e cila vazhdoje dhe ne qeverisjen e dyte te tij dhe qe u vertetua plotesisht me ngjarjen e Gerdecit

  23. Kombi says:

    BRAVOOOO!! TE GJITHA KETO TE VERTETA, I MERITON THACI DJALLEZOR , I CILI KA FRIKE, SE SHUME SHPEJT DO TI ZBULOHET PAPASTERTIA E TIJ MORALE. TANI PO BEN PATRIOTIN E MADH TE KOSOVES PER TE MBULUAR PABESINE .PROKUTOROA SPDCIALD DUHET TA KAPI PREJ FYTI KETE MASKARA PUSHTETI .

  24. Petrit says:

    Nuk besoj qe ka njeri ne shqiperi apo kosove te besoje qe ky shkrim eshte bere me te vertete nga Zoti Thaçi
    Jo mor njerez jo
    Zotit Thaçi i kane vjedhur adresen e fb-ut dhe ai status eshte shkruar ne zyrat e KM/ te shqiperise
    Nuk besoj se duhen shume mend per ta kuptuar nje gje te tille
    Respekte per shqiptaret qe rrine gjithe diten ne kafe duke komentuar neper portale
    Pa harruar edhe keta qe paguhen nga “Tema” vetem per te share Sali Berishen

  25. Zani Burimi says:

    O Berish, pse e kruajte me Meron, bre burre? Pse nuk e mbajte mik, por ia zhbere redaksine dhe tani po ta ve flaken ccdo dite! O Sali, Mero djali te djeg aty ku te dhemb me shume dhe kete e ben me dokumente qe i ka ditur secili ne Shqiperi dhe ne Kosove. Ndersa keto lolot, Shehi e Noka ia fusin krejt kot, por jane te lire, derisa akoma hane nga kuzhina e Saliut.

  26. mireli n says:

    Jam dakort me opinionet qe pasqyrohen me larte. Mero Baze tashme dihet se eshte nji nga analistet me te mire ne Shqiperi. Por mendoje se ka dicka qe nuk shkon ne shkrimin e tij. Kur thuhet se ”Jo se nuk e ka dashur Kosoven…”. Kurre nuk e ka dashur KOSOVEN Sali Berisha jo se i rrezikohej pushteti por me shume ses sa kaq. Sali Berisha vertetoi katerciperisht se eshte agjent i UDB-Jogosllave. Si i tille ai do te implementonte politiken e Serbise,sikunder veproi teorikisht dhe praktikisht. Beri thirje kunder Rambujese,urrente Rugoven,ishte totalisht kunder UCK dhe udheheqesit e saj i arrestoi ne Tirane. Shikun e tij e vuri ne dizpozicion te Agjentures Serbe. Thaci me Berishen mund te kene ndonji element te perbashket por kurre nuk jane njilloj. Thaci ishte drejtues i UCK dhe luftetar i saj,kurse Berisha zjarrefikes i luftes per liri te Kosovareve. Fajet e Berishes ndaj Kombit Shqipetar nuk ka Oqean qe i lane.Pasojat po i vuajne Shqipetaret andej dhe ketej kufirit. Fatekeqesishte kjo situate do vazhdoje gjate.

  27. fieraku 71 says:

    Askush me shume se enver Hoxha,dushan mugosha dhe miladin Popovic nuk ka bere me shume per kosoven.

  28. Lil Toronto says:

    Thaci thjesht eshte zedhenesi I shtypit te bisedimeve Tramp – Putin mbajtur me takimin e Korrikut. (Kosove – Krime).

  29. Pershendes komentin e ‘alphade’.
    I qarte.
    Edhe te ‘petrit’, me korregjimin qe mesazhi per edvin e pra ene thaqit
    u pru prej aleksander Sorosi qe komplimentoi edvinin: Vizionari I papam!!!
    Po ashtu aleku I çoi ‘letren’ e vet ene vuqiqit serb.
    Loja nuk eshte kaq enigmatike, Petrit.
    Kercenumi I omel me Lufta 3 B. u permend nga Trumpi pak me pare, muhabet gjithashtu enigmatik per ne por Jo per Mesazheratoret,
    Trumpi: congratulations! Ja ne L3 B.!!!
    Kjo mbas ne Mexhlisin e Madh, po si muhabet kortezie kush thene: – Nigjoni, vetem njeni nga ju kryetare te Medhenj e merr vesh PUNEn & HALlin e Natos, flm KM !!! (edvinit).

    Edvin e bishti tij thaq, dy vida qe po pergezohen qe po gezojne, kaq.
    Edhe per dy bazat e medha, ne Kosove e ne Kucove.
    Gjsesi te shohim me tej gjys- Enigmen ne fjale.
    A mos do jete bishti ne Nish?.

  30. Tik Tak says:

    Ngushellime mero,
    te uroj te beje derman censurimi
    & te gezosh ene ca si Charlie qe je, ti dhe Padroni yt me Daulle,
    Ej, thuj te mbathe citjane e atlete
    se mos o zot na del gollomesh
    lemeris dynjane, yhida

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje