Rrënjët e përplasjes Berisha-Thaçi dhe çfarë mund të ndodhë në shtator

9 Gusht 2018, 08:11Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ka bërë “lajm” debati i ashpër ndërmjet Hashim Thaçit-President i Kosovës dhe Sali Berishës, ish-President dhe ish-kryeministër i Shqipërisë.

Debat i zhvilluar në një terren mjaft të thatë për lajme e polemika politike, por në radhë të parë, janë të panjohura për publikun arsyet se përse Berisha e sulmoi aq fort propozimin e Hashim Thaçit për korigjim kufijsh me Serbinë dhe përse detashmenti i “gatshëm” virtual i kryeministrit e bombardoi kreun e shtetit të Kosovës me artilerinë më të rëndë mediatike.

Vërtetë, kështu në largësi ende mbetet mister arsyeja por edhe synimi që lideri historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë sulmoi liderin historik të Partisë Demokratike të Kosovës.

Por thjesht nëse shikohet me kujdes konteksti i këtij debati, fillojnë e daraviten retë e misterit të kësaj përleshjeje që duket se është më shumë se virtuale, apo mediatike.

Sali Berisha gjithmonë ka qenë konstant, të paktën publikisht gjatë 8-vjeçarit si kryeministër, se nuk do të ndërhyjë në të drejtën e përfaqësuesve të Kosovës për të parashtruar çështjet e qytetarëve të shtetit më të ri në Europë.

Nga ana tjetër, edhe Hashim Thaçi, apo edhe përfaqësuesit e PDK-së, edhe pse nuk e kanë simpatizuar asnjëherë Doktor Berishën, gjithnjë kanë qenë institucionalë me të, madje edhe në vitet 1992-1997, kur përfaqësuesit politikë të UÇK-së nuk janë parë me sy të mirë nga administrata e atëhershme e PD-së.

Megjithatë, ish-kryeministri shqiptar, në raste kyçe si ky i sotmi ka qenë më shumë se aktiv për të imponuar idenë apo qëndrimin e tij për një zgjidhje politike për Kosovën.

Në vitin 1992, Berisha nuk vazhdoi planin e nisur nga Ramiz Alia me strukturat ilegale të LPK-së për të përdorur territorin e Shqipërisë për t’u stërvitur si një njësi e organizuar politike.

Këtë e pranoi edhe Berisha mbrëmë në intervistën për TV Dukagjini, kur tha se “enveristët kosovarë kanë qenë armiqtë më të fortë të qeverisë sime”.

Po ashtu, në vitin 1996-1997, administrata e qeverisë së PD-së ka ndjekur mjaft veprimtarë ilegalë të Kosovës, ndër ta edhe Hashim Thaçin apo Zahir Pajazitin si dhe shumë të tjerë.

Viti 1998 ishte ai më i egri i kësaj përplasjeje, kur Sali Berisha në vetë të parë kundërshtoi firmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë nga përfaqësuesit e Kosovës, ndërkohë që në Shqipërinë e ndarë në feude, njerëzit e tij u përpoqën të fuqizojnë detashmentet ushtarake të FARK-ut që financohej nga Bujar Bukoshi.

Por ujrat kanë rredhur shumë që atëherë. Hashim Thaçi nuk është më një shef fraksioni, apo një drenicak i izoluar nga elita e Kosovës.

Ai prej kohësh ka bërë aleat jo vetëm Bujar Bukoshin, të cilin e pati edhe ministër në qeverinë e përbashkët me LDK-në, por edhe me familjen Rugova.

PDK-ja e Hashim Thaçit është një forcë politike që ka marrë shumë pjesë të ish-feudit politik të LDK-së, por edhe të ish-elitës titiste të Kosovës.

Thaçi është njeriu më i fuqishëm në Kosovë, jo thjesht se është President, porse përfaqëson lobin me ndikim më të madh brenda dhe veçanërisht jashtë Kosovës.

Po përse Sali Berisha e kundërshtoi Thaçin dhe tezën e tij për të korigjuar kufirin në lindja, pra që të fusë Luginën e Preshevës brenda Republikës së Kosovës?

Ky variant mund të përbëjë vërtetë një skenar traumatik, por si i tillë do të duhet të diskutohet me qetësi dhe të kuptohen arsyet e synimet e hedhjes së tij.

Do të duhet të bisedohej ndoshta në konfidencë, të cilët si Hashim Thaçi por edhe Sali Berisha e kanë pasur dhe e kanë demonstruar.

Në vitin 2009, kryeministri i atëhershëm i Kosovës shkoi në Thirrë në kulm të fushatës elektorale për të prerë shiritin e tunelit të Rrugës së Kombit me homologun e tij shqiptar Sali Berisha.

Më shumë se njëherë, dy figurat politike kanë punuar së bashku.

Sipas një burimi diplomatik, kjo përplasje ka ardhur ngaqë ish-kryeministrit i është kërkuar të reagojë, prej qarqeve të rëndësishme europiane që e kanë mbështetur Sali Berishën vazhdimisht.

Lobimi që ka si link edhe interesa ekonomike të mjaft poleve që luajnë politikën në rajon, njihet edhe si “Forumi i Crans Montana”-s, është edhe investuesi më i madh politik i Sali Berishës.

Ky lobim i kërkoi atëherë kreut të PD-së të bëjë thirrje për mosfirmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë, po ky lobim po e shtyn që të kundërshtojë fuqishëm opsionin e Hashim Thaçit për një “lëvizje tektonike” në Ballkan.

Lëvizje, e cila sipas të gjitha gjasave do të ndryshojë njëherë e mirë ekuilibrat gjeopolitikë të rajonit, të Europës, dhe siç po diskutohet po vihet tek një “Jaltë e re” ku SHBA dhe Rusia do të vendosin ndarjen e territoreve të influencës.

Berisha, dihet se politikisht mbështet LDK-në në Kosovë, madje edhe ka afërsi njerëzore me elementë të rëndësishëm të ish-partisë së Ibrahim Rugovës.

Por LDK-ja nuk është më ajo e para, ndërkohë që prej vitit 2009, ish-kryeministri ka afërsi më rëndësishme me Ramush Haradinajn, me të cilin ka një vëllazëri Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë, i cili nuk ka folur deri tani për opsionin e “korigjimit të kufijve”, megjithëse pushimet po i kalon në bjeshkët që Ramush Haradinaj i kontestoi për demarkacionin me Malin e Zi.

Heshtja e Ilir Metës, mund të jetë edhe institucionale, por edhe politike për të ardhur tek një afri me pozicionin e Sali Berishës.

Dukshëm po vihet në një situatë ku sipas të gjitha gjasave do të ketë një tension të madh përpara “pazarit të madh për Kosovën”, “pazar” i cili do të trondisë ekuilibrat gjeopolitikë dhe politikë në hapësirën mbarëshqiptare.

Sa për analogji: 14 shtatori i vitit 1998, nuk ndodhi thjesht sepse PD donte të rivinte në pushtet, por sepse u tentua që të ndryshohej në terren një zhvillim politik që Fatos Nano, një ditë para vrasjes së Azem Hajdarit kishte firmosur në Lisbonë: avancimin e UÇK-së së Hashim Thaçit nga Shqipëria për të intensifikuar luftën e armatosur në Kosovë.

Pak ditë më parë, një nga njerëzit afër Berishës, Çim Peka paralajmëroi “përplasje civile” në shtator.

Dhe pikërisht në shtator pritet vendimi final për Kosovën nga dialogu Prishtinë-Beograd.

Duket si rastësi, por sa herë ka pasur një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën dhe në Kosovë, në Shqipëri kanë ndodhur trazira. Flliumet janë që me 2 korrikun 1991, kur parlamenti komunist i Kosovën shpalli shkëputjen nga Jugosllavia e atëhershme, e për të vazhduar me shumë e shumë zhvillime të tjera.

Ka shumë gjasa që nëse ajo që Thaçi paralajmëroi të kryhet në një situatë të qetë, atëherë do të hapej “Kutia e Pandorës” e të gjitha zhvillimeve politike që e kanë vonuar zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Jo më kot, i ndjeri Safet Zhulali, para vdekjes deklaroi se po “të hapej dosja e 1997 do të dilnin në sipërfaqe shumë pazare të pista”.

Ndaj, një trazirë apo “përplasje civile” siç po quhet, do të zhvendoste vëmendjen…

5 komente në “Rrënjët e përplasjes Berisha-Thaçi dhe çfarë mund të ndodhë në shtator”

  1. Mentor says:

    Shume analize e sakte!! Por opozita eshte e tredhur per fatin e Shqiperise dhe Shqiptareve dhe nuk do ndodhi asgje. Berisha po ben gati furcen e dhembeve per ne apartamentin e ri ne Rec .. Sapo ja kane sjelle dyshekun dhe carcafet, mungon vetem jastiku se ate do me e marre me vete Sala nga shtepia .

  2. Alboz934 says:

    Pamvarsisht se i gjithe populli , shteti dhe pushteti e din qe Sali Berisha me Lulin jane ne sherbim te Beogradit atehere çfare pret drejtesia shqiptare dhe shteti shqiptar qe nuk e arreston Sali Berishen Lulzim Bashen Ilir Meten Çim Peken Paloqen etj deri sa te bene 22 veta sa gjygji i Nurembergut dhe te mbesin ne histori nje Nuremberg i dyte . Mund te thoje ndokush po si te behet ky gjyq kaq i madh dhe kush mund ta beje kur eshte fuke u bere vetingu . Po shume lehte . Te mblidhet urgjent parlamenti te hartohet nje ligj per te kriju urgjent nje prokurori gjykate specjale sa per te denu te gjithe kriminelat e ketij vendi qe kan shit vjedhe e shkatrru kete vend per 27 vjete , gjithashtu te krijohet edhe nje bataljon specjal ushtrie per ti arrestu keto brenda 24 oreve dhe ky vendim te miratohet me 74 vota pra mbi 71 vota sepse te bejne thirrje haptas per te marr armet kunder shtetit qe eshte i zgjedhur me shumice te theksuar votash e qeveria te rrije e qete kjo nuk ka ndodhur kund .Ju zoti Edi Rama sqaroje me ameriken(cian ) a do ta mbroni me Sali Berishen se populli eshte shume i revoltuar . Populli tani e din se te gjithe ish qeveritaret dhe ju qe jeni ne qeveri dhe ato biznesmen qe kane vene para(pasuri )marramendese do te ja mbathin te paret me ike neper bote atehere populli ndaj tyre do hakmerret me perpara , prandaj kujdes z. Rama mendo e vepro .

  3. Sqarim per autorin e shkrimit dhe lexuesit e gazetës suaj te rrespektuar.
    Shumë i nderuar,
    Per hirë të vertetes historike, pohimi në shkrimin Tuaj se, citoj: “Fillimet janë qe me 2 korrik 1991, kur parlamenti komunist i Kosovës shpalli shkeputjën nga Jugosllavija e atëhershme…” është jo i sakt. Sepse,
    e para (1), nga delegatet shqiptar të Kuvendit të KSA të Kosovës, me 2 korrik 1990, është shpallë “Deklarata Kushtetuese”. 2 korrik 1991 nuk është ndonjë datë qe mund te shenohet.
    e dyta (2), sipas asaj Deklarate kushtetuese Kosova shpallet subjekt i barabartë i Federatës/Konfederatës Jugosllave.
    e treta (3), shkeputja e Kosovës nga Jugosllavija e athershme dhe Serbija bëhet me Referendum te shqiptarve te shpallur me 26-30 shtator 1991 per “Shtetin sovran e të pavarur të Kosovës”. Autor i atij teksti te referendumit është autori i ketij sqarimi. Dhe po ay tekst i Referendumit me 19 tetor 1991, me ammendament kushtetues, inkorporohet në nenin 2 të Kushtetutës se 7 shtatorit të Kosovës. Kështu edhe me Kushtetutë Kosova bëhet shtet sovran dhe i pavarur!
    e katerta (4), zhvillimet politike, juridike e shoqërore në pergjithsi qe nga okupimi i Kosovës gjatë dy luftërave botërore nga Serbija e Jugosllavia, veqmas zhvillimet e viteve te ’90-ta perfshi dhe Referendumin per shkeputje të Kosovës nga ish Jugosllavija i gjeni në Librin tim “Kosova në Udhëkryq ’89-humbja e subjektivitetit dhe perpjekjet per pavarësi”, EB Velar (Bergamo), Itali 1997; e cila liber gjendet edhe në Arkivin shtetëror e Bibliotekën kombëtare në Tiranë.
    e pesta (5), mendoj se është me rendësi per lexuesit të perkujtoj, edhe me ket rast, se pos asaj rëndësie historike politike e juridike qe na pranohej nga miqt qe po krijonim lidhur me organizimin e referendumit të 26-30 shtatorit 1991 per “shtetin sovran e të pavarur të Kosovës”, e qe kam shkruen edhe ne librat e mi; vitin e kaluar në Die Presse (me 9.10.2017) ndihmesi i ambasadorit Marti Ahtisari, austriaku Dr.Albert Rohan (te cilët i dhanë Kosovës pavarësinë vitin 2008) rikujtoj se … nuk mund të bëhet krahasimi nemes Katalonisë e Kosovës, kjo sepse, citoj “… në shtator të vitin 1991 popullata shumicë shqiptare realizoj referendumin e pavarësisë me një pjesmarrje prej 77 % të popullatës dhe me një votim pro pavarësisë prej 99% të votuesve në referendum”. Dhe keshtu Dr.Rohan u mbylli gojën spekulimeve të Serbisë per gjaja krahasimin e problemit të shkeputjës se Katalonisë me rastin e Kosovës.
    Si perfudnim: Themelet e shtetit të Kosovës, qe po perpiqeshim ta ndertonim e të pavarësohemi, ishin vue qe nga Referendumi i 26-30 shtatorit 1991 per shtetin sovran e te pavarur te Kosovës!

    Dr.sc.Nikë Gjeloshi
    email:[email protected]

  4. Korroziu says:

    2 korrik 1990 jo 1991!

  5. Shkupi says:

    Mendoj qe i vetmi shpetim per gjithe shqiptaret , te Presheves e te Camerise , eshte burgosja e Sali berishes si tradhetarit te kombit me mbi 20 argumente fatale per kombin , sekuestrimi i pasurise gjithe familjare ,e te mesojne qeveritaret per pasojat nga tradhetia kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje