Gjithçka përveç Thaçit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Debati i hapur beftas për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë po merr në trojet shqiptare një rrjedhë të shtrëmbër, duke degraduar në një pozicionim të shëmtuar, pro ose kundër Hashim Thaçit. Dhe kjo po ndodh totalisht për fajin e tij dhe strategjisë që ai ka zgjedhur për të monopolizuar nga A në Zh këtë proces.

Po të shikohen në perspektivë qëndrimet e presidentit të Kosovës, ato të japin përshtypjen se më shumë sesa për një zgjidhje afatgjatë të një çështjeje kaq delikate, ai po përpiqet më shumë për rolin e tij si protagonist.

Pa u konsultuar paraprakisht pothuasje me asnjë nga faktorët në lojë, ai shpalli papritmas idenë e rishikimit të kufirit me “armikun tadicional”.

Në një operacion të koordinuar të komunikimit me publikun, ai i foli shqiptarëve pothuajse në të njëjtën kohë me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç, gjë që të linte përshtypjen e një skenari të përgatitur paraprakisht.

Ai vendosi në mënyrë personale termat mbi të cilat do të negociohet, duke treguar atë që Kosova do të marrë (Luginën e Preshevës) dhe atë që nuk do të dorëzojë kurrësesi.

Madje, në mënyrë absurde dhe pa dhënë shpjegime, në një intervistë me Mero Bazen, ai pohoi se mban në kokën e vet edhe një plan “B”, nëse pakti me Serbinë nuk arrihet.

Sikur, të gjitha këto të mos mjaftonin, ai u vërsul në një sulm hipokrit dhe të pa principtë kundër Berishës, duke dëshmuar se më shumë se njollat e dikurshme në historinë politike të ish- presidentit (të cilat vetë i kishte aminstuar me kohë) ai është i predispozuar të tulasë çdo zë që i del kundër vullnetit të tij, për të bërë edhe luftën, edhe paqen, edhe diellin, edhe shiun.

E gjitha kjo vijë sjelljeje prej autokrati tipik, më shumë sesa hapja e një debati për thelbin e problemit, ka ngjallur paranoja, mosbesim dhe kundërshti, që nga politika e Tiranës, e deri tek aleatët e vet qeverisës.

Ajo ka ngritur disa pyetje që mbeten pa përgjigje.

Pse Thaçi dhe Vuçiç folën të sikronizuar? A kanë atë një pakt paraprak të panjohur deri më tani?

Mbi ç‘bazë presidenti i Kosovës e garanton popullin e vet se “do ta mundë Serbinë si në luftë”, duke marrë teritore pa dhënë asgjë në këmbim?

Po ky plan “B”, i pa konsultuar me kërkënd që flika vetëm në kryet e tij, çfarë n’a qenka?

Po tentativa për të mbytur ç‘do zë dhe mendim të kundërt, kujt i shërben në këtë proces, që është aq i madh sa askush nuk e ka luksin ta shndërrojë në projekt personal?

Të gjitha këto pikëpyetje të mbetura pa përgjigje dhe që kanë shtuar frikërat e publikut, po rrisin më shumë dyshimet se edhe nëse ka një draft marrëveshje me Serbinë, që po përflitet në kancelaritë perendimore, oreksi politik i Hashim Thaçit, apo makthi për të ardhmen e vet, po e shndërrojnë atë në varrmihësin e parë të tij.

Me mënyrën se si është sjellë deri më tani, me komunikimin publik që ka iniciuar, me veprimet prej ilegali që ka kryer, presidenti kosovar e ka vënë veten në rolin e shkatërruesit kryesor të një pakti të mundshëm. Në pak ditë ai ka mbledhur më shumë kundërshti, mosbesim dhe refuzim nga të gjithë faktorët shqiptarë, se cilido politikan i rangut të vet.

Natyrisht, që të flasësh për një marrëveshje me Beogradin, nuk është aspak e lëhtë për cilindo lider. Pesha e rëndë e së shkuarës, po aq sa dhe sjellja e Serbisë post millosheviçiane, do t’a vendosnin këdo në syrin e ciklonit. Por ky nuk është rasti i Hashim Thaçit. Ai nuk po anatemohet për këtë. Ai po ngjall panik sepse në vend që të luante rolin unifikues të presidentit, duke shtruar trasenë e rrahjes së ideve dhe përbashkimit të njerzve për t’u përgatitur për marrëveshje, ai po krijon imazhin e përvetësuesit të saj.

Prandaj sot jemi në situatën kur të gjithë po bërtasin: gjithçka përveç Thaçit. Sepse një çështje themelore për popullin e vet, ai po përpiqet t’a luajë si një sfidë vetjake. Duke u bërë kështu pengesa kryesore e një dialogu dhe e një pakti që edhe pa të do të ishte tejet i vështirë të arrihej.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

10 komente në “Gjithçka përveç Thaçit”

  1. bislim says:

    Zoti Bushati, mos pekullo me fakte qe nuk jane fakte. Thaci e do apo e urren, si jemi mesuar me ty kur nuk te japin gje ne grazhd, eshte presidenti i Kosoves dhe pak i ka thene Berishes. Ia ka thene me vonese,por me mire vone se kurre. U merzite gje per Berishen? Taci nuk k folur per shkembim teritori, as per ndarje, as per shkembim hapesirash. ka thene se do te bisedohet qe ne rruge paqesore, natyrist do behen leshime politike, te kaloje Lugin e Presheves ne shtetin e kooves. Je dakord me kete ide? nese jo,pse? Thaci nuk ka fole ne sinkron me Presidentin serb, ky eshte trillim..kane folur per probleme te ndryshme..mos kerkon qe ta barazosh me pdrinon tend te dikurshem dhe neser prap do te jete Thaci kerkon qe i gjithe spektri politik te ete ne dialog, pozite dhe opozite, bile sot ke deklaruar qe le ta marre rolin prijes vete opozita, qe nuk pranon. Te shkakton dhimbje fakti qe dikush kerkon me shume nga sa do i japin? As SHBAde as BE nuk jane shprehur kunder, apo mendon si gjyshi yt se keto jane imperialiste dhe kapitaliste qe kane hale ne sy Shqiörine e gjyshit? Ti qe ia permend gjithkujt biografine, kur ka fol e kur nuk ka fole, ke mendue ndonjehere se partia ishte mbi sigurimin e shtetit dhe kete e drejtonte,kontrollonte, organizonte gjyshi yt. kete nuk ta permend kush, se kush e dredh nuk ia keput kush. Ti gjykon Thacin jo per gabimet e tij, por vetem se iu sul Berishes. Thirri mendjes djale, jeni bere nje grusht analistesh qe me shume ju do Beogradi se sa Tirana.

    1. Edi says:

      Bislim,qenke palaco burre.
      Gjuha jote eshte gjuhe qensh,gjuhe komunistesh. Ata jane demagoge…
      Bushati,e ka bere fertele ne cdo vit Berishen.
      Por tani eshte nje hall i madh perpara. Kosova ,po trajtohet si bahce personale e ketij te pashkollit , Thacit…
      Cdo fjali e Bushatit eshte e qarte ,cdo fjali eshte nje pyetje.
      Po ti or klloun flet si pleniumet e qoftelargut Enver.

  2. Kosovari says:

    O Bushat, kesaj i thone “luaje mace kryet e buallit”. Radari yt eshte teper i vjeter per me i “kape” zhvillimet andej prej nga operon Thaci. Ti, je vetem nje opinionist i cili ne keto dite vape i plake ditet duke derdellite si ne enderr duke mos thene asgje konkrete. Tek ne kesaj i thone: me ja fute si kau-peles!

    Kredibliliteti yt kombetar e patriotik ne krahasim me ate te Thacit dallon me kilometra te tera. Prandaj, merru me ndonje gje konkrete aty rreth Tiranes, sepse vetem sa po e shpalose sa drite shkurter qe je.

    1. Joti says:

      Po po …Kosovari…eshte kredibel Thaci…kredibel qe ka gjithe Shqiptaret kunder…kredibel qe krijon katastrofe per ti shpetuar gjykates speciale…kredibel qe. Duke kuptuar se ka nje pikepyetje te madhe mbi Trump dhe lidhjet( shantazhueshe) me Kremlinin ,mbeshtet ndarjen e Kosoves ne bisedime hipotetike( por shume te mundeshme sipas gjithe njerezve serioze ne US) ne politiken e Trump!
      Je ti vite larg o njeri pa forme e pa krye…

      1. Plisi says:

        Sipas jush gjykata speciale qenka gjykatë politike dhe armiqësore e cila po i detyrojnë liderët e Kosoves më nënshkrua marrëveshje që jan të dëmshme për Kosovën, e njëjta AMERIKË dhe Europë që ë çliruan Kosovën e krijuan si shtet tani po mundohen më e shkatërru….a jeni të vetëdijshëm çka jeni duke thënë ju përkrahësit e LDKjsë?
        Futja e luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë -serbi në dialogun e Brukselin ka për qëllim më ja vu perball serbisë një kërkesë nëse ti kërkon status autonom apo aneksim të veriut të Kosovës të njëjtat i takonin edhe luginës së Preshevës…….këta sportistët si bushati dhe ish Kanistet e porosit të rreshtuar tani në VV dhe PSE duken qesharak në rolin e nacionaliste, ju sportistët dhe islamike nuk keni të drejtë më fol në emër të patriotizmit dhe nacionalizmit sepse ju jeni INTERNACIINALISTA!

  3. Pajtim says:

    Ky shkruan shume por nuk thote asgje. Kot fare.

  4. Joel says:

    Po edhe me Thacin te doli pune o pederast, normal edhe ti o kurve mashkull don qe ti dalesh ne mrojtje
    Saliut se duket nuk te paska hedhur ndohe kocke keto dite .

  5. Balli Kombetar says:

    Bushat, mllefi nuk eshte analize. E po keshtu, anesia politike fallco e jotja nuk eshte argument. Mesoji te pakten keto dy postulate.

  6. Kombi says:

    THACIT KEYHTU JA KANE SER IRUR NE GUZHINEN E BRUKSELIT , DUHET QE TE JETE ZERI K TKJ PER KETE CESHTJE ,. THACI NUK KA KELLQE, PER TE BERE PROTAGONISTIN PER CESHTJE ME BARUT MOS E NGACMONI THACIN , SE ESHTE HERA E PARE ,QE PO I JAPIN CESHTJE BOTERORE NE DORE .
    LERE TE KAPARDISET SI NJE LIDER BOTEROR , QE KA FUQI TE MARRI KUFIBJTE E GLLABRUAR NGA FUQITE E MEDHA .
    . DERI ME SOT GHACI VETEM KA DHENE , TANI KERKON TDE MARRI . HAH HA HA .

  7. Kasemi says:

    Artikull kompet pa llogjike.
    1- Kerkon qe te diskutohet paraprakisht se cduan Shqiptaret. As me shume e as me pak kerkon qe problemi te behet “mish-mash”.
    2-Mungon njohja e problemit ne palen Serbe. Po ta ndiqte problemin edhe ne Serbisht, do shifte qe edhe
    Presidenti Serb nuk e ka te lehte per tu spjeguar tek populli Serb.
    3-Nuk ka haber se si zhvillohen te tilla bisedime. Filtet ne fillim per gjerat qe bien dakort dhe ne fund per zgjidhjen perfundimtare. Deri ahere ruhet sekret i bisedime dhe po qe e nevojshme shkohet ne referendum.
    4-Vetem kritikon por nuk thote se cdo. Duke mos e njohur mire problemin nuk eshte i qarte se cila eshte zgjidhja.
    Perfundimisht duhet te hiqet dore nga paraqitja populist dhe patriot me kerkesa maksimale. Eshte nje rast dhe shans qe ne Shqiptaret te realizojme Shtetin etnik Shqiptar..etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *