Jari ndryshon qëndrim për bazën ushtarake të NATO

Mbrëmë gjatë gjithë natës Jari nuk kishte gjumë dhe po përgjonte Twitter-at rreth Shqipërisë.

Diku nga mesnata pikasi një Twitter të gazetarit anglez Tim Judah, që fliste për bazën e NATO-s në Shqipëri.

I ndërhyri menjëherë.

“Baza e NATO-s është vetëm në Facebook-n e Ramës.

Është një gënjeshtër.”

Por pas këtij Twitteri, sot në mëngjes, në vend të merrte lavdërime, mori kritika.

I pari e qortroi Tritani.

-Ça ke bërë, ça ke bërë me atë Twitter-in.

-Asgjë, i tha Jari. I ndërhyra atij anglezit që promovon bazën e NATO-s të Ed Ramës.

-E ke gabim, e ke gabim. Duhet ta mbështesim. Kam fol me Doktorin.

-Po ne kemi një javë që e sulmojmë, si do ta mbështesim tani, i tha Jari.

-E di Doktori, e di Doktori!

Pas kësaj, nuk vonoi dhe reagimi i Doktorit.

Ai kishte zbuluar se këtë bazën e kishte dashur ta bënte dhe ai qysh më 2011, por ndodhi 21 janari, dhe Rama e sabotoi.

Pastaj erdhi Kodheli dhe ajo donte ta mbillte me drogë Kuçovën, dhe u shty për tani.

Pasi lexoi dhe këtë reagim, Jari u trondit shumë.

Nuk dinte si të anullonte Twitterin.

Dhe bëri sqarimin e tij të zakonshëm:

“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron.

Kur them se baza është vetëm në Facebook-un e Edi Ramës, e kam fjalën se ministrat e tjerë nuk e kanë në Facebook.

E ka vetëm ai dhe Olta Xhaçka.

Në një ngjarje të tillë të madhe si kjo, duhet ta kishin në Facebook të gjithë.

Por Edi Rama nuk e ka me zemër bazën ushtarake, ndaj nuk ua ka vënë me detyrim gjithë të tjerëve.

Se bazën ushtarake e kam përmendur unë që në vitin 1991 në Shkollën e Bashkuar, kur deshën të na heqin bustin e Enver Hoxhës.

U thashë dhe bazë e NATO-s të vijë këtu, bustin se prek njeri.

Aty ka qenë zanafilla e parë e kërkesës sime për bazë ushtarake.”

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...