Tre pikëpyetje rreth propozimit të presidentit Thaçi

7 Gusht 2018, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i vendosur të vazhdojë të kërkojë publikisht një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me Luginën e Preshvës, dhe se në shtator ka ndërmend ta shtrojë këtë dhe si temë në tryezën e bisedimeve dypalëshe. Ai thotë se SHBA dhe BE, po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, presidenti Thaçi injoron kritikat në adresë të tij dhe thotë se nuk ka arsye që propozimi i tij të ketë “efekt domino” për vende të tjera, derisa procesi bazohet tek bisedimet paqësore.

Ai thotë se është konsultuar për këtë gjë me liderët politikë të Luginës së Preshevës, dhe se ata e kanë shprehur vullnetin për bashkim me Kosovën në referendumin e vitit 1992.

Presidenti Thaçi nuk e konsideron tabu as hapjen e debatit për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithnjë duke i qëndruar proceseve paqësore.

Ai thotë se ka një “Plan B” për të dalë nga ky debat pa dëmtuar Kosovën, në rast se bisedimet dështojnë.

Intervista e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për gazetën “TemA”, është e para që ai jep në shtyp pas nisjes së këtij debati, i cili ka vënën nën akuzë presidentin e Kosovës se po hap “Kutinë e Pandorës” në Ballkan.

Pas këtij shpjegimi publik, presidenti Thaçi duhet të jetë bindës së paku për tre çështje kryesore të këtij debati.

E para, në kushtet kur ai e konsideron propozimin e tij, si një propozim që duhet të zgjidhet me mjete paqësore, me çfarë do ta kompensojë Kosova, Serbinë, kur thotë se kërkon bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën? Pasi në bisedime paqësore nuk mundet vetëm të kërkosh, por dhe duhet të japësh.

Serbia nuk është gdhirë papritur një dele e urtë që mezi pret të dëgjojë kërkesat e Kosovës për t’ia plotësuar, edhe pse ka nevojë jetike të anëtarësohet në Bashkimin Europian.

E dyta, që duhet të qartësojë pa ekuivoke ndoshta dhe vetë Brukseli dhe Uashingtoni, është se deri ku shkon mbështetja Perëndimore për korrigjim kufijsh në Ballkan.

Edhe pse ka shumë teori konspirative, parimet politike mbi të cilat mbështetet Perëndimi nuk bazohen në ndryshime kufijsh, por në politika demokratike që zhbëjnë kufijtë nga pikëpamja e bashkëjetesës.

Shtetet etnike nuk janë një zgjidhje, sidomos në një rajon si Ballkani.

E treta, por që kërkon po ashtu një qëndrim të qartë, është konsesusi politik në Kosovë dhe Shqipëri për këtë çështje, e cila nëse krijon problem, prek gjithë faktorin shqiptar.

Iniciativa të tilla kërkojnë jo vetëm konsesus, por dhe përgjegjësi të përbashkët kombëtare, ndryshe prodhojnë më shumë problem, se sa histori të re.

Sidoqoftë, presidenti Thaçi pranoi se e ka një “Plan B” për të dalë nga kjo situatë, nëse propozimi i tij dështon.

Dhe ndonjëherë  dështimi vlen më shumë se sa vetë propozimi.

25 komente në “Tre pikëpyetje rreth propozimit të presidentit Thaçi”

  1. Malo Kanina says:

    Kështu siç e shtron Thaçi, kjo duket një papërgjegjshmëri ekstreme, thjesht një lojë kalamajësh. Baze ka plotësisht të drejtë, kur në fund të intervistës tallet hapur me idenë që presidenti artikulon.

    1. Peço says:

      Mardhëniet belgo-holandeze janë vite dritë përpara mardhënieve sërbo-kosovare. Të përdorësh ato si model për tu marrë shëmbull,në këtë rast, jo vetëm gënjen vehten por tregon hapur se i hyn një diskutimi që duket i dështuar pa filluar fare. Presidenti bënë të ditur se çfarë do pala kosovare dhe nuk e zë në gojë se çfarë mund të kërkojë pala tjetër. Ai e lë këtë ta artikuloj pala sërbe. Por kuptohet, bëhet fjalë për dorzimin e veriut të Kosovës.
      Sidoqoftë, kjo ide, në dukje logjikë, do kërkojë kohë të fitoj të drejtën e qytetarisë. Ajo që do e bëjë të vështirë për tu implementar është efekti domino që mund të shkaktoj. Vetëm nëse realizohet shpejt dhe pa shumë bujë, ajo mund të amortizojë kërkesat e të njëjtës natyrë që mund të vinin nga drejtime të ndryshme.

      1. jallaaa says:

        koment i SHKELQYER !!!

    2. Tha tha qi says:

      Eshte komplet papergjegjshmeri.Thaci thote se SHBA dhe BE e mbeshtetin ne kete propozim por do te jete naiv nqs nuk e kupton qe administrata e sotme amerikane eshte pothuajse komplet nen thundrat e Putinit. Trump eshte thjesht nje kukulll e Moskes dhe keshilltari i tij kryesor Bolton ka kohe qe eshte nje lobist pro rus e pro serb. Vellezer Kosovare derdhet shume gjak per Kosoven,mos lejoni Thacin te beje si i do qejfi me vendin dhe jetet tuaja.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Po aty e kishe o derman, pse nuk e ngacmove me shume apo aq ishte limiti qe te dha Thaci me kusht qe te pranonte te jepte intervisten? Kur do ti je pain in da ass, ndersa me Thacin mazallah se ja fute marshin e dyte. Tani ngre pikepyetje sikur nuk ishe ti aty me thacin me vellai jot binjak.

  3. Diplomaci pa koke. says:

    Situata eshte komlikuar. Asgje nuk dihet se cbehet mbrapa dyerve te mbyllura. Ceshtja e kufijve nuk mund te jete nje ceshtje tabu. Kam pershtypjen qe Thaci ka gabuar qe del i pari dhe thote se cdo. Problemi nuk ka qene se cduam ne, por cdo Tadic. Meqe Srbia ka pretendime se nuk eshte e drejte te humbas gjithcka dhe Shqiptaret te fitojne gjithcka, do ishte me mire qe pala Srbe te dilte e para me kerkesat e saj. Ne kete menyre duket sikur Serbve po u hapet oreksi per diskutime te rrezikshme me kerkese te pales Shqiptare. Ne kete mesele vetem Berisha nuk duhet te flase ashtu si foli per ceshtjen e Rambujes. Po qe se flet ahere ne duhet te bejme te kunderten….

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ja se ti ka dhene ky pergjigje tre pyetjeve te tua qe 1 vit perpara po mesa duket nuk te kujtohet.

    http://www.gazetatema.net/2017/01/19/propozimiqosja-veriu-i-kosoves-ti-jepet-serbise-per-presheven-shqiperia-e-kosova-do-bashkohen/

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ja se ti ka dhene ky pergjigje tre pyetjeve te tua qe 1 vit perpara po mesa duket nuk te kujtohet..

    http://www.gazetatema.net/2017/01/19/propozimiqosja-veriu-i-kosoves-ti-jepet-serbise-per-presheven-shqiperia-e-kosova-do-bashkohen/

  6. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ja se ti ka dhene ky pergjigje tre pyetjeve te tua qe 1 vit perpara po mesa duket nuk te kujtohet…

    http://www.gazetatema.net/2017/01/19/propozimiqosja-veriu-i-kosoves-ti-jepet-serbise-per-presheven-shqiperia-e-kosova-do-bashkohen/

  7. Virusi says:

    Hedhja ne tavoline e ceshtjes se Lugines pa perfshi kufinjte e Kosoves, sic thuhet, nuk ka te keqe. Le te jete ceshtje e shtruar para serbise dhe nderkombetarve. Ndoshta kemi sjellje te reja ne politikat nderkombetare Po qe se te medhenjte bien dakord per njohjen e krimese.

  8. PA-DIPLOMACI says:

    Mirembrema Mero Baze:A JA THE ::nNENESIT NE Diplomaci Hashim Thacit..ne menyre “Private” keto qe Parashtroni me Siper???
    C´do SHQIPETARE QE ESHTE BIR SHQIPETARE ANEMBANE BOTES KU JETON ESHTE I INTERESUAR ;DHE SHQETESUAR,per TROJET SHQIPETARE,dhe ne rastin KONKRET per “Inicjativat” e Thacit????
    Pyetje Kuptimplote eshte:NEGOCJOJME..dhe Fitojme..Apo..Llapim…dhe i Bejme “Gropen Vetes”…??
    Spektri Politike ne Superfuqite..NUK ESHTE AI I KOHES CLINTON-Boris Jelcin..dhe kur Russia ishte thuajse e Shkaterruar..ARIU RUS ESHTE “NGJALLUR”::dhe SERBIA I KA SHPATULLAT E NGROHTA…PO NE SHQIPETARET NGA KUSH I KEMI????????????

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Une jam qe Thaci dhe Vucic te diskutojne per kete ceshtje. Serbia duhet te dali hapur se c’fare kerkon. Shqipot duhet te qetesohen dhe te degjojn pretendimet e pales tjeter. Per mua ka vetem dy kushte: E para, qe KOSOVA TE NJIHET REPUBLIKE E PAMVARUR NGA CDO KONTEKTS ME TE GJITHA TE DREJTAT E SAJ NE C’DO ORGANIZATE NGA SERBIA (duke anuluar kushtetuten egzistente te saj). Dhe e dyta, TREPCJA ESHTE E KOSOVES dhe prodhimi I saj te ndahet 70% te fitimit nga ana Kosovare dhe 30% Serbe me perqindje punetore serbe aty gjithashtu. Pa keto te dyja, mos hidhni asnje teze tjeter. Serbia te marri Veriun, Kosova te marri Jugun e Serbise..

  10. olimpia says:

    Besoj se Thaçi e shtron si kunderpeshe per komunat me serbe ne Kosove.Ndryshe eshte cmenduri te mendosh se serbet do japin Bujanovcin dhe Medvjeven.Ne se e ben per lufte nervash ,ben mire .Por politikanet e trojeve shqiptare duhet te mbĺidhen dhe te percaktone nje plan veprimi strategjik te perbashket,natyrishjt jo te shiturit si Berisha dhe banda e tij te cilet duhet te mbahen larg ..

  11. Goli says:

    Kosovari- kosova pa mitrovicen nuk vlen asgje
    Presheviani- po ne o burre me serbet do na lini?!
    Shqiptari- ku di une o vella se ça duan te beje andej,ç’ me duhet mua,pak halle kam…
    Ne keto tre rreshta qendron e verteta e Thacit fhe e kujdo tjeter

  12. Ju flet merobaze:
    -Presid.Kosovës h.th është i vendosur
    të vazhdojë të kërkojë publikisht !!!!!!!!!!!!!!!
    një marrëveshje paqësore me Serbinë,
    për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me Luginën e Preshevës’
    Thaqi po kerkon Hanen, shkurt, po kujt?
    Publikut!!!! Inteligjent Gjarpen si ai qe u dha Eves mollen…..
    1. ‘Në shtator AYyyyyyy KA Bo n’mend !!!!!
    ta shtrojë këtë në tryezën e bisedimeve dypalëshe’
    AY paska bo n’mend!!!! Yyyyy AY!!!!, Gjarpni!!!
    AY ka bo ket nder mendje se
    ……SHBA, BE po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe
    se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces.
    Kushtetuta u jep Gjarpnit mandatin te shtroje ate qe thote KoSOVa (institucinet si perfaqesues te popullit) dhe qe te jete planifikuar mire e mire duke konsultu Washingtonin, Tiranen, dhe kjo qe thaqi guxon te thote e kam bo une ne mend, do e shtroj une se une jam inteligjenti I shpejte Gjarpen, kjo eshte nje kuterbim qe vetem mjero per hater te ustaPiktorit mund ta admiroje:
    AY th o t e!!..AY ka ndermend!!
    AY edhe po I ve flaken fucine se barotit,
    Sepse s’ka tabura – ka mandat presidencial!!!!!
    Uhuhuh

    AY
    thotë
    Se është konsultuar për këtë gjë
    me liderët politikë të Lug. Preshevës,
    dhe se ata e kanë shprehur vullnetin
    për bashkim me Kosovën
    në referendumin e vitit 1992!!!
    (Vo si e ka perdredh kuptimin Charlie gazetari, a merrni vesh ne e ka konsultu sot a ne 92 ?)
    AY
    thotë se
    ka një “Plan B”
    për të dalë nga ky debat !!!!!!!
    pa dëmtuar Kosovën, në rast se bisedimet dështojnë.

    Debat, po boka Gjarpni, o Jo-inteligjentet!!!!

    -Kjo kërkon një qëndrim të qartë,
    konsesus politik në Kosovë dhe Shqipëri
    për çështjen
    e cila nëse krijon problem prek gjithë faktorin shqiptar, thote me delikaaaaatese mjero.
    Jo vetem nese do krijoje probleme,
    por se pari para se te shkosh ne bisedime do konsultosh nje ceshtja te tille, aq me teper kur ke deklaru qe dialogue eshte ne piken me te ulet dhe do jete shuuume I veshtire, ti thaq I shton edhe ket gjenialin….. rregullim sikur kjo kish mbet pa u rregullu!!!!
    Lun arushe thaqi e mjero ja mban per hesap te USTAit te vet.
    Mjero:
    Iniciativa të tilla !!!!!
    kërkojnë konsesus dhe përgjegjësi të përbashkët kombëtare, ndryshe prodhojnë më shumë problem, se sa histori të re.
    Iniciative e tille unike = Zjarrvenie e qellimshme, kerkon vetem nji gje: mberthim ne vend te te Çarturit !!
    Çartja ‘thaq’ u kry (- nuk ka vend me
    per keshillim per konsultim& pergjegjesi konsensus kombetar), thaqi i Çartur e hodhi flaken inteligjente, te shpejte….u kry,
    tani duhet mberthim I te Çarturit.

    ‘Tre pikpytje rreth ceshtjes qe shtron
    Presidenti th’ I vu bar+ hashash
    deleve mero I mjeri, delet blegerijne…..
    Presidenti th ka mendue…… Ka shtru ceshtje, debat…. Nuk ka taboo…..ka plan B
    S’e paskena dit Gjarpnin e Kosoves kaq inteligjent -Bashkevizionar I ngushte I gjenialit knej /Lala I zahos qe po noton…..
    Gjarpen dykrenesh!

    Vape po….. bukuri.

  13. Ju flet merobaze:
    -Presid.Kosovës h.th është i vendosur
    të vazhdojë të kërkojë publikisht !!!!!!!!!!!!!!!
    një marrëveshje paqësore me Serbinë,
    për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me Luginën e Preshevës’
    Thaqi po kerkon Hanen, shkurt, po kujt?
    Publikut!!!! Inteligjent Gjarpen si ai qe u dha Eves mollen…..
    1. ‘Në shtator AYyyyyyy KA Bo n’mend !!!!!
    ta shtrojë këtë në tryezën e bisedimeve dypalëshe’
    AY paska bo n’mend!!!! Yyyyy AY!!!!, Gjarpni!!!
    AY ka bo ket nder mendje se
    ……SHBA, BE po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe
    se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces.
    Kushtetuta u jep Gjarpnit mandatin te shtroje ate qe thote KoSOVa (institucinet si perfaqesues te popullit) dhe qe te jete planifikuar mire e mire duke konsultu Washingtonin, Tiranen, dhe kjo qe thaqi guxon te thote e kam bo une ne mend, do e shtroj une se une jam inteligjenti I shpejte Gjarpen, kjo eshte nje kuterbim qe vetem mjero per hater te ustaPiktorit mund ta admiroje:
    AY th o t e!!..AY ka ndermend!!
    AY edhe po I ve flaken fucine se barotit,
    Sepse s’ka tabura – ka mandat presidencial!!!!!
    Uhuhuh

    AY
    thotë
    Se është konsultuar për këtë gjë
    me liderët politikë të Lug. Preshevës,
    dhe se ata e kanë shprehur vullnetin
    për bashkim me Kosovën
    në referendumin e vitit 1992!!!
    (Vo si e ka perdredh kuptimin Charlie gazetari, a merrni vesh ne e ka konsultu sot a ne 92 ?)
    AY
    thotë se
    ka një “Plan B”
    për të dalë nga ky debat !!!!!!!
    pa dëmtuar Kosovën, në rast se bisedimet dështojnë.

    Debat, po boka Gjarpni, o ju Jo-inteligjente!!

    -Kjo kërkon një qëndrim të qartë,
    konsesus politik në Kosovë dhe Shqipëri
    për çështjen
    e cila nëse krijon problem prek gjithë faktorin shqiptar, thote me delikaaaaatese mjero.
    Jo vetem nese do krijoje probleme,
    por se pari para se te shkosh ne bisedime do konsultosh nje ceshtja te tille, aq me teper kur ke deklaru qe dialogue eshte ne piken me te ulet dhe do jete shuuume I veshtire, ti thaq I shton edhe ket gjenialin….. rregullim sikur kjo kish mbet pa u rregullu!!!!
    Lun arushe thaqi e mjero ja mban per hesap te USTAit te vet.
    Mjero:
    Iniciativa të tilla !!!!!
    kërkojnë konsesus dhe përgjegjësi të përbashkët kombëtare, ndryshe prodhojnë më shumë problem, se sa histori të re.
    Iniciative e tille unike = Zjarrvenie e qellimshme, kerkon vetem nji gje: mberthim ne vend te te Çarturit !!
    Çartja ‘thaq’ u kry (- nuk ka vend me
    per keshillim per konsultim& pergjegjesi konsensus kombetar), thaqi i Çartur e hodhi flaken inteligjente, te shpejte….u kry,
    tani duhet mberthim I te Çarturit.

    ‘Tre pikpytje rreth ceshtjes qe shtron
    Presidenti th’ I vu bar+ hashash
    deleve mero I mjeri, delet blegerijne…..
    Presidenti th ka mendue…… Ka shtru ceshtje, debat…. Nuk ka taboo…..ka plan B
    S’e paskena dit Gjarpnin e Kosoves kaq inteligjent -Bashkevizionar I ngushte I gjenialit knej /Lala I zahos qe po noton…..
    Gjarpen dykrenesh!

    Vape po….. bukuri.

  14. @autori says:

    Kosoven-shtet e krijoi Amerika. Le t’ja leme asaj, sepse ate qe ka nisur nuk ka per ta lene pa u bitisur.
    “Tema” dhe ne qe e lexojme ate nuk kemi asgje ne dore, por konsumojme kohe dhe energji te padobishme.
    Ne duhet te perqendrohemi tek hallet e problemet e Shqiperise, qe Meroja perpiqet ti fshehe ose anashkaloje..
    Nje Shqiperi e forte, pa krim e korrupsion, ndihmon shtetin e Kosoves me shume se sa te gjithe artikujt e Meros..

  15. @autori says:

    Kosoven-shtet e krijoi Amerika. Le t’ja leme asaj, sepse ate qe ka nisur nuk ka per ta lene pa u bitisur.
    “Tema” dhe ne qe e lexojme ate nuk kemi asgje ne dore, por konsumojme kohe dhe energji te padobishme.
    Ne duhet te perqendrohemi tek hallet e problemet e Shqiperise, qe Meroja perpiqet ti fshehe ose anashkaloje.
    Nje Shqiperi e forte, pa krim e korrupsion, ndihmon shtetin e Kosoves me shume se sa te gjithe artikujt e Meros.

  16. Grand says:

    Pare ne menyre te thjeshte :
    Thaci flet per korigjim kufijsh. Pra lugina e Presheves shihet si pjese e pandare e Kosoves, si gjithe luginat me shqiptar Kosove. Gjykohet se eshte bere gabim gjeografik kur Tito percaktoi Kosoven krahine autonome dhe percaktoi kufinjte e saj. Ndoshta, por nuk dihet, ne dokumentacionin mund te jete perfshire ne Krahinen e Kosoves sipa ndonje vendimi te Jugosllavise por paradoksalisht nuk eshte perfshire ne kufirin e Krahines. Nese kjo hipoteze eshte e vertete dhe Thaci ka ne duar Dokumenta per kete e gabim, ai ka te drejte te kerkoj KORIGJIM.
    FJALA KORIGJIM nuk ka asnje lidhje me fjalet apo konceptet ndarje ose shkembim. Barazimi i ketyre kuptimeve ose eshte i papergjegjshem ose eshte anti shqiptar e anti Serbe.
    Pyetje: Pse Serbet po heshtin? Mos valle ata e dine kete gabim dhe e kuptojne se nuk mund te vijohet me teej pa zgjidhur dhe korigjuar kete Gabim!
    Thaci ndihet dhe manifeston siguri! Biles skeptikeve nuk i pergjigjet kur ata i kerkojne se cfare kerkon Serbia ne kembim! Ka thjeshte nje gabim ndoshta dashakeqes qe Thaci e ka kapur! Edhe Usa e KE. …Diuhet korigjuar per te vijuar diskuttimet…
    Nese shihet me kujdes, sipas logjikes, serbet tashme mund te kerkojne ndonje “gabim” per Trepcen ose Mitrovicen gjysem, por jo pa korigjuar fillimisht problemin e Lugines se Presheves. Nese ky korigjim ndodh, Thaci affirmohet si nje President qe ” s’ja ha shkopin qeni”? Flm per kedo qe me mirekupton.

    1. Peço says:

      Ju duhet të jeni gjeolog në profesion. Ka dhe të tjerë, por kryesisht gjeologët e kanë për profesion të nxjerrin përfundime mbi bazën e supozimeve. Ju paraqesni një mënyrë të menduari, e cila niset nga konsiderata të supozuara. I jepni të drejtë Thaçit vetëm pse supozoni që ai duhet të jetë ” dobiç i zgjuar” dhe duhet pa tjetër të ketë një as nën mëng, në raport me luginën e Preshevës, të cilin sërbët e dinë, ndaj dhe heshtin. Dhe për kundërvënie ndaj Thaçit, ju përsëri filloni të supozoni sikur sërbët duhet të jenë vënë në kërkim të ndonjë dokumenti balancues në veriun e kosovës. Kjo vërtetë të mahnit!!!! Po ç’ta zgjas, llogjika juaj e arsyetimit ngrihet mbi bazën e gabimeve aksidentale, të rastit. Ajo nuk ka as më të voglën bazë ku të mbështetet.
      Sidoqoftë, në fund, pasi i keni dhënë edhe një të lexuar, ju duhet të keni mbetur edhe vetë me të vërtetë i mrekulluar me komentin që keni bërë. Por besoni sinqerisht se do të mahnisni dhe të tjerët që do të kenë fatin që ta lexojnë. Ndaj dhe me dashamirësi i falenderon ata që kanë vendosur t’ju mirëkuptojnë.

  17. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim keto jane veprime amatoreske te politikaneve Kosovare.Politikanet Kosovare duhet te respektojne me shume diplomacine Amerikane.Thembra e Akilit per Kosoven eshte qendrimi dhe veprimi diplomatik per Mitrovicen.

  18. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ore Erion Brace Shalqinjoti nga eshte zhdukur? jo per gje po te gjithe shperthyen per kete problem, Thaci shpertheu, Berisha shpertheu, Taulant Palla shpertheu, Pietro De Koqi shpertheu, Rama eshte ne shperthimim e siper. Po na ben merak, apo eshte sezoni i shalqirit tani dhe eshte i zene me mbledhjen dhe shitjen e produktit.

  19. Jak Boston says:

    Mero keto qe thua jane gjera teknike rreth temes ne fjale.
    Ajo qe duhet te shkruaje sot Mero eshte se pse eshte lene jashte planit per “korigjimin” e kufinjve Sanxhaku kur dihet qe eshte teritor dhe popullate shqiptare njelloj si Kosova Lindore?
    Shtypi shqiptar i shkruar dhe pamor eshte po aq i papaster sa politika dhe politikanet deshtake te trojeve shqiptare dhe Mero ka pjesen e vet ne punen e lepiresit me pervoje gjate zvarritjeve te tij ne pseudodemokracine shqiptare te multipartickave.

  20. Wtfs says:

    Deklarimet e Thacit jane bere per ata qe bertasin, ulerasin, qe do te bejne thirrje per lufte, mallkime patriotesh, atdhetaresh e nacionalistesh, nga te gjitha anet e palet, gazetare e analiste te quajtur e vetquajur, apo te djegur si SB ne cdo aspekt kur flitet per Kosoven, a thua se e do me shume Kosoven se Thaci qe besoj se do te jepte jeten per te pavarsisht kritikave. Pas te gjithe turbullires si me siper zgjidhja me e pranueshme per te gjithe palet, me dhimbje do te jete pranimi i kufijve sic jane.
    Degjoni me mire nje diplomat si Paskal Milo sesa nje turme “ nacionalistesh” apo te mendueshmin ish president. Kane folur gje ish apo ishat e LSI?

  21. Jak Boston says:

    Mero nese nuk do komente me mire mbylle dritaren e komenteve sesa te besh censurim vetem ngaqe bie ndesh me shkrimin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje