Jari shpjegon çfarë është ONM dhe pse e sulmon atë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kohët e fundit Jarin po e shqetëson shumë ONM.

Janë këta të huajtë që janë në Komision të Vetingut.

Sapo e kalon Vetingun ndonjë gjyqtarë ose prokuror, ata ngrejnë kartonin e kuq dhe ankohen.

Jari vendosi që Twitter-in e sotëm t’ua kushtojë atyre:

“OMN, lexohet “O Maskarenjtë e Natës”.

Ata kërkojnë të çmontojnë natën atë që shkëlqen ditën”

Pas Twitter-it. Jari bëri sqarimin për lexuesit:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron.

ONM janë disa ndërkombëtarë të Sorosit, që janë paguar nga Edi Rama, detyra e vetme e të cilëve është të ç’montojnë njerëzit e mij nga pushteti.

Ata thonë që kanë të dhëna për disa gjyqtarë dhe prokurorë që kanë bërë korrupsion, por nuk tregojnë faktet.

Por unë do t’i dekonspiroj.

Fjala vjen, janë ankuar për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ishte miku im.

Një herë ai më ftoi të më jepte një drekë, dhe unë shkova me familjen.

Dreka ishte e bollshme.

Pastaj erdhën dhe frutat. Dhe ato ishin tepër.

Në fund kur ikëm kishte ngel ca mish, pak raki dhe disa fruta.

Kamarieri e pa që më ngelën sytë, dhe më tha:

-A i do me vete?

-Po mirë, i thashë.

Dhe ai mi vuri me vete.

Edhe në një rast tjetër të gjyqtares në Vlorë.

Unë kur shkoja në Dhërmi, derisa Rama filloi të më zërë shezlongun, kisha gjithnjë një administratore të një hoteli që vinte rregullonte gjërat dhe tek unë në Dhërmi.

Ajo më tha një ditë, kam një shoqe gjyqtare, ta ftoj për një drekë.

Erdhi dhe ajo, hëngri drekë.

Kishte sjellë dhuratë një shishe mjaltë.

Ishte shumë i mirë. E mora dhe atë.

Pastaj kjo mikja ime që punon tek ai hoteli, seç më tregoi një hall tokash dhe më tha që mund të ma regullonte gjyqtarja.

I thashë ok.

Tani ja këto janë lidhjet e mija me këta gjyqtarë.

Pse, për këto do ngrejë kartonin e kuq ONM?

Turp i madh. Nuk kanë kurajo të më dalin përballë dhe merren me gjyqtarë.

Por nuk do ta lë me kaq.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *