Rreziku i Alzajmerit mund të “lexohet” në sy

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Alzajmeri mund të “lexohet” në sy.

Tri sëmundje degjenerative që kanë lidhje me shikimin: glaucoma, makulopatia dhe retinopatia akute, rezulton se janë të lidhura me rrezikun e prekjes nga Alzajmerin.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Universiteti i Uashingtonit, i publikuar në revistën “Alzheimer & Dementia”.

Ekspertët kanë monitorur për disa vite me radhë shëndetin e 3877 personave të përzgjedhur rastësisht në popullatë.

Gjatë periudhës së studimit janë diagnostikuar rreth 800 raste me Alzajmer.

Të moshuarit me makulopati, retinopati apo glaukomë rezultuan me rrezik më të lartë për t’u sëmurur nga Alzajmeri.

U vu re se ata ishin 40-50% më shumë të rrezikuar sesa moshatarët e tyre.

Sëmundje të tjera të shikimit që lidhen me moshën e avancuar si katarakta nuk rezultuan të lidhura me rrezikun e Alzajmerit, një shenjë kjo që tregon se ka një mekanizëm të përbashkët mes demencës dhe degjenerimit të retinës ose nervit optik. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *