Jari shpjegon pse është kundër bazës së NATO-s në “Qytetin Stalin”!

4 Gusht 2018, 20:26Antena TEMA

Pas lajmit se NATO do të ndërtojë bazën e parë ushtarake në Kuçovë, Jari ka reaguar përmes Twitterit dhe pastaj ka bërë shpjegimin e tij .

Ai mendon se e gjitha kjo bëhet për të rivalizuar portretin e tij si ish ushtarak.

“Baza e NATO-s në “Qytetin Stalin” është provokim. Edi Rama kërkon të ngrejë kultin e Stalinit”, shkruan Jari.

Pastaj më poshtë vijon sqarimi i tij.

“Të dashur qytetarë! Jari ju flet! Lajmi për bazën ushtarake është i rremë dhe është një përpjekje e Edi Ramës për të eklipsuar profili tim si ish president dhe ish ushtarak. Ky është një dimension që atij u mungon në raport me mua dhe tani po përpiqet të përdorë pushtetin për ta kompensuar.

Provokimi i parë është që Edi Rama e ka çuar bazën në “Qytetin Stalin” dhe ja ka fshehur NATO-s këtë fakt. Të ndërtosh bazë ushtarake në qytetin që ka pasur emrin e diktatorit është një poshtërim për NATO-s, dhe një shpërblim i fshehtë për Rusinë.

Ai fshehtazi ëndërron personalitetin tim kur isha ushtarak, dhe mendon se do të ndërtojë një histori të re të ushtrisë duke fshirë historinë time.

AI që nuk di çfarë janë kambalet dhe i ngatërron ato me çitjanet, ai që ngatërron këpucët ushtarake me atletet, nuk mund ta eklipsojë kurrë karrierën time.

Ai nuk di si lahet qaforja dhe as si grasatohen këpucët, si mbushet arma dhe si jepet komanda “në rresht për një”.

Pastaj ka dhe histori të tjera. Ai thotë se do të ndërtojë një bazë me 50 milionë euro, por nuk e thotë kush do ta marrë tenderin. Ai do përpiqet ta bëjë bazën me PPP dhe të fitojë me oligarkët e vet.

Nga ana tjetër ai kërkon të punësojë në bazë enveristët e “Qytetit Stalin” të cilët janë agjentë rusë dhe kjo do vërë në rrezik sigurinë tonë kombëtare.

I bëj thirrje Presidentit Trump ta rishikojë këtë vendim dhe të mos lejojë që investimet e NATO-s të bien në dorë të sovjetikëve të “Qytetit Stalin”, pasi kjo do rrezikojë pushtetin e forcave demokratike në Shqipëri.

Unë jam gati t’i ofrohem NATO-s si oficer në rezervë dhe të jap kontributin tim në këtë drejtim. Por njëherë duhet të heqim Edi Ramën nga pushteti. Nuk mund të ketë bazë të NATO-s në “Qytetin Stalin”.

 

4 komente në “Jari shpjegon pse është kundër bazës së NATO-s në “Qytetin Stalin”!”

  1. Zorro says:

    Qe te ndreqet ky gabim i Rames une propozoj qe Baza e NATO-s te ngrihet ne Mukje,si vleresim i vonuar por i drejte i luftes se Ballit kunder pushtuesve komuniste!

  2. Genci says:

    O merooo po cmereesh me personin qe ka mallkuar zoti aman….

  3. Une nga Kucova te pergjigjem says:

    Historia dhe personaliteti i nje ish kapteri ka te beje me larjen e qofores, me grasatinin e kepuceve, pastrmi i kambaleve dhe gavetave se per mbrojtje, sulmin dhe kundersulmin nuk mori njohuri ne shkollen e bashkuar se si spiun 1200 i sigurimit merej me shfpifje per te “mbrojtur” diktaturen e proletariatit, qe te vazhdoje studime te tilla shikohej biografia ( te ishe ” Enverist”) dhe sa per kontibutin si oficer rezervist ( nenoficer, troc kapter) je i pa afte se je sakat te ka pare perendia nga te mirat qe ke bere dhe duhet te jesh i gatshem vetem per skrap se ve ne rezik sigurin kombetare

  4. Albania says:

    Jari me mire di te ishte kari idiot kshu kan bere shqiptaret gjithmone Edhe atehere kur erdhi princ vidi shqiperia eshte plot me jara osé me mire me kara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje