Baza e NATO-s dhe heshtja paranojake e opozitës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Lajmi se NATO do të përfshihet në një projekt për ndërtimin e një baze ushtarake ajrore në ish aeroportin ushtarak të Kuçovës, është një histori e re për ushtrinë shqiptare. 

Që prej daljes nga “Traktati i Varshavës”, Shqipëria ka zhvilluar një sistem mbrojtjeje izolacionist deri në vitin 1990 dhe më pas një strategji të mbrojtjes kombëtare, bazuar tek anëtarësimi në NATO. 

Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është e mbështetur jo më tek një ushtri e fortë kombëtare, por tek një sistem demokratik aleat me Perëndimin dhe një ushtri që i vuri objektiv vetes anëtarësimin në NATO.

Për këtë arsye ndërtimi i një baze ushtarake të NATO-s në Shqipëri, nuk ka rëndësi për shifrat që do të investojë apo përfitimet financiare që do të ketë zona, të cilat janë padyshim me vlerë për ata, por mbi të gjitha ka rëndësi se legalizon dhe e bën të prekshëm bashkimin e ushtrisë shqiptare me Aleancën me të fortë ushtarake në botë.

Në këtë pikë mbështetja politike ndaj këtij akti duhet të jetë konsesuale, jo se i vlen qeverisë, por se rrit seriozitetin e shtetit shqiptar si vend anëtar i NATO-s.

Deri tani nuk ka reagime kundër pranisë së bazës ushtarake, por opozita ka heshtur dhe ka shmangur komentet zyrtare duke u përpjekur të ironizojë kryeministrin, se ja ka kërkuar vetë NATO-s këtë bazë ushtarake.

Në fakt të gjitha qeveritë shqiptare i kanë kërkuar bazë ushtarake NATO-s, por është fat që ajo ju përgjigj pozitivisht tani. Legjendat urbane rreth kërkesave amerikane për baza ushtarake në Shqipëri tentoi t’i përhapë edhe Berisha kur u largua nga pushteti në vitin 1997, duke lënë të kuptohet, se u prish me amerikanët se nuk u dha bazën ushtarake në Bizë dhe Sazan, por në fakt e kundërta ishte e vërtetë.

Berisha ua ofronte herë pas here me lehtësinë e njeriut që kishte parë filma me “Republikat e Bananeve”, por thjeshtë ata nuk ishin të interesuar.

Qëndrimi i tanishëm i opozitës ndaj lajmit se NATO po hap bazën e parë ushtarake në Shqipëri, duket se diktohet pikërisht nga paranojat e vjetra të Berishës, që mendonte se po të bënin amerikanët një bazë, atë nuk do ta hiqnin nga pushteti. Nga kjo e ka burimin dhe qëndrimi i tanishëm ndaj lajmit për bazën ushtarake.

Ky është qëndrim primtiv dhe tërësisht i pavërtetë. NATO po hap bazë në Shqipëri jo në baçen e Edi Ramës, dhe sistemi i sigurisë kombëtare të Shqipërisë bazohet tek NATO dhe jo tek Kryeministri që është në pushtet.

Për këtë arsye, mbështetja ndaj hapjes së bazës, është domosdoshmëri për të dëshmuar vullnetin e të gjithë palëve ndaj sigurisë kombëtare dhe jo xhelozitë apo paranojat për filma me baza ushtarake e grushte shteti.

Sidomos duke e banalizuar si një bazë që do mbrojë Edi Ramën që të mos bjerë nga pushteti. Siç në fakt do ta mendonte Berisha, po të ishte vetë.

 

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Baza e NATO-s dhe heshtja paranojake e opozitës!”

  1. artiles says:

    Keta te opozites nuk e dine qe Baza e Kucaves eshte futur ne listen e bazave ajrore te NATO-s à(rreth 70 baza ne gjithe Evropen) qe ne vitin 2013 – kur opozita ishte ne ne pushtet. Por ç’ti besh, ne ate kohë Shef Shtabi ishte James Xunkthi (alias Xhemal Gungsi), i cili nuk e kuptonte fare rendesine e futjes se bazes se Kuçoves ne kete liste. Kerkeses se pare te ushtarakeve ne Bruksel ju pergjigj negativisht. Në kerkesen e dyte me kembenguljen e ushtarakeve tane ne Bruksel, u pergjigj pozitivisht. Perderi sa sot nuk reagojne – te thone që kemi qenë ne (PD-ja) që e kemi futur ne lustë – do të thotë që nuk mbajnë mend as të mirën e vetme që bënë në gjithë mandatin e dytë. Farë e Xhemalit mos mbiftë më në ushtri thotë një miku im ish-n/oficer.

    1. ben says:

      Po ca jane keto karagjozlleqe more aman.
      1) per NATO shqiperia ka me ke mburet me ate qe e futi nderkohe keta qe mburen sikur nuk ishin dhe shume dakort dje apo haruat?????
      2) Cdo shtet europian qe eshte ne NATO ka nga 1 baze amerikane qe vlejne miliarda $ e jo karagjozlleqe me 50 milione $. Ska 1 vit qe presidenti I amerikes me kr e greqise nenshkruan marveshje
      per ndertimin e bazes me te madhe amerikane ne mesdhe ne ishullin e Kretes me nje vlere rreth 3 miliarde $ dhe nuk u mbur as qeveria dhe as opozita.
      Te mburet per 50 milione euro rilindja I bie qe eshte kaq e varfer per te terhequr vemendjen sa me thene te drejten duket si ata lypsat ne semafor.
      3) dhe qe eshte me e rendesishmja. Shiko o mero se mos kane ndermend amerikanet qe bazen e kosoves ta shperngulin ne polican se atehere do jete per tu merzitur dhe jo per tu gezuar o mero.

  2. degelisi says:

    I dashur Mero
    Pse nuk shkruan “Thashetheme” apo ndenje fjale me te pershtateshme por perdore shprejen e huaj “legjend urbane”
    Po qe se bene nje sondazh ne ruget e Tiranes per pyetjen Cdo te thot “paranoja” jami sigurt qe 90%, me te drejte do te pergjigjen nuk e di

  3. E c'vete ketu says:

    Falenderojme Zotin qe me ligj te Kuvendit te Shqiperise bazat e NATOS nuk perdoren per lufte por per paqe, ne te kunderten duhej pritur duke e peshuar preoblemin aq sa mjekrra te na arrinte deri tek ai miku, perpara se ta kruanim b,,,,,,, pa na u kruar.

  4. Standard says:

    Nje editorial qe tregon se autori, Mero, ka pak njohuri mbi funksionimin e shtetit Jo Partiak.
    Ne se ka nje gje te mir ne lajmin per bazen e Kucove, eshte fakti qe partite politike ti qe drojne larg deklaratave qe Mero pret.

    Ajo cka eshte e panatyshme, jan deklaratat e Balles, qe behen ne cilesine e nje hierarku partiak.
    Deklaratat e Balles, jane ne nje nivel me ato te Jozefines, e cila dhe mitingjet e PDse i bente me flamuj te NATOs…. a thua se ne NATO eshte antarsuar PD me PS, jo shqiperia!!

    Dhe ti Mero, qe pret me domosdo, deklarata partiake per raste te tilla.
    Ske faj dhe ti, pasi ke kohe qe je ndryshkur o Mero. Shkelqeve ca kohe, deri ne 2013, tani qenke trashur ca!!!

  5. ce says:

    Ne fakt Mero Zoti Trump ka bere nje gabim ; para se te merrte ketë vendim kaq te rëndësishëm duhet te kishte marre miratimin nga Strazua, Muli, paloqja, Klevis kërriçi, gabeli Belind Kërriçi dhe nga grupi i korbave te leshelise,,,

  6. Tik Tak says:

    Vjen baza e Natos ne Kucove,
    Piktori yne (tu terheq komen zvarre)
    mbath citjane e atlete,
    Ose po dil gollomesh, ngushellime yh

  7. Sit back and relaks■●▪ says:

    Ti Mero qe di kaq shume gjera, bile di edhe se cfare mendon opozita edhe kur kjo nuk e hap gojen fare, di gje se cilat jane pikat dhe kushtet kontraktuale midis shqiperise dhe natos per dhenien ne perdorim te bazes se kucoves??

  8. Titi says:

    O çte kenaq ky ‘Beni’ me komentet e veta!!!

  9. Alban Dega says:

    HEESHTJA E OPOZITES E KA BURIMIN TEK
    ANTIAMERIKSNIZMI I TYRE DHE TEK BEOGRADI !

    From: Alban Dega
    Date: July 22, 2018 at 9:56:25 AM EDT
    Mendime me gjuhen e fakteve

    NJE OPOZITE MAKABER KOBEZEZE …

    – Sali Berisha nuk eshte ilaci as doktori, por vete virusi dhe semundja e PDSH-se

    – Lulezim Basha eshte vetem qehajai i Berishes ne krye te cifligut te Berishes PD !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk eshte e vertete qe Shqiperia nuk ka opozite. Mungesa ose mospasja opozite eshte gjysma e se keqes.
    E keqja me e madhe per Shqiperine eshte se gjate pese vjeteve te fundit e sidomos gjate vitit te fundit kur iu shuts edhe LS-TEPSIA ka opoziten me destruktive, rrenimimtare, shtetzhberese, shtetrrenuese, thellesisht antishqiptare e thelbesisht antievropiane e sidomos antiamerikane qysh kur ishte ne pozite e aq me teper pese vitet e fundit !
    E keqja me e madhe e Shqiperise dhe qeverise se sotme, me e mira dhe me atdhetarja, por jo pa te meta e gabime edhe te renda, ne historine e saj, ka nje opozite pa alternativa, pa program, pa ide, me shume koka qe ka ne krye kryepeshkun Sali Berisha qe vendos per gjithcka duke deklaruar se ai nuk ka gisht ne vendimarrjen e saj.
    Nje opozite qe vetem ben thirrje per revolución te armatosur e permbysje me dhune te nje qeverie te zgjedhur ne menyre demokratike, nje opozite qe perdor shashka e cizme, miell e televizore kunder ministrave e kryeministrit ne Kuvend, qe pushton foltoren e tij, qe perdore gure e drure, grushta e veze ne komisionet e tij, qe kercenon me braktisjen e tij.
    Nje opozite qe ne vend te prodhoje alternativa zhvillimi e perparimi me te mira se qeveria, prodhon video e audio te falsikuara ala Babale e behet hajgare ne syte e mbare shqiptareve kudo ndodhemi …
    Nje opozite me nje lider qe vjedh edhe votat ne gjirin e saj, vjedh familjen e vet politike, sic vodhi e plackiti djersen e mundin e popullit e shtetit te vet Shqiperise !
    Nje opozite pa asnje strategjike e taktike te suksesshme krijuese te veten qe vjedh edhe strstegjine e saj nga Sputniku e RIA=KGB e te, GRU-ja e Putinit.
    A nuk ishte kjo opozite dhe líderet laramane te saj qe vetem tri ore mbasi Sputniku leshoi ne efir Fake News, mashtrimin e Kremlinit per “ fillimin e luftes civile ne Shqiperi dolí me strategjine e “ mosbindjes civile” si rrugen e saj revolucionaro- bolshevike per permbysjen me dhune te saj qe i vuri zjarrin e flaken Kalimashit dhe gomave te makinave ne te kater anet e Tiranes !?
    Ngado te shkosh e ngado qe ta shikosh te del nje opozite destruktive, rrenuese, destabilizuese, dizinformuese, komplotuese !
    Pra nuk eshte se nuk kemi opozite !
    Kemi opozite por nje opozite vajmedet, nje opozite te veteshartalluar nga vetvetja dhe lidershipi i saj… nje opozite qe mos qofte !
    Nje opozite makaber, kobezeze qe jo vetem gezohet e feston, por edhe zmadhon, shumefishon, trillon, perhape cdo lajm te keq kunder popullit e shtetit te vet!
    “Pajtohem” me Sali Berishen se nuk ka gisht ne vendimarrjen e opozites. !
    Pse!? Sali Berisha ka jo vetem gishtat e duarve por edhe te kembeve, duar e kembe… ka fjalen e fundit ne cdo vendim e veprim te PDSH-se si lideri i saj de facto.
    Fatkeqesia e oponenteve te kesaj politike te PD-se ne gjirin e saj eshte se akoma e shohin Sali Berishen si shpresen, si ilacin e semundjes se rende dhe shpetimit te PD-se!
    Ne fakt, Sali Berisha, jo sot por qysh kur u “zgjodh” si kryetar i PD-se me garancite e UDB-es serbe e Rajerson MCartit nen tavoline dhe me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline si kryetar i saj, eshte shkaku, eshte bakteri, eshte virusi i semundjes se degjenerimit dhe gremisjes jo vetem te PD-se, por edhe te Shqiperise mbi 13 here ne 13 vjetet e sundimit te Sali Berishes, ose shkurt Salikracise!
    Sali Berisha eshte vete semundja e opozites.
    Lulezim Basha, Flamur Noka, Edi Paloka, Enkeled Alibeaj, Ervin Salianji, Grida Duma… jane vetem marioneta te Sali Berishes .
    Nga parti shtet ne diktature per 13 vjet te sundimit te Partise Sali Berisha u kalua ne sundim te tij absolut, u kalua ne Njeri Shtet.
    Nese ne diktaturen me te cmendur komuniste ne Evrope zbatohej parulla “ Kur flet Enveri e vendos Partia ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !“ ne demokraturen e Berishes u kalua ne parullen “ Kur flet Berisha e vendos Salia ngrihet ne kembe e gjithe gangstere Mafia ! “
    Ky eshte thelbi, palca e Salikracise pa maska e pa rrena ala “une nuk kam asnje rol ne vendimarrjen e PD-se !”
    A e vini re se ne cdo moment me rendesi per Shqiperine, ambasadori SHBA-se , aleatet e mikut tone strategjik , Zoti Donald Lu takon Sali Berishen e jo Lulezim Bashen!
    A e keni vene re po ashtu se edhe vete Lulezim Basha ne cdo rast vendimarrjeje ose veprimi me rendesi te PD shkon e falet tek Sali Berisha me zyren e tin e jo me SHQUP !
    Sali Berisha e ka kthyer PD-ne ne nje ciflig te tij e te familjes se vet ndersa Lulezim Basha eshte vetem qehajai i cifligut te tyre.
    Pa e kuptuar kete te vertete te madhe sa edhe te hidhur, kurre PD- ja nuk do ta rimarre veten dhe nuk do te ngreje koken !
    Sundimi dhe vendimarrja e nje personi per gjithcka ne cdo partí ose shtet eshte thelbi e shpirti i autokracise dhe diktatures jo i demokracise, i pushtetit te popullit, me popullin e per popullin .

  10. Alban Dega says:

    FILLIMI I MBARE GJYSMA E PUNES !

    Uroj qe ta kete radhen Pashalimani, Sazani dhe Shkelzeni ose Jezerca per nje baze te fuqishme radaresh qe mbulon Shqiperine dhe Malin e Zi si dy vendet me te reja anetare te NATO-s.e krejt Ballkanin e me gjere!
    Edhe anetaresia me nje parti apo shoqate ka detyrimet e veta, jo me ne Aleancen Strategjike me te fuqishme politiko- ushtarake ne Bote si NATO-ja !

  11. Vezhguesi says:

    S’ kam degjuar ndonjehere qe ndonje vend te mburret me ndertimin e ndonje baze ushtarakd, perkundrazi….vetem njerez me mentalitet komunist mund ta shesin kete gje si arritje. Shume qrsharake dhe njekohesisht e turpshme kur shikon qe ata qe deri dje e pengonon me cdo menyre hyrjen e Shqiperise ne NATO shesin mend me dicka qe as nuj ju takon dhe,qe nuk eshte per ta petdorur si argiment kunder kunfershtarrit dhe si sukses lolitik.

  12. Monitor says:

    I nderuar z. Mero!
    Besoj qe Taulanti Balla u tregua burre i keq kur e shpalli qe baza ishte edhe si rezultat i fjalimit te Rames ne NATO dhe z. TRUMP e kishte pelqyer!
    Ne kete version Opozita ka te drejte per politizimin!
    Gjithsesi ne finale ngritja e nje baze amerikane ne Shqiperi eshte kufizim i ndikimit rus, hap i mencure i NATO- s. Ne fakt ja vlene te shtrosh pyetjen: Mos ngritja e kesaj baze i ka krijuar krereve te opozites ( Bashes vecanerisht dhe SB) per mos realizim te detyrave ndaj faktorit rus? Sepse bazuar nga shtypi Z.Basha eshte i akuzuar per relationship me Ruset ( se paku nepermjet lobingjeve). Dhe nga ana tjeter ne aktivitetin e L.B. ka se paku tre raste qe ai perceptohet si i perdorur dhe mendje lehte:
    Marreveshja e detit;
    Vrasja e 4 qytetreve ne Blv.;
    230 milion ne R. Durres Kukes.e t
    Sepse nga perceptimi duket qe ai ska bythe ti beje keto gjera me koke te vete!

  13. Neli says:

    Propagande safi nacional-socialiste (naziste) nga propagandisti enverist Mero Baze. Enveri thoshte se Hitleri ishte I djathte, por ne fakt ai ishte I majte. Enveri mori armet qe I dha Amerika dhe Anglia dhe ne fund luftoi kunder Amerikes dhe Anglise. Ketij propagandisti nuk I plas shume per NATON por qe te beje propagande per Ramen. Por Rama s’ka nevoje per keto lloqe, se nuk ngrene peshe per te, por ky tregon veten si njeri llum. Ky kujton se duke qene me Ramen, edhe ky eshte njesoj si ai. Jo ore jo. Ti je llum dhe ai eshte KM qe ka fituar me zotesine e vet. Kazan me plehra do te ishte tamam per kete propagandist.

  14. REALISTI says:

    KUR BERISHA FLISTE PER NATON TE GJITH KUNDERSHTONIN DHE SKUPTONIN ASGJE
    SHIKOJE KUNDERSHTIMIN E TE MAJTEVE DHE DO QESHNI
    SOT MBURREN CUDU CUDI DHE ME TY MERO QE E PROMOVON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *