Jari avancon qëndrimin pro bazës së NATO-s

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Jari është zgjuar sot me ide të reja.

Sapo mori vesh nga Doktori që baza e NATO-s duhet mbështetur dhe nuk duhet sulmuar, filloi të mendojë se çfarë të gjejë diçka që të sulmojë qeverinë që është kundër bazës.

Dhe më në fund, i shkrepëtiu një ide.

“Socialistët kanë dash të pengojnë anëtarësimin në NATO që të mos bëhej baza e Kuçovës”, shkruajti Jari.

Pastaj si zakonisht filloi ta sqarojë qëndrimin:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Siç e dini, Shqipëria mori ftesën për të hyrë në NATO në prill 2008 dhe hyri në NATO në prill 2009.

Socialistët që tani bëjnë sikur janë të kënaqur me bazën, në fakt kanë qenë kundër futjes së Shqipërisë në NATO.

Pesëmbëdhjetë ditë para se të merrnim ftesën, pra më 15 mars 2008, në Gërdec ndodhi një aksident teknologjik, që shkaktoi 26 të vdekur dhe qindra të plagosur, plus që dëmtoi rëndë biznesin e Mihalit dhe Zenit.

Socialistët zemërgurë shqiptarë ngritën zërin në qiell, e lidhën biznesin vdekjeprurës me djalin e Doktorit dhe kërkonin që të dënohej Fatmir Mediu dhe djali i Doktorit.

E gjithë kjo bëhej që NATO të anullonte ftesën për Shqipërinë dhe socialistët të mos hapnin tani bazën e NATO-s në Kuçovë.

Por Doktori ua tregoi dhëmbët.

Ai i sulmoi egër kryeprokuroren dhe presidentin, që tentuan të përdorin këtë ngjarje për të dëmtuar Shqipërinë, i shpalli luftë shtypit armik që frynte këtë ngjarje dhe armiqëve brenda PD, dhe shpëtoi kështu anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Po të mos ishte vendosmëria e Doktorit për të mos pranuar akuzat dhe për të shpëtuar djalin e tij nga ky kurth, ne nuk do kishim hyrë në NATO dhe sot s’do kishte bazë ushtarake të NATO-s.

Ndaj ju ftoj të gëzojmë se kjo është fitorja jonë, jo e Edi Ramës”, shkruan Jari

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Jari avancon qëndrimin pro bazës së NATO-s”

  1. Tarras says:

    I ngaterron pak gjerat ti Mero kur ta do interesi.
    Tani qe je miqesuar pak me zotin Like Floriri,ke zene e flet se Doktori sulmoi presidentin dhe kryeprokuroren per pune te Gerdecit.
    Jo o Mero jo,mos e dridh,ose dridhe sa te duash,po vrasjet ne bulevard,sulmet e Berishes ndaj presidentit dhe kryeprokurores u bene per shkak te zotit Like dhe askujt tjeter!

  2. haze says:

    Ore. Kush eshte Jari se spo e kap dot??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *