30-vjetori i vrasjes së poetit, Basha: E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës

10 Gusht 2018, 12:37Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një shënim në facebook me rastin e përkujtimit të 30 vjetorit të vrasjes së poetit Havzi Nela.

Në mesazhin e tij basha shkruan: “Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! 

E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar! 

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes.”

Postimi i plotë:

3 dekada mbushen sot nga dita kur xhelatët gjakatarë të Tiranës komuniste varën në litar në mes të Kukësit, poetin që i këndoi lirisë Havzi Nela. E dënuan me vdekje poetin vetëm se i thurte himne lirisë. Sepse asgjë nuk i tmerronte më shumë se liria, kriminelët e rrëgjuar të Byrosë, dorasit e tyre në Sigurimin e Shtetit, dhe pseudo-intelektualët që me zellin e tyre kriminal ishin po aq duarngjyer në gjakun e poetit.

Ishte viti kur perdja e hekurt po grisej dhe Europa po çlirohej nga tirania komuniste.

Por ashtu si në tragjeditë e Eposit të Kreshnikëve, duhej një theror tjetër i përgjakshëm për ta shkundur nga koma Shqipërinë e izoluar e të varfëruar deri në dhimbje dhe shqiptarët e zvetënuar nga frika e terrorit, nga trushpëlarja, të shpronësuar e të ndaluar me ligj të besonin në Zot, të mendonin vetë, të flisnin të lirë, të kishin pronën e tyre private e të drejtat e tyre njerëzore.

Ky theror në altarin e lirisë ishte poeti, mësuesi, patrioti dhe shqiptari i pathyeshëm nga Kukësi, Havzi Nela, sfidanti me vargje i diktaturës së ligë e gjakatare dhe krimeve të saj kundër shqiptarëve. Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij të lirë ndaj vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull. Por vetëm e përjetësoi Havzi Nelën, martirin e lirisë.

Mbi një komb të tërë rëndon edhe sot mëkati për varjen në litar të një poeti për vargjet e tij! E zezë është faqja e atij kombi që pranon të predikojnë sot për drejtësi xhelatët e pandëshkuar të krimeve të komunizmit dhe bijtë e tyre të papenduar!

E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës se çfarë të zezash e presin atë popull dhe shoqëri ku vdes fjala e lirë dhe shpirti i kundërshtimit ndaj të keqes. Nderimi më i madh për poetin kryelartë të lirisë, është të ngrejmë krye kurdoherë kundër tiranisë së të keqes, për liri, për demokraci, për Zot dhe Atdhe, për veten dhe fëmijët tanë!

Lavdi përjetë Havzi Nelës!  (TemA)

21 komente në “30-vjetori i vrasjes së poetit, Basha: E keqja përsëritet nëse nuk e dëgjojmë kumtin e Havzi Nelës”

  1. godo says:

    Po ti qe vrave 4 njeres te pafajshem ne mes te dites, ne mes te bulevardit, ne syte e gjithe Shqiptarevebkur do japesh llogari?

    1. ju kripsha trute says:

      Havzi Nelaj nuk ishte “poet” dhe nuk u denua me varje ne litar per “vargje antidiktatoriale”. Ai ishte nje kriminel ordiner qe u denua per vrasje! Qelloi me pistolete nje polic dhe nje kusheririn e vet. Meqe kur kishte qene ne burg kishte zhgarravitur ca rreshta, sot na e nxorret “poet”. Si do dalin “heronjte” kunder diktatures? Ja me keta ordineret ?

  2. b says:

    Mesazhi i poetit eshte madheshtor dhe duhet kultivuar fort, sidomos ne vendin tone.

    Po ne PD e kultivoni fjalen e lire dhe shpirtin e kundershtimit? Si i trajtoni ata qe mendojne ndryshe dhe qe guxojne ta thone mendiimin e tyre?
    Mos na thuaj qe nuk i vini fare ne liste per deputete dhe i deboni nga PD-ja.

    PS-ja nuk eshte me e mire se ju ne kete drejtim. Ata jane njesha fare, ata jane rilindas, askush nuk thote dot gjysem fjale. Beni psh nuk i thote kurrre ate qe nuk pelqen Rama por i trazon kafene Rames qete e qete kur ai “harron” ti hedhe sheqerin ?

    Tung

  3. Spac68 says:

    Kermat si Saliu e vrane. Sot, po si korbat, vazhdojne e jetojne duke abuzuar me viktimat e tyre.
    Mjafton te shohesh ku jetojne sot ishbllokmetet, ishfunksionaret e larte komuniste, femijet e tyre dhe ku jetojne viktimat e tyre.
    Saliu, Shkelzeni dhe Gita mesi luksit te shperfytyruar, vilave, miljardave, pushtetit, ndersa familjet e Hysen Shoshorit, Havzi Neles, familja Kostaqi…, vazhdojne akoma te jetojne ne humneren dhe mizerjen ku i hodhi Berisha dhe kermat e tjere te ngjashem me te.
    Ka mesuar edhe kete teveqelin e sodomizuar qe ju ka sajuar pedeisteve per lider, te haje mbi ate cka ngelur nga eshtrat e viktimave e komunizmit.

  4. Johani says:

    Po pra lul e keqja perseritet dhe fatkeqesisht u perserit qindra here,qe nga Remzi Hoxha,deputeti Xhindi,Trebicka,Hallakt,gerdeci,21 janari por edhe azemi,Olldashi,Pashko e shim te tjere qe sdo mend zotrrote se ti i di shum nga keto krime,i si urdherdhenesit,i di vrasesit sigurisht prandaj para se te akuzosh per poetin qe se di askush se si e pse u vra,kujto vetem njehere per keto qe sot te gjithe e dikne dje i njojin vrasesit qe deri dje ti ndaje pushtetin me ta,prandaj nese duhet gjykuar sistemin e djeshem qfar e dallon PD-n nga ai sistem qe vazhdoi me vrasje e keime qindra here me shume se ateher.

  5. Vasiliki says:

    Xhelatet, apo Xhelalet ?!

    Xhelalet dhe i biri i Xhelalit duhet denuar per krimet qe ka bere!
    Po vrave njerez te pafajshem, o te vrafte zoti !

    Shiko krimet qe ke bere ti me Saliun dhe banden e SHQUP-it, o kriminel !

    Te zente haku i luftetareve te UÇK-se qe i spiunove te serbet !

  6. nikolla says:

    BASHA NJE NJERI I KORRUPTUM PO TI MORE LEGEN SE KE NJOFTE KURRE PO PSE LOT ME ESHNAT E TIJ PER POLITIKEN E KORRUPTUME TE PARTINE E DEMONVE PO SALI PUSHTI NJATY E PAT RAMIZ ALINE E NUK E PUSHKATOJ POR KUR VDIQ RAMIZI E VENDOSI MBI TOP DHE E RRESPEKTOJ SI HERO PO SI NUK KENI TURP MORE TE DEGJENERUM

  7. Bert says:

    O Luli,sa pall [email protected] qeke.Te lexosh shkrimin tend,eshte njesoj si te lexosh shkrimet e Fahri Balliut te viteve 1980,kunder imperializmit amerikan dhe revizionizmit sovjetik.Luli,je shume i prapambetur.

  8. marku says:

    Vetem per poezi ta kene varur valle ? Apo gjate qendrimit ne burg ku ishte denuar per vrasje dhe arratisje shkruante dhe poezi !

  9. Sa per sqarim says:

    Askush nuk thote te verteten ne lidhje me figuren e Havzi Neles. Ai nuk eshte vare si poet, por de facto si kundershtar i regjimit. Me vendim gjykate apo de jure eshte vare si terrorist pasi ka gjuajte me pistolete ne koke ndaj policit qe shkoi per ta arrestuar i cili pas plages se marre ne goje ka shpetuar per mrekulli. Megjithate Havzi Nela e ka kundershtuar komunizmin. Askush nuk e ka njohur si poet Havzi Nelen. As ne vendimin e gjyqit nuk thuhet asgje per poezite e tij. Disa poezi folklorike jane dorezuar ne kohen e demokracise nga vellai i tij. Pra nuk eshte vare nje poet, por nje kundershtar i regjimit me akuze zyrtare: ” Akt terrorist”. Ai per asnje aresye nuk duhej te ekzekutohej, pasi polici shpetoi, por per te pastruar nje here e mire figuren e Havzi Neles duhet te behet nje rigjykim nga nje gjykate e pavarur dhe ai te marre pafajesine, pasi e theksoi edhe nje here se ai nuk eshte vare si poet

  10. Bic says:

    Il or bythqir e lepi loqet e Salehut!
    Paraziton mbi loqet e rryshkura te Salehut dhe kerkon te hash si parazit edhe mbi sakrificat e atyre qe Kane dhene jeten per idealet e tyre.
    Po nuk ke faj ti, por ATA qe ju vrave familjaret me 21 janar edhe e lene akoma nje moterqir dhe lavire di ty te kakarise per demokraci!
    Ti je nje leshko PA asnje ideal, PA bole, vetem me vrime bythe per padronin tend.
    Po do tja u qine motren qe te dyve heret a vone

  11. nord.al says:

    Nderimi me i madh per Havzi Nelen eshte te zhdukesh racen tende te spiuneve qe quhen PD.

  12. na thoni aryen. says:

    KY poeti me sa kam degjuar esht denuar se i ka mar arme policit dhe e ka plagosur ate , nese vertet esht denuar me vdekje per kte arsye ka mar ate qemeritonte ne baz te ligjeve te asaj kohe ,nuk luaje dot me policin ne at koh se gjykoheshe sikur kishe sulmuar shtetin. vetem sot qekta te pushkatum i bejn heronj dhe arsyen pse jan pushkatuar nuk e tregojn e fshehin te verteten ,jan mashtrus pa moral gazetaret sot te pa besushem ,tregoni arsyen se ka nje vendim gjykate esht denuar me gjyq te rregullt.

  13. Thoni realitetin says:

    Avzi nela ka qelluar policin per ta vrar kjo esht e vertrt dhe gjykata e denoi me vdekje siç ishin ligjet e shtetit te asaj kohe ,sa per poet ky ishte nje fshatar msus ne shkoll fillore fshati , poet leshi ikni ore se kriminel ka qen kundeshtoi me arm shtetin,ai shtet nuk e rruante per ata qe kishin sakrifikuar per te , te pyste per nja katundar kriminel ,mjaft naj shpifet me kta heronj te sajuar ,çfar do ti mesoni fmive me kte figur qe i mori armen policit dhe e qelloi per ta vrar ,do i msoni krimela brezat qe vin apo njerez per te qen.ju dhjefsha mun edukim brezash qe beni ju jeni per vete per tu eduku.

  14. Isuf says:

    Havzi Nela ishte i rekrutuar nga Udb dhe donte permbysjen e pushtetit popullor me dhune.Si tradhtar dhe terrorist qe ishte u denua ne baze te ligjeve te Republikes.Nuk ju be asnje lloj padrejtesie.U gjykua ne nje gjyq te rregullt si cdi shtetas i RPSSH.Kurse Pd e paraqet si poet se ai pati shkruar disa vjersha.Ka patur shume kriminela qe kishin prirje muzikore artistike por nuk do te thote qe i denuan se ishin poete e muzikante apo dikush dinte dhe te kendonte.

  15. h says:

    Ata spiuna degjenerata sekretare partie si sali qen berisha me shoke,
    horra pa karakter mbajten gjalle diktaturen, dhe dy dite pasi ra u bene
    kundershtaret e saj mas pilafi.Kto jane shqiptaret qe kane drejtuar
    shtetin me qelbesirelliqe dhe pasojat jane te dukshme.
    Solzhelinci, para se te binte diktatura tha para lidhjes se shkrimtareve
    rusë,-Te luftojmë shpifjen dhe gënjeshtrën të shpetojmë kombin.
    Jo rastësisht është sot nobel per letërsi dhe integritet.

  16. Vaiti says:

    Pd e ka kot qe mundohet te disinformoje publikun.Nuk gjen asnje te denuar apo te pushkatuar ne ate kohe ne menyre te padrejte.Kushdo qe eshte denuar ne ate kohe e ka patur hak.Shqiperia eshte e vogel dhe njerezit e njohin njeri-tjetrin.Ai sistem respsektonte njerezit dhe ligjet me rigorozitet.

  17. ce says:

    Këtij Babales i ka ngelur ora te Havzi Nela. Na e bete ketë Havzi Nelen me te madh se Aleksandër Moisiu.,,

  18. gopisti says:

    Diktattura edhe vret, por duhet theksuar se per te u be nje gjyq . Po ti mor dallkauk cmund te na thuash per vrasjet ne bulevard, me cfare ligji e gjyqi veprove?

  19. lenci says:

    Permbahu, Vait! Nuke eshte ashtu. Jane vrare njerez edhe pse krimi, per te cilin akuzoheshin, ishte jo i denueshem me pushkatim. Havzi Nela, qelloi policin ne fytyre me plumb dhe e la ne vend, pavaresisht se ai nuk nvdiq. Nje gje e tille, ne ate kohe denohej me vdekje. Pas policit, Havziu qeloi edhe ne drejtim te kryetarit te keshillit te fshatit, i cili ishte kusheri i pare i Havziut. Per kete nuk flet askush.
    PD nuk i vjen keqe per Havzi Nelen, por, duke mos patur per cfare te luftojne, kujton cdo te vrare ne ate regjim, duke kerkuar vota per te nesermen. Po njerezit jane merzitur tashme me keto historira.
    Edhe nje here per Vaitin: ne vitin 1988, kur regjimi po e ndiente fundin, vendosen te denonin Havzi Nelen. Mire, ai beri nje veprim, qe atehere denohej me vdekje, po pse ta varje ne mes te Kukesit…Kuptohet, per te trembur njerezit.
    Mendoj se, histori te tilla, nuk duhen botuar me, sepse, qe atehere kane kaluar 30 vjet dhe, keto histori, nuk krijojne qetesi te njerezit. Se edhe Instituti i luftes kunder komunizmit, i udhehequr trimerisht nga Agron Tufa, cdo dite boton te Kujto.al histori te denimit te shume njerezve, por kurre nuk thote se cfare kane bere ata. Po, ka plote te denuar pa arsye, por ka edhe plote qe u denuan si kriminele lufte, bashkepuntore te okupatorit, ashtu si beri e gjithe Europa pas disfates se Italise fashiste dhe Gjermanise naziste.

  20. frut per t'u ngrene says:

    ” CE”,me vuri buzen ne gaz kendveshtrimi yt,,”nje mesues ne nje fshat te Kuksit me i vlersuar se Aleksander Moisiu”.Ky i fundit,nuk shtiu asnjehere me pushke per te vrare ndonje gjah,ndersa Havzi Nela ka patur kurajon te qelloje mbi nje polic ne detyre,pra eshte denuar si vrases.Nuk duhet harruar se fisi Nelaj ka qene kunder rregjimit,dhe rregjimi nuk pyeste per ata qe fisi i tyre kishte dhene gjak per rregjimin,jo per ata qe donin te merrnin gjak, e aq me teper kur rregjimi ju kishte dhene doren e i kishte bere mesues. Sot Havzi Nela kujtohet si hero,c’ben Politika!Mos spekulloni me te vraret e rregjimit ne Kukes dhe Librazhd,vetem e vetem per disa vota.Disidenca intelektuale nuk mund te vije nga rrethe periferike dhe te varfera,rregjimi persekutoi shtresat e pasura,u mori pronat i burgosi e i intrenoi dhe i kishte ne shenjester pinjollet e tyre.Ku ka patur shtresa te pasura ne Kukes dhe Librazhd?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje