Jari shpjegon pse “ajka” e PD është me Doktorin, kundër Thaçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sot Jari ishte në dilema për Twitter-in e ditës.

Lulit i ka ngelur qejfi që Jari e mbrojti vet Doktorin, duke e marrë përsipër ai sulmin e Thaçit mbi vete.

Ndaj sot duhej që ta zbuste pak.

Dhe vendosi të dëshmojë se Doktorit nuk i ka dal zot vetëm Jari, por dhe Tritani me Myslymin.

“Ajka e PD i ka dalë zot Doktorit në debatin me Thaçin…

E ardhmja e rajonit është në duar të sigurta”.

Pas postimit të Twitter-it, Jari bëri sqarimin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron!

Ka shumë zëra që janë bërë xhelozë pse unë i dola zot Doktorit nga sulmet e Thaçit.

Kur unë thashë që Thaçi e ka me mua e jo me Doktorin, desha të them se jam gati t’i marr unë përsipër gjithë ato që thuhen për Doktorin, dhe jo t’i bëj hije Doktorit.

Por jam shumë i gëzuar që bashkë me mua kanë reaguar dhe ajka e PD-së.

Reagimi i Tritanit ka qenë më dinjitozi.

Dhe ka shumë rëndësi.

Të gjitha akzuat që Doktori ka për Bin Ladenin dhe është i lidhur me islamikët, ja ka bë Tritani pas vitit 1997 në Vatikan në farnezinë dhe Departament të Shtetit.

Fakti që i njëjti njeri i ka tërhequr ato publikisht, duhet që ato akuza të bien.

E njëjta gjë dhe me Myslymin.

Të gjithë e dimë që Myslymi është njeri jo konformist dhe e ka pas sha Doktroin për shumë gjëra.

Por për dy gjëra ka thënë gjithmonë që i ka Doktori, që nuk tradhton gruan dhe Kosovën.

Krahasimi i tij që i bën Thaçit me gruan e Arkanit, është shumë i goditur, se ajo gruaja pretendon që ka qenë në Shqipëri në vitin 1996.

Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi po të kishte qenë Ceca në Shqipëri, do ishin çmendur gjithë shqiptarët nga gëzimi se e kishin pa në televizor.

Ndaj dhe ajo rren.

Ndaj gjithë demokratët sot duhet të jenë krenarë, jo se unë i kam dal zot akuzave të Doktorit, por se gjithë ajka e PD është në krah të tij.

Dhe kur flas unë, Tritani dhe Myslymi, Luli nuk ka pse flet.

Atë e njeh gjithë Kosova për patriot”.

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Jari shpjegon pse “ajka” e PD është me Doktorin, kundër Thaçit”

  1. Sela says:

    Sela
    Po ajken e ajkes,”intelektualin e shquar” Mulin,pse nuk e permendni ? Si ai ka dhe te tjere,por Muli shkelqen per shtyrje, grushta,spiunlleqe,bythlepirje e mbi te gjitha per ti dale zot udheheqjes para tribunes se parlamentit,sepse me llogjiken e tij,te qenit i forte eshte alfa e politikes.Kjo tregon se ai eshte ” nje nga politikanet me te shkerdhyer te PD-se”

  2. Shaba says:

    Jari kerkon pjesen e merites ne ndihmen qe ju dha shqiptareve kur qeveria e Berishes thyeu embargon e NATOS. Kur Saliu e pyeti se cila ishte rruga me e mire per te shpetuar nga genocidi serb,ai u pergjigj: Ti ndihmojme dhqiptaret duke furnizuar ushtrine Serbe me nafte.Duke qene ushtarak kariere ai spjegoi se ky furnizim duhej bere nga toka,deti dhe ajri, njelloj si u be zbarkimi i aleateve ne Normandi. Saliu u ngazellye nga kjo ide dhe si politikan i thekur Shqiptar me prirje Srbe shtoi: per te hequr cdo keqkuptim I tha qe kete operatcion ne bashkepunim me Serbet le ta quajme”Operacoini shqiponja”.Nga njera ane Shqiptaret do jene te gezuar me emrin njelloj si Shaqiri kur beri SHQIPONJEN dhe nga ana tjeter Millosheviqi shikon punen e jo gunen. Jari e quajti kete ide gjeniale dhe si specialist ne luften popullore shtoi: fitorja do arrihet ne dy faza. Faza e pare eshte te ruajme popullsine Shqiptare. Sa me shpejte te levizin tanket serbe,aq me shpejt shqiptaret do I braktisin trojet. Kur te krijohet vakumi dhe shqiptaret
    Te jene te sigurte ne Shqiperi , Maqedhoni apo Zanzibar , me leket qe do fitojme nga kjo tregeti me leverdi per Shqiptaret, do organizojme luften guerile ne Kosove per clirimin e saj. U thane dhe shume gjera te tjera por ajo qe ka rendesi te thuhet eshte se Jari ka merites e madhe per organizimin ushtarak ne luften e Kosoves.

  3. Xhipja says:

    I modh je Mero.Ke te drejte.Megjithese anash e anash i bie nenkuptimi del qarte.Doktori po ja jep.shkopin e.stafetes te PD.Bujar Nishanit.Por a mund te me sqarosh se me ke dore do ta kapi stafeten.Varet nga korsia?Une per.vehte kam patur besim te plote te Jari.Jo per gje por eshte dhe i pergatitur fizikisht.

  4. Shaba 2 says:

    Jari ne nje bisede koke me koke me Salen e pyeti ne se vertet ai mendon qe korigjimi i kufijve te Kosoves me Serbine eshte gabim. Sala ne kofidence i tha se ai personalisht nuk ka asnje ide per kete. I spjegoi se kundershtimi erdhi thjesht nga fakti qe Rama fshihet mbas kesaj ideje. Ai i spjegoi se duhet te presin nga do rendoje kandari. Vecanerisht e rendesishme eshte te dime ne se Serbet vertet e duan kete zgjidhje. Meqe ata akoma nuk e kane vene ne dijeni se cduhet te beje, ai i sugjeroi Jarit qe tani per tani te hedhim ca shaba per rezimin e Rames me dhune. Ne kishte e mungeses se udhezimeve nga qendra, kjo eshte rruge e sprovuar per ti sherbyer Serbit. Trubullirat ne Shqiperi dobesojne pozitat e Thacit ne bisedime me Serbine. Jari u surprizua per kete qendrim dhe ta squk. Nuk i durohet qe Bosi te marre udhezimet te dije se thote. Duke qene se edhe ai u shpreh kundra,si do beje nqs qendra kerkon qe Thaci te mbeshtetet….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *