Jari sqaron shpërthimin e Thaçit: E kishte me mua, jo me Doktorin!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pas debatit mes Thaçit dhe Berishës, Jari vendosi të bëjë sot Twitterin e ditës. E mendoi gjatë se si do ta formulonte pasi donte t’i dilte zot Doktorit si rrallëherë. Dhe më në fund e gjeti.

“Hashim Thaçi e ka me mua, që kam qenë në krye të ushtrisë shqiptare deri më 1997, jo me Doktorin. Doktori ishte President, merrej me Presidentin e Serbisë. Ne nivelet poshtë, merreshim me ushtarë si Thaçi”

Pasi bëri Twitterin, Jari botoi dhe sqarimin e tij.

“Të dashur lexues! Jari ju sqaron. Sulmi i Hashim Thaçit që u komentua si sulm ndaj Doktorit, ishte sulm ndaj meje. Unë kam qenë në fillim inspektor në kampin e stërvitjes së ushtarëve të Kosovës më 1991, por nuk më njohin sepse isha me emrin Bujar Mehmeti në atë kohë. Pastaj, prej vitit 1992 isha këshilltar i Zhulalit.

Në detyrën time si njeriu që ndikonte kreun e ushtrisë shqiptare, ne jemi marrë me gjithë strategjitë për Kosovën. Thaçi me shokë ishin ca kalamaj që na përziheshin nëpër këmbë, sa na ngatërronin punë dhe shpesh i hiqnim qafe.

Sulmi i Thaçit nuk ka lidhje me Doktorin, por me mua. Ai ka komplekse ndaj meje, nuk ma përmend emrin, se unë ja di atij gjithë historitë.

Pas vitit 1997 kur unë ika nga detyra, shërbeja si banakier tek “Flutura”, tek kafja tek “Serat” afër “Komunës Parisit” dhe ky vinte aty me ata shokët e vet dhe bënin plane.

Unë ua dëgjoja të gjitha, por këta nuk më njihnin se unë kisha lënë mustaqe dhe mbaja kapuç të bardhë në kokë. Ata flisnin aty lloj lloj gjërash dhe unë ua mbaja shënim.

Më vonë kur u bëra President ai më takoi dhe më tha se më dukesh fytyrë shumë e parë.

Unë në fillim nuk i dhashë njohje, por kur e pashë që ai ishte i fiksuar, i tregova që jam ai banakieri tek “Serat” tek “Flutura”. Aty mbeti ai, u pre në fytyrë, pasi u kujtua çfarë ka thënë aty për Doktorin dhe të tjerë.

Që atëherë ai më urren mua dhe nuk lë rast pa sulmuar. Të gjitha ato akuza që tha për Doktorin në fakt i ka për mua, por nuk guxon të dalë me emër dhe bën si trim me Doktorin. Le ta provojë me mua po është i zoti”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *