DOSSIER/ Lajmi që xhindosi Koçi Xoxen: “Mark Gjon Markaj me 50 burra u fut në fshat e iku pa e kap…”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një raport i shkurtër i Spiro Panos dërguar Koçi Xoxes e ka xhindosur këtë të fundit pasi i shumëkërkuari nga komunistët, në mars 1946, Mark Gjon Markaj u kishte kaluar para hundëve forcave të Mbrojtjes bashkë me 50 burra, e kishte rrethuar mëhallën, kishte pushuar gjithë natën, kishte marrë edhe furnizime ushqimore në fshat e ishte larguar pa i hyrë gjemb në këmbë.

Në raportin e ngjarjes, Spiro Pano tregon imtësisht hyrjen e e Mark Gjon Markajt, datën 22 mars 1946, dy orë pasi kishte rënë mbrëmja , qëndrimin e tij deri në dy orë pa zbardhur dita e re, rrethimin e mëhallës me forcat e tij , dhe furnizimet që kishte mundur të merrte me vete.

Informacionet tregojnë se komunistët e kishin zhvilluar më së miri rrjetin informativ, ama i frikësoheshin shumë Mark Gjon Markut dhe forcave të tij e nuk guxonin as ti afroheshin.

Përgjigja e Koçi Xoxes tregon revoltë dhe vë në dukje se si duhet të kishte vepruar organizata komuniste për të ndihmuar forcat e Mbrojtjes. Më poshtë i botojmë të plota në “Kujto.al- Arkiva e Viktimave të Komunizmit” dy telegramet e shkëmbyera mes tyre.

(Në foto: Mark Gjon Markaj)

Nr. 233

24/III/46.

Koçi Xoxe

Më datën njëzet e dy mars dyzet e gjashtë në mbrëmje mbasi kanë shkuar dy orë natë, Mark Gjon Markaj me pesdhjetë të arratisur ka hyrë në mëhallën Ndër Shetiroshit mbasi ka okupue shtëpit e vendos rojet ka qëndruer deri dy orë pa dalë drita pastaj asht nisur, duhet të kenë marrë drejtimin fshatit, ka kërvënue katundarët e ka marrë bukë, djathë dy bagëti.

Ka thanë që Rusija e pat mbaroji, asht formue me ne Qeverija Shqiptare me të cilën kemi lidhje, Ballistat Zogistat po pergatiten për kryengritje, mbrënda dy ose tre muajvet fillon lufta e përgjithëshme.

Partija Komuniste nuk ka ma forca me dërgue në Mirditë. Na jemi me Anglo Amerikanët. Forcat janë nisur në ndjekje. Në lidhje me këto lëvizje ju kemi propozuar forcimin e reparteve ose dhe për krijimin e Kompanis shetitëse kundra Mark Gjon Markaj.

Spiro Pano

Nr. 24/I Res.

Komitetit Qarkor

SHKODËR

Në gjegje të radjogramit t’uaj Nr.233 dt.24.III.946.

Fakti që ju nuk jemi preokupuar nga dalja e Marka Gjonit në një fshat të Mirdotës me 50 veta tregon disinteresim.

E njëjta gjë shihet edhe tek Seksioni i Mbrojtjes.

Ju me këtë rast, në çast, duhet të kishit mobilizuar gjith organizatën për të ndihmuar në maksimum me informata forcat e Mbrojtjes dhe se edhe vetë p.sh. sekretari Politik duhet të shkonte për të ndihmuar shtabin që udhëheq forcat, me anën e organizatës, për çfarosjen sa më parë të tyre. Po këtë gjë duhet t’a bënte edhe shefi i mbrojtjes me kohë për t’i furnizuar me informata nga afër forcat operuese.

Prandaj i është dhënë urdhër gjith forcave ushtarake për t’u vënë në ndjekje të tyre porse organizata duhet të lozij rolin kryesor për të zbuluar bazat e tyre.

Bashkëpunimi i ngushtë midis jush e forcave ushtarake të jetë i plotë.

Na vini në korent të ngjarjeve.

Koçi Xoxe

(Kujto.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

12 komente në “DOSSIER/ Lajmi që xhindosi Koçi Xoxen: “Mark Gjon Markaj me 50 burra u fut në fshat e iku pa e kap…””

  1. Grigor says:

    Pergjigjja e Koçi Xoxes tregon injorancën e nje njeriu we eshte ngritur ne detyre vetem me servilizem, dhe duke thene rrofte Partia.
    Raporti i Spiro Panos eshte shkruar me profesionalizem, dhe ketu nuk ka rendesi fare se ka qenë oficer sigurimi, apo komunist. Eshte raport informativ. Ndersa Koçi Xoxe eshte pergjigjur si idiot. Gjynah ata qe kane punuar me te.
    Edhe Lenka Çuko, qe erdhi nga kooperativa, kishte me shumë ‘buon sens’ dhe pjekuri. Ata qe e kane njohur dhe punuar me te mund te flasin.
    Lere pastaj zyrtare partie si Sulejman Bushati, babai i ministrit tone te jashtem, i cili ishte me intelektual, liberal, perendimor, dhe zotni se sa çdo zyrtar i PD-se, duke filluar qe nga Sali Kinezi, e deri tek Palokë Thuthuqi. Ai palla, Flamur Noka, e bën Lenka Çukon te duket sikur kishte mbaruar ne Oxford.
    Eshte fatkeqesi qe Partia e Shpreses Demokratike u kthye nga Sali Kinezi ne nje PPSH te dyte.
    Keto historite e Koçi Xoxes kane vetem vlera dokumentative sepse nuk ka shqipetar, edhe komunisti me i flakte, qe nuk e di se Koçi Xoxe ka qenë kokrra e injorantit.
    Ajo kohe nuk duhet te vinte më, por na e ktheu Sali Kinezi, qe ndoqi per model te vetmin qe njihte – Enver Hoxhen. Dhe udhehoqi permes terrorit, perjashtimit nga Partia, dhe vrasjeve te fshehta.

    1. beni says:

      Ku e ke njohur ti mor koqe kandari Koçi xoxeen në 46!!!
      Koçi Xoxe ish orator nga goja e nga mendimet në politikë!!
      Nuk njollosen oratorët se nuk i përshtatet islamit?
      Palë palë e bëjn edhe teneqexhi,ku ky luftoj për atdheun si shum komuniste kundër fashizmit e plerat e tij që dolën pikërisht nga kisha katolike,ekstreme!
      Koçi Xoxe u dënua me burg nga fashistët ,dhe në lirim ua qiu nënat ekstremistve dhe për pushtetin e Enver hoxhës e Mehmet Shehut caktuan Bedri Spahiun për t’a ndershkuar e për t’i fut nofkën agjent ktij patrioti të ndershëm e atdhetar i krishterimit shqiptar!!!
      Tito i siti mir politikën shqiptare dhe zgjodhi pikërisht të krishterin për të bërë politike e jo djalin e hoxhës që e ktheu Shqipërinë në një burg me gjemba,izolim total i tër popullit!
      Sot që kanë kaluar gati 68 vjet politika shqiptare kërkon të antarsohemi në unionin europian së bashku me vëllazërinë Serbin e Kroacinë apo Bullgarinë ide të Koçi xoxes dikur?
      I henshi mutin ti edhe ndonjë injorant tjetër që jo vetëm deformon figurat patriotike,por që disi formon çështjen kombëtare,ku tër territori ku kish shqiptar do të quhej Shqipëri e as Kosovë apo Maqedoni!!!

      1. katarakti says:

        “Shqiperia e Shqiptareve,
        Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”!

        Ty o beni te paskan avullu trute.
        Vetem perçarje fetare shpreh.

      2. Grigor says:

        O Ben Xoxe
        O i biri Shules. Koqe kandari je ti qe ke trasheguar nga Koç Trapi deshiren per t’i mbyllur gojen te tjereve.

        1. beni says:

          Po cilin bën shule mor rrot Kadri!
          Koçi Xoxe ish puro shqiptar nga vendi ku islamikët masakruan Papa Kristo Negovani,nga Negovani,sot esht Greqi!
          Prapaganda fajson grekët,por që as kan te bëjn fare me atë masakër në 1906!
          Në 48 përsëri persekutohet i krishteri Koçi Xoxe pikërisht nga orienti autor Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha, Bedri Spahiu!
          Në 1998 persekutohet Hajdari e u fajsua Fatos nano si agjent i Greqisë?
          Kupton ti or trap që orienti kërkon pushtet me versionin e patriotizmit gjoja!!!

  2. e verteta do te thuhet ne perjetsi says:

    Gjon markagjoni ka qen heroi antishqiptarve dhe llumit te kti vendi ,njerez qe donin te benin si ti donte bytha qe u bashkua me pushtusin dhe agjenturen serbe , kriminela qe donin te benin mas qefit si ne kohen e zogut kur ishin shtet nen shtetin e hamut zogut , por koha ndryshoj çeço kishte biçak me von , armiqt dhan hesap para popullit per krimet e tyre dhe moren çfar merituan ,sot kta jan heronjt tuaj se nuk ka si te jet ndryshe , kur busti amutit rri ne mes te tiranes si simboli me i shemtuar i nje SHQIPTARI qe vetem vrau vodhi dhe tradhtoi kte vend , dhe busti AZEMIT si heroi kondrabandes dhe inegzistences shtetit ne kte vend , kta pra jan heronjt tuaj se dhe sot askerkush nuk e do kte vend qe ja u ngeci ne dor ENVER HOXHA me PPSHn me konventa dhe skeni çte beni , prandaj gjeni lloj lloj menyrash per ta shitur kte vend , siç din llumi dhe antishqptaret ne kte vend siç ishte ky mostrane kte artikull qe esht heroi juaj sot o njerez pa byth e taban , qe ju qe sot i beni heronj kta kriminela baballaret tuaj dhe ju i keni denigruar die , jeni njerez qe per interes qini nonen tuj rrac e ulet pa byth e pa taban.

    1. Dani says:

      Ik mor idiot,dhe cfare erdhi me pas?Mallkimi me madh per kombin tone,Po enver hoxha ishte nje mallkim.Me shume do preferoja hitlerin se ate ndyresiren nga gjirokastra.

  3. Jjjjjj says:

    vetem enver hoxha me serbet bene katrahure. kete vend.
    ai e dhe e gjith rraca e tij turke kane qene pedera te felliqur. ata ndertuan njeriun e ri per te spiunuar vellai vellane. Legenat e mu…

    1. katarakti says:

      Kiji inatin, jepi hakun. Vetem Enver Hoxha e beri Shqiperine nje shtet te vertete dhe modern. Ne te gjitha drejtimet. saqe mund te themi pa frike se ia ndryshoi komplet faqen. Nga nje vend analfabetesh, me çitjane dhe shallvare, pa nje rruge hekurudhore, pa nje univesitet, pa, pa.. u transformua ne nje shtet kuazi industrial, me bujqesi te perparuar, shkence, kulture, arsim, shendetesi, mbrojtje etj etj. Pa asnje dyshim te gjitha u bene nen nje regjim diktatorial qe ushtronte nje dhune te papare, por rezultantja ishte nje Shqiperi me europiane ne kohen kur sundonte Enver Hoxha, sesa eshte sot apo ne kohen e Zogollit.

  4. fiqiri says:

    Nuk e di ne se eshte gabim i te diturve te asaj kohe apo gabim i tanishem nga shkruesi, redaktori apo daktilografuesi i artikullit, por nuk eshte e sakte shprehja “ne Lagjen Nder Shetiroshi” dhe duhet “ne Lagjen Ndershe to Oroshi”. Ndershe, e cilesuar atehere si lagje e Oroshit eshte sot nje fshat i vecante i Oroshit po me kete emer.

  5. JJJJJ JE PEDERAST TI E RRACA JOTE PEDOFILE E VATIQENIT SHKO Q… ATJE VEMJE E NDYTE.

  6. Alfredi says:

    Enver Hoxha emancipoi krejt shqiprin bashke me mirditen.Ky tradhtari bashkpunus me pushtusat ja futi vetes plum kur u plagos nga forcat e ndjekjes prej friket se do jepte llogari per vrasjet dhe terrorin qe kishte ba ne popullin e mirdites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *