“Kufijtë”, Rexhep Qosja kundër Berishës: Refuzimi, nga mosdija ose inatet

7 Gusht 2018, 13:21Rajoni TEMA

Akademiku i shquar Rexhep Qosja, i pyetur nga dritare.net, për shkëmbimin e territoreve, jep një përgjigje shteruese për konceptin e shkëmbimit, konceptin e ndarjes së Kosovës.

Akademiku përmend akuzuesit e hershëm dhe te sotshëm dhe sidomos tregon frikën e tij për pjesëmarrësit në bisedimet Kosovë–Serbi,  ku mbizotërojnë diletantët.

Edhe pse nuk i përmend emrin drejtpërdrejt, Qosja del kundër ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, për korrigjimin e kufijeve.

“Pse atëherë ata që ju vardisën mosegzistueses, ata akuzues për Ndarje të Kosovës po i akuzojnë për Ndarje ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë?

 Mund të jenë disa arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcaktojnë përmbajtjen e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve  dhe, e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrimin e vet politik në të kaluarën e tyre të derivonshme”, shkruan Qosja në analizën e tij për dritare.net.

Shkëmbimi i territoreve

Nga Rexhep Qosja*

Kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dhe këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togëfjalësh politikë. Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togfjalëshi “Ndarja e Kosovës”.

Prej diskutimeve rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togëfjalëshve shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojnë mund të jetë qëllimisht ato. Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe ata qe kanë përdorur konceptin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë mënyrë, dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nuk nënkuptojnë ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës.

Për çdo kënd që mendon racionalisht, me të dhëna, me argumente, me të vërteta e të drejta në mendje, togëfjalëshi ndarje e Kosovës do të thotë Ndarje e Kosovës, që do të bëhej me një kufi, cilido të shtrihej nëpër Kosovën e kufijve që ka ajo sot.

Të përsëris: shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës.

Pse atëherë ata që ju vardisën mosegzistueses, ata akuzues për Ndarje të Kosovës po i akuzojnë për Ndarje ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë?

Mund të jenë disa arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcaktojnë përmbajtjen e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve dhe, e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrimin e vet politik në të kaluarën e tyre të derivonshme.

Them kështu për shkak se ndër këta akuzues që akuzuan disa ish-prijës politikë e ushtarakë të UÇK-së, që më në fund i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës natyrisht në saje të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian; ndër këta akuzues që akuzuan kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, i cili është politikani i vetëm në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda që nuk ua kishte thënë as një politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në Ndarje të Kosovës, pra, pati të tillë që Kosovën e ka quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon Serbisë e gjysma tjetër i takon Kosovës dhe ashtu e mohonte çdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye kundër tij shqiptarët në Evropë bënin protesta duke e quajtur tradhëtar kombëtar.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si pjesëmarrës në pushtetin e Kosovës në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviçit në Kosovë morën pjesë në urdhërdhëniet për shuarjen e demonstratave të rinisë shqiptare të Kosovës me ç’rast u vranë dhjetëra të rinj.

Ndër këta akuzues pati të tillë që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviçit i shërbyen Sigurimit Shtetëror të atij regjimi me informacionet më akuzuese, në të vërtetë armiqësore ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare në Kosovë në përgjithësi.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si prijës partiakë në vitet e ’90-ta dhe si gazetarë e publicistë në atë kohë e mohuan çdo mundësi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë në kuadrin e Federatës apo Konfederatës Jugosllave.

Ndër këta akuzues pati të tillë që morën pjesë në hartimin e programeve të partive të tyre, që u regjistruan në ministrinë përkatëse të Beogradit dhe që mohonin çdo rezistencë aktive dhe që ardhmërinë e Kosovës e shihnin në lidhje shtetërore me Jugosllavinë e mbetur e kjo domethënë më në fund me Serbinë.

Ndër këta akuzues që u ngritën kundër idesë së ndarjes së Kosovës të cilën nuk e kërkuan të akuzuarit u ngritën edhe një intelektual dhe një intelektuale në Tiranë, por u ngritën me një gjuhë të butë e të ngatërruar me të cilën, megjithatë, thanë çka atyre, për shkak se janë njohës të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve shqiptaro-Serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin.

Për të gjitha këto arsye pjesëmarrjen e këtyre akuzuesve në diskutimet që po bëhen për bisedimet e ardhshme të quajtura përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimeve të mija, nuk do marrë seriozisht. Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat cështë e vërteta i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetëveten e dikurshëm.

Seriozisht do marrë, ndërkaq, këshillimet e dy të parëve zyrtarë të sotëm të Kosovës me disa analfabetë, në mënyrë të veçantë këshillimet me analfabetin e parë, të kryekorruptuar, të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të cilin me gishtin e tyre tregues e bënë kryetar të asaj Akademie partiake e private me qëllim që të mund ta përdorin atë Akademi siç e përdorën më në fund në bisedimet për një marrëveshje ndërshtetërore cënuese për Kosovën tashmë te miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Seriozisht do marrë këtë çështje: çështjen e delegacionit shqiptar që po merr pjesë dhe që do të marrë pjesë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova ka historianë, ka juristë, ka gjeografë, ka antropologë, ka politikanë, ka intelektualë, me përgatitje të ndryshme historike e të përtashme për të gjitha problemet e çështjet që mund të ngritën në ato bisedime. Por në grupet që deri tani biseduan në Vjenë e në Bruksel e që po bisedojnë edhe tani në Bruksel për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë pothuajse mbizotërojnë diletantët. Prej tyre jo pse nuk do të donin, por pse nuk dinë, nuk mund të pritet ndonjë e mirë për Kosovën.

Ata që po programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombëtarë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet çdo gjë e palës tjetër asgjë.

Ata që po i programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve do të duhej të përpiqen e të mësojnë se shkëmbime të territoreve, madje, në disa raste edhe të pjesëve të popullatës në mes dy shteteve janë bërë gjatë historisë. Dhe janë bërë madje dhe jo shumë larg në kohë edhe në Ballkanin Juglindor.

Ata që po merren me çka u tha më sipër do të duhej që më në fund të dinë se faktorët e mëdhenj ndërkombëtarë zakonisht nuk i kundërshtojnë pajtimet mes dy shteteve e dy popujve qoftë edhe kur me to preken disa parime të përgjithshme që ato politikisht i mbrojnë.

Ata qe po merren më çka u tha më sipër, në mënyrë te vecantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.

Le të thuhet në fund, prandaj, se ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, deshtën apo s’deshtën po ia dhurojnë Serbisë edhe njërën edhe tjetrën: Luginën e Preshevës si pjesë të Serbisë, kurse Veriun e Kosovës si autonomi substanciale (si pavarësi) në të cilën pushtetarët e Kosovës, si edhe tani, do t’i përkulen monumentit të madh të Knjaz Llazarit.

/dritare.net/

21 komente në ““Kufijtë”, Rexhep Qosja kundër Berishës: Refuzimi, nga mosdija ose inatet”

  1. says:

    Kosova s’kërkon ndarjen e Gjermanive., përse Berlini mbështet sllavët.

  2. R. B. Gramshi says:

    Kam mese 35 vite qe lexoj artikujt politik te Rexhep Qoses dhe eshte nje analist patriot qe kurre muk ka zhgenjyer.
    Respekte!

  3. Martini says:

    Profesor Rexhepi je gur.i rende themeli ne godinen e kombit tone.Por ben nje gabim.Mos harxho forca me ne ketej kufirit.Kryesorja eshte tu mbushesh mendjen njerzve te mire ne Kosove se SALI BERISHA ESHTE TRADHETARI QE KA DEMTUAR ME SHUME DHQ0IPERINE.Sepse aty ka me shume qe ky bajge edhe mashtrues hiqet sikur i digjet zemra per Kosove i genjen akoma.Nuk eshte veprimtari krijuse por eshte fitimprurese per atdhen.Edhe nje here na fL profesor.

    1. Na myten karnat says:

      Pse Shol? Te shau baben?!

    2. aleanca PD-Leshedhi says:

      Bajge Vicidoli!

  4. Sit back and relaks■●▪ says:

    Shume je munu me e sperdredh gjuhen baca rexhep, nuk i shkon nje burri me nje barre men e thinja ta sperdredhi gjuhen si grate. Qe te marresh luginen nuk duhet me dhone kufirin e skajshem se kosova nuk eshte e madhe as sa serbia vete qe te kete luksin te konsideroje kufij te skajshem apo te afert, nqs jep mitrovicen e veriut ke dhone jo kufirin e skajshem po ke dhone nje pjese te rendesishme te te territorit te kosoves ne raport me siperfaqen e pergjitheshe dhe c’eshte me e rendesishmja ke dhene pjesen me te pasur me minerale dhe burime hidrike. Fakti qe Berisha eshte kunder nuk do te thote qe ata qe nuk e duan Berishen te dalin pro ndarjes per inat te Berishes. Shikojini gjerat me gjakftohtesi. Sa per Uck ajo deri pak perpara bombardimeve te Nato konsiderohej nga administrata Amerikane si force ekstremiste terroriste me prirje marksiste leniniste dhe ku pjese te saj kishin sponsorizim nga subjekte nga bota islamike. Besoj konsiderata per Uck ndryshoi pasi vete Uck beri te qarte synimin e saj dhe ndryshoi linje e megjithate prape nderkombetaret nuk e furnizuan kurre Uck me arme te renda apo ne sasi te tilla qe te kishte superioritet ndaj serbeve, bile perendimi nuk pranoi asnjehere ne forme zyrtare te dergonte arme per uck por ishin qeverite e tiranes ato qe hapen kufirin per trafikun gjysem ilegal te armeve drejt kosoves. Kosova ishte pjese administrative e Serbise dhe te pranoje te armatosje zyrtarisht uck, nje organizate qe pretendonte shkeputjen me dhune nga serbia do te thoshte te njihje zyrtarisht uck si legjitime bashke me synimet e saj e te hyje ne lufte direkte me serbine gje qe shqiperise i ishte bere e qarte nga nderkombetaret qe ishte jashte cdo diskutimi pasi hapte nje konflikt rajonal. NATO nderhyri ne momentin qe lufta e kosoves dhe uck u transferua brenda kufijve tone, pasi u bombarduan fshatra te kukesit e tropojes e pasi u minua nga serbet territori btenda tokes shqiptare, besoj i mbani mend tanket tona ne daljen e tyre te fundit si sherbim ne mbrojtjen e atdheut. Pra Shqiperia kishte urdher te rrinte neutrale sa te mundej, ne rast perkeqesimi do nderhynin amerikanet sic edhe nderhyne pa pyetur shume per europianet skeptike. Keshtu qe qendrimi publik dhe zyrtar i berishes ne lidhje me uck eshte ne te njejten linje me ate qe mendonin per uck edhe kancelarite europiane dhe administrata amerikane ne ate kohe, se cfare mendonte ai realisht per uck nuk di te te them. Dhe te mos harrojme qe edhe vete rezistenca kosovare ishte e ndare ne uck dhe fark ku ne jo pak raste kane demtuar edhe njera tjetren ne luften per pushtet te paslufte. Keto ceshtje nuk shikohen kaq thjesht bardh e zi.
    Problemi i Kosoves sot eshte qe i mungon nje politikan klasi, bile i mungon e gjithe klasa politike dhe fatkeqesisht as shqiperia nuk eshte me mire ne diplomaci. Serbia e ka ngritur ne art diplomacine, ka pasur gjithmone aftesine te jete shume perpara shqiptareve ne kontaktet me faktorin nderkombtar dhe lobizmi i saj ka qene gjithmone shume me efikas, aq efikas sa ne deklaratat e Thacit lexohet nje lloj lodhje dhe deshperimi e duket sikur mezi po pret ta heqi qafe ket barren e negociatave qe ka ne kurriz. Diplomacia dhe negocimi duan durim, durim dhe durim, sekreti i fitores ne negociata eshte lodhja e kundershtarit, zvarritja e mesa duket serbia po ia del te lodhi kosoven dhe nderkombetaret duke e mbajtur tash 18 vjet ceshtjen e kosoves te hapur dhe duke i rezistuar si kulacit edhe kerbacit nderkombetar.
    Une them qe kosova nuk duhet te leshoje territor por te mbaje fort ate qe ka pasi ai eshte i njohur zyrtarisht e askush nuk ia prek dot me dhune e njekohesisht te kerkoje te drejtat maksimale per luginen e presheves duke garantuar reciprocitet per serbet ne kosove. Te mbahet fort ne keto pika e mos leshoje pe as perpara presionit te brukselit as te beogradit, nqs kjo do te thote zgjatje liberalizimi vizash ath le te mos liberalizohen kurre, kosovareve iu duhet bere e qarte qe nqs duan te fitojne ne keto negociata duhet te durojne e rezistojne njesoj sic po i rezistojn edhe serbet presionit nderkombetar. Populli duhet tee vihet ne dijeni. Nderkohe atdhetari Rama duhet te beje maksimumin per te lehtesuar levizjen e kosovareve nqs ky liberalizim vizash per kosoven zgjat pafundesisht.

    1. aleanca PD--Leshedhi says:

      Si gjithmon parazit dhe sherbetor besnik i familjes barbare dhe tradhtare te Sali Abduhrrahman Berishes. Me kot gomaret dhe shushunjat te pacipa perpiqen si zvarranike te helmojne nje gjigand te penes dhe patriot te mencur si Rexhep Qosja.

    2. Illyria-Shqiperia says:

      Dakord me ju!

  5. h says:

    Ju lutem prof.Qosja mos e ul veten te merresh
    me ksi ndyrësirash se i rritet mendja edhe sikur ta shash.

  6. Fieraku nga Ferrasi says:

    Bravo Shol!

  7. Kulufi says:

    Sit back, Kush ishte rezistenca qe beri Farku mor debil, apo mbledhjen me dhune te 3% ti e quan rezistence? Ti po me kujton shume nje ish komentues qe vetquhej Skypion, ngjani shume sepse te dy mendoni qe keni zbuluar formulen e diversionit, shko laj gojen para se te barazosh Farkun mafioz me U C K heroike.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Lexove gjekundi ne komentin tim te permend qe fark beri rezistence, te cilen edhe mund ta kete bere por une perderisa nuk e di nuk e permenda, permenda vetem luften e brendeshme per pushtet te pasluftes midis uck dhe fark, po ty te eshte qorruar truri nga shplarja, nuk ke faj…

  8. Kombi says:

    ESHTE SIMPATIZANT I RAMES , I SOCIALISTEVE , CFARE DO QE TE BEJNE SOCIALISTET QOSJA I PRANON SI ZHVILLIME .
    AS KY NUK MERR VESH NGA POLITIKA , NJE KOMUNIST I THEKUR . EUROPA PO JA RREGULLON KUFINJTE ASHTU SI SERBET DUAN , DUKE PERDORUR POLITIKANET E KORRUPTUAR TE KOSOVES, QE NE EMER TE LIRISE PO BEJNE CFARE DUAN . THACIN DO TA SHTRYDHIN SI LIMON DHE DO TA DERGOJNE NE HAGE . TANI EUROPA KA NEVOJE PER KETA IDIOTE .?

  9. Virusi says:

    Sikur te pelqeka ndryshimi kufinjve profesor! Por Kosova shtet i pavarur eshte boll. Kerkesat serbe Jane te paligjeshme. Nuk kane pse ta marin e as si ta marin veriun e kosoves. Koha do bej te veten.

  10. Edi says:

    Me mjafton,qe ky flet brockulla kunder Kadarese…per te mos e marre ne Konsiderate…
    Inatci, i kompleksuar ,qe kerkon te ngrihet duke fundosur te tjeret.
    Mos te harrojme qe Hitlerin tone e ka quajtur njeri un me te madh te shekullit midis shqipove..( fjale per Enverin)…

  11. Kulufi says:

    Sit Back, aty nga fundi i komentit ke shkruajtur tekstualisht :Te mos harrojme se vet rezistenca Kosovare ishte endare ne UCK dhe Fark. Tashti sa per shpelarje truri jeni munduar boll ju analistet e maskuar si komentues, por nuk ja arrini dot per sa kohe keni vete probleme me trurin tuaj te shpelare qe ne veze.

    1. Sit back and relaks■●▪ says:

      Qe fark e quante veten pjese te rezistences dhe ishte e vetmja forme e institucionalizuar e rezistences kete e pranon gjithkush, a beri apo jo fark rezistence dhe nqs beri cfare efekti pati une kete nuk e di me fakte por do gerrmoj e do ta gjej. Pra ne kohen e luftes se kosoves ekzistonin dy rryma rezistence dhe kete nuk e mohon askush, format qe zgjodhen dhe menyra sesi zgjodhen te perballen mund te kene qene te ndryshme por fakti qe fark ishte prezent ngelet fakt sic ekzistojn prova dhe deshmi te eleminimit te kundershtareve politike nga uck per ti hapur rrugen ardhjes se saj ne pushtet. Fark ishte nen komanden e qeverise se bukoshit e cila ishte ne mergim ndersa uck nen udheheqjen e ultra majtisteve marksiste leniniste.

      1. Sit back and relaks■●▪ says:

        http://botapress.info/jusuf-buxhovi-ushtria-clirimtare-e-kosoves-dhe-fark-u/
        Ja ku ke nje informacion me te bollshem.

    2. Sit back and relaks■●▪ says:

      Qe fark e quante veten pjese te rezistences dhe ishte e vetmja forme e institucionalizuar e rezistences kete e pranon gjithkush, a beri apo jo fark rezistence dhe nqs beri cfare efekti pati une kete nuk e di me fakte por do gerrmoj e do ta gjej. Pra ne kohen e luftes se kosoves ekzistonin dy rryma rezistence dhe kete nuk e mohon askush, format qe zgjodhen dhe menyra sesi zgjodhen te perballen mund te kene qene te ndryshme por fakti qe fark ishte prezent ngelet fakt sic ekzistojn prova dhe deshmi te eleminimit te kundershtareve politike nga uck per ti hapur rrugen ardhjes se saj ne pushtet. Fark ishte nen komanden e qeverise se bukoshit e cila ishte ne mergim ndersa uck nen udheheqjen e ultra majtisteve marksiste leniniste..

  12. Valmir Zogaj says:

    Te shkembesh pjesen veriore te kosoves me trevat shqipetare siq jane Lucina e Presheves Bujnovci dhe Medvegja qe na I gllaberiten me traktatin e Shen Stefanit nga fuqite e kohes dhe I dhuruan Serbise qe pastaj Serbia beri nje spastrim te papare te ketyre trojeve do te thote fitore me e madhe per Serbine kjo I bie do ta marre pjesen me mire te vendit tende -Kosoves dhe do ta kthej ate qe ta kam marre para me shume se100 viteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje