Serbët e kanë opsion të vetëm ndarjen!

8 Gusht 2018, 21:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati që ka ngjallur nisma e presidentit Hashim Thaçi rrezikon të prodhojë një kakofoni mbarëshqiptare, duke u përzierë me tema të tjera, si e shkuara  e keqe e Berishës me Kosovën, apo konsensusi i sotëm politik i diskutueshëm rreth Hashim Thaçit.

Atë që nuk thotë as presidenti Hashim Thaçi dhe as politikanët e tjerë shqiptarë, si ata që e gjykojnë, dhe ata që e mbështesin, është se nga çfarë pozitash po ulet në tryezë të bisedimeve Kosova, dhe nga çfarë pozitash po ulet Serbia.

Që të jemi të qartë, Kosova është fituse e luftës me Serbinë falë mbështetjes ndërkombëtare, dhe ajo ka ata kufij që ka pasur në ish- Federatën Jugosllave pasi ka qenë krahinë autonome. Mbi bazën e këtyre kufijve është bërë lufta dhe paqja 20- vjeçare.

Nevoja për një marrëveshje historike me serbët sa i përket njohjes së kufirit, është jetike për Kosovën dhe Serbinë. Por ky nuk është një proces “demarkacioni”, pra definim paqartësish topografike, si me Malin e Zi, apo si Shqipëria me Greqinë.

Për Kosovën është proces që konsolidon Pavarësinë nga vendi që është shkëputur me luftë, kurse për Serbinë është proces i ndarjes së saj territoriale.

Por, duhet të jemi të qartë dhe të vetëdijshëm se për Serbinë, Kosova është ende pjesë e saj. Ajo nuk njeh jo vetëm kufijtë e Kosovës, por asnjë gjë nga Pavarësia  e saj.

Ajo e pranon atë vetëm si realitet të dhunshëm të ofruar nga Perëndimi, dhe po përpiqet të negociojë disa nga ato që ajo i quan lëshime, dhe që për ne janë tragjedi kombëtare.

Për Serbinë, Kosova është 100 për 100 e tyre dhe ata janë ulur në tryezë të bisedimeve të lëshojnë një pjesë të madhe të territorit, banuar nga shqiptarë, dhe të mbajnë ato banuar nga serbët.

Është një ide primitive dhe tërësisht reaksionare për momentin, por ky është realiteti i palës serbe. Të gjithë duhet ta dimë se kur presidenti Vuçiç ulet përballë presidentit Hashim Thaçi, e shikon atë si një grabitqar që i ka marrë Kosovën dhe që në shenjë pajtimi, do ulen të flasin si “burrat”, se nuk mund ta mbajë të gjithë, por një pjesë, ndoshta më të madhen.

E di që kjo ide është skandaloze për shqiptarët, pasi veshët e tyre nuk janë mësuar ta dëgjojnë kurrë këtë, por kjo është pikëpamja serbe për Kosovën. Dhe kur ata flasin se do bisedojmë të njohim kufijtë e Kosovës, flasin për një Kosovë të gjymtuar.

Çdo kundërpërgjigje e ngjashme si kjo e Thaçit, duke tentuar të vendosë në tryezë, balancime me kërkesa që lidhen me shkëmbim territori, nuk e përmirësojnë situatën, pasi pranojnë hallin serb.

Serbia nuk ka për ta njohur Kosovën në tërësinë e vet dhe ky është një dëm për Kosovën dhe Serbinë. Por vetëm kaq. Çdo opsion tjetër është dëm dhe për të tjerët në rajon. Ndaj Kosova duhet ta marrë më qetë këtë proces. Thjesht të vazhdojë rrugën e saj pa e njohur Serbia.

Serbët e kanë opsion të vetëm ndarjen dhe nuk duhen balancuar në këtë pikë. Nëse Serbia s’ka opsion tjetër, s’ka as zgjidhje.

17 komente në “Serbët e kanë opsion të vetëm ndarjen!”

  1. REALIST says:

    Mero:Serbet e dine se C´fare Bejne dhe KERKOJNE…por vete Thaci a e di se c´fare bene dhe Kerkon????
    Mora Thacin si Individe,por do te thooja te Gjithe Mbeshtetesit e “Propozimit Thaci”…
    1-Serbet kane nje Qeveri SATBILE,dhe JANE TE UNIFIKUAR ne Qendrimin e tyre..Ata kane ne Tavoline jo vetem Planet e Reja por edhe ato te Vjetra, pra jane te Pregatitur..
    2-Thaci ku eshte???Pra pyetja eshte:Po Qeveria e Kosoves a eshte Unike me “Propozimet” e Thacit apo Grupit te tije Mbeshtetes???Pra ne Kosove ..ne kemi nje Amulli….paqartesi..per te mos Thene KONTRADIKTA te Thella Midis Presidences dhe Qeverise..pa Pyetur Opoziten pastaj..Dhe kur Thaci e di se Ekzistojne Probleme ne Brendesi te Faktorit “Kosovare-Shqipetare” TE Kosoves..dhe Kur ne Vete Klasen Politike te Kosoves NUK KEMI NJE QENDRIM UNIK ;SI MUNDE TE SHKOHET NE BISEDIME ME SERBINE,Kur e di se ne Kosove “Era fryne nga te gjitha anet”??
    3-Kur nuk ke Mbeshtetjen e Gjithe Faktorit Politike,ose se paku ta kete ate,Hajde dhe Themi me “HAJER NA DALTE”..por ne nuk po gjejme dote Gjuhen me njeri Tjetrin do ta GJEJME ME SERBET???
    pra Thaci ne Bisedime me Serbet sado “Diplomate i Thekur” te Hiqet apo Mbahet, sado “Burre Shteti”, nese nuk do te kete Mbeshtetjen e se paku 80% te Politikes dhe Popullit te “Kosoves..VESHTIRE::SHUME VESHTIRE qe te Marre dicka nga Serbet..qe jane Politikane-Intrigante…shume me te Perkryer se Thaci..
    4-Thaci pa nje Mbeshtetje Nderkombetare, dhe Mbareshqipetare, DO TE HYJE NE NJE RRUGE-QORRE, qe do ti Kushtoj Jo vetem Karrjeren e tije Politike..por mbase do te perfundoj ne Burge…
    5-Duhet Mbeshtetje Nderkombetare, sepse ATA JANE ATA QE GARANTOJNE PROCESIN JO VETEM TE BISEDIMEVE PAQESORE, por jane edhe ata QE BEJNE “KORRIGJIMIN” E KUFIJEVE PO NE MENYRE PAQESORE, dhe Duhen edhe Vezhguesit e Procesit te Korrigjimit..
    6-Nese Serbet “Nuk duan” te “Hane Mitrovicen Veriore” ata do te kerkojne te “Kafshojne” ne Bosnje…dhe Gjetke..si Kompensim per Territoret e “Humbura..Kosove.Lindore”..pra Munde te kerkojne Serpska Republika te Bashkohet me Serbine…
    I Nderuar Thaci..JA MOS E MERR ME YRYSH…???Nese e bere Luftem me Ramushin qe sote eshte Kryeminister..ATHERE BEJE EDHE PAQEN me Ramushin..pastaj na “Fillo Luften me Serbine”..”Luften Paqesore”..por Mos harro edhe ne “Shqipetaret e Shqipenise”…KOSOVA ESHTE PJESE E SHQIPERISE..dhe personalishte e shikoj “Mini-Shtetin-Kosovare” si nje Eksperimet,qe munde te Deshtoj..VETEM BASHKIM I ME SHQIPERINE E BENE TE MUNDUR MBIJETESEN E KOSOVES..nje “Shtet-Kosovare”….Ve ne Pikepyetje Mbijetesen e tije..JO ME KOTE SERBET E KONSIDEROJNE Kosoven Pjese te Tyre..sepse e kane “Humbur” Teorikishte edhe me Pare….Zgjohu..Hasshim..duket se te ka Zene “Hallva-Turke”..lol

  2. Shqipe says:

    Bravo mero.
    Ndaj të njëjtën ide me ju.

  3. Sit back and relaks■●▪ says:

    Sa i mire dukesh kur je esell nga adrenalina antiberishe dhe proqeveri, kur gjykon pa u ndikuar nga emocionet politike.
    Faktori kyc eshte durimi dhe lodhja e kundershtarit. Sa me shume kohe kalon pa nje marreveshje me serbine aq me shume i largohet serbia nje zgjidhje optimale ne interes te saj, aq me shume i largohet kosova serbise dhe serbeve nga psikologjia e tyre. Nxitimi i Thacit per te hedhur ne tryeze propozime qe nuk ja ka kerkuar njeri eshte i pakuptueshem. Shqiptaret e lugines se presheves duhet te marrin nje mbeshtetje me te madhe nga kosova dhe shqiperia ne mbrojtje te te drejtave dhe identitetit te tyre. I pakuptueshem eshte pasiviteti i shtetit shqiptar dhe diplomacise shqiptare ne mbrojtje te shqiptareve te lugines se presheves nderkohe qe ne shqiperi i jane dhene te drejta lloj lloj komunitetesh dhe minoritetesh reale apo te sajuara. Deshira per te marre presheven e per te lene veriun e kosoves i vjen per mbare edhe tiranes zyrtare pasi i heq nje kokecarje edhe per faktin se problemet e shqiptareve atje shikohen me se shumti si angari diplomatike nga qeveria e tiranes dhe ajo e prishtines. Tirana dhe Prishtina duhet te ngrejne zerin per te drejtat e shqiptareve atje ne bruksel apo washington, ne cdo kancelari europiane, ne kete menyre duke bere nje diplomaci ofensive do detyrojme serbine te kaloje ne mbrojtje dhe te zhvendosi vemendjen nga kosova drejt problemeve brenda territorit te saj. Per kete duhet qe Tirana dhe Prishtina dhe ministrite e jashtme te te dy vendeve te rakordojne veprimet dhe strategjite si ne planin rajonal ashtu dhe me gjere. Serbia na ka terhequr ne fushen e saj ku ajo di te luaje me mire, ne duhet ta zhvendosim drejt fushes tone dhe ta lodhim sa me shume te jete e mundur per ti marre maksimumin e mundshem.

  4. . says:

    Se dikan serbet se kosova na qenka shtet me vete?!

    1. tony says:

      Kosoven, Serbia e quan pjesen e saj te pa diskutushme sipas tyre!
      Serbeve dhe komunitetit nderkomtare duhet tu behet e qarte se Sanxhaku, Nishi, Presheva.. jane shqipetare. Komunitetit nderkombetare ne tavolin ti nxjerrim vendimin e pa drejte te coptimit te shqipwrise se jot e gjitha I dine pjesmarrsit ne mbledhje. Te shtypen vendimet dhe te vihen ne tavolin.
      Faktori politik kosovar duhet deomosdo te jete unik per kete ceshtje!

      Serbia do perdore disa karta per te marre ate qe kerkon.
      Cdo lloj karte qe te perdorin atyre u duhet bere e qarte se flasin per tokat shqipetare dhe jo per toka serbe. Dikush e quajti se Vucici uli koken por ta dini mire se ne moment qe ka ul koken dicka fshehet dhe serbet dine ta c’frytzoin situaten, jane mjeshtra te rrenes dhe te mashtrimit.
      Une mendoj se ceshtja mund te shtyhet . Te behet procesi I hapur, jo me dyer te mbyllura por publik… ku klasa politike dhe inteligjenca ta thote fjalen e vet!
      Jo te ndahen tokat shqiptare dhe ti jepen serbit me firme. Me force mund te ta marre, po se morem sot do e marrin brezat ne te ardhmen.
      Po e firmose dhe me lufte se merr me kurre.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Mero, Shqiperia u gjymtua qe ne 1913. Ishte nje vrasje e Shqiperise dhe personalisht deri atehere dhe tani, Kombi Shqiptar po ben te pamunduren ti kthehen mbrapa ato qe ju mohuan. Por fatkeqesisht pa mirekuptim me Beogradin Mero, do jemi ne hasmeri me Serbet.. Duhet te mblidhen njerzit Mero dhe duhet te jetojm ne paqe. Jemi te lodhur nga lufterat shekullore. Duhet te gjejme gjuhen me serbet qe te kuptojn se influenca e tyre ne Kosove e gjetke (ish republikat e tjera) ka marre fund. Dhe ne duhet te kuptojme se Jugu I Serbise s’do behet e jona pa miratimin e tyre.. Ata s’do pushojne si Komb si nuk kemi pushuar as ne. Keto jane vetem konflikte te padeshiruara nga te dy popujt. Duhet te pajtohemi me serbet. A jane primitive ?? Po jane, por jane fqinjet tane.. C’fare kujtojme dhe pretendojme se do ti bejme, ti tkurrim akoma tek ajo qe eshte LEGJITIME E JONA dhe gradualisht ata do dorezohen ?!?! Ata kane GDP-ne dyfish sa e jona. Jane dhe ata popull I madh Mero. Ta shohi Vucici si te doje Thacin. Thaci ta shohi ne fytyre dhe ti flasi me mirekuptim. Ne qoftese ata kane akoma perdet Jugosllave, jam dakort s’ja vlen. Te flasin njehere dhe te debatojm. Shpresoj qe Vucic ka oferten e tij se Kosova do njihet nga Serbia me votim dhe po s’pati votim Serbet nuk jane serjoza.. Mitrovica po popullohet nga Serbet.. C’fare mund te besh ?? Popullate jane dhe ata si ne.. E morri Mitrovicen jo se morri keto jane budalleqe. DOUBLE STANDART kur thua qe do bejme Shqiperine Etnike por aty ku jetojn ME VERTETE SHQIPTARET DHE PO I LEME JASHT.. Ata jane ne duart dhe ligjet e Serbise apo jo ?!?! Per pjesen Jugore te Serbise po flas.. Jetojn shqiptare me komuna.. Duhet te konsiderohen keto.. Ka legjimitet komuna shqiptare.. Flasin shqip. Kane kulturen tone.. P’se po I mbajm ne Serbi ?? A duam nje komb te madh SHQIPFOLES ?!?! Ja ku I kemi. Duhet te adoptohesh me c’fare te jipet (per interesin shqipfoles) ne keto kohe dhe jo c’fare te marresh. S’merr me dot gje.. Pajtohu me Serbin (qe une e denoj me vdekje kasapanin qe gjymtoj jetet mentalisht dhe fizikisht te Kosovareve). Rruge tjeter nuk ka. Po jane akoma ne iluzjone, atehere le ti leme ne iluzjone..

  6. Shqipja says:

    Mos harroni edhe nje gje : Hashim Thaci ne Rambueje ishte I vetmi nga delegacioni shqiptar qe kerkoj Autonomi Brenda Serbise. Te gjithe politikanet shqiptare te kosoves jane tallur me fondet e kosovare qe jepnin per luften ne Kosove. Shikoni ku jetojne ne Vila qe as pasaniket e amerikes nuk I Kane, dhe populli vuan. E njejta gje edhe ne shqiperi. Kane frike ? Kur mbaroi lufta e dyte boterore, Gjermanise ju moren territore te saj vetem per demshperblim ju dha Hollandes e Frances. Kurse Serbia ka territoret tona

  7. Shqipja says:

    Mos harroni edhe nje gje : Hashim Thaci ne Rambueje ishte I vetmi nga delegacioni shqiptar qe kerkoj Autonomi Brenda Serbise. Te gjithe politikanet shqiptare te kosoves jane tallur me fondet e kosovare qe jepnin per luften ne Kosove. Shikoni ku jetojne ne Vila qe as pasaniket e amerikes nuk I Kane, dhe populli vuan. E njejta gje edhe ne shqiperi. Kane frike ? Kur mbaroi lufta e dyte boterore, Gjermanise ju moren territore te saj vetem per demshperblim ju dha Hollandes e Frances. Kurse Serbia ka territoret shqiptare , nuk gjenden varret e qindrave shqiptarve, dhe nuk bejme te fortin.

  8. SHABAN MARINA says:

    Kosova ka gabuar. Duhet ti thosh Evropes ” Nuk mund te bisedoj me asnje qe s’me njeh. Serbia te me njoh, mandej te bisedojme si fqinje”. Ne kete situate duhet menjehere te nderpriten bisedimetne nivel telarte. Bisedime mund te kete ne nivel teknik e grupe specialistesh.

  9. Saaakte.
    Pytja eshte: mero gazetar eshte I qarte,
    thaqi president, 20 vjet politikan
    Ka dite I turbullum qe na thote jam inteligjent, nuk vijas se ligjerumi ne dalldi,
    Nderkohe poltikajt e Shqiperise mbajne frymen ne mahnitjet qe po eksplorojne….

    Vape.
    Ne shtator do hapet sipari Thiatros?

  10. Kosina says:

    Ne nuk fituam asgje. Fitoi Amerika dhe ja la Europes kete koloni pa zot ta administroje. Europa si gjithmone deshtoi ne gjithcka. Inkopetente, mediokre, burrokrate, rraciste.
    Ashtu sic deshtoi ne masakrat e Bosnjes, Kroacise, Kosoves, ashtu deshtoi edhe Duke administruar Kosoven. Ky rezultat dramatik negociatash mediokre, te kota deshtake, eshte thjesht Europa e falumentuar dhe mungesa totale e kultures se shtetit dhe kombit tek shqiptaret qe Jane akoma tek epoka e klanit, e bajraktarizmit. Mjafton te shohesh Sali kermen.
    Kroacia me luften i mbylli te gjitha. Sot eshte ne Euope. Me ushtri, me institucione. Ndersa ne jemi akoma ne det te hapet me janullen, Sali kermen, muhxhaidinet, erdoganistet, gjeket e injorances, urise, fashizmit kristian, me nje mesues vizatimi qe na drejton, me teveqele e delirante te korruptuar. PA ushtri PA institucjone, me hemoragjine vdekjeprurese te emigracionit.
    Troc kemi falimentuar si komb. E vetmja gje qe dime te bejme si vemje irrituese, eshte shqiponja me duar.
    Duhet nje levizje kombetare etnike qe te fshije llumin e feve, diferencave mesi nesh, qe te shfarose bajraktaret e vegjel te klaneve si Berisha, Thaci, Rama, etj, etj. Qe te kete si synim kombin, ushtrine, bashkimin, institucjonet dhe sovranitetin ne te njejtin nivel me shtetet e tjera europiane dhe jo sic na Kane katandisur.
    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

    1. Vjosa.al says:

      Kosina, respekte!
      Je i qarte si drita e diellit.
      Je i sakte si formule matematike.
      Je me kembe ne toke dhe real si mishi, si kocka dhe si gjaku qe duhet derdhur e tretur, qe te hidhen themelet e kombit te bashkuar ne nje shtet.
      Mero ben sikur nuk e kupton se Hashimi nuk hyn fare ketu, as sa flet dhe as cfare flet.
      Hashimi ben e thote ate qe i thote Perendimi, dmth Brukseli dhe Washingtoni, sot Trumpi.
      Shko bisedo, i thone ata, shkon Ashimi.
      Mos u bashko me Shqiperine, peqe Ashimi.
      Bej Zajednicen per serbet, gati Ashimi.
      Nuk luhen kufijte, thone ata, kurre, bertet Ashimi.
      Shkembe teritore per paqe, thone ata, pse jo thote Ashimi.
      Besoj se gjithekush e kupton se kur them Ashimi, kam paradise gjithe lidershipin shqiptar, ketej e andej kufirit.
      Per ta mbyllur: Flm Kosina, per komentin tend te mrekullueshem dhe mesazhin e tij imperative.

  11. Kuq e zi says:

    Z .mere
    Pse nuk na thua cfare mendon europa ?
    Ajo i don te dyja te qeta dhe nen kontroll si serbine dhe kosoven kush drejton fijet e politikes kosovare
    Me sa vej re un palen kosovare e prezanton thaci qe nga 99 kur ky eshte kryeminister kosoven e prezanton kryeministri ne bruksel kur ky kryeminister behet president kosoven prezanton presidenti
    Pse ti gazetar i nderuar nuk e thellon kete teme
    Kush e qeveris realisht kosoven dhe a eshte thaci njeri i kapur dhe i denuar te negocioje me doemos gjersa te mbyllet kapitulli kosove sikur kosoves ti kene mbaruar burrat
    Pra nuk shoh asnje te mire per kosoven qe te bisedoje sikur pa njohjen e serbise kosova ska jete
    A e dini sa e rruan izraeli qe nuk e njohin shtetet arabe!!!

  12. @autori says:

    Analiza e Meros, kesaj radhe ka kapur thelbin e problemit. Se pari Kosova duhet te njihet si shtet i shkeputur nga Serbia dhe ndoshta ne nje faze te mevonshme, mund te trajtohen korigjimet e kufijve. Deri atehere nuk eshte e aresyeshme te turbullohen ujrat qe komuniteti nderkombetar po perpiqet ti stabilizoje.

  13. Viro says:

    Mero gabon kur thote qe serbia e quan kosoven pjese te saj. Serbet e dine mire qe Kosoven e kane humbur, ajo eshte shtet i pavarur. Serbet nuk I harrojne bombardimet e NATO-s e as gjykaten e Hages. Momentalisht Serbia eshte ne hall Jo Kosova. Ata duan te behen pjese e BE Po nuk munden pa njohur kosoven. Nderkohe, Serbia ka shume sherre te tilla, me boshnjaket, me kroatet, hungarezet dhe maqedonsit, nje shtet qe me tere keto probleme rrezikon ekzistencen. Kosovaret Jane ne avantazh dhe duhet te ruajne qetsine. Koha eshte me ta.

  14. Basho Luli says:

    Ne qofte se nuk do te kishte interesa per fuqite e medha, Thacit do t’ja kishin kycur gojen qysh ne tre fjalet e para dhe ai do te grzonte pushimet si te tjeret dhe ai nuk eshte budalla qe te kakarise pa leje. Ndoshta behet fjale per Trepcen ose kerkojne ti falin ndonje llokme Serbise per ta larguar nga Putini por sidoqofte mban ere te keqe. Une ne vend te Thacit do merja raport doktori dhe nuk do te parsqitesha fare ne nje vend ku nuk ze njofin pale por duan vetem firmen tende

  15. Gezim says:

    Z . Mero! Sapo postova nje koment lidhur me shkrimin te ish ministry drejtesise z.Manjani e botuar ne gazeta Tema . Por sic duket ne momentin qe do te botohej komenti im, gjithcka u hoq si artikulli shkrim I z. Manjani ashtu dhe komenti im qe su be publik.
    Mendoj se selektiviteti eshte njesoj si servilizmi, ti I I preferoke te dyja dmth je pederast

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje